| Menu principale |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija Home | |
| Cerca |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Informazioni |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
 This site will look MUCH better in a browser that supports web standards, but its content is accessible to any browser or Internet device. | |
| Partners |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Fotografia : 150 vjet - fotografi shqiptare - Qerim Vrioni
|  | Posted by Anonymous on 16/7/2008 0:08:41 (1654 reads)
 | 
150 vjet - fotografi shqiptare
Qerim Vrioni
___________________________________________
150 VJET - FOTOGRAFI SHQIPTARE
Qerim Vrioni
Sivjet mbushen 150 vjet nga moti i largėt 1858 kur, nė Shkodėr, italiani i “rrėnjėzuar” shqiptar, Pietro Marubbi (lindur nė Piaēencė mė 1834 dhe vdekur nė Shkodėr mė 1903) do tė nxirrte nga atelieja e tij fotografitė e para nė Shqipėri. Ndėrmjet tyre ishte dhe ajo qė konsiderohet mė e moēmja nė Historinė e Fotografisė nė Shqipėri, fotoja qė paraqet Hamz Kazazin, figure e njohur e qytetit verior. Me kėtė fotografi ēelet pra , historia e gjatė e kėtij arti nė vendin tonė.
Ky shkrim pėr fotografinė shqiptare, nuk mėton njė trajtim thellėsisht shkencor e shterues tė historisė sė saj, (qoftė edhe nga kufizimet e njė artikulli). Nė trojet shqiptare (nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, Camėri) pas 1913-ės, nė kushtet e pushtimit dhe shtypjes sė egėr jugosllave e greke, nuk pati mundėsi objective tė kultivimit e zhvillimit tė fotografisė nga shqiptarėt, aq mė pak tė artit tė fotografisė. Por ky konstatim nuk pėrjashton ekzistencėn e tyre edhe nė kėto treva shqiptare. Mungesa e informacionit dhe e hulumtimeve nė kėtė fushė ka kushtėzuar edhe pasqyrimin jo tėrėsor nė kėtė panoramė tė fotografisė shqiptare. Nė tė flitet vetėm pėr atė qė ėshtė ekspozuar nė Rep. e Shqipėrisė. Lėnda ėshtė grumbulluar pas kėrkimeve tė gjata vetjake, por edhe prej shkrimeve nė shtypin shqiptar mbi kėtė temė, veēanėrisht tė studiuesit tė ndjerė, Piro Naēe. Ndėrtimi i “shkallės”sė vlerave ėshtė bazuar kryesisht nė punimet fotografike tė secilit autor. “Largėsia kohore” prej vetėm 20 vitesh ndėrmjet njohjes sė parė zyrtare tė fotografisė nė botė (Francė, 1839) dhe fotos mė tė hershme shqiptare, flet pėr vjetėrsinė e kėsaj tė fundit. Kjo, natyrisht ngjall krenari tė ligjėshme edhe pėr nivelin europian tė qytetit tė Shkodrės gjatė pushtimit osman tė vendit. Gjithashtu, shėnojmė se fotografia, mbahet nė historinė tonė, si nga “tė pėrkėdhelurat” e pakta, ndėr veprimtaritė e ndryshme shkencore e kulturore, ngaqė i njihet me saktėsi koha e hapave tė parė. . Fotografia, kjo zeje artizanale , mė vonė e vazhdimisht edhe art, si nė gjithė botėn, edhe te ne filloi si mjeshtėri pėr tė siguruar jetesėn, por disi ndryshe nga tė tjerat. Kjo kėrkonte shkrirjen e njohurive teknike, nivelit kulturor dhe emocioneve intelektuale gjatė procesit tė krijimit. Nė Shqipėri (me tė dhėnat e deritanishne), nuk mund tė flitet pėr ndonjė fotograf qė ka punuar vetėm pėr art, por gjatė veprimtarisė, arti i ishte brendazuar krijimtarisė. Duke shkruar pėr historinė e kėtij arti, natyrisht kemi parasysh fotot mė tė mira, ato tė cilat e mbajnė “mbėrthyer” gjatė shikuesin para tyre dhe qė veprojnė mbi nėnvetdijen e tij edhe pas “ndarjes” me to. Thėnė ndryshe, ato qė shkaktojnė njė farė “manjetizimi mbetės” nė tė. Kėto gjenden nė mes tė qindra e mijra shkrepjeve tė fotografėve tė ndryshėm, amatorė e profesionistė, por tė gjithė tė lindur me “sy tė veēantė” pėr tė dalluar, kapur dhe shijuar tė bukurėn. Fotografėt tanė, ashtu si kolegėt e tyre nė botė, shpenzojnė disa sekonda “ndjesiplota” qė fillojnė nga zgjedhja e pamjes, vazhdojnė me mjetet shprehėse tė kėtij arti (kuadrimi, kėndmarrja, fokusimi, ndriēimi etj) dhe pėrfundojnė me shkrepjen (izolimin e imazhit nė “dhomėn e errėt”). Gjatė kėsaj kohe, madje para epilogut, ata e kanė pėrfytyruar mirė atė ēka do ndehnin nė letrėn fotografike. Edhe kėto sekonda ndikojnė mjaft nė kthimin e zejes sė fotografit nė artin e fotografisė, veēse pėr tė arritur atė, duhen dhunti dhe mund.
. Gjithsesi, Pjetėr Marubi, mbetet fillnisėsi i kėsaj veprimtarie shoqėrore, por po aq edhe artistike, qė quhej dhe do tė quhet fotografia shqiptare, e pėr kėtė, ai meriton mirėnjohje tė veēantė e tė pėrherėshme, sot pėr sot, e paqėnė. Nė studion e tij “Fotograf Marubbi-Shkodėr” (njė shtėpi e vjetėr e pėrshtatur pėr fotografim, ende sot pa pllakėn e duhur pėrkujtimore), nė atė mezshekulli tė largėt, filluan tė “kishin punė”, pėr herė e mė shumė shkodranė tė nxitur nga kureshtja karakteristike, por edhe pėr t’u fotografuar. Puna po i ecte mirė italianit, i cili kishte marrė edhe lejen e ushtrimit tė profesionit nga autoritetet turke tė qytetit. Me kėtė profesion tė ri e, disi tė ēuditėshėm, Pjetėr Marubi, po siguronte jetesėn larg vendlindjes, duke u pėrshtatur mirė e bukur, edhe me mendėsinė e vendasve. Pak vite mė pas e, pa ndonjė lidhje, “ēupėrlina” fotografi, zbret nė jug dhe pėr ēudi nė njė fshat, nė Dardhė tė Korēės. Kėtu, Jani Zengo (1832-1912), nga njė familje dardhare qė e kish traditė ikonografinė, fillon tė fotografojė. Kėtė mjeshtėri ai e kishte mėsuar nė Greqi, ndonėse ishte edhe mėsues, prift e ikonograf. Fotografia e parė e Zengos paraqet fshatin (1862), njė tjetėr shkollėn e vajzave (1876), njė e tretė, fotoportretin e tij me veshje prifti.
