| Menu principale |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija Home | |
| Cerca |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Informazioni |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
 This site will look MUCH better in a browser that supports web standards, but its content is accessible to any browser or Internet device. | |
| Partners |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Aktualitet : Ndėrroi jetė Petrit Merlika - Mėrgim Korēa
|  | Posted by Anonymous on 15/1/2004 13:37:07 (2146 reads)
 | 
Po i pret Sarisalltiku plak tė vijne tė prehen nė kėmbėt e tij Elena edhe Petrit Merlika
Mėrgim Korēa (nė foto)
...Me paralizimin e tė gjithė brezave tė intelektualėve dhe specialistėve si Petrit Merlika me shokė, ca duke i varur nė litar, ca duke i pushkatuar e tė tjerėt duke i detyruar tėrė jetėn tė qėndrojnė nė karroca invalidėsh, humbjen mė tė madhe e pėsuan ata apo atdheu i tyre Shqipėria ?...
Nė dhetor ndėrroi jetė Petrit Merlika. Albanovaonline i dėrgon ngushllimet ma tė sinqerta Zotit Eugjen Merlika qi na nderon me shkrimet e me perkrahjen.
___________________________________________
Po i pret Sarisalltiku plak tė vijne tė prehen nė kėmbėt e tij Elena edhe Petrit Merlika
Shkruar nga : Mėrgim Korēa
Amaneti qė la Petrit Merlika para se tė vdiste: Kur tė vinte koha, ta varrosnin nė Krujėn e tij tė dashur. E ky amanet domosdo do ti plotėsohet, kur kushtet do ta lejojnė, qė sė bashku me shoqen besnike tė jetės tokėsore gjithė vuajtje, Elenėn, ti transportojnė pėr nė banesėn e fundit nAtdhé ! E mbaroi udhėtimin pėrgjatė trajektores tokėsore Petriti nė dhjetorin e vitit 2003, i filluar ai nė shkurtin e 1915-ės, e tashti shpirti i tij ndjek atė flurudhė e cila pėr sytė njerėzorė ėshte padukėshme por bėn pjesė nė harmonķne pėrgjithėshme qė drejtohet nga Regjisori i Gjithėsisė, Zoti vetė ! Pak vite jete normale gėzoi ai dhe shumė, tė panumėrta qenė vitet e vuajtjeve e tė dhunės imponuar qė hoqi mbi kurriz i mjeri. Vetėm tridhjetė vitet e para tė jetės tij qenė vite tė njeriut tė lirė, ashtu siē i takojnė ēdo krijese njerėzore qė nga lindja. Edhe njėmbėdhjetė vitet e fundit tė jetės vėrtet i jetoi i lirė, nė dhé tė huaj, por nė pamundėsķ ti shijonte. Kurse ajo pjesė jete e cila ishte vėrtet pėr tu shijuar, ato dyzete shtatė vite pėrgjatė tė cilėve njeriu ėshtė produktiv dhe mundet ti shijojė, e detyruan ti kalonte i dhunuar, i nėpėrkėmbur dhe i pafuqishėm tė reagonte ndaj vuajtjeve qė veē tij po kalonte e gjithė familja e tij ! Shkelje tė tė drejtave tė njeriut, madjé shkelje tė skajėshme e quajnė sot njė tė njėmijtėn e dhunės qė i imponuan Petritit dhe familjes sė tij, pikėrisht autorėt e asaj dhune, po tu bėhet atyre sot ! Dhe kanė tė drejtė, plotėsisht tė drejtė nga ana njerėzore. E kėtė pohim e bėj mė se sinqerisht ! Vetėm se e quajnė shkelje po ta kenė ata thikėn nga ana e tehut nė dorė, kurse sa kohė qė ata e kishin dorezėn nga dora, ishte zbatim i drejtė lufte klasash ! Kjo ėshtė paradoksale ! Po sjell tashti njė kujtim tė vogėl, tejet tė parėndėsishėm, krahasuar me dhunėn pasuese qė hoqi mbi kurriz Petrit Merlika me gjithė familje nė vazhdim. Sapo u vendosėn nė Tiranė forcat partizane, ndėr veprimet e para tė tyre qe edhe njoftimi familjes sė Petrit Merlikės ta lironin menjėherė shtėpinė pronė tė tyre. Dhe fati e desh qė ndėrsa familja Merlika largohej nga shtėpia e tyre, familja e gjeneral major Spiro Mojsiut erdhi tė banonte nė tė. Ma ka pasė treguar e ndjera Elena me gojėn e saj, se njė djali familjes Mojsiu rreth gjashtėmbėdhjetėvjeēar, i veshur me uniformė partizane, e ndiqte dhomė mė dhomė se mos merrte ajo