Shpalime
historike:
DEMONSTRATAT
SHQIPTARE TĖ VITIT 1968 NĖ KOSOVĖ
Sheradin BERISHA
1.1/ Pozita
kushtetuese e Kosovės dhe e viseve tjera shqiptare gjatė viteve 1946-1968
Dihet
mirėfilli se pas Luftės sė Dytė Botėrore,Kosova me Kushtetutėn e parė tė
Republikės Federative Popullore tė Jugosllavisė,miratuar mė 31 janar 1946,u
definua si njėsi autonome territoriale-administrative brenda Serbisė e
quajtur:Qarku Autonom i Kosovės dhe Metohisė(QAKM).Dhe,ky bashkim i dhunshėm
i Kosovės me Serbinė qe vetėm njė pjesė e padrejtėsisė qė u bėhej shqiptarėve
tė ndarė nga Shqipėria londineze,pėr faktin se kompaktėsisė gjeografike tė
Kosovės iu shkėputėn trevat etnike
shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore,nė Mal tė Zi por edhe Presheva,Medvegja dhe Bujanoci,nė tė
cilat shqiptarėt ishin shumicė.Akti mė i lartė juridik-kushtetues i QAKM-s
ishte statuti,i cili duhej tė ishte nė pajtim me Kushtetutėn e RFPJ dhe atė tė
Sėrbisė.Pas aneksimit tė Kosovės(Republikės sė Sėrbisė) dhe pas sanksionimit tė
statutit tė QAKM-s,shteti jugosllav e vazhdoi politikėn diskriminuese ndaj
shqiptarėve nė ēdo sferė tė jetės.Nė tė
gjitha dokumentet kushtetuese federative dhe republikane nga viti 1946 deri nė vitin 1963,statusi i gjuhės
shqipe,ashtu si statusi i autonomisė sė Kosovės,erdhi duke u rrudhur dhe nė
kėtė kontekst e gjithė jeta private,shoqėrore e politike e shqiptarėve ishte
vėnė nėn kontrollė tė plotė tė UDB-sė,ku kishte hapur rreth 120 mijė dosje pėr
shqiptarėt. Me Kushtetutėn e 7 prillit 1963,RFPJ shndėrrohet nė Republikė
Socialiste Federative tė Jugosllavisė(neni 1),ndėrkaq Kosova shpallet Krahinė
Autonome(neni 111),ndėrsa shqiptarėt nga nocioni pakicė kombėtareme kėtė
Kushtetutė u definuan sikombėsi.Kjo Kushtetutė nuk kishte sjellur ndonjė
ndryshim esencial nė trajtimin e shqiptarėve,por megjithatė sinjalizonte
ndryshime qė mund tė bėheshin nė tė ardhmen.
Shqiptarėt gjatė periudhės 1948-1966(qė nė popull quhej si koha e
Rankoviqit),u pėrballėn me njė fushatė tė egėr shkombėtarizimi e shpėrnguljeje
masive nga trojet e tyre stėrgjyshore.Krahu shovinist serb,i drejtuar nga
Aleksandėr Rankoviqi,sekretar i Komitetit Qėndror tė LKJ-sė,ministėr i Punėve
tė Brendshme dhe nėnkryetar i Republikės
Socialiste Federative tė Jugosllavisė,gjatė kėsaj periudhe pushtetin e vet tė
dhunės mbi shqiptarėt e ushtroj nėn ombrellėn e kryetarit J.B.Tito.Asokohe
A.Rankoviqi,bėnte politikėn e kuadrove partiake e shtetėrore nė tė gjitha
republikat e posaqėrisht nė Serbi dhe mbikėqyrte tė gjitha institucionet
partiake,shtetėrore dhe ushtarake,madje ai mbikėqyrte edhe punėn e jetėn
private tė kryetarit tė shtetit e tė Partisė -Titos.
Sė
kėndejmi nė fillim tė viteve tė 60-ta kur kreu shtetėror jugosllav nisi njė
reform ekonomike nė shkallė vendi, pėr shkak tė pabarazisė ekonomike lindėn
kundėrshtimet e para ndėrmjet republikave,tė cilat shumė shpejt u shndėrruan
edhe nė konflikte tė hapura politike.Kjo
situatė e rėndė u vu re nė disa mbledhje
tė Komitetit Ekzekutiv tė LKJ-sė,tė zhvilluara nė nėntor tė vitit 1965-shkurt
tė vitit 1966.Pushtetarėt serb,qė me kohė kishin zėnė pozita sunduese politike
nė federatė(UDB,ushtri,polici e nė aparatin burokratik)meqė kėtė reformė ekonomike me kėrkesat e saj decentralizuese,e
shihnin si formė tė avansimit tė
Sllovenisė e Kroacisė dhe si njė rrezik
pėr dobėsimin hegjemonist tė tyre,atėherė u vunė nė lėvizje pėr t“iu kundėrvėnė
reformave tė tilla.
Nė
kėto zhvillime politike u krijuan dy forca rivale:forcat burokratike
decentralizuese nė krye me Titon dhe ato
unitarise serbe nė krye me Rankoviēin.Pėr t“i sfiduar forcat unitariste serbe
nė radhėt e pushtetit,Titoja nė qershor 1966 nė mbledhjen e KE tė KQ tė LKJ-sė
formoj njė komision tė posaqėm,pėr tė shqyrtuar veprimtarinė e aparatit tė
Sigurimit tė Shtetit(UDB-sė)qė drejtohej nga Aleksandėr Rankoviē.Dhe nė
Plenumin e IV tė KQ tė LKJ-sė tė mbajtur mė 1 korrik 1966 nė
Brione,fuknsionarėt mė tė lartė tė UDB-sė si A.Rankoviē,Svetisllav
Dolasheviē...akuzoheshin se kishin keqpėrdorur pozitėn, se nėpėrmjet tė rrjetit
tė gjerė tė bashkėpunėtorėve tė tyre nė
organizatat punuese e madje edhe nė parti kishin synuar tė vendosnin kontrollin
mbi njerėzit e thjeshtė deri tek udhėheqėsit mė tė lartė politik nė vend,duke
pėrfshirė kėtu edhe vetė Titon.Ky Plenum rezultoi me dorėheqjen e Rankoviqit
prej detyrave tė partisė dhe tė UDB-sė,ndėrsa nė mbledhjen e dhomave tė
Kuvendit federativ,mė 14 korrik 1966 ai dha dorėheqje si deputet dhe nėnkryetar
i RSFJ-sė.Nė tetor tė atij viti KQ i LKJ-sė e pėrjashtoi A.Rankoviēin nga
LKJ-ja,dhe pasi ka filluar njė proces gjyqėsor kundėr tij dhe bashkėpunėtorėve
tjerė ėshtė ndėrpre,pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve,ndėr ta shumė
personalitete tė larta politike,qė ishin pėrfshirė nė veprimtarinė kriminale tė
organeve tė UDB-sė.Denimi verbal i Rankoviēit,duke u ngarkuar me pėrgjegjėsi
pėr ērregullime serioze nė shėrbimin e Sigurimit tė Shtetit,mė shumė ishte njė
taktikė dinake e J.B.Titos,sepse ai me kohė i dinte tė gjitha deformimet qė
ndodhnin nė organėt e UDB-sė.Nė Plenumin e Brionit nuk u tha asnjė fjalė pėr
arsyet e vėrteta tė shkarkimi tė Rankoviēit,pra pėr kundėrshtimin e tij ndaj
Reformave ekonomike e ndaj sistemit tė vetadministrimit,sepse fajėsimi pėr
shkeljet e shpėrdorimet e rėnda tė pėrditshme tė organeve tė UDB-sė,ishte njė
akuzė,e cila nga tė gjitha shtresat e popullsisė pranohej mė lehtė dhe ngjallte
kundėr tij njė revoltė shumė mė masive se sa tė denoncojė kundėrshtimet e tij
ndaj Reformės ekonomike apo vijimsinė e kursit tė vetadministrimit,ku
iniciatorė ishte vetė Tito dhe grupi i tij.1
Nė kuadėr tė fushatės qė ndėrmori J.B.Tito pėr
tė goditur Rankoviēin,njė vend tė posaqėm kishin edhe shqiptarėt.Shkarkimi i
Rankoviēit dhe ithtarėve tė tij nga postet e rėndėsishme shtetėrore e
partiake,ndonėse ishte goditje serioze pėr regjimin e egėr policor nė
Jugosllavi,njėherėsh vinte nė dukje edhe kontradiktat ndėrnacionale dhe luftėn
e ashpėr qė po zhvillohej pėr pushtet nė gjirin e udhėheqjes sė saj.Brenda
politikės koniunkturale pėr tė vendosur njė ekuilibėr tė ri midis klaneve...kreu
i PKJ (mė pas LKJ-sė)J.B.Tito filloi t“ubuzėqeshedhe shqiptarėve.Si
fillim,pati kujdes tė fshinte nga kujtesa popullore krimet e bėra prej vetė
atij dhe Rankoviēit dhe nė diskutimet publike pėr denoncimine veprimtarisė sė
klanit rankoviēian,u pėrpoq qė ta thejė kompleksin e inferioritetit qė u ishte
imponuar shqiptarėve.
Nė kėto rrethana pėr shqiptarėt u krijua njė
klimė paksa mė e relaksuar politike dhe duke e shfrytezuar kėtė krizė tė
krijuar,njė pjesė e intelegjencės shqiptare dhe disa segmente politike filluan
tė flasin hapur pėr padrejtėsitė qė i
bėheshin popullit shqiptarė nė arsim,kulturė dhe nė fusha tjera tė jetės
politike e shoqėrore.Kėto hapsira lirije u bėnė edhe mė tė mėdha nė vitin
1967,pas fillimit tė debatit publik pėr amandamentet e reja qė do tė ndryshonin
Kushtetutėn e RSFJ-sė,kushtetutat e republikave dhe statutet e krahinave
autonome tė vitit 1963.
