www.albanovaonline.com

 

 

 

95 vjetori i Konferėncės sėAmbasadorėve nė Londėr dhe Kosova

 

 

Romeo Gurakuqi

UniversitetiEuropian i Tiranės

 

 

Me anėn e trajtesės sė mėposhtme dua tė sjell nė vemendjen e opinionitpublik,  ngjarjet tė cilat sollėnnė aneksimin e Kosovės nga ana e Serbisė nė vitin 1912 dhe arsyet e njohjesndėrkombėtare tė kėtij procesi fillimisht pushtues e mė pas kolonizues.

Synimi i trajtės ėshtė tė nenvizojė se, duke qenė se kemitė bėjmė me njė rast historik kolonial, tėrėsisht tė errėsuar dhe tė fshehur,populli i kėtij entiteti ka tė drejtėn tė jetė i lirė pėr tė vetevendosur sėrishpėr ardhmėninė e vet. Paradoksi qendron nė faktin se rasti i Kosovės ėshtėrasti i fundit i pazgjidhur kolonial, qė po zgjidhet nė njė kohė kur epokakoloniale ėshtė tashmė e pėrmbyllur. Kosova ėshtė njė rast kolonial qė kambetur i fshehur pėr shkak tė rrethanave tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė tėgjithė periudhėn vijuese 1912-1995, pėr shkak tė dobėsisė dhe famės sė keqe qėka pasur shteti amė nė botėn demokratike dhe pėr shkak tė orientimeve tėpastabilizueme orientuese tė Shqipėrisė komuniste dhe post komuniste.

Rasti kolonial i Kosovės ka qenė aq i fshehur, sa ka qenėi fshehur edhe realiteti aq i thyeshėm jugosllav, ky grumbull territoresh dhepopujsh tė mbledhur artificialisht nga pamundėsia pėr tė zgjidhurmosmarrėveshjet nė marrėdhėniet mes Fuqive tė Mėdha nga vitit 1912 deri mė 1919.Nė kėtė bashkim shtetėror artificial ekzistonin akumulime urrjetjesh reciproke,sa qė bota e qytetruar europiane nė kohėn e presidentit Tito as qė iimagjinonte dhe as i kishte kuptuar.

Interesat e dhenies sė zgjidhjeve  tė pjesshme, imponuan mbajtjen fshehurtė rastit Kosovar deri edhe nė Marrėveshjet e Paqes sė Dayton-it mė 1995. Nėkėtė marrėveshje, ēėshtja e 2 milion shqiptarėve u injorua tėrėsisht, gjė qė ukuptua nga ish presidenti Millosheviq si njė dritė jeshile pėr gjithė atė ēfarėbėri mė pas.

Po, si u pėrfshi Kosova nė Serbi? Trajtesa merr shkas nga puna gati 11vjeēare kėrkimore e zhvilluar dhe e mbėshtetur tėrėsisht nė dokumentat qėgjenden nė Public Record Office-pėrkatėsisht Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsitdhe Mbretėrisė sė Bashkuar.  Nėkėtė arkiv pėr vitet 1913-1914, me tė cilat zėn fill dhe stabilizohet faza eparė e procesit tė lartpėrmendur, gjenden dosje tė tėra tė Foreign Office dhetė Admiralatit tė Flotės Britanike, qė japin nė hollėsi trajtimin e plotėdiplomatik tė problemit. (Dokumentat e vitit 1913 janė tė vendosur nė PRO.FO.371.1770,1771, 1806, 1757, 1758, 1759, 1769, 1805, 1808, 1819, 1807, 1809; ndersa ato tėvitit 1914 janė tė vendosura nė dosjet: 1886, 1891, 1894, 1885, 1887, 1888,1889, 1890, 1892, 1893, 1895, 1896, etj.)

Pikėsėpari do tė mė duhet tė bėhet njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kuadrithistorik tė zhvillimit tė ngjarjeve.