Ndėrkohė, edhe “kolegu i panjohur” nė veri, Pjetėr Marubi, nuk qendronte duarkryq. Pėrveē fotove tė njerėzve me emėr tė Shkodrės e krahinės, dhe ngjarjeve historike tė kohės, ai nisi tė dėrgonte fotografi nė shtypin e ilustruar evropian, edhe ky nė hapat e para. Vlen tė pėrmendim bashkėpunimin e tij me revistat “Illustration”, “La guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London Neės”, pėr tė cilat ai mbulonte Vilajetin e Shkodrės, duke u bėrė fotoreporteri i parė nė Shqipėri. Nga “gjysh Marubi” pėrmendim nė kėtė hulli, fotografitė, “Kryengritja e Mirditės”(1876-1877) dhe “Pėrfaqėsuesit e Shkodrės nė Lidhjen e Prizrenit” (1878). Po kėshtu, fotografia e Hamz Kazazit, ėshtė dhe fotoportreti i parė shqiptar qė njohim. Gjithashtu, Pjetėr Marubi ka realizuar edhe peizazhin e parė fotografik, i cili paraqet Shkodrėn (1861). Nė studion “Marubi”, rreth vitit 1885, filloi punėn si ēirak njė djalė i ri me emrin, Kel (Mikel) Kodheli, i cili me ndihmėn e pakursyer tė mjeshtrit dhe falė aftėsive tė tij, pėrvetėsoi shpejt zanatin e fotografimit. Mė pas, fotografi-plak, e dėrgoi djaloshin nė njė kurs specializimi pėr fotografi nė Trieste (Itali). Kur vdiq Pjetėr Marubi, e gjithė veprimtaria nė atelie ra mbi “shpatullat” e Kel Kodhelit, tashmė i birėsuar, tė cilit bashkė me studion i mbeti dhe mbiemri Marubi. Kel Marubi (1870-1940), i dha njė shtysė tė madhe e tė veēantė fotografisė shqiptare, jo vetėm pėr pėrjetėsimin e ngjarjeve dhe figurave tė shquara tė krahinės, por edhe pėr nivelin artistik qė ai ngjizte nė krijimet e tij fotografike. Vlen kėtu tė shėnojmė se fotoja e tij “Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalės” (1922) ėshtė pėrfshirė nė albumin “The Photo Book” tė Shtėpisė Botuese angleze “Phaidon”(me disa rishtypje, i pari mė 1997) me 500 fotot mė tė zgjedhura tė tė gjitha kohėve, vlerėsim i madh ky pėr tė dhe artin e fotografisė shqiptare nė pėrgjithėsi.
Nė mbyllje tė shekullit XIX, po nė Shkodėr, gjejmė njė tjetėr fotograf me “peshė” nė artet pamore, Kol Idromenon (1877-1939). Ai, pasi kishte studiuar nė Venecie (Itali) dy vjet pėr pikturė, ishte kthyer pėrsėri nė Shkodėr, ku kishte hapur njė atelie fotografike. Mė pas e quajti atė, me njė emėr tė bukur shqip, “Dritėshkronja e Kolės”. Shėnojme se Idromeno krijonte njėkohėsisht nė pikturė dhe nė fotografi; nė tė parėn ai ka lėnė portretin shumė tė njohur “Motra Tone”. Natyrisht, piktura dhe fotografia tek Idromeno ndihmonin njera-tjetrėn. Kol Idromeno, pėrveē piktor e fotograf, ka qėnė edhe arkitekt, urbanist dhe muzikant ( pjestar i bandės sė qytetit). Vazhdojmė “udhėtimin” ndėrkohor tė fotografisė shqiptare, duke “zbritur” rishtas nė jug, nė vatrėn tjetėr tė saj, nė Korēė. Nė qytet e nė rrethina ushtronin veprimtarinė e tyre fotografike Kristo Shuli (ose dhe Sulidhi,1858-1938) dhe Petro Dhimitri (“Fotografi”ose “Shqiptari”-1861-1946). I pari ka fotografuar ēeta luftėtarėsh pėr liri, si dhe Mėsonjtoren e Parė Shqipe e po ashtu kujtohet edhe pėr ndihmesėn atdhetare, ndėrsa i dyti, ka qėnė edhe pjestar i ēetave tė Cerēiz Topullit dhe Mihal Gramenos dhe ka lėnė disa foto tė dramės “Besa” tė Sami Frashėrit qė u shfaq nė Korēė mė 1908. Tė mėnjėanėshme pėr vlerat dokumetare janė fotot e Petro Dhimitrit nė Vlorė, me rastin e pėrvjetorit tė parė tė Pavarėsisė (28.11.1913). Nė harkun kohor nė mes tė shekujve XIX e XX, dhe sėrish nė fshatin Dardhė, gjejmė fotografin Pero Kaēauni (1870-1949), i cili pasi punon disa vjet nė fshat e krahinė, mėrgon nė SHBA. Aty ai hap nė Boston njė studio fotografike moderne, pjesėn mė tė madhe tė punės nė tė cilėn e pėrballonin shqiptarėt e atjeshėm. Pero Kaēauni ka pėrgatitur dhe njė fotograf, bashkėfshatarin e tij, Thimi Racin (1886-1966), i cili “trashėgoi” pėrpos mjeshtėrisė, dhe aparaturat e ustait tė tij. Ky fotografoi jo vetėm nė fshatin e tij, Dardhė, por edhe nė qendra tė tjera nė afėrsi tė tij. Fillimshekulli XX, nė Shqipėri shoqėrohet dhe me daljen e disa fotografėve tė tjerė, tė cilėt mjeshtėrinė e kishin mėsuar jashtė vendit. Dy prej tyre janė, Vani Burda (1875-1949) dhe Kristaq Sotiri (1883-1970), edhe kėta nga Korēa. I pari e mėsoi fotografimin nė Rumani, nga ku u kthye mė 1920, vit kur hapi studion e tij nė qytet. Burda pėrmendet ndėr tė tjera si krijuesi i fotopllakatit tė parė nė vend (1913) dhe si njė nga pionierėt e kolazheve fotografike, tė cilat riprodhoheshin mė pas nė kartolina, kryesisht me pėrmbajtje atdhetare, shumė tė pėrdorura nga shqiptarėt brenda e jashtė vendit. Ndėrsa Sotiri vinte me profesionin e ri tė pėrvetėsuar dhe ushtruar nė Amerikė. Edhe ky, sapo erdhi nga jashtė, ēeli atelje fotografike nė Korēė rreth vitit 1922. Sotiri realizonte portete tė ndryshme pėr nostalgji a pėr dokumente, por ai filloi tė krijonte edhe fotoportrete njerėzish te tė cilėt e tėrhiqte gjendja e tyre psikologjike. Nė kėtė lėmė, ai arriti “majėn” e portetit fotografik nė Shqipėri. Vlen tė pėrmendet kėtu, se disa portete tė Sotirit, jo vetėm pėrbėjnė ajkėn e kėtij zhanri, por rradhiten edhe nė fondin e artė tė fotografisė shqiptare nė pėrgjithėsi.