Nė
gamėn e gjerė tė diskutimeve rreth kėtyre amandamenteve,nė Kosovė nga dita nė
ditė problemi i pazgjidhur kombėtar u bė mbizotrues.Pėr pozitėn kushtetuese tė
Kosovės,mė 14 korrik 1967 dhoma krahinore e Kuvendit Popullor tė KA tė Kosovės
vendosi formimin eKomisionit pėr studimin e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me ndryshimet dhe plotėsimet e Statutit.Me kėtė
rast Kryetar i kėtij Komisioni u zgjodh Fadil Hoxha-kryetar i Kuvendit Krahinor
tė Kosovės.Ky komision hartoiprojektin e propozimeve pėr ndryshimin dhe
plotėsimin e Statutit tė KA Kosovės,nė konsultim edhe me Komisionin kushtetues
tė RSF tė Jugosllavisė dhe atė tė Serbisė.Ky projekt mė 22 prill 1968 iu
dorėzua KE tė KK tė LK tė Kosovės dhe nė diskutimet qė pati u vunė nė dukje shumė pasaktėsi qė kishte nė
Kushtetutėn ekzistuese(federative e atė republikane)tė vitit 1963,lidhur me
pozitėn e KA tė Kosovės.Nė verėn e vitit 1968 diskutimet pėr ndryshimet dhe
plotėsimet nė Kushtetutėn
federative dhe nė atė republikane
tė v.1963,lidhur me pozitėn qė duhej tė kishte KA e Kosovės,u zhvilluan edhe nė
aktivet politike komunale tė LK-sė.Debati i parė u zhvillua nė Gjakovė mė 18-20
gusht 1968 pėr tė vazhduar pastaj nė Pejė,nė Prishtinė,nė Deēan,nė Gjilan,nė
Gllogovc,nė Lipjan,nė Podujevė,nė Prizren etj.Nė kėto aktive u kėrkua qė
Kushtetuta federative tė garantonte tė drejtėn e vetvendosjes sė shqiptarėve
ashtu si kombet tjera tė Jugosllavisė;qė Kosova tė ishte njėsi federale d.m.th
republikė;qė si ligj themelor i krahinės tė ishte Kushtetuta e jo Statuti;qė nė
dhomėn e kombeve Kosova tė kishte 20 deputetė,sikundėr dhe republikat e
tjera;qė tė zyrtarizohet pėrdorimi i simboleve kombėtare;qė emri i krahinės tė
ndryshohet nga Kosovė-Metohi nė Kosova-Kosovo;qė Kosova tė ketė gjyqin e vet
suprem dhe kushtetues dhe tė jetė i lidhur me gjyqet respektive nė nivel tė
federatės;qė tė sigurohet barazia e gjuhės shqipe nė nivel federativ;qė nė kushtetutėn
federative populli shqiptar tė mos emėrtohej nė mėnyrė
fyeseshiptariporalbanci;qė tė precizohej nė kėtė kushtetutė e drejta pėr
riatdhesim jo vetėm pėr pjestarėt e kombeve,por edhe pėr pjestarėt e kombėsive
etj.2
Tubimeve tė tilla publike,paraprakisht i ndihmuan edhe tri ngjarje tė
rėndėsishme historike,tė cilat tek shqiptarėt ringjallėn dinjitetin dhe
krenarinė kombėtare:
1.Konferenca Albanologjike e mbajtur nė Tiranė(17 janar 1968)dhe
Simpoziumi shkencor mbajtur nė
Prishtinė(9-12 maj 1968),me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes se kryetrimit Gjergj
Kastriotit-Skėnderbeut,ku morrėn pjesė studjues shqiptarė e tė huaj tė fushave
tė historisė,tė letėrsisė,tė gjuhėsisė,tė folklorit dhe tė etnografisė;3
2.Konsulta e njėsimit tė gjuhės Shqipe e mbajtur mė 22-23 prill 1968 nė
Prishtinė,nė tė cilėn u konstatua se si gjuhė letrare e shqiptarėve nė
Jugosllavi njihej njėzėri gjuha letrare
e shtetit amė(Shqipėrisė).4
3.Manifestimet e shumta,tė mbajtura me rastin e 90 vjetorit(qershor
1968)tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Meqenėse kėrkesa
qė Kosovės t“i njihet statusi i Republikės,shpejt u pėrqafua nga
poulli shqiptar dhe u bė kėrkesė gjithpopullore,ēarqet shoviniste serbe pėr ta
penguar kėtė trend tė ngjarjeve,mė 31 gusht 1968 nė njė mbledhje tė zgjeruar
tė kryesisė sė Komitetit Ekzekutiv
Krahinor tė mbajtur nė Prishtinė,gjykuan ashpėr kėrkesėn qė Kosova tė bėhet
Republikė.Nė konkluzionet e miratuara nė kėtė mbledhje,nėn presionin e serbėve
u vendos,qėnė Kosovė nuk duhej tė shtrohej kėrkesa pėr republikė e
vetėvendosjedhe tė ndalohen diskutimet pėr kėtė ēėshtje.Pavarėsishtė nga kėto
vendime,zhvillimet e diskutimeve nė aktivet politike tė komunave tė kosovės
treguan qartė se aspirata e shqiptarėve pėr republikė ishte e fuqishme.
Alternativa e
Republikės sė Kosovės u shtrua edhe nė njė takim tė delegacionit shqiptar qė
pati me Titon dhe Kardelin nė tetor 1968,mirėpo Titoja(pavarėsisht qė kjo
kėrkesė kishte dalur nga tubimet e gjera tė popullit shqiptar)nė mėnyrė
diplomatike e kundėrshtoj alternativėn e republikės,duke deklaruar serepublika
nuk ėshtė shkop magjik e as i vetmi faktor qė mund t“i zgjidh tė gjitha
problemet,dhe konkludoi sezgjidhja e
statutit tė Kosovės dhe sigurimi i tė drejtave tė plota tė krahinės duhet tė
realizohet brenda kuadrit tė RS tė Serbisė!5Me
kėtėsugjerimTitoja i mbylli diskutimet nė rrugė legale pėr statusin e
republikės.
Kundėrshtimi i
kreut jugosllav,i sinjalizoi qartė strukturat politike nė Kosovė,pėr luftimin e
opcionit tė Republikės me tė gjitha mjetet.Burokracia politike shqiptare,e cila
deri nė vitin 1966 qe zbatuese e verbėt e politikės shoviniste tė Rankoviqit,nė
kėto rrethana pėr tė dėshmuar lojalitet dhe basnikri tė plotė ndaj politikės sė
reklamuar tė Titos-pėr Socializmin Vetqeverisės,pėr vėllazėrim-bashkimin e
plotė e sloganeve tjera,doli hapur kundėr kėrkesės pėr Republikė.Dy qėndrime tė
Fadil Hoxhės(Kryetar i Komisionit) duket se e vėrtetojnė kėt pėrfundim.Mė 22
prill 1968 nė mbledhjen e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės F.Hoxha deklaron:Gjatė
disa mbledhjeve tė zhvilluara nė Beograd,unė kam thėnė se mospranimi i kėtyre
kėrkesave(Kerkesa republikė-Sh.B)dhe propozimeve tė tjera,tė cilat sipas
mendimit tonė janė shumė realiste dhe tė domosdoshme do tė na detyrojnė tė
kėrkojmė mėnyra tjera pėr tė gjetur zgjidhje.Ndėrkaq nė tetor tė atij viti,nė
njė mbledhje tė Kuvendit tė Kosovės ai thekson:Ne nuk jemi tė orientuar pėr republikėn.As Komisioni,as
faktorėt tjerė politikė tė Kosovės,tė cilėt mbi vete e kanė pėrgjegjėsinė e
plotė,e as faktorėt tjerė jashtė Kosovės,nuk janė tė orientuar pėr krijimin e
republikės!!6Me kėto
veprime,politikanėt shqiptar kanė dėshmuar qėndrimet e tyre tė
dyzuara,pavendosmėrinė pėr tė shpėrthyer kornizat e autonomisė,dhe pėr t“u pėrballuar me guxim karshi presionit serb e
jugosllav nė mėnyrė qė tė zgjidhet pėr momentin ēėshtja kombėtare nėpėrmjet
satusit tė republikės.Fushata antirepublikė e zhvilluar nga strukturat
autonomiste nuk u mirėprit nė popull,e
veēanėrisht nga intelektualė e studentė,qė vepronin nė kuadėr tė organizatave
politike ilegale tė kohės.Deri nė vitin 1968,ndonėse tė gjitha grupimet
politike ilegale kishin si synim-ēlirimin e Kosovės me viset tjera shqiptare
dhe bashkimin e tyre me Shqipėrinė,pa hequr dorė nga nga ky qėllim,do tė
angazhohen edhe pėr jetėsimin e opcionit tė Republikės,tė pėrfshirė kėtu
Kosovėn dhe viset tjera shqiptare nėn Jugosllavi dhe kjo do tė jetė shkalla e parė pėr realizimin e bashkimit kombėtar.
1.2/Demonstratat
studentore tė vitit 1968 nė Kosovė
dhe nė
viset tjera shqiptare
Ndonėse viti
1968 njihet si vit i lėvizjeve studentore nė Evropė,ku universitetet mė tė
njohura tė Francės,tė Gjermanisė dhe tė Anglisė u pėrfshinė nė valėn e trazirave
studentore tė sėmajtės sė re,megjithatė ato nuk reflektuan aspak tek lėvizja
studentore shqiptare e Kosovės,pėr faktin se lėvizja studentore evropiane
kishte karakter social,ishte lėvizje shoqėrore dhe synonte njė rend mė tė mirė
shoqėror,ndėrkohė qė lėvizja studentore e Kosovės kishte karakter
kombėtar,karakter tė rezistencės kundėr njė robėrie tė egėr shekullore.Nė
qershor 1968 shpėrthyen demonstratat studentore edhe nė Beograd,tė cilat ndonėse u pėrpoqėn tė
manifestonin jehonėn e demonstratave studentore tė Evropės,ato u pėrshkuan me
kėrkesa ultranacionaliste e shoviniste.Nė kėto rrethana u planifikuan
demonstratat studentore nė Kosovė.