Procesi i aneksimit tė Kosovės nga Serbia, njėlloj sikurse Hotit dhe Grudės,nga Mali i Zi, ėshtė i lidhur me ngjarjet e Luftės sė Parė Ballkanike,1912-1913. Shtetet e reja ballkanike, pas lidhjes sė Aleancės me tyre nėpranveren e vitit 1912, synonin tė pėrfitonin nga turbullira qė shkaktoi nėKostandinopojė disfata nė luftėn Italo-Turke 1911 dhe nga kryengritjet eherepashershme tė shqiptarėve, veēanėrisht ajo e vitit 1911. Ashtu sikurseshkruan historiani Ferdinand Schevill: “Ata e ndjenė fitoren shqiptare,tashmė tė pashmangshme, nepėrmjet tė cilės Shqipėria ishte duke u ndėrtuar sinjė shtet autonom i pėrbėrė nga katėr vilajete, i Shkodrės, Janinės, Monastiritdhe Kosovė. Nė qoftė se propozimi shqiptar do tė pranohej, secili prej katėraleatėve, (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria shėnim i imi. R.G.) do tashikonte derėn e mbyllur nė njė krahinė tė caktuar, tė cilen secila nė mėnyrėtė veēantė lakmonte.”( Ferdinand Scevill, The History of Balkan Peninsula, from the earliesttimes to the present day, New York (revised edition) 1953, faqe 471).

    Mė 12 tetor 1912 shpertheu LuftaBallkanike. Brenda njė periudhe tė shkurtėr, shtetet e reja tė Ballkanit edėrrmuan Perandorinė Osmane. Lufta Ballkanike e vitit 1912  erdhi nė mėnyrė tė papritur nė botėn etrazuar tė para Luftės sė Parė Botėrore, mbasi Fuqitė e Mėdha nuk ishin tėpėrgatitura pėr njė fitore tė shpejtė tė aleatėve tė vegjėl para njė perandorie.Por, siē shkruan Richard C. Hall, “fitorja ishte njė fitore krejt enatyrshme, pėr shkak tė pėrparimit kuptimplotė moral, ekonomik dhe ushtarak qėkishin bėrė shtetet e krishtera qė prej ēlirimit tė tyre. Nepėrmjet njė puneplot pasion ata shtete ia arritėn tė pėrqafonin shumė nga mentalitetet dheinstitucionet europiane dhe tė pajisur me ato, u kyēen nė njė betejė me njėpopull aziatik, i cili i kishte rezistuar nė mėnyrė tė qendrueshmeeuropianizimit…". (Richard C. Hall, The Balkan Wars 1912-1913, London andNew York 2000, faqe 72.) E ballafaquar me kėtė shkatėrrim shumė tė madh, Portae Lartė, e kapur nga paniku, kėrkoi ndėrmjetėsim tek Fuqitė e Mėdha tė kohės,Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia, tė cilat me 3 dhjetorarritėn tė ndėrmjetėsonin dhe tė vendosnin njė armėpushim. Nė kėto rrethana umblodh Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Londėr mė 17 dhjetor1912, pėr tė zgjidhur problemet e lindura nga lufta nė mes Aleatėve Ballkanikėdhe Turkisė. Nė ditėn ku u hap konferenca, turqit mbanin nė Europė ende,Konstandinopojėn me rrethinat dhe tre qytetet e fortifikuara: Adrianopojėn,Janinėn dhe Shkodrėn. Mė 17 dhjetor 1912 ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha tėakredituar nė Britaninė e Madhe u takuan nėn kryesinė e Sir Edward Grey-t, pėrtė mbikqyrur procesin e paqes nė Ballkan dhe pėr tė mbrojtur interesat e Fuqivetė Mėdha nė rajon. Kjo Konferencė u mblodh me cilėsinė e “Mbledhjes sėAmbasadorėve tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha nėnshkruese tė Trataktit tė Berlinit”.Konferenca e Ambasadorėve i zhvilloi punimet mes shqetėsimeve tė Fuqive tėMėdha se lufta ballkanike mund tė pėrshkallėzohej nė njė konflikt mė tė gjėrėqė do tė pėrfshinte shtete tė tjera. Pėr shumėkend asokohe ishte e qartė seēėshtja ballkanike mund tė pėrshkallėzohej drejt nė luftė europiane dhe pėr kėtėarsye Fuqitė e Mėdha kėrkuan ta parandalonin njė gjė tė tillė. Duhet tė kihetparasysh se Konferenca e Ambasadorėve synonte gjithashtu tė zgjidhtekundėrshtitė nė mes Fuqive tė Mėdha, nė mėnyrė tė veēantė, ata nė mes tre prejtyre, mė drejtėpėrdrejtė tė interesuara nė Gadishullin Ballkanik:Austro-Hungarisė, Italisė dhe Rusisė. Nė kėtė mėnyrė, rendi gjeopolitik ivendosur nė Konferencėn e Berlinit mė 1878, nė Londėr u zėvėndėsua me njėmarrėveshje tė re. Shikuar nė njė kontenkt historik mė tė gjėrė, Konferenca eAmbasadorėve nė Londėr mė 1912-1913 ishte etapa e fundit e Sistemit tė Kongreseve,tė vėnė nė jetė mė sė pari nga Kongresi i Vjenės 1814-1815. Nė ditėt e para tėkėsaj mbledhjeje u zhvilluan bisedime dhe shkėmbime mendimesh, mespėrfaqėsuesve tė Fuqive Europiane. Nė kėtė konferencė, pėrveē ēėshtjesshqiptare, u bisedua pėr njė paqė tė pėrgjithshme midis Fuqive Europiane, udiskutua problemi i daljes sė Serbisė nė Adriatik dhe ēėshtja e ishujve tėbregdetit Jonian, kufirit tė Bullgarisė mė Perandorisė Osmane nė Traki. Pėr fat tė keq, Ēėshtja e Shqipėrisė, u zgjidh parespektin mė tė vogėl ndaj shqiptarėve, dhe kufiri i shtetit tė ri shqiptar upėrcaktua vetėm nėn prizmin e shmangies sė njė ballafaqimi nė mes Austro-Hungarisė dhe Rusisė, pėr tė cilin shqiptarėt nuk ishin fajtorė dhe me tė cilinato nuk kishin tė bėnin fare. Austro- Hungaria, e gjendur pėrballė faktit tėkryer tė ndryshimit tė status quo-sė ballkanike nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shtetevesllavo-orthodokse, pra nė fund tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtėme krijimin e njė shteti shqiptar sa “mė tė madh qė tė ishte e mundur”, dukepasur parasysh kėtu trojet ku banonte popullsia shqiptare.

