| Menu principale |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija Home | |
| Cerca |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Informazioni |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
 This site will look MUCH better in a browser that supports web standards, but its content is accessible to any browser or Internet device. | |
| Partners |
Kosovo je srbija/Kosovo is Serbia/
Hacked by StRoNiX, T0r3x & Zaba
Serbian Hacking Team
Kosovo je Srbija
Kosovo är Serbien
Kosovo es Serbia
Le Kosovo est Serbie
Kosovo ist Serbien
Kosovo is Serbia
Kosovo je Srbija
| |
| Fotografia : Dy kėngėtare franceze nė objektivin e Gjon Milit - Qerim Vrioni
|  | Posted by Anonymous on 14/11/2005 1:52:23 (1342 reads)
 | 
Dy kėngėtare franceze nė objektivin e Gjon Milit
Qerim Vrioni
...Edit Piaf e Zhyljet Greko...
___________________________________________
Dy kėngėtare franceze nė objektivin e Gjon Milit

Qerim Vrioni
Gjon Mili, fotografi i madh shqiptaro-amerikan i shekullit tė kaluar (Korcė,1904- Nju Jork, 1984), ka pėrfshirė nė krijimtarinė e tij tė gjerė edhe njerėz tė njohur tė artit dhe kulturės botėrore. Nė kėtė lėmė gjenden kompozitorė, piktorė, shkrimtarė, skulptorė,instrumentistė, valltarė, kėngėtarė etj. Me ta , ai krijoi miqėsira tė shumta, jo vetėm nė saje tė profesionit, por edhe tė natyrės sė tij gazmore dhe dashamirėse. Ndėr kėngėtarėt pėrmendim posacėrisht dy franceze, Edit Piaf (1915-1963) dhe Zhyljet Greko (1926), shumė tė njohura jo vetėm nė Francė.
Edit Piaf, mbretėresha e muzikės sė lehtė franceze e mesit tė shekullit tė kaluar, ka qėnė kėngėtare shumė popullore, me zė jo shumė tė bukur, por me timbėr tė vecantė e mallėngjyes. Ajo ka interpretuar me forcė tė madhe emocionuese, ėshtė krijuese e mjaftė kėngėve, ndėr to “La vie en rose” dhe “l’Hymne a l’amour”, e po ashtu edhe pėrzgjedhėse me shije e repertorit tė saj. Piaf-in ,Mili e ka fotografuar nė vitin 1946, vit nė tė cilin hapi ekspozitėn e parė vetjake fotografike nė Paris. Atė e pėruroi me njė fjalim tė ngrohtė paraqitės filozofi i shquar francez Zh.P.Sartr , i cili ndėr tė tjera u shpreh se : “Mili ēdo fotografi e shndėron nė studim, nė pėrvojė. Pėr tė ka aq mėnyra fotografimi sa ka dhe tipa”. Fotografia ėshtė e atypėratyshme gjatė njė koncerti, mbase nė sallėn e njohur “Olimpia” tė Parisit, kur kėngėtarja e madhe kėndon kėngėn “Fizarmonicisti”. Piaf, kishte disa vite qė po korrte sukses nė publikun francez, dhe Mili, si njeri me shpirt artisti, s’kish sesi tė mos mahnitesh nga interpretimet e saja shumė tė vecanta. Padyshim, atij i ėshtė dashur, nė njė farė mėnyre tė ndaj kėnaqsinė e dėgjimit tė kėngėtares, me ėndjen e vazhdueshme tė tė fotografuarit. Sot, ndoshta mund tė themi se, ndėrsa soditim fotografinė, sikur e degjojmė atė duke kėnduar. E, kėtė mund t’a arrijė vetėm njė fotograf qė e njeh, por sidomos e ndjen muzikėn. Teknikisht, fotografi ka pėrdorur procesin e grafikimit i cili mėnjanon tonet e ndėrmjetme dhe e shndėron foton nė njė sipėrfaqe tė bardhė e tė zezė. Nė fotografinė e Piaf-it, ngjyra e zezė ėshtė mbizotėruese, ndėrsa e bardha pėrbėhet vetėm nga dy njolla ; Koka dhe dora e djathtė ngjitur nė faqe, si dhe dora e majtė e mbėshtetur nė trup (por jo “e vdekur”). Pra, fotoja ka shumė “pak” tė bardhė, por edhe ajo “pak”, flet shumė. Kėngėtarja si zakonisht , kur kėndon, edhe kėtu jeton me kėngėn. Me sa kuptojmė kėnga ėshtė duke pėrfunduar, kėnaqėsia