gjė nga shtėpia. Ai djalė, sot president i republikės, nuk e besoj se i ka harruar ato ēaste. Nga ana tjetėr shpresoj se mbase kujtimi i padrejtėsisė atėherėshme ka lėnė gjurmė tek ndėrgjegja e tij qė sot ai, me postin qė ka, tė mos lejojė tė vazhdojne tė nėpėrkėmben tė drejtat e pronės ! Duke marrė shkas tashti nga jeta e Petrit Merlikės e duke e ndjekur atė pėrgjatė hullķsė detyruar nė tė cilėn e drejtuan dhunshėm zbatuesit e paprincip tė luftės klasave, unė shtroj pyetjen logjike : Kush qe humbėsi dhe e cilės pėrmasė qe humbja ? Mos ishin vallė humbėsit Petrit Merlika me shokė apo humbėse qe Shqipėria ? Vėrtet viktimat ishin humbėsit e jetės tyre, por shikuar nė kėtė aspekt thjeshtė personal, autorėt e luftės sė klasave si edhe zbatuesit e tyre tė paprincip, si tė tillė deklarojnė sot se ... ndonjė gabim edhe ėshtė vėrtetuar nė egzagjerim tė luftės klasave... Po ky problem do analizuar nė gjithė shtrirjen e tij e jo duke e reduktuar nė raste personale. Po me qė i ndjeri Petrit Merlika qe njeri i specializuar nė fushė shkencash egzakte, e trajtojmė problemin duke e kundruar nė mėnyrė fare sipėrfaqėsore, vetėm kėtė kategori specialistėsh. Abdyl Sharra si edhe kolegėt e tij Kujtim Beqiri, Vasil Mano, inxhenjer Zyma, Sulo Klosi, Riza Alizoti apo Selaudin Toto, tė gjithė tė diplomuar me rezultate maksimale nuniversitete me emėr europiane, kush inxhenjer ndėrtimi, tjetri gjeolog e kush specialist nafte, u pushkatuan ose u varėn si sabotatorė. Selaudin Totua qe nxėnės i zgjedhur i tė famėshmit Enrico Fermi qė desh ta mbante asistent tė tijin e Selaudini nuk pranoi se desh ti shėrbente atdheut ! Kujtim Beqirit mė 1976-ėn i u ekspozua fotografia nė Universitetin e Vjenės si yll i atij universiteti, (ku njė herė nė 50 vite qė nga krijimi i universitetit ekspozohej njė fotografi studenti tė tillė). Tė gjithė kėta specialistė u kundėrviheshin teknikėve jugosllavė me guximin si edhe pėrgjegjėsinė teknike tė specialistėve atdhedashės, pa e ditur se ato vlera tė tyre do tė pėrbėnin corpus delictin e tyre ! Profesor Zuberin e famshėm, zbuluesin e pellgjeve naftėmbajtėse nėntokėsore tė Bakusė, Iranit, Irakut, Arabisė Saudite, etj. e solli nė Shqipėri inxhenjer Andrea Xega, gjeollogu i shkėlqyer qė kishte qenė studenti zgjedhur i profesor Zuberit. E Zuberi zbuloi vėndburimet e Kuēovės edhe Patosit. Si pėrfundoi ky personalitet botėror ? E vdiqėn me shqelma nė qelķ nė syte Petro Markos, shkrimtarit tė dėgjuar dhe mikut tė Petrit Merlikės, qė ishte i varur nga sqetullat nė hekurat e dritares qelisė. Tė gjitha kėto Petro Markua i ka pohuar botėrisht nė faqet 479 480 tė librit tė tij Intervistė me vetveten (Retė dhe Gurėt), botim i shtėpisė botuese Omsca viti 2000. Ai gjithashtu kujton njė bisedė tė tijėn nė qelķ me prof. Zuberin i cili i kishte thėnė njė ditė : A e di se kėtu ja Enveri ja Koēi janė agjentė tė huaj, besoj tė Jugosllavisė. Se nuk lanė intelektual tė gjallė, me qėllim qė ata tė sjellin tė tyret. Edhe Andrea Xegėn e kalbėn nė burg ! Prandaj Petrit Merlika, i diplomuari nė elektro-hidro-energjetikė nė universitetin e Grenoblit dhe i specializuar nė universitetin e Friburgut nė Zvicėr, ėndrrėn e tij ta shfrytėzonte energjine lumenjėve qė kryq e tėrthor e pėrshkojnė vėndin tonė, kurrė nuk mundi ta realizojė dhe ngeli vetėm dėshirė e tijė. Kjo sepse ata qe minuan vėndin tonė nga themelet nuk e deshėn njė gjė tė tillė dhe Petritin, mbasi e kalbėn pėr pesėmbėdhjetė vite nė burg, e katandisėn tinternuar edhe pėr tridhjetė vite tė tjerė duke qeni detyruar tu paraqitej rojeve dy herė nė ditė ! E cili ishte faji zyrtar i Petritit ? Se nė vitin 1945 kishte biseduar