      Shqyrtimi ikujdesshėm i dokumentacionit arkivor tė Foreign Office tė njė pėriudhe 8 mujore,qė nis nga dhjetori i vitit 1912 deri nė korrik 1913, tė jep njė ide tė qartėmbi mėnyrėn dhe kriteret e pėrdorura pėr klasifikimin dhe ndarjen e territoreveballkanike nė pėrgjithėsi dhe atyre shqiptare nė veēanti, dhe mund tė kuptohetkrejt mirė ajo ēfarė sot, nė prag tė zgjidhjes sė statusit “pėrfundimtar”(termi pėrfundimtar ėshtė relativ mbasi nė qoftė sejepen zgjidhje nė kundėrshti me parimin e vetvendosjes, kėto zgjidhje vertetmund tė krijojnė njė balance mes fuqive, por nuk krijon stabilitetin ebrendshėm tė entitetit tė interesuar) tė Kosovės. Ėshtė mjaft e trishtueshmesot, kur shikon se me ēfarė lloj cinizmi, ėshtė ndarė trualli etnik shqiptar,si i janė shkėputur atij troje kompakte etnike, dhe si janė nėnvleftėsuar nėkėtė ndarje kriteret mė tė domosdoshme etnografike dhe historike dhe se siėshtė pranuar sovraniteti i shteteve tė reja mbi territoret qė Perandoria ekalbur Otomane kishte ceduar. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr,Austro-Hungaria argumentoi se pėrfshirja e Shkodrės ishte thelbėsore pėrekonominė e shtetit tė ri shqiptar dhe kėrkoi dhe mbrojti gati e vetme, tėdrejtėn e shtetit tė ri shqiptar mbi njė pjesė tė madhe tė Kosovės sė sotme,pėrfshirė qytetet e Pejės, Gjakovės Prizrenit dhe krahinėn e Dibrės nė tėrėsi,sepse, sipas saj, ekzistonin arsye racore dhe fetare pėr tė mos ia dorėzuarkėto qytete Malit tė Zi dhe Serbisė. Rusia,  njėlloj siē sillet sot pas 95 vitesh, nuk hapi rrugė pėrzgjidhjen e problemit tė Shkodrės pa kėnaqjen deri nė fund tė ambicjeve tėSerbisė nė Shqipėrinė Verilindore, gjegjėsisht nė Kosovė. Nė pėrgjigje tėpresionit gjerman pėr tė mos prishur konferencėn, Austro-Hungaria bėri njė serilėshimesh deri sa Rusia ra dakord nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri. Pėrjavė tė tėra paqja nė Europės u var nė fatin e Pejės, Prizrendit, Dibrės dheveēanėrisht tė Gjakovės. Mė caktimin e kėtyre qyteteve pėr Serbinė, dhe Hotitdhe Grudės pėr Malin e Zi, natyrisht qė ekzistenca jetėsore pėr banorėt eShqipėrisė sė Veriut do tė bėhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithēka qė ilihej kėtij rajoni ishte vetėm njė zonė e tėrė shkėmbore jo produktive dhesepse jeta e kėsaj zone kishte qenė e lidhur historikisht ngushtė, sidomos meGjakovėn. Gjithashtu, Malėsia e Madhe shqiptare u nda nė mes, duke iu kėputurlidhjet e komunikimit, pėrvecse ekonomiko-tregtar edhe familjar. Me shkėputjene rajoneve tė sipėrthėna, trungut tė shtetit tė porsa njohur shqiptar iundėrprenė arteriet themelore qė e bėjnė tė funksionueshėm njė komb, lidhshmėriapolitike, ajo ekonomike, komunikimi i brėndėshėn njerėzor. Pasojė edrejtėpėrdrejtė e saj, natyrisht se nuk do tė ishte tjetėr veēse,varfėrimi i mėtejshėm ekonomik i rajoneve tė tėra malore shqiptare si rezultati ndėrprerjeve tė marrėdhėnieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmitgjysėm-mesjetar edhe me tej nė epokėn moderne, mbajtja konstante e pasigurisėsė brendshme politike nė shtetin e ri shqiptar, dobėsim i mėtejshėm i nuklevekulturore europiane brėnda kombit shqiptar, njė ballkan perėndimor krejtėsishttė destabilizuar pėr njė kohė tė gjatė. Njė Shqipėri etillė e lėnė nė mėshirė tė fatit, nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm e konstant, tėshteteve mė tė fuqishme fqinje me institucione demokratike dhe europiane tėpastabilizuara, jo vetėm qė do tė bėhėj detyrimisht njė njollė mjerimi nėEuropė pėr njė periudhė tė konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj egjymtuar do tė mund tė shkaktonte njė seri ndėrlikimesh qė do tė shtriheshinshumė pėrtej kufijve tė saj, Serbisė dhe Malit tė Zi.