Ndėrkohė, pėrhapja e fotografisė, solli dhe rritjen e mėtejėshme tė kėrkesave pėr cilėsi jo vetėm teknike, por sidomos estetike. Nga fundi i shekullit XIX, fillojnė veprimtarinė e tyre nė fushė tė fotografisė edhe vėllezėrit vllaho-shqiptarė, Manaki (Janaq, 1878-1960 dhe Milto, 1882-1964) nga njė fshat afėr Konicės (Avdela, sot nė Rep. Greqisė). Ata e nisėn punėn nė Janinė (qendra e vilajetit shqiptar me tė njėjtin emėr, sot Greqi), por e zhvilluan kryesisht nė Manastir (edhe ky qytet qendėr e vilajetit me tė njėjtin emėr, sot Bitola nė Maqedoni). Manakit, mbahen edhe si kineastėt e parė tė Ballkanit. Prej tyre kanė mbetur fotografi tė ēmuara tė personaliteteve tė shquar tė historisė tonė, si Fishta, Mjeda, Bajo e Cerēiz Topulli, Themistokli Gėrmenji, tė ngjarjeve kulmore historike si “Kongresi i Alfabetit ose i Manastirit “ (1908), “Kongresi i Dibrės” (1909), por edhe pamje tė atėhershme tė Dibrės, Korēės, Ersekės, Leskovikut, Pogradecit, Kėlcyrės. Shėnojmė se Miltoja (ky u muar mė tepėr me fotografinė), ka .fituar “Medalje Ari” nė Konkursin Ndėrkombėtar tė Fotografisė nė Bukuresht (Rumani) mė 1906, me fotografinė “Gruaja nga Kėlcyra me foshnjėn”. Nė kapėrcyell tė shekujve XIX-XX, fotografia u duk edhe nė njė qytet jugor e, pikėrisht nė Gjirokastėr. Kėtu zhvilluan veprimtarinė e tyre fotografike mjeshtrat, Petro Dh. Apeletria, Thoma Gravani, Sami Dalipi tė cilėt kanė lėnė foto me vlera dokumentare pėr historinė e vendit. Afėrsisht kėsaj kohe i pėrket edhe puna si fotograf e arsimtarit elbasanas, Fot Papajani (1886-1962), i cili kėtė mjeshtri e mėsoi nga Kel Marubi nė Shkodėr. Eshtė rasti tė shėnojmė, se te studio Marubi nxen zejen e fotografimit edhe djaloshi shkodran, Shan Pici (1904-1976). Ai e filloi punėn atje si ēirak e, mė vonė, pasi “ja mori dorėn fotografimit”, u shqua pėr peisazhe fotografike. Po nė qytetin verior tė fotografisė, Shkodėr, nga mezi i shekullit tė kaluar, haset Ded Jakova (1915-1973), i shquar si fotoreporter qysh para Luftė sė Dytė Botėrore, por edhe nė disa zhanre tė tjera si nė peizazhin urban, nė foto dokumentare dhe historike e, sidomos ne portrete njerėzish tė thjeshtė e me gjendje tė veēantė psikologjike. Nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX, fotografia u shtri pothuaj nė tė gjithė qytetet e vendit. Nė kėtė hulli, ata qė synonin pėrpos anės ekonomike (kohė, materiale, qera etj.) tė “harxhonin”edhe pėrkushtim shpirtėror dhe estetik, u shpėrblyen duke u kthyer me krijimet e tyre, nė “shkruesit” e Historisė sė Fotografisė Shqiptare. Nė saje tė njė farė konkurence pėr cilėsi, fotografėt shtuan kėrkesat ndaj vetes pėr krijime sa mė dinjitoze, madje tė bėnin edhe fotografi pėr qejf dhe kėnaqėsi vetjake. Nuk bėhet fjalė pėr ekspozita fotografike (nga tė dhėnat e deritanishme), por pėr dukurinė e vendosjes nė vetrinat e dyqaneve (studiove) e fotove tė tyre mė tė zgjedhura, duke bėrė, si tė thuash njė farė “reklame malli”. Fotografėve filluan “t’u bien” nė duar madje dhe revista e almanakė mbi artin e “dhomės sė errėt” tė botuara nė vende tė ndryshme e tė njiheshin kėshtu me elitėn e fotografisė botėrore. Kjo shtoi pėrpjekjet pėr punime sa mė cilėsore e, kėsisoj, e mė jetėgjata. Nė shtypin shqiptar tė kohės filluan tė botoheshin regullisht materiale fotografike nga fotoreporterėt e parė vendas si Jakova, Ymer Bali, Kol Maca (edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretėror), Nexhdet Kosturi (specializuar nė Austri pėr cinkografi) i cili ka mundėsuar shumėfishimin e fotove, Geg Marubi etj.
