Enrrik Mendoja,njė homazh pėr penelin dhe shpirtin e piktorit - Klajd Kapinova

Data 17/5/2003 9:04:29
Argomenti:  Personazh




Njė homazh pėr penelin dhe shpirtin e piktorit Enrrik Mendoja

Klajd Kapinova


Vepra e tij pėr motive tė pastra shqiptare mbetet njė bazė e shėndoshė nė tabanin e gurrės sė pashtėrshme shqiptare, si njė art i mirėfilltė dhe njė gur i ēmueshėm nė artin shkodran dhe gjerdanin e pasur shqiptar.


-shqip-

____________________________________


Tė gjithė miqtė dhe shokėt e therrisnim Rrik dhe lajmėronim njeri tjetrin sa herė qė piktori hapte ekspozita ose pėr tė parė ndonjė punim tė ri nė studion private dhe shtėpi. I thjeshtė, buzagaz, melankolik dhe shumė ėndrrimtar. Rriku gjithnjė kėrkonte mendime nga piktorėt shkodranė, njerėz tė thjeshtė dhe miqtė pėr veprat e paraqitura nė galeri arti. Ai ruante respekt tė madh pėr mėsuesin e pikturės Naxhi Bakalli, i cili qysh nė fillim kishte parė tek ai njė tė ri tė talentuar. Ndoqi rrugėn e mjeshtėrit tė vet, por pa u bėrė asnjėherė e me tabllo rob i tij. Takimet me mjeshtėrin Bakalli ishin ēaste tė bukura dhe i kujtonte pėrherė. Bocetet me akuarel, ishin njė punė qė gjithnjė i jepte kėnaqėsi dhe sukses nė ekspozita. Ai pelqente shumė ngjyrat e ndezura dhe kostumet popullore tė vajzave zadrimore dhe tė qytetarėve shkodranė, pėr tė cilėt i kishin treguar tė parėt e tij dhe futej thellė nė botėn e veshjeve dhe traditave shqiptare. Ishte njė meditues i thellė dhe pas disa ditėsh reflektonte me njė punim. Pėlqente shumė nudizmin dhe disa nga piktorėt bashkėkohorė shqiptarė dhe evropianė. Shumė vite mė parė, para se demokracia tė shkelmonte gjumin letargjik tė komunizmit, ai kishte njė koleksion tė pasur tė nudizmit nė shtėpi, figura shenjtorėsh tė kishės katolike dhe diskutonte shumė pėr emisionet italiane tė pikturave murale dhe peisazheve me tematikė tė ndryshme. Admironte autorėt e huaj dhe shqiptarė, si: Ticianin, Rafaelin, Botiēelin, Pikaso, Goya, Rembrand, Kolė Idromenon, Odhise Paskalin, Pjerin Shedija, Ndoc Gurashin, Ferdinand Pacin dhe mikun e ngushtė tė tij me tė cilin punoi nė njė lokal Asllan Zeneli etj. Rriku i heshtur fjalė pak e punė shumė, fliste vetėm me ngjyrėn e tubeteve, penelet dhe telejot e njėpasnjėshme. Ai qysh fėmijė me vizatimet e moshės, shfaqi talentin e njė piktori qė premton. Edhe babai i tij kishte kryer dy vjet shkollė nė Liceun Artistik nė Tiranė, por pėr arsye ekonomike ai ndėrpret studimet. Axha i tij, Simoni herė pas here punonte pikturė tė ndryshme. Edhe vėllai i tij Gjovalini ėshtė paraqitur shpesh si piktor i talentuar.