      Trajtimii problemit tė kufirit tė shtetit tė ri shqiptar nuk u mbėshtet nė konsiderataetnografike, historike, ekonomike etj, por u bė nga Fuqitė nėn prizmin emosprishjes sė ”koncertit europian”, gjė e cila, nė kėndvėshtrimin e kėsajdiplomacie, do tė mund tė ēonte mė pas nė njė luftė europiane. Para njė“nevoje” tė tillė tė konsideruar si parėsore pėr Fuqitė, por shkatėrrimtare pėrShqipėrinė, diplomacia britanike u mundua tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, rol icili pėr mendimin tonė, e detyroi atė tė heqė dorė nga disa parime themelorekonstante pozitive ndaj ēėshtjes shqiptare, tė kristalizuara, sidomos nė krizėnshqiptare tė vitit 1911, qė e kishin bazėn nė eren e re qė po frynte nėdiplomacinė britanike. Kėshtu, megjithėse ishte e bindur pėr pėrkatėsinė etnikeshqiptare tė disa qyteteve qė i kaluan Serbisė, ajo nuk qe nė gjendje t’i jepterrugė situatave tė vėshtira qė u krijuan nė Konferencė. Kjo ndodhte kurekzistonin raporte historiko-etnografike, memorandume edhe nga personalitete tėpaanshme botėrore, tė cilėt argumentonin historikisht pėrbėrjen kompakte etnikedhe origjinėn historike tė pandėrprerė tė popullit shqiptar. Ndėr ato do tėdėshiroja tė pėrmendja memorandumin e dėrguar nga misionari amerikan TelfordErickson, Sir Edward Grey-t (PRO. FO. 371. 1823, doc. No. 25388, June2, 1913). Erickson pasi argumentoi me fakte dhe dokumentehistorike lashtėsinė iliro- arbėnore tė shqiptarėve, pyet se “si mund tė ndahetnė mes kjo tokė antike dhe ky popull antik nė mes aleatėve si njė plaēkėlufte”?! Mė pas ai shton: “Ne Zotėrinj kemi pas mėsuar se drejtėsia duhettė jetė guri themeltar i ēdo rendi jetėgjatė nė shoqėrinė njerėzore”.