Kole Idromeno, "Autoportret" Kėsaj periudhe i pėrket dhe albumi fotografik “10 vjetė Mbretni”(1938), i pėrpiluar nga Teki Selenica, i pari I kėtij lloji nė vend. Nė tė paraqiten fotografi tė figurave politike dhe vendeve historike, qytete, fshatra, rrugė, ura, lumenj, male, kėshtjella etj, thėnė ndryshe e gjithė Shqipėria e asaj kohe, ishte pėrfshirė nė tė. Pjesa dėrmuese e fotove janė tė fotografit tė shquar tiranas, Ymer Bali (1894-1972), i cili kish kryer edhe njė kurs specializimi nė Austri. Bali, veēohet sidomos pėr mjaft portrete njerėzish tė zakonshėm, por tė veēantė pėr syrin e tij artistic. Rreth vitit 1935, mjeshtri i aparatit, Jani Ristani (1913-2005), pasi kishte studiuar fotografi nė Stamboll e fotografuar Mustafa Qemalin dhe Miss Turqinė (1933), kthehet nė atdhe. Kėtu, mė 1936, hap nė Tiranė sė bashku me kushėririne tij, Vasil Ristani (1908-1989) atelien me emrin tingėllues “Shtėpi pėr Arte fotografike”, mė vonė e quajtur “Studio Ristani” tė pajisur me teknikėn e fundit. Ristani dallohet pėr fotografinė dokumentare dhe atė tė peisazhit urban. Ai ėshtė shpėrblyer mė 1939 nė “Fiera del Levante” tė Barit, me “Diplomė Nderi”. Ai ka qėnė edhe fotograf i Oborrit Mbretėror. Mė pas, nė vitin 1945 ka fotografuar punimet e Kongresit tė Camėve nė Vlorė, mandej ka ndjekur me fotoaparatin e tij thuaj se tė gjitha ndėrtimet industriale nė vend. Jani Ristani ka lėnė nė dorėshkrim librin “Fotografia Art” e, po ashtu tė pabotuar dhe albumin “Butrinti”. Mė 1957, ai realizoi pėr herė tė parė nė Shqipėri fotografi me ngjyra. Me “Diplomė nderi” pėr fotografi, po nė panairin e Barit, por nė vitin 1936, ėshtė vlerėsuar dhe kolegu i Ristanit, shkodrani Geg Marubi (1903-1984), i cili ka marrė “Fletė nderi” edhe nė panairin e Selanikut mė 1938. Gega ishte djali i Kel Marubit, i cili e dėrgoi pėr studime nė Francė nė Shkollėn e Fotografisė “Lymjer &Jougla”, ku ishte i pari student i huaj aty. Ai pėrbėn brezin e tretė (ndoshta tė fundit) tė “Shejzės Marubi” dhe ka lėvruar thuaj tė gjitha zhanret e fotografisė, e veēantė ėshtė sidomos fotoja e tij “Katėr shkrimtarėt e mėdhenj” e vitit (1938), ku paraqiten Fishta, Asdreni, Koliqi dhe Poradeci. Geg Marubi ka dhe meritėn e ruajtjes dhe regjistrimit tė fondit shumė tė pasur tė “Studio Marubi”.
Nė mezin e viteve ’30, hap nė Korēė njė studio fotografike edhe Mandi Koēi (1912-1982) i cili e kishte nxėnė mjeshtėrinė e fotografimit nė Greqi. Mak-u (emri i tij artistik), u muarr me fotot dokumentare e historike, ndėr to, “Greva e bukės” (1936) dhe “Demonstrata kundėr pushtimit fashist” (Korēė). Mė pas pasqyroi veprimtarinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtėrisė Nac.Cl., ndėrsa mė 1947, hap nė Moskė ekspozitėn e parė vetjake fotografike. Kjo ėshtė ekspozita e parė e njė fotografi shqiptar jashtė vendit. Me fotografitė e shumta tė tij mbi veprimtaritė luftarake tė njėsive tė Ushtrisė Na.Cl., Mandi Koēi ėshtė mė i pari fotoreporter lufte nė vend, e ndoshta i vetmi. Nė lidhje me “fotografitė e luftės”, vlen tė shėnojmė botimin e gazetės “Luftėtari” mė 1945 tė albumit fotografik, “Lufta Nacional Clirimtare e popullit shqiptar” me vlera tė shumta dokumentare. Njė pjesė e fotove nė tė , janė tė Mandi Koēit, Jani Ristanit dhe Filipo Vitos. Ky i fundit, mbase ėshtė fotografi mė “prodhimtar” i Gjirokastrės sė bashku me Sotir Bejin. Nė kėtė fushė mund tė kujtomė edhe disa foto tė Kel Marubit nė rrethimin e Shkodrės nga malazezėt nė vitin 1913. Pas pėrfundimit tė L2B, veprimtaritė e ushtėrisė shqiptare (nė paqe) u pasqyruan nė shtyp kryesisht nga Rrok Berisha (nxėnės i G.Marubit), Nikolin Pici (djali i Shan Picit) dhe Petrit Ristani (djali i Vasil Ristanit). Mezshekulli i kaluar na njeh dhe me fotografin legjendar tė Beratit, Ilia Xhimitiku (1908-1978), i cili e filloi fotografimin para Luftės sė Dytė Botėrore. Nė krijimtarinė e tij dallohet sidomos ajo dokumentare me figura e ngjarje qė kanė shkruar historinė e qytetit e mė gjerė. Po ashtu, Xhimitiku, ka trajtuar edhe peisazhin urban e natyror tė Beratit, shpesh me vlera artistike. Nė fotografinė shqiptare tė shekullit tė kaluar vėrehėt edhe dukuria e piktorėve qė merreshin dhe me fotografi. Kjo traditė ka nisur mė herėt qysh me Idromenon e mė pas vazhdon me Vangjush Mion, Sadik Kacelin dhe Andrea Kushin, autorė tė mjaft fotove tė arrira. Nė kėto 30-40 vitet e fundit spikatin dy piktorė qė lėvruan me sukses fotografinė, Pleurat Sulo dhe Leon Ēika. Natyrisht tė dy artet pamore, piktura dhe fotografia kanė ē‘tė shkėmbejnė me njera-tjetrėn, secila nėn “atė pjesė qielli” qė i takon. Fotografia shqiptare ashtu si ajo botėrore, nėpėrmjet fotove e ka bėrė mė “tė prekėshme” historinė e vendit tonė, kėtu ėshtė me shumė vend shprehja “njė foto flet sa njėmijė fjalė”. Njė vėshtrim i kujdesshėm i fotografisė shqiptare veēon si vatra kryesore tė lindjes dhe zhvillimit tė saj, Shkodrėn dhe Korēėn (+ Dardhėn) . Kjo nuk ishte rastėsi, ato ishin qendrat me jetė mė tė pasur kulturore dhe artistike nė vend. Kėshtu, s’kish sesi arti i ri i fotografisė tė mos bėhej pjesė e ēmushme dhe e gjallė e tyre. Pesėdhjetvjeēari i parė tė shekullit tė kaluar, nuk mbyllet pa emrat e disa fotografėve tė tjerė me veprimtari tė larmishme nė qytete tė ndryshme. Nė Pogradec bėhet i njohur Misto Cici (1902-1981), i cili “pagėzohet”nė historinė e fotografisė sonė, si nismėtari i fotografisė turistike i mbėshtetur edhe nga Enti Kombėtar i Turizmit (1937-38). Nė Tiranė, gjejmė Ali Bakiun (1911-1981), i cili sillte nga jashtė teknikė, por sidomos literaturė profesionale e artistike pėr fotografinė, dhe Mihal Popin (1909-1979, mė pas, aktor i njohur i teatrit ; nė Vlorė, Gjon Rrota (1893-1931)), Xhemal Keēi (1912-1974), pėrsėri nė kryeqytet. Shkojmė, mandej nė jug e, pikėrisht nė Himarė ku fotografonte Jani Pano Goro (1896-1946), i cili kėtė mjeshtėri e kish pėrvehtėsuar nė Francė. Shėnojmė gjithashtu se fotografimin pas vdekjes sė tij e vazhdoi e shoqja, Fotina e cila pėrbėn njė rast shumė tė rrallė tė femrės fotografe nė Shqipėri pas Bernardina Marubit, vajzės sė Kel Marubit. Njė “kolege” e tyre ėshtė Parashqevi Sahatēi (Salepi) qė jeton nė Berat. Ajo, pėrveē fotografimit, veēohet pėr koleksionin e pasur tė fotove tė qytetit tė saj tė mbledhura me zell e pasion shembullor e, tė quajtur nga gazetarėt “kodikėt fotografikė” tė Beratit. Mė 2007, ajo boton me pjesėn mė tė madhė tė fotove albumin “Berati nė fototeka”,ku mė e vjetra daton vitin 1906. Tė gjithė kėta, kush mė shumė e kush mė pak, krahas fotove tė zakonshme pėr komunitetin, madje dhe brenda tyre, kanė nxjerrė nga mendja e duart e tyre, fotografi qė i kanė rezistuar kohės.
