| Menu principale |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija Home | |
| Cerca |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Informazioni |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
 This site will look MUCH better in a browser that supports web standards, but its content is accessible to any browser or Internet device. | |
| Partners |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Fotografia : Gjon Mili, fotografi mė i shquar shqiptaro-amerikan i shekullit - Qerim Vrioni
|  | Posted by Anonymous on 30/10/2004 12:06:59 (7579 reads)
 | 
Gjon Mili - fotografi mė i shquar shqiptaro-amerikan i shekullit.
Qerim Vrioni
100vjetori i lindjes sė fotografit me famė botnore, tė cilit atdheu ja mbajti gjithmonė deren e mbyllun.
___________________________________________
GJON MILI - FOTOGRAFI MĖ I SHQUAR SHQIPTARO-AMERIKAN I SHEKULLIT

Qerim Vrioni
Nė numrin e 16 shkurtit 1984, gazeta me tirazhin mė tė madh nė botė, „Nju - Jork Tajms”, njoftoi vdekjen njė ditė mė parė tė fotografit tė madh amerikan me origjinė shqiptare, Gjon Mili.
Po kush ėshtė Gjon Mili, ky fotograf i njohur nė botė, por i panjohur dhe i padėshiruar, jo pėr faj tė tij, nė Shqipėrinė e para nėntėdhjetės?
U lind nė Korēė nė vitin 1904, nė njė familje po nga ky qytet. I ati quhej Vasil Mili, ndėrsa e ėma, Viktori Ēekani, njė stėrmbesė e iluministit tė njohur tė Akademisė sė Voskopojės, Konstandin Ēekani. Nė atė kohė Shqipėria ndodhej nė njė gjendje shumė tė vėshtirė ekonomike dhe si nga shumė vende tė tjera kish filluar largimi nė masė drejt rajoneve me nivel mė tė lartė jetese. Kėshtu, familja Mili, kur Gjoni ishte ende 5 vjeē, emigroi nė Rumani. Kėtu djali mbaroi shkollėn e mesme dhe nė vitin 1923 mbėrrin nė SHBA, ku kishte njė dajė. Atje filloi tė merrej me punė tė ndryshme ndėr to edhe me fotografim si amator.
Gjatė punės Mili kuptoi se njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm tė fotografimit ishte ndriēimi i duhur i objektit. Ndėrkohė filloi tė shkruajė. Tri novela tė tij me tituj „Larg”, „Ėndėr” dhe „Nėna”, tė botuara nė revistėn „Studenti shqiptar” qė nxirrte Odise Paskali nė Torino nė vitin 1929, shquhen pėr ndjenjė, mall e dashuri pėr atdheun dhe nėnėn, tė shkruara me njė shqipe tė bukur e tė pastėr. Mė vonė studioi nė Institutin Teknologjik tė Masaēustesit, ku diplomohet inxhinier ndriēimi, profesion me tė cilin punoi nė ndėrmarrjen e prodhimeve elektrike „Westinghouse”, tė krijuar qė nė vitin 1886.
Mili pėrdori pėr herė tė parė „fleshin elektronik” dhe „dritėn stroboskopike”, tė shpikura nga profesori Exherton (Harold Edgerton) mė 1931, me tė cilin bashkėpunoi gjatė. Nė vitin 1937 mori titullin profesor. Ndėrkohė Mili, bashkė me studimet dhe eksperimentet nė fushė tė teknikes, vazhdoi tė fotografonte, duke u dalluar pėrherė e mė shumė edhe nė lėmin artistik. Bota e tij e pasur nuk po gjente ngopje me atė qė po krijonte. Kėshtu, ai si shumė paraardhės, siē e shohim nė historinė e artit botėror, iu drejtua shkencės. Dhe nuk u gabua, ajo e ndihmoi qė tė bėnte vepra, tė cilat do ta qetėsonin trazimin e tij shpirtėror. Fotografitė e tij me ekspozim ultra tė shkurtėr, pėrbėjnė njė nga dukuritė mė interesante tė lidhjes sė shkencės me artin.