      Nė Konferencėn eAmbasadorėve, interesat e Shqipėrisė u ndėshkuan veēanėrisht nga qėndrimi iRusisė. Pėr kohen pėr tė cilen flasin, prirja konstante e Rusisė nėpėrkrahje tė botės ballkanike sllavo-orthodokse mbėshtetej thjesht dhe qartė nėnjė filozofi racore dhe religjioze dhenuk pėrmbante, asnjė parametėr analitik parimor dhe objektiv bashkėkohor.Rusia, mė 1913, u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe ia arriti qė tė krijonte njėShqipėri sa mė tė vogėl qė tė ishte e mundur, duke u bėrė presion Fuqive tėtjera qė t’u lėshonin Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi, rajone tė banuaraeskluzivisht nga shqiptarė. Madje, Rusia arriti deri atje sa tė parashtronteedhe objeksione ndaj marrjes shqyrtim konsideratave etnografike nga njėKomision Ndėrkombėtar qė do tė krijohej pėr tė zgjidhur ēėshtjet ekontestueshme (PRO. F.O. 371.1769, pg 385 doc.10416).  Kėtė qėndrim tė Rusisė, Faik Konica, njėprej shqiptarėve mė tė shquar tė asaj kohe, vėllai i kryediplomatit mė tė rėndėsishėmshqiptar nė Londėr pėr 30 vite me radhė Mehmet Konica, u pėrpoq t’ia bėnte tėqartė Sir Edward Grey-t, me anė tė njė memorandumi tė dorėzuar nė ForeignOffice me 5 shkurt 1913. (P.R.O. F.O. 371 1769 faqe 130-135, dokument nr. 6388 iregjistruar me datė 10.02.1913) Ai u shpjegoi Fuqive se pjesa me emadhe e tokave shqiptare tė kėrkuara nga Serbia dhe Mali i Zi janė tė banuaranga shqiptarė katolikė dhe muhamedanė. .. Sa mė e fuqishme tė jetėShqipėria, u pėrpoq tė shpjegonte ai, aq mė e aftė do tė jetė ajo tė qėndrojėmbi kėmbėt e veta, pa u mbėshtetur nė fqinjė e saj tė fuqishėm dhe pa qenė edetyruar tė bėhėt njė instrument i tyre. Nė kėtė kontekstkujtesa historike ishte e qartė: Po ndahej padrejtėsisht shtrati historiki njė populli antik, po i shkėputej Shqipėrisė Kosova, djepi shqiptarverilindor,  barriere jo e kėndshme pėr politikėn ruse nė ekspansion tėvazhdueshėm. (Pėr fat tė keq, Rusia e sotme e drejtuar nga Presidenti Putin pobėn njė rikthim dramatik, tė pajustifikuar bashkėkohėsisht, nė politikėn ejashtme cariste ndaj Kosovės, ēfarė nuk i shkon njė vendi europian tėdemokratizuar, tė shekullit XXI).