Gjon Mili, "Pikaso duke vizatuar me dritė", 1949 Ndoshta kėtu lipset tė pėrfillet mendimi i studjueses sė fotografisė, Suzan Sontag, pėr dukurinė e quajtur “estetika e largėsisė”(kohore), e cila njeh rritjen e nivelit artistic tė fotografive nė varėsi tė hershmėrisė sė tyre. Kėsodore, duke kqyrur punimet e dhjetvjeēarėve tė parė nė Fotografinė Shqiptare, njohja me vitin e realizimit te fotove, vetvetiu shton emocionet e pėrftuara mė parė. Si shembull, fotoja e Milto Manakit, “Gruaja nga Kėlcyra me foshnjėn ”, e justifikon (tani), vlerėsimin e jurisė me ēmim sapo mėson se ėshtė fotografuar nė vitin 1906. Nė fushė tė teknikės sė fotografimit, mjeshtrat e vjetėr shqiptarė kanė pėrdorur pėrgjithėsisht proceset teknologjike bashkėkohore. Ata kanė punuar fillimisht me dagerotipi, mė pas me kolodio tė njomė, mandej me xhama tė thatė tė lyer me bromur argjendi e, paskėtaj me filmin nė celuloid. Ndriēimi i atelieve tė tyre ishte natyror (diellor), ai futej nė studio nga ndonjė baxhė e ndėrtuar enkas nė ēati, ose nėpėrmjet dritareve tė mėdha. Kol Idromeno pėrdori nganjėherė edhe ndriēim artificial me llamba vajguri. Ndėrsa Maku (Mandi Koēi), mbahet si i pari qė pajisi studion me energji elektrike pėr ndriēim (Korēė,1936). Sot pėrdoren mė tepėr aparatet dixhitale nė fotografim dhe laboratorė elektronikė stampimi. Por edhe kėtu vendimtar ėshtė fotografi. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, mė saktėsisht, mbas 1944, fotografia shqiptare (si mjeshtėri), si gjithēka tjetėr nė vend, u shtetėzua. Kufizimet e rrepta politike e ngushtuan mjaft hapėsirėn e artit tė fotografisė. Fotografėve tanimė, duhej t’u dridhej pak mė tepėr gishti tregues para se tė shtypnin butonin. Ajo u zhvillua nė tri drejtime kryesore, nė shėrbim tė popullatės (dokumente a nostalgji), pėr qėllime shkencore (pranė institucioneve tė tilla pėr synime mėsimore e kėrkimore) dhe me detyra propogandistike (shtypi periodic dhe botimet, tėrėsisht tė politizuara). Kėtij tė fundit iu kushtua kujdesi mė i madh sepse ishte mbėshtetės i regjimit. Kėshtu, fotogazetarisė sė kėsaj kohe (rreth 45 vjet), shpesh i mungonte thelbi i saj, vėrtetėsia. Ata qė fotografoheshin, shtireshin dhe pozonin para aparatit e, mė e keqja ishte se mjaft fotografi historike a politike, kohė mbas kohe, retushoheshin duke hequr persona a ndryshuar vendet e tyre, madje dhe duke shtuar tė tjerė qė nuk qenė fotografuar. Kjo nuk pėrjashton faktin qė fotoreporterėt e enteve shtetėrore, ATSH-sė, shtypit, tė cilėt gjatė punės sė tyre kanė mbajtur peshėn kryesore tė artit tė fotografisė shqiptare kane krijuar foto te goditura. Kėsaj periudhe tė gjatė i pėrket puna e fotoreporterėve tė tillė si Jani e Vasil Ristani, Ilo Golloshi, Mehmet Kallfa (fotostudio “Kallfa”, autor i albumit “Shqipėria Arkeologjike”, 1972), Refik Veseli (studio “Sporti” , autor i “Monumente tė Arkitekturės nė Shqipėri”,1973 dhe i fotove tė MHK), Petrit Kumi, Simon Xhillari, Niko Xhufka, Pandi Cici, Ndoc Kodheli (qė ka mbuluar bujqėsinė), Mihal Progonati, Naim Kasapi, Agron Kruti etj. Kėtu, vlen tė pėrmendim edhe krijimtarinė e Ilia Tėrpinit, Vito Koēit dhe Nikolin Babės; i pari si fotograf dhe operator nė Kinostudio, i dyti si autor i njė albumi me peisazhe fotografike, ndėrsa i treti si fotograf i arkeoligjisė dhe i kulturės popullore, autor i fotografive tė albumeve “Arti popullor shqiptar” (1976) dhe i veprės “Veshje popullore shqiptare” nė pesė vėllime.