Rėndėsi tė madhe nė jetėn e Milit pati njohja dhe miqėsia me euriditin e njohur shqiptar Faik Konica, i cili, duke parė dhunti artistike tek ai, e nxiti tė drejtonte dhe tė thellonte krijimtarinė e tij nė fushė tė artit. Pėr 15 vjet Mili, „shqiptari zemėrbardhė”, siē e ka quajtur dramaturgu irlandez Shon O’Kejsi, ka punuar si fotoreporter pėr revistėn e njohur amerikane „Llajf” (Life), pėrvojė qė e bėri tė vizitojė shumė vende tė botės, duke fotografuar ēaste nga ngjarje tė ndryshme, ndeshje sportive e koncerte, vepra me vlera arkitektonike, skulptura dhe personalitet tė njohur. Nė vjeshtėn e vitit 1946 u hap nė Paris ekspozita e tij vetjake qė pati vizitorė tė shumtė dhe cilėsorė. Filozofi Sartr (Jean-Paul Sartre) shkroi pėr kėtė ekspozitė lavdėrime disi tė veēanta: „- Mili iu vė tėrėsisht nė grackė, nė fotografitė e tij gjendeni nė luftė me vetveten - si i zėnė nė kurth”. Nė vitin 1942 Mili kishte fotografuar predhėn e njė topi avioni kalibėr 37 mm, me njė kohė ekspozimi prej njė tė miliontėn pjesė tė sekondės.Kjo foto u quajt nga shtypi i kohės „shpikje e shekullit”. Po atė vit hapi ekspozitėn vetjake „Valltarėt nė lėvizje” nė Muzeun e Artit Modern (Moma) tė Nju Jorkut.Mė 1952 hapi ekspozitėn kushtuar Pikaso-s nė Galerinė e Parisit. Mori pjesė dhe nė ekspozitėn kolektive mė tė madhe tė fotografėve tė shekulit tė kaluar me emrin „Familja e njeriut”, hapur nė Nju - Jork me 1955. Kėtu Mili u pėrfaqėsua me foton „Nudo duke zbritur shkallėt”, njė version shumė interesant i pikturės kubiste tė Dukanis.
Periudha 15 - vjeēare e punės si fotograf te revista Llajf (life) i mundėsoi atij njohjen me figura tė shquara tė artit, kulturės dhe politikės. E veēantė mbetet sidomos njohja e mė pas miqėsia me piktorin e shquar Pikaso. Nė vitin 1949, njė seri fotosh tė artistit nė Valori tė Francės Jugore, tė mėnjėanshme, ato ku „vizaton nė ajėr me dritė”. Ndėr to, ajo me titull „Pikaso duke vizatuar me dritė”, dhe qė gjendet nė shumė albume tė ajkės sė fotografisė botėrore e qė komentohet pareshtur, pėrbėn njė ekzemplar themi tė vetėm tė shfrytėzimit tekniko-artistik tė dritės me njė fantazi hyjnore. Tė tėrheqin vėmendjen dhe disa foto tė Milit bardhė e zi, tė realizuara kundėr dritės (contro luce) ku konturet e figurave, tė pėrndezura nga drita krijojnė njė harmoni tė ėmbėl volumesh. Po ashtu, pėrshtypje bėnė edhe disa foto, me teknikė stroboskopike, balerinash dhe instrumetistash, ku megjithė „ngrirjet” e zhvendosjes sė trupit tė njeriut ose instrumentit, nė to jepet mirė e bukur ndjesia e lėvizjes.
Ekspozitėn e parė vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndėrsa tė fundit, mė tė zgjedhurat e gjithė krijimtarisė me 140 foto, mė 1980 nė Nju - Jork me rastin e 75-vjetorit tė lindjes. Pėr nder tė tij, dhjetė vjet pas vdekjes, nė fund tė vitit 1994, nė Haward Greenberg Gallery tė Nju - Jorkut u paraqiten punė tė bėra prej tij nė harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit nė lėmė tė fotografisė dhe filmit. Interesi pėr kėtė ekspozitė retrospektive ishte i tillė, saqė nga kritikėt dhe vizitorėt u quajt „ngjarja e vitit nė fushėn e fotografisė”. Nė studion e tij para djegies (1966), qė fotografi i madh francez Henri Kartie-Breson e quante „Athina e Nju - Jorkut”, mbaheshin sesione me tema tė ndryshme artistike, ku debatonin figura tė tilla si Duke Hellington, Billi Hollydey, Gene Krupa, Ted William etj. Djegia e studios ishte njė humbje e pazėvendėsueshme; u kthyen nė hi mijra fotografi, dhurata, letrat e Pikaso-s dhe tė personaliteteve tė tjerė qė Mili i ruante me kujdes prej shumė vitesh.
Nė vitin 1970 u botua nė Nju - Jork album-monografia „Picasso’s third dimension” i Gjon Milit. Dhjetė vite mė vonė, mė 1980 Shoqata „New - York Graphic Society” vuri nė qarkullim „Gjon Mili - Photographs & Recollections” (Gj. Mili - fotografi e kujtime).