1.3/Demonstratat e tetorit 1968
Nė Kosovė
demonstratat e inicuara nga grupimet e organizuara studentore,fillimisht
shpėrthyen nė tetor,vazhduan nė nėntor dhe pėrfunduan nė dhjetor
1968.Demonstrata e parė,pas Luftės sė Dytė Botėrore,u organizua mė 6 tetor
1968,nė qytetin e Beslidhjes shqiptare nė Prizren.Vatėr kryesore e saj ishte
Shkolla e Lartė PedagogjikeXhevdet Dodanė kėtė qytet.Nė organizimin e
demonstratės u shquan studentė,nxėnės e arsimtarė tė Gjimnazit:Meriman
Braha,Isa Demaj,Pashk Laēi,Haxhi Maloku,Zymer Neziri,Gjergj Camaj,Shpresė Elshani,Simon
Kuzhnini,Rafet Rama,Lemane Braha,Pjetėr Dreshaj,Isė Morina etj,ndėrsa u
pėrkrahėn edhe nga intelektualė,zejtarė tė qytetit dhe fshatarė tė fshatrave
pėrreth.7
Demonstruesit e
grumbulluar nė afėrsi tė SHLP-Xhevdet Doda,tek vendi Qafa e Pazarit(tani Qafa
e Kishės),tė prirė nga flamuri kombėtarė,qė mbanin lartė vajzat Shpresė Elshani
dhe Lemane Braha,marshuan nė drejtim tė sheshitShadėrvan dhe kaluan rrugės
kryesore duke brohoritur parullat:Rroftė flamuri kuq i e zi!,Rroftė populli
shqiptar!,Duajm Universitet!,Duam barazi!dhe Kosova Republikė!.8Masa e demonstruesve qė tashmė kishte
arritur nė rreth 3 mijė vetė,pas paraklalimit rrugėve tė qytetit u grumbulluan
nė sheshin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.Para demonstruesve nė shesh,organizatorėt:Meriman
Braha,Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosėn Flamurin Kombėtar,ndėrsa Haxhi
Maloku e mbante nė duar me krenari.Pasi
iu bėnė nderime drejtuesve tė LSHP-sė,Abdyl Frashėrit dhe Ymer Prizrenit,para
shtatoreve tė tyre,u lexua edhe njė letėr ku u paraqitėn synimet e popullit
shqiptar,qė tė jetojė i lirė si popujt e tjerė;t“i gėzojė tė gjitha tė drejtat
ashtu si popujt tjerė nė Federatė;tė flasė lirisht kudo gjuhėn e vet shqipe dhe
t“i pėrdorė lirisht simbolet e veta kombėtare;tė shkollohet nė gjuhėn amtare
nga fillorja e deri nė universitet;tė ketė punė edhe pėr shqiptarėt,nė
administratė tė pėrdoret gjuha shqipe etj.9Masa
e tubuar pėr tė manifestuar kėrkesat pėr barazi kombėtare,nga sheshi i
lidhjes,marshuan rrugėve tė qytetit pėr t“u kthyer mėpastaj sėrish nė sheshin e selisė LSHP-sė
dhe nga aty u shpėrndan tė qet.Gjatė tėrė kohės,demonstruesit ishin nėn vėzhgim
tė forcave tė mėdha policore,tė cilat pėr tė mos eskaluar situata nė pėrmasa tė
paparashikueshme,nuk intervenduan nė shpėrndarjen e tyre.Pas kėsaj
demonstrate u arrestuan disa nga organizatorėt e saj,tė cilėt pasi u mbajtėn 2-3 javė nė izolim u liruan,me qėllim qė tė
mos i jepet publicitet kėsaj ngjarje tė
madhe historike.10
Njė demonstratė
e ngjashme me kėto kėrkesa,dy ditė mė vonė(8 tetor) u organizua edhe nė Suharekė,nga veprimtarėt.Hamėz
Morina,Haxhi e Ajshe Bajraktari etj.Ndėrkaq demonstrata e tretė u mbajtė mė 27
tetor 1968 nė Pejė.Organizatorė tė demonstratės ishin:Skėnder Kuēi,Isa Demaj,Zyber
Neziri,Ramadan Blakaj,Xhemail Gashi etj,tė
cilėt pėr tė qenė pjesmarrja sa mė masovike nė demonstratė shkruan dhe
shpėrndanė njė thirrje drejtuar popullit.Ditėn e caktuar,nė orėn 14 nxėnėsit
dhe studentėt e Shkollės sė Lartė ekonomike-Komerciale nė Pejė,u brumbulluan nė
oborrin e shkollės NormaleAli Kelmendi:Aty iu bashkuan edhe nxėnėsit e
shkollės bujqėsoreBoris Vukmiroviq.Nga
kjo qendėr shkollore qė gjindet nė Vitomiricė,demonstruesit,duke i prirė i riu
Skėnder Kuēi me flamurin kombėtar,marshuan rrugės qė vjen prej Mitrovicės nė drejtim
tė Pejės,e cila tė shpien nė qendėr tė qytetit.Gjatė rrugėtimit,demonstruesit u
pėrpoq t“i ndalonte Kryetari i Komitetit tė Lidhjes sė Rinisė sė Pejės Lekė
Vuksani,por nuk pati sukses.11Njė
pjesė e demonstruesve,ndėrkohė shkuan nė tregun e qytetit dhe iu bėnė thirrje
tregėtarėve qė t“i bashkohen demonstratės.Me kėtė rast tregu u boshatis dhe tė
gjithė u solidarizuan me studentėt dhe nxėnėsit.Nė ato momente numri i
demonstruesve arriti nė rreth 7 mijė
veta.Kjo masė demonstruesish nė orėn 15 u grumbulluan nė sheshin e
qytetit,pėrpara Kuvendit tė Komunės dhe aty mbi ēoshkun e Rilindjes(qė ishte
pėrskaj ndėrtesės sė Komunės)pėrreth 20 minuta e mbajti njė fjalim S.Kuēi.Mė
pastaj edhe 2-3 tė rinjė tjerė hipėn pėrmbi qoshk dhe brohoritėn parulla pėr:flamurin,pėr
Kushtetutėn,pėr Republikėn,pėr universitetin etj 12 dhe masa e tubuar me ovacione tė
vazhdueshme i pėrsėriste kėto parulla.Meqenėse demonstrata ishte paqėsore dhe
s“pati dėme materiale,formacionet e
policisė edhe pse tė pėrgaditur me tė gjitha paisjet pėr intervenim,nuk patėn
urdhėr pėr shpėrndarjen e demonstruesve,nga frika e eskalimit tė situatės nė
pėrmasa tė paparashikueshme.Me demonstratėn e Pejės u pėrmbyllė cikli i parė i
demonstratave shqiptare,tė cilat pushteti,duke dashur t“i minimizojė ato,organizatorėt
e saj nuk i dėnoi shumė,pėrveēse me disa ditė burg pėr kundėrvajtje.
1.4/Komiteti i Studentėve-organizatorė i
demonstratave tė nėntorit 1968
Vazhdimi i demonstratave nė mujinin nėntor 1968 shėnon
artikullim mė tė zėshėm tė kėrkesės pėr vetėvendosje tė shqiptarėve.Grupin e
organizatorėve tė demonstratave tė nėntorit 68,qė do tė quhej Komiteti i
demonstratavee pėrbėnin studentė tė fakulteteve tė Prishtinės.Anėtarė tė kėtij
grupimi ilegal politik ishin:
1.Osman(Xhemail)Dumoshi,nga Prishtina-student i
Fakultetit Teknik dega e Maqinerisė;
2.Adil(Murat)Pireva-nga Lupēi i Poshtėm komuna e
Podujevės,gazetar student me korrespodencė i Fakultetit Filozofik,dega e Gjuhės
dhe letėrsisė shqipe;
3.Selatin(Ismail)Novosella-nga Vushtrria me vendbanim nė
Prishtinė,student i Fakultetit Filozofik,dega e gjuhės dhe letėrsisė shqipe;
4.Ilaz(Ejup)Pireva-nga Lupēi i Poshtėm komuna e
Podujevės-student i Fakultetit Teknik-dega e Maqinerisė;
5.Xheladin(Jetish)Rekaliu-nga fshati Dobratin i
Podujevės,student i Fakultetit Teknik-dega e Maqinerisė;
6.Afrim(Ragip)Loxha-nga Peja,student i Fakultetit
Teknik-dega e Maqinerisė;
7.Skėnder(Ismail)Muēolli-nga fshati Bajēinė i
Podujevės,student i Fakultetit Teknik,dega e Ndėrtimtarisė;
8.Skėnder(Ibrahim)Kastrati-nga fshati Karaēevė komuna
Kamenicės,student i Fakultetit Ekonomik dhe
9.Hasan(Hasan)Dėrmaku-nga fshati Shipashnicė,komuna e
Kamenicės,student i Fakultetit Filozofik -dega e historisė.13
Bėrthama e kėtij
grupi formohet nė qershor 1964,vetėm disa ditė pas zbulimit dhe arrestimit tė
organizatės atdhetareLėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve
LRBSH-sė nė krye me Adem Demaēin.Ky grup,duke pasur parasysh pasojat e
burgosjeve tė anėtarėve tė LRBSH-sė,fillimisht veprimtarinė e tij e pėrqėndroi
nė ngritjen ideopolitike pėrmes leximit tė veprave tė ndryshme letrare e
historiografike,pėrmes zhvillimit tė debateve pėr ēėshtje tė ndryshme politike
dhe pas njė periudhe tri vjeēare,nė gusht 1967 nis veprimtarinė konkrete nė
mėnyrė tė organizuar.Ky grup politik(fillimisht i paemėrtuar)me rastin e
riorganizimit mė 1967,fushėveprimin e vet e pėrcaktoi duke u bazuar nė
programin dhe statutin e LRBSH-sė 14,ashtu
sikur tė gjitha grupet dhe organizatat tjera tė mėvonshme,edhe pse mbajnė emra
tė ndryshėm,programet do t“i kenė tė njejta(LRBSH-s).Dhe jo rastėsisht ėshtė
thėnė se tė gjitha organizatat politike ilegale tė asaj kohe,ishin
vazhdim-transformim i organizatės sė Adem Demaēit.