Nga fillimi i viteve ’70, nė sektorin e arteve figurative pranė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, u krijua komisioni i fotografisė artistike. Revista e pėrmuajshme “Ylli” (botim i Zėrit tė Popullit), organizonte herė pas here (nė pėrvjetore festash), konkurse pėr fotografinė artistike, tė cilėn detyrimisht duhet ta pėrshkonte “filli i kuq ideologjik”. Nė ato vite janė ēelur dhe ekspozita fotografike (e para mė 1974), pėrherė nė jubilare politike, vazhdimisht nėn thundrėn e ēensurės, por dhe me fotografi tė goditura. Foto tė goditura edhe nga ana teknike botoheshin nė revistėn “Shqipėria e Re” qė shtypej nė disa gjuhė tė huaja pėr lexuesin e jashtėm qė ishin disi mė tė cveshura nga politizimi mbytės. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, nė kuadrin e artit tė fotografisė shqiptare, duhet tė pėrmendim edhe krijimtarinė e dy fotografėve me “rrėnjė” tė thella shqiptare, Gjon Mili (Korēė,1904-Nju Jork,1984) dhe Dhimitėr Mborja (Korēė, 1903-Marilend, 1990), me veprimtari pėrkatėsisht nė SHBA dhe nė Azi. Mili, i cili punoi njė kohė tė gjatė si fotoreporter i revistės amerikane “LIFE”, mbahet si “pėrdoruesi” i paaritshėm nė fotografi, i dritės stroboskopike (tė shpikur nga Ing. Exherton). Fotot e tij me temėn e vallėzimit, muzikės, teatrit, sportit, riprodhohen edhe sot e kėsaj dite nga shtypi i specializuar dhe literatura botėrore e fotografisė. Shumė krijime tė tij fotografike Mili i ka pėrmbledhur nė dy albume-monografi, “Pėrmasa e tretė e Pikasos” (1970), dhe “Fotografi e kujtime” (1980). Fotografia “Pikaso duke vizatuar me dritė” (1949) e Milit, ndodhet ndėrmjet 500 fotove mė tė zgjedhura tė botimit “The Photo Book” tė Shtėpisė Botuese “Phaidon” tė Londrės dhe sot riprodhohet nė mjaft libra teorikė e albume me fotografi tė shumė vendeve. Mjeshtri tjetėr, fotografi Dhimitėr Mborja, ka shėrbyer si fotoreporter lufte pranė shtabit tė gjeneralit amerikan Mak Artur nė Luftėn e Koresė (1949-53) e, mė pas nė rimėkėmbjen e Japonisė, deri nga fundi i viteve ’50. Fondi fotografik i Mborjes, rreth 30.000 foto, ndodhet nė Muzeun “Douglas MacArthur” nė Norfolk (Virxhinia) tė SHBA. Mė 2007, nė Japoni u botuan me krijimet e Mborjas, dy albume fotografike historike qė paraqesin rimėkėmbjen e vendit. Mborja me testament kėrkoi ndėrtimin nė Korēė (me shpenzimet e tij) tė njė muzeu me objekte tė rralla etnografike tė mbledhura nga ai nė vende tė ndryshme tė Azisė, dhe qė hiri i trupit tė tij tė varrosej pranė tė ėmės nė Korēė, dėshira qė iu pėrmbushėn plotėsisht. Nė fushė tė botimeve tė fotografive nė 45 vjetėt e diktaturės mund tė flitet vetėm pėr disa albume ose kataloge propagandistikė me foto qė pėrgjithėsisht “sheqerosnin” realitetin, edhe kėto zakonisht nė raste pėrvjetorėsh politikė. Mė 1982, u botua nė Tiranė, albumi “Gjurmė tė historisė kombėtare nė fototekėn e Shkodrės” tė autorit Kahreman Ulqini, i cili duhet vlerėsuar sidomos pėr nismėn dhe pėr vlerat dokumentare. Nė tė pėrveē Marubėve, pėrfshihen edhe fotografė tė tjerė shkodranė. Angjelin Nenshati (1929-2008) i fundit i tyre, ka lėnė njė fond prej 500.000 fotosh, gjysma e tė cilave nė fototekėn “Marubi”. Ai mbyll “pesėshen” e fotografėve tė njohur shkodranė, Geg Marubi, Ded Jakova, Shan Pici, Pjetėr Raboshta dhe Angjelin Nenshati.
Pėrveē politizimit tė skajshėm, botimi shoqėrohej me mangėsi si cilėsi e dobėt teknike e riprodhimeve, retushime (heqja e figurave “armike”, ndryshim vendesh nė foto) ngatėrim datash e autorėsh. Mė 1995, u botua nė Francė, nga Shtėpia Botuese “Artaud”, pėrmbledhja e parė serioze e krijimtarisė sė Marubėve, qoftė pėrsa i pėrket nivelit teknik, ashtu edhe si pėrzgjedhje estetike cilėsore. Njė vit mė vonė, tė njėjtat foto u pėrfshin nė albumin qė u botua nė Itali (Torino). Thuajse po ato fotografi tė Marubėve u pėrmblodhėn edhe nė albumin “Marubi” (Tiranė, 2003), botim i Ministrisė sė Kulturės nėn redaktimin e fotografit Roland Tasho. Nė vitin 2006, po nga MTKRS, u botua njė tjetėr album “Marubi” kuruar nga Semiha Osmani. Tė gjithė kėta albume janė tė pėrgjithshėm, pra pa tematikė tė caktuar, ēka do ishte mė komode pėr “tifozin” e fotografisė. Lidhur me kėto nuk mund tė mos theksojmė faktin se ajkėn e krijimtarisė shumė tė madhe (rreth 150 mijė foto dhe negativa) e tė larmishme tė Marubėve, mund ta pėrzgjedhi vetėm njė komision i posaēėm e jo njė person i vetėm, vendas a i huaj qoftė. Kjo, pėrveē tė tjerave edhe pėr faktin se s’mund tė gjykohen vlerat artistike tė njė fotoje duke shikuar vetėm negativin e, shumica e krijimtarisė sė tyre ndodhen nė kėtė stad (negativa nė xham a film). Kur kujtojmė se publiku shqiptar, dashamirė i fotografisė, ende nuk ka ndėr duar albume me krijimtarinė e Idromenos, Vėll. Manaki, tė Sotirit, tė fotografėve dardharė, tė Ristanėve, tė fotografėve korēarė, tė Xhimitikut, tė fotografėve tė tjerė shkodranė etj.,apo njė pėrmbledhje tė fotografive shqiptare mė tė mira tė tė gjitha kohėve, gjykojmė se institucionet qendrore tė artit e kulturės duke filluar nga Ministria e Kulturės e Galeria Kombėtare e Arteve “duhet tė ulin kokėn”. Na vjen keq gjithashtu qė plejada e njohur e