Tė dy kėta libra, pėrpos pėrfshirjes sė krijimtarisė artistike tė begatė dhe tė larmishme, tregojnė edhe pėr nivelin e pėlqyeshėm letrar tė Milit, ēka e kishte shfaqur dhe nė fund tė viteve ‘20. Gjon Mili ėshtė marrė edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar tė vet gjashtė filma dokumentarė, si kushtuar veprės sė Pablo Kazals-it, Shon O’Kejs-it, Kuarteti Devi Brubikut, Henri Kartje-Breson-it etj.
Veprimtaria artistike e fotografit Mili pėrfshin me sukses shumė zhanre tė fotografisė si peizazhin, reklamėn, foton dokumentare, politike, atė tė arteve (teatėr, kinema, koncerte, vallėzime etj), sportive, eksperimentale etj. Ai ka pasqyruar nė fotoportrete interesante figura tė tilla tė artit e kulturės botėrore si regjizorin Hiēkok, kompozitorin Stravinski, dramaturgun Shon O’Kejsi, piktorin Brak, pjanistin Rubinshtajn, dramaturgun Jonesko, vilonēelistin dhe dirigjentin Kazals, piktorin Matis, kėngėtaren Zhyljet Greko, aktoren Helen Vajgel, kėngėtarėt Frenk Sinatra dhe Pol Robson etj. Po ashtu, ai ka fotografuar politikanė tė njohur tė kohės si Presidentin Truman, Ministrin Molotov, Lordin Halifaks e shumė tė tjerė. Njė fotografi tė atypėratyshme, nė bisedė e sipėr, shumė interesante tė Milit ka bėrė fotografi shumė i njohur francez H. Kartje - Breson, njė nga bashkėthemeluesit e agjencisė prestigjoze tė fotografėve „Magnum”.
Disa vlerėsime
Pėr Gjon Milin flitet dhe shkruhet vazhdimisht. Nė njė album me foto tė shekullit XX, „Century” (qindvjeēari), tė botuar nga shtėpia prestigjoze e Londrės „Phaidon” nė verėn e vitit 2002 dhe qė pėrmbante fotografitė mė pėrfaqėsuese tė historisė tė asaj periudhe, pėrfshihet edhe ajo e Milit qė paraqet nė burg kriminelin nazist Ajhman. Shumė tė njohura janė edhe fotot „Pikaso duke vizatuar me dritė” dhe „Ndeshje basketbolli”. E para ėshtė renditur ndėr 500 fotot mė tė mira tė botės pėr 150 vjet nė albumin „The photo book”, tė botuar nė Londėr nė vitin 2000. E dyta, fotoja nga njė ndeshje basketbolli ndėrmjet universiteteve amerikane, bėrė nė vitin 1951, ėshtė zgjedhur ndėr 100 fotot sportive mė tė mira tė shekullit XX.
Nė njė botim tė „Tajm” (“Time”) me titull „Dėshmitar okular” (Eyewitness) tė vitit 1995 (SHBA), njė foto e bėrė nga Mili shoqėrohet nga disa komente. Ja ē’shkruhet ndėr tė tjera: „… njohuritė e tij pėr paisjet elektronike i dhanė mundėsi atij tė krijojė fotografi unike nga sporti, teatri dhe vallėzimi”. Profesori Harold Exherton (Edgerton), shpikėsi i fleshit elektronik dhe i dritės stroboskopike, duke e njohur nga afėr si bashkėpunėtor tė tij, shkruan pėr Milin: „Ai ishte njė vizionar i vėrtetė. Ai e njohu forcėn e dritės strobe dhe pėr vite udhėhoqi nė kėtė fushė me shumė imagjinatė. Ai na drejtoi, ai na nxiti”. Prej vitit 1995, MIT (Instituti Teknologjik i Masaēusetsit) ka organizuar njė konkurs tė pėrvitshėm tė fotografisė pėr studentėt e emėrtuar „Exherton - Mili”, duke pėrkujtuar kėshtu dy figurat e shquara tė fotografisė tė dalė nga kjo shkollė. Piktori Pablo Pikaso, mik i Milit, kur pa fotografitė qė ai i kish bėrė, u shpreh: „Edhe me teknikė krijohen vepra artistike”. Fotografi i madh francez, Henri Kartje-Breson nė vitin 1980 ka shkruar pėr Milin: „Shoqėrimi i ngushtė me Milin pėr mua paraqet kėndelljen e shpirtit dhe fisnikėrimin e mendjes. Madhėshtia e Milit buron nga personaliteti i tij kompleks, i pėrmbushur me urtėsi filozofike dhe me pasion pėr pėrsosmėri... Studioja e tij pėr njė numėr tė madh prej