Udha e pikturės dhe bota e magjishme e ngjyrave mbi telejo

Sikurse shikohet Rriku ka jetuar dhe zhvilluar prirjet e tij nė njė mjedis tė pėrshtatshėm artistik. Shkollėn e mesme e kreu pranė Liceut Artistik nė Tiranė nė vitet 1971-1975, ku reflekton talent nė gjinitė: peisazh, portret dhe kompozim. Diplomėn e mbrojti shkėlqyeshėm dhe u vlerėsua me notėn 10. Por si gjithnjė, pėr arsye politike tė regjimit tė kaluar, nuk mundi tė vijonte shkollėn e lartė. Filloi tė punoj nė hidrocentralin e Fierzės (1976-1978) si punėtor, e cila e bėri tė njihej mė afėr me njerėzit, vuajtjet, sakrificat, mjerimin, njohu njerėz me zakone e karakteret e tyre, qė do t’i pėrdorte nė punėn krijuese. Rriku pėr disa vite punoi nė dekorin e qytetit. Megjithėse orari i punės ishte i gjatė, ai e gjente kohėn pėr tė punuar nė pikturė. Ai ka paraqitur punime nė ekspozita kombėtare, lokale dhe nė galeritė e ndryshme nė botė. Mė 1999 hap njė galerinė vetjake nė qytetin e lindjes. Po kėtė vit nė galerinė "Te & Gi", paraqitet me disa punime me njė grup piktorėsh. Mė 1998 me galerinė "Te & Gi" hap ekspozitė nė Itali, Slloveni, Spanjė, Angli. Dy punimet me motive fetare tė titulluar "Udha e Kryqit" i ka realizuar nė kishėn Katedrale tė Shėn Shtjefnit nė Shkodėr, pėr tė cilat thoshte se ka pas njė fat qė ia besuan dorės sė tij. Ishte njė ndėr njerėzit mė aktivė nė Shoqėrinė Kulturore "Illyricum" tė qytetit, ku ishin tubuar pjesa mė e madhe e artistėve shkodranė. Nė tė gjitha veprat Rriku ėshtė shumė serioz, i natyrshėm dhe origjinal nė stilin, duke pėrcjelljė mesazhe tė kthjellta arti. Njė frymė e pastėr realiste, pa mbingarkesė spikat nė tė gjithė punimet, qė i pėrshkon njė ndjenjė e hollė artisti. Nė penelin e punės frymėzuese, shumė qartė shquhen bashkėrendimi me saktėsi i bukurisė me harmoninė e tė gjithė linjave kompozicionale artistike nė punimet e reja mbi telajo. Ai kishte zgjedhė temen e historisė sė Shkodrės, qė nga legjenda e Rozafės e tė gjitha periudhat kryesore historike deri mė 28 nėntor 1944. Nė pėrmbajtje ishte njė cikėl shtatė tabllosh, tė lidhura organikisht nė vijimėsi prej njerės tek tjetra, nė njė sipėrfaqe tė vogėl, qė formonte njė brez tė ngushtė, rreth 70 centimetėr, qė ecte natyrshėm nė formė rrethi pėr t’u mbyllė atje ku kishte filluar. Ēuditėrisht pėrballė tabllosė sė tij, tė duket se je para njė salle shumė tė madhe dhe monumentale, ku dialogon me piktorin pėrsonazhet e larmishėm tė skicuar pėr ngjyrim. Autori, u mundua organikisht tė bėjė bashkimin tė rrymės tradicionale me frymėn e re bashkėkohore nė pikturė, pa ra nė pėrsėritje apo siē quhet ndryshe nė fotografizėm. Shquhej si vizatues i mirė ngjyrės, ku ēdo penel i hedhur me delikatesė dhe finesė artisti i nėnshtrohej mendimit tė pjekur, qė i buronte nga galeria e pasur e shpirtit tė edukuar pėr art. Detajonte deri nė imtėsitė mė tė vogla elementėt e tablosė sė re dhe dinte tė dallonte atė qė duhet tė ishte si boshti i idesė sė realizimit tė kompozicionit artistik. Vepra me kohė ishte realizuar ne mendjen e tij, por punonte me kujdes pėr ta ofruar tė gjallė me penel. Piktura e tij qėndron elegante, plot dritė, tejdukshmėri, e pėrpunuar nė ngjyrė dhe tė bėn pėr vete, mbasi ėshtė tėrėsisht autoktone e shpirtit shqiptar. Kudo nė motivet qytetare, ndihet drita, ajri e jeta e Shkodrės. Ēdo milimetėr e tabllosė sė tij flet. Nuk kishte asgjė tė rastit. Talenti, mendja e zemra ishin tė unifikuar nė njė tė tėrė me emrin e vetėm ‘Enrrik Mendoja’. Ai ka dashur tė dėshmojė se zgjidhja klasike e harmonisė sė pėrkryer nuk ėshtė e vetmja zgjidhje