fotografėve tė paraviteve ’90, ende nuk po “bėhet e gjallė” si duhet pėr tė dalė para publikut tė fotografisė me albume ose me ekspozita retrospective vetjake. Dihet se kėto janė “mejdanet” ku mjeshtrat mund tė pėrjetėsojnė vlerat e, ku ata, mund tė vjelin frutet e “djersės” sė tyre. Nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit tė kaluar, u dalluan nė horizontin e fotografisė mjeshtra tė aparatit si, Artur Gorishti, Albes dhe Bevis Fusha, Armando Babani, Alqi Golloshi, Eliano Kalemi etj., tė cilėt janė vlerėsuar edhe nė konkurset “Marubi”. Eshtė rasti tė cekim ekspozitėn e fotografit prishtinas, Fahredin Spahija mė 2003 nė Muzeun Historik Kombėtar (shoqėruar me katalogun pėrkatės), pėr numrin e madh tė fotove, por sidomos larminė e temave dhe nivelin e lartė estetik. Kėtu ėshtė vendi tė pėrmendim emrat e Menduh Nushit, Afrim Spahiut, Naim Shalės dhe Burim Myftiut, tė cilėt dallohen mė tepėr nė fotografinė kosovare. Ndėr fotografėt qė kanė arritur tė hapin eksopzita fotografie tė shoqėruara me kataloget pėrkatės, pėrmendim Gani Xhengon dhe Roland Tashon. Kėtu ėshtė me vend tė pėrmendim pėr pjesėmarrje nė veprimtari jashtė shtetit, ēmimin e tretė tė fituar nga fotografi durrėsak, Luan Jaupi nė konkursin ndėrkombėtar tė Moskės (1998) me foton “Piliveza mbi pishė”. Njė ekspozitė fotografike mjaft dinjitoze pėr turizmin, ėshtė hapur nė GKA nga MTKRS nė vitin 2005. Ajo dallohej pėr nivel tė lartė artistik e me njė ndryshim tė madh cilėsor nga njė e tillė e njė vendi tė rajonit tonė, shumė i shquar nė turizėm, por me karakter tė theksuar kartolinesk. Fotot e ekspozitės sė parė, tė realizuara nga Leon Cika, Zamir Marika, Nikolin Baba, Ardi Fejzollari, ishin nė shumicėn e tyre mjaft tė arrira artistikisht. Megjithatė, duhet vėnė nė dukje se ekspozitat e ndryshme fotografike, nuk shkėlqejnė nga organizimi. Pėrgjithėsisht, ato vizitohen “rėndshėm” 2-3 ditėt e para e nė prani tė mediave, mė pas frekuentimi sikur “thahet”. Pas mbylljes nuk bėhet ndonjėherė diskutim krijues qė pėrbėn njė nga fazat mė tė rėndėsishme tė paraqitjes para publikut e shumė rrallė ndeshet ndonjė analizė studimore pėr to nė shtyp. Po ashtu rėndom , ato nuk shoqėrohen me katalogun pėrkatės.
Si shtyp tė specializuar tė fotografisė nė vend, mund tė pėrmendim vetėm revistėn shumė interesante, por jetėshkurtėr, “Fotografiaart” tė fotografit dhe studiuesit Besim Fusha. Ajo doli gjithsej vetėm 12 numra (1996-2001), duke rritur nxitimthi nivelin e saj, por u la jetime nė radhė tė parė nga vetė fotografėt e, megjithė pėrpjekjet e Fushės, nuk mundi tė vijonte botimin. Fotogazetarėt tanė, kėto vitet e fundit, natyrisht kanė hapėsira mė tė gjera krijimi se paraardhėsit e tyre. Ata vėrtetė, shquhen pėr “kapje” shumė ineresante tė lajmit, ngjarjes a portretit, por pėr shkaqe tė ndryshme nuk po evidentojne individualitete tė spikatura. Fotot shoqėruese nė gazeta e revista, rėndom botohen pa emrin e autorit, gjė e pakuptimtė, por duke kryer, gjithsesi njė “harakiri” me pasoja nė tė ardhmen. Arrihet, kėshtu deri aty sa nė njė ekspozitė tė nje agjencisė fotografike, tė hapur nė Galerinė Kombėtare tė Arteve 2-3 vite mė parė me foto shumė interesante, tė mos kishte asnjė emėr autori. Kėtu kemi tė bėjmė me njė farė “steriliteti” tė individualiteteve qysh nė hapat e para tė krijimtarisė. Po ashtu nė shtypin shqiptar nuk gjendet kėrkund kėndi i fotografisė, qė kėrkon pak “truall” nė faqet e gazetave a revistave, ose shumė rrallė botohen foto me diēiturėn tėrheqėse “botohet pėr herė tė parė”, ēka rrit edhe seriozitetin e organit nė fjalė. Vend tė posaēėm nė fotografinė shqiptare, ka edhe mjeshtri shqiptaro-amerikan Fadil Berisha qė banon nė SHBA. Ai lėvron kryesisht fotografinė “Glamour”, por dallohet dhe pėr fotoprtrete tė arritur tė njerėzve tė shquar tė artit dhe kulturės shqiptare. Nė Fotografinė Shqiptare, ka pjesėn e vet (ndoshta modeste) edhe fotografia sportive. Mė e vjetra foto e kėtij “soji” (sipas Skifter Kėlliēit), ėshtė ajo e skuadrės sė futbollit tė Shkodrės para njė ndeshjeje me skuadrėn e ushtrive tė dislokuara atje. Mban autorėsinė e Kel Marubit dhe vitin 1913. Nė kėtė lėmė, cekim edhe foton “Macja e zezė” (1958) tė Petrit Kumit fituese e nje “Medalje Nderi” nė njė konkurs ndėrkombėtar fotografie nė Moskė (1960) si dhe krijimtarinė e gjatė nė kėtė fushė tė fotoreportetit sportive, Enver Shabani. Sot nė vend lėvrohet edhe fotografia ajrore me tė cilėn realizohen peizazhe interesante. Nė kėtė fushė dallohet Heldi Pema dhe Alket Islami. Fotografia jonė ka dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar pėr publikimin e arteve pamore. Kėshtu nėpėrmjet katalogeve dhe albumeve “bien” nė dorėn e masės sė gjerė tė artėdshėsve imazhet e pikturave dhe skulpturave mė tė shquara shqiptare. Pėr tė vazhduar me zhvillimet e fotografisė tonė, ėshtė vendi tė flasim mbi konkursin e pėrvitshėm tė saj, “Marubi” (I pari mė 1998) tė organizuar nga Galeria Kombėtare e Arteve nė bazė tė njė statuti tė hartuar nga Ministria e Kulturės. Ky konkurs pėrbėn manifestimin mė tė madh e mė tė rėndėsishėm tė artit tė fotografisė shqiptare, i cili nxit dhe