Gjatė
periudhės gusht 1967-gusht 1968,kur
Kosova dhe viset tjera shqiptare jetonin nėn ankthin e debatit publik pėr
ndryshimet kushtetuese,ky grup dhe shumė intelektualė tė tjerė atdhetarė u
kyqėn aktivisht nė avansimin e pozitės kushtetuese tė Kosovės.Nė mbledhjet e
tyre tė shpeshta qė mbaheshin nė shtėpitė e Osman Dumoshit,tė Selatin Novosellės
dhe tė Adil Pirevės15,grupi
me seriozitetin mė tė madh i analizonte rrethanat politiko-shoqėrore dhe
reagimet e pushtetit serbo-jugosllavė dhe tė burokracisė politike
shqiptare,kundėr vullnetit tė Shqiptarėve pėr tė qenė tė barabart,nė kuadėr tė
federatės jugosllave.Nė varshmėri mė situatėn e krijuar,asokohe grupi pas njė
sėrė takimesh nė fshatrat Lupē i Poshtėm dhe Bajēinė tė Llapit dhe zhvillimit
tė njė ankete gojore me tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare,hodhėn idenė
pėr organizimin e demonstratave nė disa qytete tė Kosovės.Gjatė mujave
shtator,tetor dhe gjysmės sė parė tė nėntorit 1968 grupi politik i studentėve
qė tanimė do tė emėrtohet me emrinKomiteti i Demonstratave,i bėri tė gjitha
pėrgaditjet pėr organizimin e demonstratave.Rol
tė rėndėsishėm nė organizimin dhe
orientimin politik tė demonstratave tė nėntorit 1968 kanė luajtur edhe
atdhetarėt:Ismail Dumoshi16dhe
Metush Krasniqi17,tė cilėt qėndruan nė
prapaskenė(me insistimin e Osman Dumoshit)me qėllim qė tė ruheshin nga
burgosja,pėr tė vazhduar aktivitetin e tyre pa u hetuar nga UDB-a.Nė njė takim
tė mbajtur mė 16 nėntor 1968 nė shtėpinė e Osman Dumoshit,ku morėn pjesė:Osman
Dumoshi,Selatin Novosella,Adil Pireva,Ilaz Pireva,Afrim Loxha dhe Skėnder
Muēolli,ėshtė vendosur qė mė 27 Nėntor 1968 tė organizohen demonstrata nė disa
qytete tė Kosovės,si nė:Prishtinė,Podujevė,Ferizaj dhe Gjilan.Tė pranishmit
morėn detyra qė tė joshin sa mė shumė nxėnės dhe studentė pėr pjesėmarrjen nė
demonstrata.18Mė 16 Nėntor 1968 Adil
Pireva ka shkruar edhe njė thirrje pėr demonstratė nė vargje me titull:Eni nė
demonstratė.19Nė Prishtinė ėshtė
vendosur qė demonstrata tė filloi nga Fakulteti Filozofik.
Pas aktivitetit
njė javorė,mė 23 Nėntor grupi takohet nė shtėpinė e Selatin Novosellės,ku
marrin pjesė edhe Xheladin Rekalu dhe Hasan Dėrmaku dhe secili raporton
pėraktivitetin e vet nė pėrgaditjen e demonstratave.Nė kėtė takim u vendos
gjithashtu qė tė shkruhen parollat:Duam
vetėvendosje,Askush tė mos luaj me fatin tonė,Poshtė politika kolonialiste
ndaj Kosovės,Viset e banuara me shqiptarė t“i bashkohen Kosovės,Pėr tė
drejtat tona gjakė do tė derdhim,Nė njė dorė kazmėn e nė tjetrėn
pushkėn,Duam Republikė etj,tė shumėzohen ato;tė shkruhet njė fjalim (qė do tė lexohet para
demonstruesve);tė sigurohen flamujė
kombėtar etj.Dhe ky takim rezultoi me detyra konkrete:Osman Dumoshi ,Hasan
Dėrmaku dhe Adil Pireva morėn pėrsipėr qė tė pėrpilojnė fjalimin;Skėnder
Muēolli dhe Ilaz Pireva t“i shkruajn parollat sipas propozimeve tė bėra nė
mbledhje;ndėrsa Afrim Loxha dhe Skėnder Muēolli
u caktuan si roje e atyre qė do ta lexojnė fjalimin para
demonstruesve.Pėrveē kėtyre detyrave Osman Dumoshi ka shumzuar edhe
kėngėnPoshtė Padrona padrejtėsia...tė cilėn ua shpėrndau pjesėmarrėsve me qėllim qė tė kėndohet
gjatė demonstratave.20
Me qėllim tė koordinimit,Komiteti i demonstratave
angazhoi Xheladin Rekaliun dhe Ilaz Pirevėn tė kontaktojnė me grupin e
Podujevės:Hamit Abdullahu,Hakif
Sheholli,Sabit Syla,Hasan Shala etj;ndėrsa Skėnder Kastratin dhe Hasan Dėrmakun
tė kontaktojė me grupin e Ferizajit:Ramadan Hazirin,Ismet Ramadanin,Hasan
Abazin....dhe grupin e Gjilanit:Rexhep Malėn,Fatmir Salihun,Irfan Shaqirin etj.21Nė kėto takime,grupet u njoftuan edhe
me platformėn e organizimit tė demonstratave.
1.5/Demonstrata e Prishtinės
Ndonėse masat e
rinisė studentore dhe masat e gjera popullore ishin njoftuar pėr kohėn dhe
vendin e fillimit tė demonstratave,qė nė orėt e para tė pasdites pėrkundėr forcave
tė mėdha policore tė pėrqėndruara nėpėr udhėkryqet kryesore tė
Prishtinės,ato(masa)ishin tubuar nėpėr fushat sportive tė qytetit,nėpėr
konviktet e studentėve,nėpė shkolla fillore dhe tė mesme si dhe nėpėr vende
tjera publike,duke pritur ēastin e filllimit tė demonstratės.Ashtu siē ishte
pėrcaktuar demonstrata nisi nė orėn 16 e 55 minuta,para Fakultetit Filozofik tė
Prishtinės.Deri nė orėn 17 masa e demonstruesve u rrit nė rreth 8 mijė veta.22Duke
qenė nė ballė tė masės sė grumbulluar,organizatorėt e demonstratės dhe disa tė
rinjė me flamuj kombėtar,kolona fillloi marshimin nėpėr rrugėn:Marshali Tito23nė drejtim tė qendrės sė
qytetit.Demonstruesit,mbanin nė duar shumė transparente me parulla tė shkruara
si:Duam vetvendosje deri nė shkėputje,Poshtė politika kolonialoste ndaj
Kosovės,Duam bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Kosovėn,LNĒ-ja nuk
na solli lirinė!,Duam Kushtetutė!,Duam Universitet!,Duam bashkimin e
Preshevės...me Kosovėn!,Pėr tė drejtat tona edhe gjak do tė derdhim!,Askush
tė mos luaj me fatin tonė!,Nė njė dorė kazmėn,nė njė dorė pushkėn!24...
Para qendrės sė studentėve,tash rektorati i Universitetit
tė Prishtinės,demonstruesit u pėrballėn me kordonin e policisė dhe gjatė
pėrleshjeve masa e demonstruesve e shpėrtheu bllokimin.Pas kėsaj
fitoreje,masa vazhdoi marshimin rrugės
krysore duke brohoritur e kėnduar kėngėn:Bashkohuni,bashkohuni!...Ejani
mblidhuni kėtu,kėtu,kėtu...!25Masa e
demonstruesve pas parakalimit nėpėr rrugėn kryesore ,pėrgjatė ndėrtesės sė
Kuvendit Krahinor,u grumbullua nė platonė(sheshin)pėrpara Tetarit Popullor.Me
kėtė rast Osman Dumoshi dhe Skėnder Kastrati qė tė dy ideatorė tė kėsaj
demonstrate u ngjitėn mbi kioskunOptika dhe lexua njė fjalim para
masės sė tubuar.
Masa e
demonstruesve leximin e referatit e priti me ovacione duke brohoritur
parollat:Duam
Republikė!,Republikė,republikė!,Duam-vetėvendosje!,Vetėvendosje-vetėvendosje!,Republikė-Kushtetut,
Kushtetut-kushtetut!,Duam
Universitetė!,Universitet,universitet!,etj.26Masa,me
tė pėrfunduar referati,zuri tė lėvizte rrugės kryesore drejt Kuvendit Krahinor
dhe me kėtė rast qyteti buēiste nga brohoritjet pėr vetvendosje deri nė
shkėputje,pėr Republikėn e Kosovės,pėr Kushtetutėn,pėr Universitetin...dhe nga
kėngėt atdhetare:Frynė murlani me stuhi/Qielli ē“bubullonte/Nėn flamurin kuq e
zi/Skėnderbeu luftonte...,Besa besė,besėn ta kam dhėnė /pėr Kosovėn jetėn ka
me dhanė!....27Masa e demonstruesve qė
kishte arritur nė disa mijėra vetė,u ndalė para ndėrtesės sė Kuvendit
Krahinor,e cila ishte e rrethuar nga kordonet e policisė tė cilėt ishin tė
paisur me automatik dhe me helmeta nė kokė.Me kėtrast masa kėrkonte t“ju fliste
Fadil Hoxha ose do tė hynin me dhunė nė objekt tė Kuvendit.28Ndėrkohė masa e revoltuar brohoriti
parulla kundėr burokracisė politike si:Poshtė burokracia!,Poshtė
tradhėtarėt!,Poshtė Veli Deva!,Rroftė Klasa punėtore!,Rrofshin
minatorėt,Rroftė fshatarėsia,Rroftė rinia,Poshtė Fadil Hoxha,Rroftė
vėllazėria shqiptare...29Para
Kuvendit Krahinor,forca tė mėdha policore dhe njėsitė e zjarrėfikėsve,me qėllim
tė shpėrndarjes i sulmuan demonstruesit me shkopinjė gome e vrushkuj uji,ndėrsa
demonstruesit iu kundėrvunė me gurė tė kalldermit.30Me kėtė rast policia e kishte izoluar
njė numėr demonstruesish afėr ėmbėltoresPēella(Bleta),pėrball ndėrtesės sė
Kuvendit Krahinor dhe i rrihte pamėshirė me shkopinjė gome e me shqelma.Nė ato
momente njė grup tjetėr demonstruesish arritėn t“i marrin nė duar tė veta
cisternat e zjarrfikėsve dhe me ujin e ftoftė sulmuan policin dhe i nxorėn nga
rrethimi demonstruesit tjerė.31Policia
nė kėto rrethana tėrhiqet dhe gjatė tėrheqjes kishte mundur t“i ndajė nga
turma disa demonstrues,tė cilėt edhe i
arrestoi.Pas kėtyre pėrleshjeve,ku pati edhe shumė tė lėnduar nga tė dya
palėt,masa e demonstruesve me buēima kėngėsh e brohoritjesh,vazhdoi