qė mund tė mendohet, mbasi thjeshtėsia e natyrshme ėshtė njėra rrugė pėr tė arritur bukurinė. E nė kėtė plan dhe kėndvėshtrim, pėr dashamirėsit mė tė rrafinuar tė artit, ngjyrimi me penel artistik ka edhe rrugė tė tjera mė pak tė drejtpėrdrejta pėr tė arritur efekte tėrheqėse me plot sukses. Si njė artist i vėrtetė nė shpirt e nė penel, Rriku krijoi diēka tė re dhe befasuese. Miku i tij i afėrt dhe kolegu Nikolin Luci gjatė bisedave tė shpeshta nė studion e tij kujton: "Ka patur apo nuk ka patur tė drejtė Rriku, sidoqoftė ka qenė i vendosur pėr t’i rrėfyer ato legjenda, portrete, peisazhe nė njė mėnyrė tjetėr e pėr ta bėrė shikuesin tė ndjejė atmosferėn e gėrshetimet, kompozicionet artistike". Kurse piktori i mirėnjohur Pjerin Sheldija, njė mik i afėrt i tij thotė se: "Rriku, ishte njė shembull pune kėmbėngulėse dhe gjithmonė nė kėrkim. Ai dijti aq bukur tė lidhė talentin me vullnetin, arsyen me ndjenjėn. Si njė njeri me taban kulturor, harmonizoi nė mėnyrė tė shkėlqyeshme detajin me tė pėrgjithshmen, vizatimin me ngjyrėn, tradicionalen me kohoren. U mbėshtet fort nė artin popullor, duke stilizuar aq mirė motivet tona, pa ra nė dekoratizėm". Dhe Rriku vėrtetė ishte i tillė, mbasi diti me shumė mjeshtėri tė nxjerrė nė pah dhe tė vlerėsojė atė ēka i nevojitet pikturės si njė vlerė origjinale. Ēdo punim i tij ishte i kuptueshėm dhe i dashur prej tė gjitha shtresave tė shikuesve. Vepra e tij pėr motive tė pastra shqiptare mbetet njė bazė e shėndoshė nė tabanin e gurrės sė pashtėrshme shqiptare, si njė art i mirėfilltė dhe njė gur i ēmueshėm nė artin shkodran dhe gjerdanin e pasur shqiptar. Pedagogu i Universitetit tė Shkodrės "Luigj Gurakuqi" piktori Andi Hila shprehet: "Art i skalitur buron nga dashuria pėr vendlindjen dhe artin popullor, art i cili pėrcillet deri te ne me njė talent befasues e shumė profesionalizėm. Duke kaluar nga njė pikturė natyraliste deri nė njė dekorative e ornamentale piktori ynė Rriku shpalos magjinė e artit tė tij." Me ndjenjė tė lartė respekti formulon njė vlerėsim tė veēantė bashkėqytetari e piktori Shpėtim Garuci, i cili ndėr tė tjera thotė: "Unė kam pasur fatin ta ndjek nga afėr punėn tij. Ai punonte shumė si nė sasi e cilėsi, qė i jep atij mundėsinė e tė qenurit njė nga piktorėt mė prodhimtar dhe mė tė shitur nė elitėn e piktorėve shqiptarė. Temat e veprave tė Rrikut janė tė veēanta, pėr vetė tematikėn qė pėrdorte nė realizimin e tyre, duke sjellė para syve tė shikuesit vlera sa mė origjinale".
Rriku studion me zell tė ftohtė portretet e zadrimoreve
Piktori Mendoja, studion me zell tė ftohtė portretet e zadrimoreve, me ditė muaj dhe vite. Ai kėrkonte gjithnjė tė pėrsosuren nė punime, sepse kėrkonte tė ruante emrin e mirė tė familjes dhe dorės sė tij. Rriku donte qė bukuria e zadrimoreve ta ndihmonte pėr tė pėrcjellė vegimin e tij, pėr botėt e dikurshme tė dinjitetit dhe tė pafajėsisė. Por portreti mė i arritur ėshtė portreti i rrumbullakėt i zadrimores, qė punoi nė fund tė jetė sė tij. Punonte ēdo ditė deri nė orėt e vona tė natės, mbingakesė e cila, mė pas do tė ndikonte mbi shėndetin. Kushdo qė e sodit me kujdes dhe imtėsi zadrimoren, detajet qė e hijeshojnė atė do tė shoh se autori e ka realizuar portretin e dashur nė mėnyrė pėrfekte, duke merituar fjalėn ‘ėshtė vėrtetė njė pikturė e gjallė’. Kėtu nuk ka asgjė dramatike, asgjė qė tė pushojė syri menjėherė, por sa mė gjatė ta sodisim, aq mė shumė duket mjeshtėria e tij virtuoze. Edhe nė gjininė e peisazhit ka punuar shumė. Ata janė plot diell e paqė. Tani e kuptojmė frymėn solemne tė