ndihmon fuqishėm pėrhapjen dhe pėrparimin e saj. Anashkalimi pa ndrojtje i zbatimit tė statutit tė tij nga organizatorėt shpesh herė ka krijuar disa probleme pėr tė si : mosdhėnia e ēmimeve, mungesa e jurisė, e katalogut pėrkatės dhe e diskutimit krijues nė mbyllje tė veprimtarisė, madje dhe moszhvillimi 2-3 vitet e fundit. Kėto kanė sjellė “ftohjen” e shumė figurave tė njohura tė fotografisė, duke ndihmuar nė pėrēarjen e mėtejshme tė tyre. Kur pėrdorim fjalėn “pėrēarje”, mėtojmė tė vemė nė dukje edhe faktin se fotografėt tanė ende nuk bashkohen nė njė shoqatė tė tyre si nė gjithė vendet. Shoqata e Fotografisė, “Gjon Mili” e formuar nė fillim tė viteve ’90, thuajse nuk zhvilloi asnjė veprimtari mbreslėnėse. Mendojmė, se zhvillimi normal i konkursit “Marubi” mbetet njė detyrė e rėndėsishme pėr tė gjithė ata qė e kanė pėr tė mbajtur kėtė barrė institucionale shtetėrore. Siē u pėrmend mė sipėr, ėshtė fakt i pakundėrshtueshėm qė fotografisė shqiptare nuk i kushtohet rėndėsia qė meriton. Por edhe vetė fotografėt nuk janė tė vetdijshėm se vlerat e artit qė krijojnė, sic e pėrmendėm mė sipėr, duhet tė pėrballen me publikun, ēka arrihet vetėm nė ekspozita ose albume pėrmbledhės. Vėshtirėsitė financiare, qė janė tė pranishme nė kėtė stad zbuten ndoshta me njė frymė bashkėpunimi qė shprehet mė mirė se kudo nė ekspozitat e pėrbashkėta. Duke shikuar nė tėrėsi artin e fotografisė shqiptare qysh prej tė parės foto e deri nė ato tė ditėve tė sotme, mendoj se tashmė ka mbritur koha (“dhe po rrėshqet nėn kėmbė”) pėr tė ngritur pavionin e saj nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, kėrkesė qė ėshtė publikuar qė 5-6 vjet mė parė (Gazeta “Shekulli” 26.07.2002-“ Pavioni i fotografisė domosdoshmėri pėr Galerinė e Arteve”). “Ftohtėsia” kryeneēe e tė gjithė drejtuesve tė GKA, sidomos dhjetėvjeēarin e fundit, ka shmangur krijimin e kėtij pavioni ēka , veē tė tjerash, do tė tėrhiqte pa asnjė dyshim interesin (dhe tani jo tė vogėl) e natyrshėm tė tė huajve pėr fotografinė tonė. Nė kėtė pavion, qė nė tė ardhmen mund tė shndėrohet edhe nė njė “Muze tė Fotografisė Shqiptare”, do tė kenė “strehėn” e tyre tė ngrohtė e tė pėrherėshme, jo vetėm disa nga fotot qė cituam , por edhe tė reja qė mund tė “vilen” nga konkurset “Marubi” e tė tjera veprimtari qė do tė zhvillohen nė vend. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Europė qė jo galeri a muze fotografie, por as dhe njė pavion tė sajin, nuk ka. Mėkat dhe padrejtėsi mbi “kurrizin” e jetės sė saj tė gjatė e tė gjallė, 150 vjeēare.
Fotografia pėrbėn njė art pamor shumė tė pėrhapur nė vend. Me tė merren shumė njerėz tė moshave e profesioneve tė ndryshme. Tė gjithė mundohen tė realizojnė fotografi tė bukura, kuptohet, njė pjesė mjaft e vogėl e arrijnė kėtė. Fotografia shqiptare, pėr vjetėrsinė, ekzotikėn po ashtu nga vlerat dokumentare dhe nivelin artistic, ėshtė arti pamor i yni mė i njohur nė botė. Kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr trajtim mė serioz e tė pėrkushtuar tė saj. Ka ardhur koha e zbulimit dhe mbledhjes sė fotografive tė vjetra e me vlera qė sot ndodhen tė “harruara” nė mjedise familjare e tė paēmuara prej pronarėve qoftė edhe nga niveli modest kulturor i tyre. Po ashtu fotografėt duhet tė vetėdijėsohen pėr krijimtarinė e paraardhėsve tė “dhomės sė errėt” e tė ndikojnė nė sipėrfaqėsimin e punimeve tė tyre mė tė arrira. Detyrėn pėr vendosjen e Artit tė Fotografisė Shqiptare nė vendin e merituar, e kanė mbi “supe” Ministria e TKRS, Akademia e Arteve, Galeria Kombėtare e Arteve etj. Ajo, edhe nė shpėrfaqjen e sotme tė zbehtė, pėrbėn njė nga fushat e kulturės, ku shqiptarėt mund tė flasin me tė huajt pa iu “dridhur qerpiku”. 150 vite nuk janė pak nė zhvillimin e njė arti e, kėsisoj, mbi kėtė taban tė vjetėr, brezi i ri i fotografėve tė talentuar, lipset tė jetė mė kėrkues dhe tė eci me sigurinė e atij qė hedh “hapin e vet” nė njė rrugė tė shtruar nga tė tjerėt.
BURIME: Botime: 1. Gerard Girard- History of Photography-Volume 6, Number 3, July 1982 2. Adhami Stilian-Kontribute shqiptare nė visarin e pėrbashkėt tė popujve-Tiranė, 2003 3. Berisha Mal –Lisa mbi truallin ilir—Tiranė,2006 4. Ulqini Kahreman-Gjurmė tė historisė kombėtare ne fototekėn e Shkodrės- Tiranė,1985 5. Bota shqiptare-Tiranė, 1943 6. Fjalori enciklopedik shqiptar—Tiranė, 1985 7. Berri Xh—Rrethimi i Shkodrės, 1913- Tiranė, 2002 8. Hoxha Abaz- 100-vjetė kinema nė trojet shqiptare- Tiranė, 2002 9. Prenushi Mikel-Kol Idromeno- Tiranė, 1984 10. Bushati Hamdi- Shkodra dhe motet- vol. 1,2-Shkodėr, 1998 11. Sontag Susan- Fotografia---Tiranė, 2000 12. Ristani Mari-Njė fshat i vogėl dhe njė kasaba e madhe-Tiranė, 2004 Revista: 1. Fotografiaart, Pamorart, Skena dhe Ekrani, Atdheu, Klan, Blic, MAPO, Albanica, Ylli, Monitor, Ekskluzive, XXL, New Albania, Minerva, Nentori, Shkenca dhe Jeta, Miqėsia, Perla. Gazeta: Zeri i Korēės, Illyria, Drita, Shekulli, Dielli, Nektari i Korēės, Panorama, Driloni, Shqip, Bota sot, TemA, Shkodra,“55”, Bashkimi, Taraboshi, Milosao, Cirka, RD, Metropol, Koha jonė, Pėrpara, Sporti popullor, Republika, Pėrpjekja, Ballkan, Koleksionisti.
| |
|
|
| | |
|  |