demonstrimin nėpėr rrugėn kryesore,nė drejtim tė Fakultetit Filozofik.Mbi njė
tarac pėrpara ndėrtesės sė Fakultetit Filozofik(ku u rikthyen sėrish
demonstruesit)u zhvillua njė tribunė popullore.Aty shumė oratorė folėn pėr
vuajtjet e popullit shqiptar nėn robėrinė serbo(jugo)sllave,pėr krimet qė
kishin bėrė ata,qysh prej vitit 1912 mbi popullin tonė,pėr historinė e
qėndresės shqiptare kundėr kėsaj robėrie mesjetare etj.Me kėtė rast u nderuan
dėshmorėt:Shaban Shala e Fazli Gajēevci,si dhe u fol me pietet pėr simbolin e
qėndresės shqiptare Adem Demaēin,i cilatėkohė vuante dėnimin prej 15
vjetėsh,nėpėr kazamatet serbe,sė bashku me shumė tė burgosur
tjerė.Demonstruesit me tė dėgjuar emrin e Adem Demaēit filluan ta kėrkojnė
lirimin e tij nga burgu,duke brohoritur:Rroftė Adem Demaēi,Rroftė Kadri
Halimi,Duam lirimin e tė burgosurve politikė...32
Strukturat e
burokracisė plitike pėr t“i bindur demonstruesit se duhej tė shpėrndahen,me
qėllim tė qetėsimit tė situatės,kishin caktuar Ismail Bajrėn pėr tė biseduar me
ta.Ai pėr t“i shqyrtuar kėrkesat e shtruara pėrmes bisedimeve,kėrkojė nga
demonstruesit qė tė formohet njė Kryesi tė tyre,mirėpo masa e tubuar njėzėri ju
pėrgjigjė seTė gjithė jemi kryesi!....tė gjithė jemi kryesi!33Kur pushoi sė foluri z.Bajra,filloi tė
buēas zėri i demonstruesve pėr lirimin e shokėve tė burgosur,gjatė kėtij
demonstrimi.Me brohoritjetLironi shokėt,lironi shokėt,masa e tubuar nisi
marshimin nė drejtim tė burgut famkeq tė Prishtinės.Nga udhėkryqi,pėrballė
shtėpisė sė vjetėr tė mallrave,masa mori rrugėn nė drejtim tė shtėpisė sė
armatės(APJ)dhe u grumbulluan para hotelitAvalla,nė afėrsi tė burgut.Forcat
policore pėr ta shpėrndarė masėn e tubuar pėrdori gazin lotėsjellės,shkopinj
gome dhe armė zjarri.Nė ndihmė tė policisė me kėtė rast kishin ardhur edhe
ushtria.Gjatė kėsaj pėrleshjeje nga breshėritė e plumbave qė vinin nga banesat
e ballkoneve shtetėrore,qė gjendeshin mbi hotelinAvalla,vritet i riu 17
vjeēar Murat Mehmeti,nxėnės i shkollės sė mesme teknike nė Prishtinė dhe u
plagosėn shumė tė tjerė.34
Pas kėtij sulmi barbarė nga ana e policisė dhe
ushtrisė,masa tėrhiqet nė mėnyrė tė ērregullt nė drejtim tė Kuvendit
Krahinor,shkojnė deri te shkolla teknike dhe prej andej marshojne rrugės pėr
t“u kthyer sėrish rreth ores 22 tė mbrėmjes nė oborrin e Fakultetit
Filozofik.Gjatė rrugėtimit masa e revoltuar nga gjakderdhja e shkaktuar,duke
brohoritur parullat:Gjakatarėt-gjakatarėt,Barbarėt,barbarėt,Ja vdekje-ja
liri!Mė mirė vdekje se robėri,Hakmarrje,hakmarrje!...i rrotulluan disa
automjete dhe me gurė thyen dhjetra vitrina tė shitoreve shtetėrore.35Nė sheshin pėrpara Fakultetit
Filozofik,pasi u nderua me njė minut heshtje dėshmori i sapo rėnė i lirisė
Murat Mehmeti,para masės folėn shumė oratorė nga radhėt e
studentėve,nxėnėsve,punėtorėve,minatorėve,fshatarėve etj,tė cilėt shfryn
mllefin e tyre kundėr pushtetit titist serbo(jugo)sllavė.Pėr tė qetėsuar
studentėt,me kėrkesėn e strukturave pushtetore,para masės paraqitet edhe prof.Mark
Krasniqi,i cili u bėri thirrje demonstruesve qė tė shpėrndahen,por masa nuk e
pėrfilli kėrkesėn e tij. Duke brohoritur parulla tani mė tė njohura dhe duke
kėnduar kėngė tė ndryshme patriotike,njė pjesė e demonstruesve qėndruan nė
platonė e Fakulteti Filozofik ,deri nė orėn 3 tė mėngjesit,tė datės 28 nėntor.36Atė mėngjes kur populli shqiptar ishte
pėrgaditur ta festoj ditėn e Flamurit, Prishtina ishte vėnė nė njė
shtetėrrethim tė plotė ushtarako-plicor!!
1.6/Demonstrata e Ferizajit
Demonstrata e
dytė pėr nga fuqia dhe intenziteti u zhvillua nė Ferizaj,nė orėt e para tė
mesditės sė 27 nėntorit 1968.Atė ditė ndonėse ishte ditė tregu nė qytet,masa e
demonstruesve,tė cilėn e pėrbėnin nxėnės tė shkolllės sė mesmeHivzi
Sylejmani,studentė,punėtorė e fshatarė,lėvizi nga shumė drejtime pėr nė qendėr
tė qytetit...Afėr shtėpisė sė kulutrės kolonės sė demonstruesve u doli pėrpara
Sinan Sahiti,kryetar i Komitetit Komunal tė LK tė Feizajt,i cili kėrkojė qė tė mos marshojnė nė drejtim tė qendrės sė
qytetit,por masa nuk e dėgjon.37Mė
pastaj njė kordon i policisė pėrpiqet t“i pengojė demonstruesit,por nuk patėn
sukses.Para demonstruesve(mbi 3 000 veta) tė cilėt u mblodhėn nė platonė para
ndėrtesės sė Kuvendit Komunal mbajti njė fjalim veprimtari Ismet Ramadani.Gjatė
tėrė kohės masa e tubuar brohoritėn parulla:Duam vetėvendosje!,Kosova
Republikė!,Barazi-Liri!,Duam Kushtetut!,Duam Universitet!...Ndėrkohė
forcat policore tė ndihmuar nga ekipi i zjarėfikėsve,intervenuan pėr t“i
shpėrndarė demonstruesit,mirėpo masa e revoltuar u mbrojtėn,duke hedhur gurė
dhe gjėsende tjera tė forta nė drejtim tė tyre.Meqė pėrleshjet qenė tė ashpra u
lėnduan dhjetra demonstrues dhe disa policė.Demonstrata nė Ferizaj pėrfundojė
rreth orės 16 dhe zgjati katėr orė.Pas shpėrndarjes tė saj,shumica e
pjesėmarrėsve shkuan pėr t“ju bashkuar demonstruesve nė Prishtinė.38
1.7/Demonstrata e Gjilanit
Pėr organizimin e demonstratės nė Gjilan,mė 10 nėntor
1968 dy studentė tė Komitetit tė Demonstratave takohen me Rexhep Malėn,Fatmir
Salihun dhe Irfan Shaqirin,nė Gjilan.Nė takim u caktuan detyrat organizative
dhe teknike,tė cilat duhej tė kryheshin pėr mbarėvajtjen e demonstratės dhe masovizimin
e saj.Qė nga 21 nėntori grupi organizativ ėshtė takuar pėr ēdo ditė nė njė
strehimore(bunker)afėr shtėpisė sė Fatmir Salihut dhe aty kanė pėrgaditur
parullat qė do tė barteshin nė dorė nga
demonstruesit...Mė 26 nėntor 1968 nė shtėpinė e Rexhep Malės mbahet mbledhja e fundit e grupit dhe
aty finalizohet mbarėvajtja e demonstratės.39Nė
kėtė demonstratė u dalluan nxėnėsit dhe studentėt:Vahide Hoxha-Braha,Mynivere
Kastrati,Vildane Ahmeti,Fetije Bajrami,Zika Shemsiu,Fazli Abdullahu,Xhavit
Dėrmaku,Njazi Korēa,Ilmi Ramadani,Shemsidin Kastrati etj.40Demonstrata filloi nė orėn 12:05 dhe parakalimi u bė nga shkolla e mesme
ekonomike deri tė stacioni i autobusve.Nė ballė tė demonstruesve,numri i tė
cilėve arrinte nė rreth 2 mijė vetė,ishin organizatorėt e demonstratės dhe
flamuri kombėtar qė e mbante nė duar Vahide Hoxha-Braha,ndėrsa Mehmet Emini e
mbante flamurin jugosllavė.Gjatė rrugėtimit demonstruesit brohoritėn
parullat,tė cilat edhe i mbanin nė duar tė shkruara nė transparente:Duam
Vetėvendosje,Duam Kushtetutė,Kushtetutė-Republikė,Duam Universitet,Duam
barabarėsi tė gjuhės etj.41Me
qėllim tė parandalimit,para masės sė demonstruesve dolėn aktivistėt e Kuvendit
komunal tė LK tė Gjilanit,mirėpo masa kishte marrė hovė dhe demagogjitė e tyre
nuk mundėn ta ndalin dot marshimin nėpėr qytet.Meqė strukturat shtetėrore
dėshtuan,kundėr demonstruesve paqėsorė intervenuan forcat policore tė paisur me
shkopinj gome.Me kėtė rast edhe demonstruesit ju kundėrvunė me gurė dhe gjatė pėrleshjeve u lėnduan shumė
demonstrues por edhe disa ruajtės tė rendit.Pas 4 orėsh demonstruesit u
shpėrndanė,ndėrsa shumica prej tyre udhėtuan pėr tė marrė pjesė nė demonstratėn
e Prishtinės.42
1.8/Demonstrata e Podujevės
Edhe demonstrata
e Podujevės u zhvillzua nė orėt e paradites,tė datės 27 nėntor.Masa e
demonstruesve fillimisht u mblodhė nė sheshin e qytetit,nė qendėr ku pėrfshihej
edhe hapsira e parkut.Nė ballė tė demonstruesve(ku u bashkuan edhe fshatarė qė
kishin ardhur pėr tė bėrė treg)valonte flamuri kombėtar,i qėndisur nga Elhame
Shala-Bogujevci.Demonstruesit hodhėn pėrulla pėr vetėvendosje,pėr kushtetutė,
dhe pėr barazi kombėtare.Para demonastruesve folėn:Sabit Syla-student nga
fshati Obraqė i Podujevės,Hasan Shala(vėllai i dėshmorit Shaban Shala)nga
fshati Letancė etj.43Meqenėse
demonstruesit nuk u provokuan nga policia,demonstrata pėrfundojė e qet pa asnjė
eksces.Mė pas shumė llapjanė do t“i bashkohen edhe demonstratės sė madhe nė
Prishtinė.