kulturės sė pikturės, gjestet plot droje e respekt, vėnien nė mendime tė figurave anėsore qė shohin varrin dhe admirojnė edhe mė shumė atė bukuri, me tė cilat figurat qė do tė lexojnė mbishkrimin u pėrgjigjen lėvizjeve tė njėri-tjetrit. Nė kompozimet e tij, autori duket mjaft i thjeshtė, por ėshtė thjeshtėsi e lindur nga njė njohje artistike e thellė. Vetėm njė njohje e tillė mund tė gjallė kėtė vegim nostalgjik, prehje tė qetė nė tė cilėn vdekja ka humbur tmerrin e saj. Por pėr pikturat e tij, ai ka zgjedhur vetėm ato motive qė i quante me vend, nė njė vegim ėndėrrimtar tė sė kaluarės dhe atė siluetėn e ka zhytur nė njė dritė tė praruar ose nė njė ajėr tė argjendė, qė vjen e transfiguron tėrė veprėn sepse aty, ėshtė sekreti i artit tė Enrrikut, mjeshtėria e magjishme pėr t’i dhėnė jetė tė gjallė, tė plotė, tė hareshme gjithēkaje. Vite mė parė nė njė nga ekzpozitat lokale, mė tėrhoqi vėmendjen njė peisazh me borė kujton piktori i mirėnjohur i qytetit tė Shkodrės Ndoc Gurashi. Kjo tė kujtonte se njė talent i ri po i shtohej vargut tė traditės sė pikturės nė qytetin e njohur nė kėtė fushė. Veterani i penelit Gurashi kujton: "Pyeta se kush ishte piktori. Dhe njė koleg i tij mė tha: "Ky asht autori i peisazhit e quhet Enrrik Mendoja". E pėrgzova duke i uruar suksese. Ai bukur thuri pikturėn e mjeshtėrit tė madh Kolė Idromenos, prof. Simon Rrotės, Kolombit e Vladimir Janit, me penelin e tij tė madh sa realist e modern". Piktura e Rrikut ėshtė e mbėrthyer me vizatim tė saktė e shoqėruar me njė ngjyrė shpėrthyese, duke futur hijshėm motivet kombėtare tė qytetit dhe rrethinave tė saj. Kėto i dhanė gjithnjė e mė tepėr pėrsonalitet tė dallueshėm autorit nė gjininė e arteve figurative shkodrane dhe kombėtare. Spikasin pėr veēanti tematike punimet: "Zadrimorja", "Gjeli", "Idil dashurie", "Fusha e Bunės", "Legjenda e Rozafės", etj. Nė shumė portrete duket se shprehjet e tyre s’mund t’i kapim kurrė. Por natyrisht, nuk ėshtė papėrcaktueshmėria qė e krijon kėtė efekt, ka shumė gjėra tė tjera prapa saj. Dikur, kohė mė parė, nė tė kaluarėn e largėt, njerėzit i kishin vėshtruar portretet me adhurim, sepse duke krijuar i ruheshin ngjashmėrisė me pėrsonin. Ndėrsa artisti nė njė farė mėnyrė ruante artistin nė nivelin e pėrsonit tė pikturuar. E kėsisoj kishte ngjarė me piktorin e talentuar Enrrik Mendoja, qė sot mbetet i gjallė dhe pėrkujtohet me ndjenjė tė thėllė respekti nga tė gjithė bashkėatdhetarėt, bashkėqytetarėt dhe miqt e ngushtė nė Shkodėr, Tiranė, Durrės, Itali, Gjemani, Angli, Francė, ShBA etj. Ai me penelin e palodhur bėri realitet ėndėrrat dhe shqetėsimet e ardashėsve tashmė tė shpėrndarė udhėve tė botės. Ai zotėronte ato magji qė u jepte jetė ngjyrave tė hedhur me penelin e tij vėrtetė tė mahnitshėm…Rriku u nda i ri (viti 2001) nga Shkodra e tij e dashur, qė i dha lėndėn e parė nė punimet nė pikturė, duke i lėnė trashėgim njė galeri tė pasur punimesh qė ruhen nėn pėrujdesin e Rites bashkėshortes, prindėrve nė Shkodėr, qė gjithnjė i qėndruan pranė sė bashku me vajzėn. Shumė punė qė ai mbaroi brėnda nė ngjyrat qė hidhte nė telajo, nė temen qė paraqiste ishin derdhur ēastet e frymėzimit tė ditės, dashuria pėr vajzėn e vetme Antonelėn, gruan Ritėn dhe njerėzit, qė pėr te ishin muza frymėzuese nė veprėn qė i dhuroi vendlindjes e Shqipėrisė...


Klajd Kapinova
Gazeta "Illyria", New York


____________________________________





Questo articolo viene da albanovaonline.com
http://www.albanovaonline.com

L'indirizzo web di questa pagina č:
http://www.albanovaonline.com/article.php?storyid=136