e kėngėtares e ka kaluar kulmin, tanimė ėshtė duke u zvogėluar, zėri duke u shuar. Vetullat e bashkuara nga dy rrudhat vertikale tregojnė se nuk kemi tė bėjmė me dicka tė gėzueshme, pėrkundrazi na krijohet pėrshtypja e njė pėrlotje tė shpirtit. Edhe dora e majtė merr pjesė nė interpretimin e kėngės me ngjeshjen e saj nė trup. Mili, duke qėnė mjeshtėr i fotoaparatit, e njėkohėsisht duke njohur mirė e bukur estetikėn e fotografisė, arrin tė realizojė me kaq pak tė bardhė e aq shumė tė zezė, njė foto qė tė shtyn t’a soditėsh gjerė e gjatė. Duke analizuar dhe pėrsiatur mbi shumė fotografi tė kėngėtares sė njohur (pa mėtuar se janė shikuar tė gjitha), mendoj se Mili ka realizuar njė nga fotot qė ravijėzon mė thelbėsisht portretin e plotė (jo fizik) tė Piaf-it. Ai e ka shkrepur disa herė aparatin dhe, me sensin e tij tė hollė artistik, ka vecuar kėtė fotografi, shumė tė thjeshtė nė shikim tė parė, por tepėr shprehėse, e qė na kujton se e bukura dhe e thjeshta janė gjithmonė nė fqinjėsi tė mirė me njera-tjetrėn. Kjo fotografi, pėrbėn ndoshta lidhjen e vetme tė botės shqiptare me kėngėtaren e madhe Edit Piaf. Gjithashtu ajo (fotografia) mund tė konsiderohet , si tė thuash “njė dhuratė” e Milit pėr adhuruesit e shumtė shqiptarė tė sė shkuarės dhe tė sotėm (ndėr ta dhe artikullshkruesi) tė kėngėtares sė shquar.
Fotografia tjetėr i pėrket kėngėtares sė njohur tė viteve ’60, Zhyljet Greko. Ajo nuk ėshtė fotografuar duke kėnduar si nė rastin e Piaf, por tė themi duke medituar. Teknologjia e fotografimit ėshtė me ngjyra. Fotoja titullohet “Rreziku i madh” (The Big Gamble) nga fotografi dhe ėshtė realizuar nė njė lokalitet tė krahinės sė Provansės nė vitin 1960, kur kengėtarja ishte 34 vjeēe, si te thuash nė moshėn e rinisė sė pjekur. Vėrtetė pėr Milin beqar afėr moshės sė tretė, 57 vjeēar, sensualiteti i Grekos paraqet rrezikėshmėri, por fotografin mbase e ka mbrojtur nga “rreziku i madh”, pasioni i madh pėr krijimtarinė fotografike. Ai ka zgjedhur njė kėndmarrje tė tillė nė mėnyrė qė qendra e rėndesės sė fotos tė jenė buzėt shumė grishėse dhe gjysėm profili i faqes sė majtė. Se ēfarė shikon kėngėtarja simpatike nuk e zhbirojmė dot, ndoshta fotografin shumė tėrheqės nė sjellje. Nė foto nuk vėrejmė ndonjė element qė ta lidhi pamjen e kėsaj femre kaq joshėse me muzikėn, e megjithatė ajo ėshtė kėngėtarja e njohur Zhyljet Greko. Gjon Mili ka jetuar dhe studiuar nė SHBA (1923-1984), rrjedhimisht ka marrė kulturė amerikane. Por ai ishte njeri me vizion largėpamės e kulturė tė gjerė. Pėrmendim vizitat e herėpasherėshme nė Francė e miqėsitė e shumta me elitėn e botės kulturore franceze si me Sartr, Pikaso, Matis, fotografin Kartje-Breson dhe gruan e tij Martinė Frank, tė cilėn pėr disa kohė e ka pasur ndihmėse. Kujtojmė se Festivali i pėrvitėshėm ndėrkombėtar i Fotografisė nė Arlė tė Francės sė Jugut, nė vitin 1970 iu kushtua vetėm krijimtarisė sė Gjon Milit, vlerėsim ky qė natyrisht , do t’a lakmonte ēdo fotograf nė botė. Fotografitė e panumurta tė Milit nė Francė (pėr artistė, piktorė, skulptura, si dhe ato historike, arkeologjike etj.), tė cilat tregojnė pėr simpatinė e tij pėr botėn franceze, u shpėrblyen nga djepi i kulturės botėrore me kushtimin e njė festivali tė tėrė tė fotografisė. Edhe fotografitė qė shqyrtuam bėjnė pjesė nė shprehjen e respektit dhe dashurisė sė Milit pėr Francėn.
___________________________________________
| |
|
|
| | |
|  |