1.9/Gjykimi dhe dėnimi i organizatorėve tė demonstratave
Ndonėse
demonstratat e nėntorit,pėrmes agjensive telegrafike botėrore,shtrypit,radios
dhe televizionit jehuan fuqishėm,kryetari
J.B.Tito ndėrmori njė propagandė intensive pėr tė dezinformuar opinionin
ndėrkombėtar pėr kėto ngjarjet.Nė intervistat qė dha pėr gazetarėt vendas e tė
huaj,nė Jajcė(ku ishte duke festuar 29 nėntorin)ai me kujdes i anashkaloj
kėrkesat themelore tė demonstratave pėr vetėvendosje e republikė dhe mundohej
t“i paraqiste ato si trazira tė zakonshme studentėsh,tė cilat sipas tij nuk
duheshin dramatizuar e hiperbolizuar dhe nuk duhej t“u jepej rėndėsia qė nuk e
kishin.44
Megjithatė kėto
demonstrata do tė bėhen objekt shqyrtimi dhe analize nė tė gjitha strukturat
partiake e shtetėrore tė fedratės,tė Serbisė
dhe tė Kosovės dhe kundėr tyre do tė organizohet njė fushatė e egėr
shoviniste.Qysh nė mbledhjen e parė tė jashtėzakonshme tė mbajtur nė mbrėmjen e
27/28 nėntorit 1968,nė Prishtinė,Komiteti Krahinor,demonstratat e asaj dite nė
Prishtinė e gjetiu i cilėsoi siarmiqėsore tė organizuara nga elementėt
armiqėsorė,kundėr rendit kushtetues dhe shoqėrisė socialiste
vetėēeverisėse,kundėr platformės ideologjike tė LKJ-sė dhe kundėr
vllaznim-bashkimit tė kombeve dhe kombėsive tona.45Ndėrkaq kėrkesat e demonstruesve u
kualifikuan siplatformė e fuqive mė reaksionare nė shoqėridhe se
demonstruesit ishin tė lidhurme agjenturat e huja...,me mbeturinat e forcave
reaksionare shoviniste e deri te devijuesit e ndryshėm brenda Lidhjes sė
komunistėve.46Nė kėtė mbledhje ende pa
u ditur zhvillimet e demonstratave dhe pa u analizuar mirė shkaqet qė quan nė
shpėrthimin e tyre,Veli Deva ,kryetar i Kryesisė sė KK tė LK tė Kosovės,kėrkojė
qė tė merren masa energjike kundėr nxitėsve tė ērregullimeve...tė qėrohen
hesapet me nxitėsit e mėrisė nacionale dhe veprimtarisė armiqėsore.47
Kėto vlerėsime
pashmangshėm,i hapėn rrugė burgosjes sė organizatorėve tė demonstratave.Mė 28
nėntor 1968 arrestohen:Osman Dumoshi.Afrim Loxha dhe Skėnder Muēolli;mė 1
dhjetor arrestohen:Hasan Dėrmaku, dhe Skėnder Kastrati;mė 3 dhjetor arrestohet
Xheladin Rekaliu;mė 11 dhjetor arrestohet Adil Pireva;mė 25 dhjetor Ilaz Pireva,ndėrsa mė 27 janar 1969
arrestohet Selatin Novosella.48Gjatė
kėsaj periudhe arrestohen edhe dhjetra studentė,nxėnės,mėsues e punėtorė,qė
morėn pjesė nė demonstrata,mirėpo shumica prej tyre do tė lirohen,ndėrsa njė
pjesė e tyre denohen pėr kundėrvajtje.Pas katėr muaj hetimesh,mė 2,3,4 dhe 7
prill 1969,nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u mbajtė njė proces
gjyqėsorė.Trupi gjykues i pėrbėrė nga Nazmi Juniku-kryetar dhe anėtarėt e
trupit-porotėt:Beēir Shehi dhe Hysamedin Oruēi si dhe Prokurori i i deleguar
nga Peja Sahit Meraku,mė 7 prill 1969nė emer tė popullitpėr shkak tė krimit
propaganda armiqėsore nga neni 118 al.1
e KP49kėta studentė u shpallėn fajtorė dhe u
dėnuan me 37 vjet burg tė rėndė.
Me kėtė rast
studentėt:Osman Dumoshi,Hasan Dėrmaku,Selatin Novosella dhe Adil Pireva,u
dėnuan me nga 5 vjet burg;Skėnder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet
burg,ndėrsa Ilaz Pireva,Skėnder Muēolli dhe Afrim Loxha dėnohen me nga 3 vjet
burg.50Pėr pjesėmarrje aktive nė demonstratėn
e Prishtinės,u denuan edhe studentėt:Asllan Kastrati,me 6 muaj burg;Sylejman
Kastrati me 3 muaj burg;Skėnder Berisha me 2 muaj,Bedri Novosella,Sylejman
Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj;ndėrsa Tefik Qitaku dhe Ramadan
Ramadani(qė tė dy rrobaqepės)u dėnuan me nga 2 muaj...
-Pėr
demonstratėn e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti-arsimtar me 1 vit burg,;Ismet
Ramadani dhe Hasan Abazi(qė tė dy studentė)me nga 10 muaj;ndėrkaq me nga 1 muaj
u denuan;Beqir Qerimi-student dhe nxėnėsit:Sylejman Bytyqi,Hasan Muhaxheri dhe
Ekrem Beqiri.
-Pėr demonstratėn
e Gjilanit u denuan studenti:Irfan Shaqiri me 1 vjet burg;ndėrsa me nga 1 muaj
u denuan:Beqir Qerimi-student dhe nxėnėsit:Rexhep Mala,Fatmir Salihu,Ahmet
Hoti...
-Ndėrkaq pėr
demonstratėn e Podujevės u denuan:Hamit Abdullahu(berber)me 1,6 muaj burg;Sabit
Syla(student)me 1,4 muaj burg;Haki Sheholli me 1 vjet burg;ndėrsa me nga 1 muaj
burg u denuan:Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani,qė tė dy studentė;po me nga 1
muaj u denuan edhe mėsuesit:Hasan Shala,Xhafer Ejupi,Skėnder Hoxha,Shaqir
Shala,dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci,qė tė dy me
profesion rrobaqepės.51
1.10/Demonstrata e Tetovės-nė dhjetor 1968
Demonstratat e
muajve tetor-nėntor 1968 qė u organizuan nė Kosovė,ndikuan fuqishėm edhe nė
viset shqiptare nė Maqedonin perėndimore.Nismėtarė pėr organizimin e
Demonstratės nė Tetovė u bėnė studentėt shqiptar nga
Tetova,Gostivari,Kumanova...,qė studionin bashkė me studentėt nga Kosova nė
Universitetin e Beogradit,Zagrebit dhe nė disa fakultete tė Prishtinės.Dhe nė
krye tė kėtyre aktiviteteve atdhetare u vunė mėsuesit:Mehmet Gega nga Tetova,i
cili nė vitin 1955 u denua me 10 vjet burg,per shkak tė pengimit tė
shpėrnguljeve tė familjeve shqiptare pėr Turqi;Hysniqemal Sherifi(i cili nė
vitin 1963 ishte udhėheqės i grupit patriotik e revolucionarFlamuri52,pastaj studentėt:Faik Mustafa nga
fshati Shipkovicė,Ramadan Sinani nga fshati Gajre,Hysenxhevat
Kalishta,Abdylmenaf Rustemi,Arbėr Xhaferi,Fehmi Rufati etj.53
Popullit shqiptarė nė kėto vise etnike pėrveē se i
mohoeshin tė drejtat nė arsim,kulturė,punėsim etj,kishte tė ndaluar edhe
pėrdorimin e simboleve kombėtare.Pėrkundėr ndalesave shtetėrore,shqiptarėt i
kremtonin me dinjitet festat kombėtare.
