Aktualitet : Simbolet Kombtare e Shtetnore Shqiptare
|  | Posted by Anonymous on 22/2/2003 12:52:25 (8464 reads)
 | 
Simbolet Kombtare e Shtetnore Shqiptare
Jozef Martini
Flamuri Kombtar, Hymni Kombtar e stema e Republikės sė Shqipnisė simbas ligjit te miratuem ne Kuvendin Popullor me date 22 korrik 2002.
-shqip- ____________________________________
Cilat janė simbolet kombtare e shtetnore tė Shqipnisė?Ose,mā mirė me thānė: cila āsht gjendja e tyne aktuale? Historia e jonė e trazueme ka shkaktue qė edhe simbolet tona ti nenshtrohen rrjedhave tė ngjarjeve,tė vleresohen e neperkamen nganjiherė e mbi to tė vehet dorė herė mbas heret tue ja pershtatė herė pushtuesve e herė ideologjinave.I kena tė freskta kujtimet e periudhės komuniste e mes tjerash edhe yllin e kuq me konture tė verdhe mbi kryet e shqipojės.Apo ajo stema e shtetit (e quejtun e republikės) e ndertueme kryekėput me simbole tė nji ideologjie,qė sot na njall vetem kujtime tė kėqija.Qysh prej 30 prillit 1991 simbolet tona ēlirohen prej njollosjeve me yje tė kuq. Flamuri,tashmā ka vetem elementin e shqipojės dykrenare tė zezė nė fushen e kuqe.Stema e shtetit ka pamjen e nji shqytit tė kuq me shqipojen dykrenore tė zezė.Me 21 tetor 1998 stemės i shtohet perkrenarja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut tue e kthye aty ku ishte ne periudhen e mretit Zog,vetem se nė rastin e fundit perkrenarja difton profilin tjeter. Pamjen definitive (sė paku tash per tash,se qendrueshmenia āsht e huej per ne) simboleve tona kombtare (Flamuri Kombtar e Hymni Kombtar) e simbolit shtetnor (stema e Republikės sė Shqipnisė) ja nep ligji i miratuem ne Kuvendin Popullor me date 22 korrik 2002.
Per Flamurin percaktohet qė perbāhet prej ketyne elementave:nji fushė e kuqe gjaku me nji shqipojė tė zezė dykrenore ne mes,me krahė tė hapun anash.Sejcili krah i shqipojės ka 9 pendė e bishti ka gjithsej shtatė.Raporti i dimensioneve tė flamurit asht 1 x 1,4. Simbas ligjit,cdo shtetas shqiptar ka tė drejten e mbajtjes e perdorimit tė flamurit kombtar,ndersa per istitucionet publike āsht i detyrueshėm nė mjediset e jashtme e tė mbrendshme.
Hymni Kombtar āsht Rreth Flamurit tė Perbashkuar e nė bazė tė tekstit origjinal tė Asdrenit. Mbas peripecinave gjatė kohnave,hjekjesh e vumjesh tė strofave e fjalėve tė vecanta,me ligj aprovohet teksti (por percaktohet edhe muzika) si vijon:
RRETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR
Rreth flamurit te pėrbashkuar Me njė dėshir e njė qėllim, Tė gjith atij dukju betuar Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet Qė ėshtė lindur tradhėtor, Kush ėshtė burrė nuk friksohet, Po vdes,po vdes si njė dėshmor!
Nė dorė armėt do ti mbajmė Tė mprojmė atdhenė me ēdo kent, Tė drejtat tona ne si ndajmė, Kėtu armiqtė skanė vent.
Se Zoti vetė e tha me gojė Qė kombe shuhen pėrmbi dhe, Po Shqipėria do tė rrojė, Pėr tė,pėr tė luftojmė ne!
O flamur,flamur,shenj e shenjtė, Te ty betohemi kėtu, Pėr Shqipėrin atdhen e shtrenjtė, Pėr nder edhe lavdimn e tu.
Trim,burrė quhet dhe nderohet Atdheut kush ju bė theror; Pėr jet ay do tė kujtohet Mi dhet,mi dhe si njė shėnjtor!
Stema e Shtetit (Stema e Republikės sė Shqipnisė) perbāhet prej kėtyne elementave: nji shqyt me ngjyrė tė kuqe gjaku me nji shqipojė dykrenore tė zezė nė qender,e njājtė me shqipojen e flamurit.Siper saj,me ngjyrė tė artė āsht vendosė perkrenarja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut,ne profil djathtas. Raporti i dimensioneve tė stemės percaktohet 1 x 1,5.
Ky ligj i shpallun me dekretin nr.3417,datė 31.07.2002 tė Presidentit te Republikės sė Shqipnisė,Alfred Moisiu,aktualisht āsht nė fuqi.
jozef martini
____________________________________
Tjeter per kete temė nė Albanovaonline:
http://www.albanovaonline.com/modules/news/article.php?storyid=57
____________________________________
| |
|
|
| | |