      Nė kėtė qėndrimtė sajin antishqiptar nė Konferencėn e Ambasadorėve, Rusia pati pėrkrahjenindirekte, apo edhe direkte tė Italisė. E nisur nga interesa tė ngushta dinastike, por edhe nga njėambicje pėr hegjemoni nė Adriatikun Lindor, Italia do ta minojė tėrėsishtbalancėn e Fuqive nė trajtimin e ēėshtjes shqiptare, duke anuar qartėsisht nėpėrkrahje tė aneksimeve tė tokave shqiptare. Mungesa e luajalitetit tėqėndrueshėm, pėrkujdesi maksimal pėr interesat e saj ekonomike momentale, dhenxjerrja nė plan tė dytė e parimeve kryesore qė udhėheqin drejt njė politikė tėjashtme konsekuente, kanė qenė tiparet themelore qė kanė drejtuar klasenpolitike italiane nė raport me ēėshtjen e themelimit tė drejtė tė shtetitshqiptar. Ky qendrim i saj, irakorduar me pozicionin e hekurt politik tė Gjermanisė, dhe politiken konstanteprosllave tė Francės sė atėhershme, ishin shtyllat themelore mbi tė cilat umbėshtet mekanizmi i institucionit ndėrkombėtar qė sanksionoi atė qė sot poquhet e drejta sovrane e Serbisė mbi Kosovėn, e Malit tė Zi mbi Malėsinė. Ėshtė vendi tė pėrcaktojmė se e drejta eSerbisė mbi Kosovėn nuk ka lindur si rezultat i integrimit normal tė kėtijterritori, si rezultat i njė konsensusi tė pėrgjithshėm popullor, apo i njėvazhdimėsie historike tė ndėrprerė padrejtėsisht, por si rezultat i fitimit tėkėtij territori si plaēkė lufte, dhe tė sanksionuar ndėrkombėtarisht nga njėinstitucion, i cili, nė thelbin e tij nuk kishte parimet e sotme qė drejtojnėmarrėdhėniet ndėrkombėtare, por parimin e ruajtjes me tė gjitha mjetet dhemėnyrat tė “Koncertit Europian”. Dėshiroj tė pranoj nė kėtė kontekst se veprimtaria e shteteveballkanike dhe e Fuqive tė Mėdha nė realizimin e kėtij vendimi, u ndihmua ngagjendja nė tė cilen dilte shoqėria shqiptare e asaj kohe. Pushtimi Otomanpesėshekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar,ruralizimin e shoqėrisė shqiptare, mbajtjen nė frenim tė ēdo prirjeje pėrringritje kulturore dhe civilizuese tė shoqėrisė nė tėrėsi. Fuqitė eMėdha nė kėtė mėnyrė, nė vend qė t’i hapnin poret jetėsore njė kombi nė rrugėne tij pėr ripėrtritje qytetare dhe europiane, e cunguan atė territorialisht, ikėputėn arteriet jetėsore dhe ushqyen faktorėt qė bėjnė lehtėsisht tė manipulueshėmdhe tė kontrollueshėm njė popull tė penguar historikisht nė rrugėn e tij tėzhvillimit.

      Sot, rindertuesit e tė ardhmes sė Kosovės, do tė duhettė shpengojnė kėtė vend dhe popull nga ankthi i pritjes sė pafundme, qė pokrijon ēdo ditė e mė shumė amulli tė pėrgjithshme ekonomike dhe sociale dhefrikėn e njė tė ardhmeje tė pasigurtė. Ndihma e dhėnė deri mė tani pėr ta ēuarderi nė prag aspiraten pėr liri, nuk mund tė ndalet pa e pėrfunduar edhe aktine vet final: njohjen de jure tėlirisė.  Njohja e pavarėsisė sėKosovės ėshtė po aq e rendėsishme sa edhe procesi i demokratizimit, de-komunistizimite de-otomanizimit tė saj tė njimendte dhe integrimi i kujdesshėm dhe iinstitucionalizuar i forcave tė mirėfillta intelektuale nė drejtimin politik tėnjė vendi qė aspiron tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian.

   

Shkodėr mė 25.11.2007

 

 

www.albanovaonline.com