Me rastin e 28
Nėntorit-Ditės sė Flamurit,mė 27 nėntor 1967 nė shtėpinė e Mehmet Gegės
mblidhen njė grup tė rinjėsh pėr tė festuar kėtė ditė tė madhe kombėtare.Nė
kėtė mbrėmje festive ishin tė pranishėm:Faik Mustafa,Ramadan Sinani,Hysenxhevat
Kalishta,Miftar Zymberi,Fehmi Rufati,Abylselam Selami,Xhemil Mustafa,Arbėr
Xhaferi,Abdylmenaf Rustemi.Atė natė derisa grupi kėndonte dhe bisedonte pėr
pozitėn ee rėndė tė shqiptarėve ,sidomos
nė fushėn e punėsimit dhe tė arsimit,vajza e Mehmetit,Valdetja do ta qėndis
flamurin kombėtar,tė cilin po kėtė natė e pėrfundon.Mė 27 nėntor 1967 edhe
Shefit Pollozhani nga Struga,bashkė mė Sejdi Llogėn,Olloman Selėn dhe Xhevat
Lenėn ngritėn flamurin kombėtar dhe shkruan parullat:Rroftė 28
Nėntori,Rroftė populli shqiptar,Rroftė Shqipėria54 dhe tė nesėrmen festuan kėtė ditė tė
madhe kombėtare.Njė vit mė vonė ditėn e Flamurit,e festuan edhe dy grupe tė
rinjėsh nė Gostivar:Zydi Bilalli,Shaip Bilalli dhe Naim Bilalli nga Ēegrani dhe
Hysen Hasani dhe disa tė tė tjerė u tubuan nė ambientet e shkollės fillore ku
ngritėn flamurin kombėtar dhe kremtuan kėtė datė historike.Ndėrkaq njė grup
tjetėr arsimtarėsh nga Gostivari nė pėrbėrje:Jusuf Dalipi,Xhavit Muharremi,Imer
Imeri,Mustafė Rushiti,Refik Dauti,Flora Muharremi dhe Jamin Nuredini,pikėrisht
nė paraditen e 28 nėntorit 1968 i vendosin flamujt nė vetura dhe parakalojnė
nėpėr fshatrat Gajre,Florinė dhe Ēegran,kthehen nė qytet dhe sėrish nisen e
shkojnė nė drejtim tė kundėrt ,nė fshatin Debresht.Pasdite Jusuf Dalipi,Jamin
Nuredini,Refik Dauti,Mustafė Rushiti dhe Imer Imeri me flamur nė veturė shkojnė
nė Mavrovė(18 km.larg Gostivarit)dhe hyjnė nė restorantin eHaneve tė
Mavrovėsduke e vendosur edhe flamurin kombėtar mbi tavolinė.55Para kėtyre ngjarjeve,mė 18 tetor 1968
nė Tetovė,u bė bojkotimi njėditėsh i mėsimit tė nxėnėsve shqiptarė tė Gjimnėzit
tė Tetovės.Ata kėrkonin hapjen e paraleleve shqipe,propozim ky qė ishte dhėnė
njė vit mė parė...mirėpo qarqet shoviniste maqedonase e pengonin sendėrtimin e
tij.Kėtė ngjarje edhe pse tė gjithė instancat politike dhe shtypi i kohės e
karakterizuan si njė akt tė rėndė nė prishjen e marrėdhėnieve ndėrnacionale,megjithatė
pas shqyrtimit tė kėsaj kėrkese ,mė 20 tetor 1968 filloi punėn paralelja nė
gjuhėn shqipe.56
Populli
shqiptar nė Maqedoni meqenėse jetonte nė pozita diskriminuese,grupi i Mehmet
Gegės me rastin e ditės sė Flamurit u mbledhėn nė shtėpinė e Faik
Mustafės,pikėrisht nė vigjilje tė kėsaj feste kombėtare,(27 nėntor 1968) nė
kohėn kur nė Prishtinė dhe nė disa qytete tjera tė Kosovės u mbajtėn
demonstrata tė fuqishme, dhe aty shtruan pėr diskutim organizimin e njė
demonstrate nė Tetovė ,Gostivar,Kumanovė,Shkup dhe nė qytete tjera shqiptare.57Meqė ato ditė,ishte ramazan,Mehmet Gega
pėr ta pėrgaditur masėn popullore pėr demonstratė,mė 28 nėntor 1968
xhematit tė mbledhur nė xhaminė e
sahatit i foli pėr rėndėsinė historike tė festės sė Flamurit,qė prej Kuvendit
tė Lezhės(28.XI.1444)e deri nė Kuvendin e Vlorės(28.Xi.1912,kur u shpallė edhe
Pavarėsia e Shqipėrisė,si dhe pėr padrejtėsitė e shumta qė i bėheshin
shqiptarėve para dhe pas luftės sė dytė botėrore.Me propozimin e tij u bėnė
edhe lutje pėr dėshmorėt e atdheut.Ndėrkaq gjatė gjysmės sė parė tė muajit
dhjetor 1968 u zhvillua njė aktivitet i dendur organizativ.Anėtari i grupit
Faik Mustafa vuri kontakte me dy studentė nga Gjakova:Agim Jakėn dhe Ibrahim
Rudin,me tė cilėt u konsultua rreth kėrkesave qė duhet shtruar nė demonstratė.58Ndėrkohė u shkruan dhe u shumzuan(me
ciklograf)qindra thirrje pėr demonstratė,tė cilat u shpėrndanė nėpėr fshatrat
pėreth Tetovės dhe nė disa qytete..Paraprakisht u shkruajtėn edhe kėrkesat nė
transparente.Nė mbrėmjen e 19 dhjetorit 1968(nė vigjilje tė kremtes sė
Bajramit)me porosit tė Mehmet Gegės,nė disa minare tė xhamive tė Tetovės u
vendosėn flamujt kombėtar shqiptar.Fillimisht,flamuri vendoset nė Xhaminė e
Sahatit,qė gjendet ne qendėr tė qytetit,dhe atė e vendos Myrtezan
Myrtezani(vėllai i Mehmet Gegės);nė xhaminė e vjetėr Eski Xhami e vendos Abdullah Jusufi,ndėrsa nė
Xhaminė e Pashės Haqif Ferati.59Flamuri
u ngrit edhe nė disa shtėpi private dhe punishte zejtare,por edhe nė disa
fshatra si nė Radovicė,nė Reēicė,nė Shipkovicė,nė Gajre etj.60Derisa ngritja e flamurit kombėtar,pėr
shqiptarėt e Tetovės ishte njė fitore e madhe,qarqet shoviniste maqedonase kėtė
aksion nuk e shikuan me sy tė mirė,prandaj dhe organizuan njė skenar
provokues.Nė orėt e mbrėmjes tė 22 dhjetorit,fotografi maqedonas Sreēko
Janevski nga Tetova,e grisi flamurin shqiptar,tė ngritur nė punishten e Ismail
Ejup Spahiut(rrobaqepės) nė rrugėnIlindenskamu nė qendėr tė qytetit.61Tė revoltuar nga ky akt shovinist,me
shpejtėsi nė vendin e ngjarjes u grumbulluan dhjetra tetovarė dhe deri rreth orės 20 tė mbrėmjes
masa u rrit nė disa qindra vetė.Masa e tubuar e ndoqi sllavomaqedonin
S.Janevski,i cili gjatė ikjes me revole nė dorė kėrcėnon shqiptarėt dhe futet nė ambientet e
hotelitMakedonija.Protestuesit shqiptar pasi i thejn xhamat e dritareve hyjnė
brenda nė hotel,por ndėrkohė vjen policia dhe e merrė nė mbrojtje kėtė
provokator.Masa e revotluar shqiptare nė
krye tė sė cilės u ndodhėn mjekėt:Harun Jakupi dhe Mahmut Bajraktari si dhe
arsimtarėt:Selajdin Hyseni dhe Abdullah Kalishta,protestuan duke marshuar
rrugėve tė qytetit dhe hodhėn parolla
kundėr pushtetit maqedonas dhe rreth orės 21 u shpėrndan tė qetė.62
Nisur nga kjo situatė e krijuar,grupi i Mehmet Gegės mori
qėndrim pėr vazhdimin e protestės.Tė nesėrmen mė 23 dhjetor,protesta u
shndėrrua nė demonstratė.Rreth orės 11 organizatorėt e demonsratės:Faik
Mustafa,Ramadan Sinani,Ismail Emini,Hysniqemal Merxhani etj,ishin tubuar
pėrpara dyqanit tė provokatorit Sreēko Janeski.Masa e demonstruesve,lėvizi nga
qendra e qytetit nė drejtim tė kuvendit komunal dhe me kėtė rast nxėnėsi i
gjimnazit Hamit Salihu me disa shokė u
futėn nė ambientet e komunės dhe nė dritaren e njė zyreje nė katin e tretė e
shpaluan flamurin kombėtar.63Pasi
njoftohet policia nga kujdestarėt e komunės,aty shkaktohet njė pėrleshje midis
demonstruesve dheruajtėsve tė rendit.Policia pėr t“i shpėrndar demonstruesit
pėrdorėn shkopinjtė e gomės,ndėrsa demonstruesit shqiptarė mbroheshin me
gjėsende qė gjenin pėrreth.Pas kėtij marshimi demonstruesit kthehen andej ka
kishin ardhur rrugės kryesore ,dhe meqė ishin informuar rrejshėm se tashmė
ishin burgosur disa demonstrues,masa u ndalua fuillimisht para ndėrtesės
sė Sekretariatit pėr Punė tė Brendshme
dhe qėndruan njė kohė tė gjatė ,duke kėrkuar lirimin e tė burgosurve.64Mė pastaj demonstruesit marshojnė nė
drejtim tė tregut tė qytetit, rrugės qė tė shpije pėr Ferizaj.Gjatė rrugėtimit
bashkohen punėtorėt shqiptar tė KombinatitTetex,zejtarėt dhe popullata e
fshatrave tė Tetovės.Demonstruesit mbanin nė duar flamuj kombėtar dhe
transparente me parullat:Poshtė shovinizmi maqedonas,Kėrkojmė hapjen e
Universitetit tė Kosovės,Kėrkojmė pėrdorimin e lirė tė Flamurit Kombėtar...,ndėrsa masa
parreshtur brohoriste:Kushtetutė,kushtetutė!,Flamuri,Flamuri,Duam mėsim nė
gjuhėn shqipe etj.65
Nė orėt e vona
tė pasdites masa prej 4-5 mijė vetėsh(e
cila vinte akoma duke u rritur)u grumbullua nė qendėr tė qytetit,ndėrkohė qė
edhe pėrforcimet e policisė tė ardhur nga Shkupi u shtuan shumė.Nė kėtė situatė
entuziazmi tė madh tė pėrcjellur me brohorima e parulla pėr barazi
kombėtare,para masės,djaloshi 20 vjeēar Shifajet Fetahu,u ngjit nė njė shtyllė
metalike dhe venedosi flamurin kombėtar.Ngritja e flamurit para demonstruesve qe akti me kulminant i kėsaj demonstrate.66
Mė pastaj
demonstruesit filluan sėrish marshimin drejt kinemas19 nėntoriku policia duke
pėrdorur shkopinjtė e gomės dhe kondakėt e revoleve dhe tė automatikėve u