me dy a tre vetė qė do tė qe mirė tė formohej njė parti opozitare qė zgjedhėsit tė kishin mė shumė se njė mundėsi votimi. Ky qe faji fatal i tij. Dakord. E pranojmė pėr njė ēast se ky mendim paska pėrbėrė faj. E pranojmė edhe faktin se ky person u paska dashur tė dėnohet e tė vuajė aq sa vuajtjet e Mandelės duken qesharake para vuajtjeve tė Petrit Merlikės. Po tė gjykojmė drejtė e me objektivitet : Mirė Petrit Merlika qė sė paku mbeti gjallė, po gjithata specialistė qė edhe u pushkatuan ose u varėn vetėm me vetėm se sllavi e desh njė asgjėsim tė tillė, nė kėt mes kush qe humbėsi mi madh, ata tė mjerėt vetė, apo Shqipėria ? Pėr tė rritur njė brez tė tillė specialistėsh duhen rreth 30 deri 40 vite punė. U zhdukėn ata si pasojė e nėnshtrimit total tė drejtuesve shqiptarė ndaj trysnķsė ideologjike sllave. Gazeta Bashkimi e datės 25 shtator 1947 pikon gjak. Lexojmė nė tė kalimin ku njoftohet se ... prokurori i popullit Josif Pashko bėri pretencėn e tij kundra tradhėtarėve dhe kėrkoi dėnimin nė litar pėr Shefqet Bejėn, Riza Alizotin dhe Sulo Klosin ... , dhe mėndja nė mėnyrė tė pashmangėshme na shkon tek zoti Gramoz Pashko i cili, kur ia lėvizėn eshtrat e tet nga varret e dėshmorėve pėr nė varrezat civile, kėtė lėvizje e quajti publikisht gjest makabėr ! Dakord, e pranojmė kėtė pohim pėr njė ēast, po veprimin e tet qė dėnonte intelektualė e specialistė nga mė tė shquarit e vėndit me dėnime kapitale vetėm me vetėm tu shkonte nė vėnd jugosllavėve qėllimi i tyre antishqiptar, atė veprim si e quan sot zoti Pashko ? Mos e quan gabime qė edhe u vėrtetuan asokohe ? Po ēemėr do ti vemė kėngės qė kėndonte rapsodi popullor :
Enver Koēi ka parė ėndėr, Shqipėrinė nuse e Titon dhėndėr, Nė shtėpi tė bukur e tė gjanė, Beograd e deri nė Tiranė ...
Kaq, tamam fluturimthi, rreth sė kaluarės. Vijmė tashti tek e sotmja. Edhe nė dhjetorin e vitit 2003 kemi njė Petrit Merlikė i cili ndonėse i dhunuar dhe i nėpėrkėmbur tėrė jetėn nga diktatura, i mėkuar siē qe nga mėsimet e tet, patriotit dhe gjuhėtarit tė shquar Mustafa Merlika Kruja, kėrkon tė varroset nė qytetin e tij tė Krujės. Petritit jetėn, me padrejtėsķ tė skajėshme ia bėnė skėterrė nė vėndin e tij, por ai prapseprap natė dhé e kėrkon prehjen : Nuk ia ka fajin dhéu po ia kanė njerėzit. Dhe paradoksi mi madh ėshtė fakti qė edhe sot pinjojt e Ramiz Alisė, njerit prej arkitektėve tė vrasjeve masive tė tė rinjėve kosovarė, pjesėmarrės aktiv nė vendimet famėkeqe kriminale tė zhdukjes intelektualėve si Petrit Merlika me shokė, ai qė deri nė ekstrem e shtyu dorėn e ndihmės ndaj kombit tonė qė i u shtri nga Shtrausi, ai qė edhe nė ēastin e fundit urdhėroi tė shtihej me zjarr kundra popullit, nė kėtė mijėvjeēar tė ri vazhdojnė dhe e lenė popullin pa energji elektrike, pa ujė, pa punė e pastaj gjoja ēuditen pėrse njerėzit e kėrkojnė shpėtimin pėrtej Adriatikut madjé duke rrezikuar jetėt e tyre ! Prandaj shtrohet me tė drejtė pyetja logjike : Me paralizimin e tė gjithė brezave tė intelektualėve dhe specialistėve si Petrit Merlika me shokė, ca duke i varur nė litar, ca duke i pushkatuar e tė tjerėt duke i detyruar tėrė jetėn tė qėndrojnė nė karroca invalidėsh, humbjen mė tė madhe e pėsuan ata apo atdheu i tyre Shqipėria ? Vetėm se mendoi qė pluralizmi politik do tė qe e mira e shtytjes pėrpara tė vėndit, Petrit Merlika u dėnua i vdekur mes tė gjallėve dhe e tėrė energjia potenciale e brezit tė tij u hodh nė greminė ! Kurse tashti pluralizėm, asocim dhe bashkėpunim me Amerikėn pa le me perėndimin, janė fjalėt e modės ! Sa ironķ, sa tragjedķ dhe sa gjak pėrmban ky kundrim !
___________________________________________
| |
|
|
| | |
|  |