nesh ka qenė Athina e Nju - Jorkut. Unė ngre nė qiell pėrkushtimin dhe profesionalizmin e tij, sikur tė kishte hyrė nėn urdhrat hyjnore 1000 vjet mė parė”. Njė nga fotoreporterėt mė tė mėdhenj tė luftės, amerikani David Douglas Dunkan i revistės „Time - Life” ka thėnė: „Episodi me Pikason tregon inteligjencėn e veēantė tė Milit. Ai zbuloi plotėsisht pėr publikun „Pikason tridimensional”. Tė dy, Mili dhe Pikaso ngelen miq tė mirė pėr gjithė jetėn”. Nė njė libėr tė studiueses amerikane, Susan Kismaric, „Americans Politicans - photographs from 1883 to 1993” (Politikanė amerikanė tė fotografuar nga 1883 - 1993), tė botuar nga „The Museum of Modern Art”, Nju - Jork, 1994, ndėrmjet shumė fotove gjenden edhe dy tė Gjon Milit. Filozofi i madh francez Zh. P. Sartr nė fjalėn e hapjes sė ekspozitės sė Milit nė Paris mė 1946, ndėr tė tjera ka thėnė: „Para se tė takoja Milin isha mėsuar tė shihja vetėm ata fotografė ēapaēulė qė bėnin fotografi nga njė farė marazi, ashtu si tė vrisnin diēka. Mili nuk ka maraz. Ai nuk kėnaqet thjesht me kapjen e njerėzve tė famshėm me kamerėn e tij. Ēdo fotografi e kthen nė studim, nė pėrvojė. Pėr tė ka aq mėnyra fotografimi, sa ka edhe tipa”. Edhe kritikėt e njohur tė fotografisė botėrore, Andreas Fajninger (Feininger) dhe Zhan-Klod Gotran (Gautrand) janė marrė me analizėn e fotove tė Milit. I pari komenton foton e njohur „Pikaso duke vizatuar me dritė”, ndėrsa i dyti, Gotran i vlerėson lartė ato sportive. Njė pėrshkrim interesant dhe i ngrohtė pėr Gjon Milin gjėndet edhe nė njė libėr tė dramaturgut tė shquar amerikan Artur Miler, me titull „Timebends”, ku vlerėsohet sidomos pėrkushtimi dhe pasioni i artistit pėr fotografinė. Kjo ndoshta ėshtė vetėm njė pjesė e asaj qė ėshtė folur dhe shkruar pėr fotografin e madh me origjinė shqiptare Gjon Mili.
Emri i Gjon Milit ėshtė bėrė i njohur nė Shqipėri qysh para viteve nėntėdhjetė nė disa artikuj tė kujdesshėm tė botuar nė organe tė ndryshme tė shtypit. Po ashtu, nga „kujdesi” i tepėrt, emri i tij ashtu si dhe i Nėnė Terezės nuk u pėrfshi nė „Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” tė vitit 1985, njė emėr qė nderon ēdo vend e komb. Ai mbeti gjatė gjithė jetės njė amerikan me origjinė tė fortė shqiptare, duke mos ndryshuar shumė gjėra, qė nga emri i tij, tė cilin e shkroi gjithmonė „Gjon”, duke thėnė vet se „ai shkruhet dhe lexohet kėshtu vetėm nė Shqipėri”, kombėsinė dhe sidomos pėrdorimin e gjuhės shqipe tė cilėn e fliste dhe e shkruante sakt e bukur.
Pėr njė kohė tė gjatė Gjon Mili u mundua tė vizitonte Shqipėrinė, vendin ku kish lindur dhe kishin origjinėn prindėrit e tij. Por mė kot, dyert pėr tė ishin gjithmonė tė mbyllura. E kėshtu bashkėkombasi ynė i madh mbyll sytė pėrgjithmonė nė Nju-Jork nė shkurt tė 1984-ės me disa brenga qoftė vetjake dhe po aq tė rėnda edhe ato qė lidhen me vendlindjen, e cila e mohoi padrejtėsisht kėtė figurė tė shquar tė fotografisė botėrore. Kėto brenga mbase shėrbejnė si kambana pėr ata qė kanė nė dorė pėr ta „risjellė” nė Shqipėri njė nga bijtė e saj mė tė nderuar nė botė.
"Frank Veloz & Yolanda Casazza - U.S. Ballroom Dance Team", 1939 "Edwina Seaver Performing Grand Jete for Vera Zorina", 1940 "Triple Exposure of Sono Osato", 1941 "Multiple Exposure of Choreographer Agnes DeMille Dancing", 1944 "Multi-exposure photo of Gene", 1941 "Multi-exposure photo of Gene", 1941 "Pikaso duke vizatuar me dritė", 1949
___________________________________________
| |
|
|
| | |
|  |