pėrpoqėn t“a shpėrndajnė masėn.Gjatė kėtyre pėrleshjeve pati dhjetra shqiptarė
tė plagosur si dhe u arrestuan shume tė tjerė. Ndėrkaq nė kėto pėrleshje u
shkatėrrua njė vetur e policisė,njė kamion,shumė vetura zyrtare e
private,Komiteti Komunal i LK tė Tetovės,Komuna dhe zyrat e
Sindikatės...Demonstrata nėpėr rrugėt e Tetovės pėrfundoj nė orėn 20 tė
mbrėmjes.67
Manifestime tė
hapura nė frymėn e demonstratave pati edhe
nė:Gostivar,Kėrēovė,Kumanovė,Preshevė si dhe nė Ulqin,ku me ekspozimin e
flamurit kombėtar u shpreh vullneti i popullit shqiptar pėr vetvendosje.Pėr
demonstratat e Tetovės,e cila e aktualizoj ēėshtjen e pėrdorimit tė flamurit
shqiptar dhe hapjen e paraleleve tė mėsimit nė gjuhėn shqipe,u denuan 170
shqiptarė,68ndėrsa 54 vetė u denuan
me mbi 1 vjet burg,jo vetėm nga Tetova por edhe nga Shkupi,Gostivari,Struga dhe
Kėrēova.Vetėm nė gjykatėn e Tetovės dhe atė tė Shkupit pėr vepėr penale kundėr
shtetitu denuan:
1.Mehmet Myrtezani-Gega,mėsues-me 7 vjet burg;2.Faik
Mustafa,student-me 5 vjet burg;3.Abdylselam Selami-mėsues,me 1,6 muaj
burg;4.Ramadan Sinani-student me 2 vjet;5.Fehmi Rifati student me 2 vjet
burg;6.Abdylmenaf Rystemi student me 2 vjet;
7.Hysni Qemal Sherifi arsimtar me 1,6 muaj;8.Refki Murati
murator me 2 vjet;9.Nexhmidin Neziri mėsues me 1,6 muaj;10:Ibrahim Rudi student
me 3 vjet;11.Agim Jaka student me 2,6 muaj;12.Hysenxhevat Kalaishta student me
5 muaj burg;
13.Xhemil Mustafa student me 5 muaj;14.Arbėr Xhafėri
student me 3 muaj ;15.Agim M.Xhaferi student me 3 muaj burg e shumė tė tjerė.69 Asokohe,pas burgosjeve nė Tetovė,pushteti shovinist maqedonas,burgosi
e dėnojė edhe shumė tė rinjė shqiptar,qė
nuk kishin lidhje me demonstratat e Tetovės.Nė shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5
vjet burg,gjoja se ka bėrė propagand armiqėsore pėr shkėputjen e Maqedonisė
perėndimore dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė,ndėrsa Inajet Bariu u denua me 1
vjet po pėr propagand armiqėsore.Asokohe nė strug u denua Irfan vlashi me 6
vjet burg,pėr diversion,Tosun Roēi me 4 vjet,ndėrsa nė Kėrēovė Syrja Qura,Sali
Ramadani etj.70
1.11/Pėrfundim
Demonstratat e
vitit 1968 kishin detyruar udhėheqjen jugosllave tė rishqyrtojė statusin
juridik tė Kosovės dhe me kėtė rast u ndėrmorėn disa veprime konkrete.Nė shkurt
1969 u miratue ligji kushtetues pėr Kosovėn,i cili hapi rrugė qė ajo ta ketė
Kushtetu- tėn e vet.Me anė tė ligjeve
emėrtimiKosovė e Metohisi krahinė e Sėrbisė,ndėrron emrin nė Krahina
Socialiste Autonome e Kosovės(KSAK);po atė vit
gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhė e dytė zyrtare,krahas gjuhės
serbo-kroate;u legalizua pėrdorimi i flamurit kombėtar;ndėrsa nė nėntor 1969 Kuvendi i Kosovės shpalli
ligjin pėr themelimin e Universitetit tė Kosovės,i cili do tė jetėsohet mė 15
shkurt 1970.Sė kėndejmi,pas debateve maratonike pėr ndryshimet
kushtetuese(1967-1971),Kuvendi federativ i Jugosllavisė mė 21 shkurt 1974
miraton Kushtetutėn e re tė RSFJ-sė,ndėrsa njė javė mė vonė(28 shkurt)edhe
Krahina Socialiste Autonome e Kosovės e miraton Kushtetutėn e parė tė saj,e
cila Kosovėn e definon njėkohėsisht,si:pjesė integrale tė Sėrbisėdheelement
konstituiv tė federatės jugosllave.71Megjithatė
kjo Kushtetutė nuk do tė kėnaqė asnjėherė vullnetin e popullit
shqiptarė,prandaj dhe organizatat politike ilegale nuk do ta ndalin
veprimtarinė e tyre atdhetare pėr asnjė moment,pėr ta realizuar synimin madhor-vetėvendosjen dhe bashkim
kombėtar.
1 A.Lalaj:Kosova-rruga e gjatė
drejt vetvendosjes(1948-1981),Tiranė 2000,fq.137-140.
2 Pa vetvendosje s“ka barabarėsi,Rilindja,19 gusht 1968;Vetėvendosja-pjesė pėrbėrėse e mekanizmit vetqeverisės(po aty)5 shtator 1968;Krahinės kompetenca mė tė mėdha(po aty)6-8 shtator 1968;A.Lalaj-vepra e cituar,fq.188-189.
3 A.Lalaj,vepra e cituar,fq.283.
4 Konkluzionet e konsultės
gjuhėsore tė 22-23 prillit tė vitit 1968,mbajtur nė Prishtinė,Pėrparimi
1968,nr.3-4,fq.325-326.
5 K.Rexha-Fati i luleve(Rruga
jetėsore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gėrvalla),Prishtinė
1993,fq.104./A.Lalaj:vepra e cituar,fq.334.
6
F.Hoxha:Jemi nė shtėpinė tonė,Prishtinė 1986./Kosovo,Past and Present,Beograd
1989,fq.389/A.Lalaj:Vepra e cituar,fq.335.
7 Dr.Z.Neziri:Isa Demaj jeta dhe
veprimtaria atdhetare,Prishtinė 2002,fq.179.Mr.E.Ēeku:Mendimi politik i lėvizjes ilegale nė
Kosovė 1941-
1981,Prishtinė 2003,fq.169./Sh.Braha:Gjenocidi
serbomadh dhe qėndresa shqiptare(1884-1990),Gjakovė 1991,fq.504.
8 Dėshmi e Prof.Meriman Brahės
dhėnė autorit,korrik 2001 nė Prizren.
9 Dr.Z.Neziri:Vepra e
cituar,fq.181-182/Mr.E.Ēeku:Vepra e cituar,fq.169.
10 Nga deklarata e Meriman Brahės
dhėnė autorit,nė korrik 2001 nė Prizren.
11Demonstratat popullore tė vitit 1968 nė Kosovė dhe viset e saja,Zėri i
Kosovės-organ i LPRK-sė,Nr.11/12,nėntor-dhjetor 1988,Zvicėr,fq.9-10.
12 Po aty
13 A.Pireva:vepra e
cituar,fq.38-41.
14 Po aty
15 Po aty
16 Mr.E.Ēeku:Mendimi politik i
lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981,Prishtinė 2003,fq.170.
17 Sabri Novosella:Flijimi pėr
ėndrrėn e lirisė(Rrėfim)Zėri 26 dhjetor 1996,fq.22.
18 Aktgjykimi K.nr.23/69 Gjyqi i
Qarkut Prishtinė,fq.3.
19 A.Pireva:vepra e cituar,fq.7
20 Aktgjykimi i cituar,fq.4.
21 A.Pireva:vepra e
cituar,fq.53-55.
22 Zėri i Kosovės-Organi
LPRK-sė, artikulli i cituar...nr.11/12 nėntor-dhjetor 1988,fq.8.
23 Po aty
24 A.Pireva:Vepra e
cituar,fq.fq.78.
25 Po aty
26 Po aty
27 Po aty
28 S.Novosella:artikull i ctuar,4
dhjetor 2003,fq.9.
29 Po aty
30Zėri i
Kosovės....artikulli i cituar,fq.8.
31 S.Novosella:artikulli i
cituar,fq.9
32 Po aty dhe libri i cituar i
A.Pirevės ,fq.112.
33 Po aty
34 A.Pireva:vepra e
cituar,fq.113-115.
35 Po aty
36 Po aty
37 S.Novosella:Nė 35 vjetorin e
demonstratave tė 68-tės,Kosova Sot,3 dhjetor 2003,fq.9
38Zėri i
Kosovės
.artikulli i cituar,fq.9.
39 Nga biseda e autorit me Irfan
Shaqirin,15.XI.2004
40 ALK-KosovapresPrishtinė 28
mars 2001.
41Zėri i
Kosovės
artikulli i cituar,fq.9.
42 Po aty
43 Po aty
44 A.Lalaj-Kosova-rruga e gjatė
drejt vetėvendosjes(1948-1981),Tiranė 2000,fq.361.
45 Arkovi i Kosovės,fondi i KK tė
LKK,Dosja:Mbledhja e Komitetit Krahinor,28.XI.1968./Mr.E.Ēeku:vepra e
cituar,fq.172.
46 GazetaRilindja,30 nėntor
1968(raport nga mbledhja e KK tė LKK-sė),/A.Lalaj:vepra e cituar,fq.353.
47 Po aty
48 Aktgjykimi K.nr.23/69 i
shpallur nga gjykata e qarkut nė Prishtinė(7 prill 1969)fq.1-2.
49 Aktgjykimi i cituar,fq.1
50 Aktgjykimi i cituar,fq.2-3
51 A.Pireva:Gjashtėdhjetėeteta
shqiptare,Prishtinė 1994,fq.175-176.
52 Zėri i Kosovės...artikulli i
cituar,fq.10.
53
B.Berisha:Ēėshtja kombėtare shqiptare dheultrakomunistėtshqiptar,Tetovė
1996,fq.192.
54 B.Berisha:Vepra e cituar,fq.192./Selatin Novosella:Cilat
ngjarje i paraprinė demonstratave nė Tetovė-Kosova Sot,8 dhjetor 2003,fq.9
55 RevistaKohaPrishtinė mars
1991,/S.Novosella:Artikulli i cituar,fq.9
56
B.Berisha,vepra e cituar,fq.196./RevistaKohaPrishtinė mars 1991
57 B.Berisha,vepra e cituar,fq.193,/S.Novosella,artikulli
i cituar,fq.9
58 RevistaKoha,Prishtinė mars
1991/S.Novosella:artikulli i cituar,fq.9
59 B.Berisha:vepra e
cituar,fq.197,/Revista KohaPrishtinė mars 1991./S.Novosella:artikulli i
cituar,fq.9
60 Zėri i Kosovės
artikulli i
cituar,fq.10
61 Po aty
62 Po aty
63
B.Berisha:Vepra e cituar,fq.198./S.Novosella:artikulli i cituar,9 dhjetor
2003,fq.9
64 RevistaKoha,Prishtinė mars
1991/S.Novosella:artikulli i cituar,fq.9
65 Po aty,/Zėri i
Kosovės,artikulli i cituar,fq.10.
66
B.Berisha:vepra e cituar,fq.198.
67 Zėri i Kosovės
artikulli i
cituar,fq.10.
68 Sot fillon gjykimi i
organizatorėve tė demonstratave tė Tetovės,Rilindja 1-3 qershor 1969,
69 A.Pireva:vepra e
cituar,fq.176-177.
70 B.Berisha:vepra e
cituar,fq.199-200.
71 N.Gjeloshi:Kosova nė udhėkryq
1989,Itali 1997,fq.27.