www.albanovaonline.com
Historiografia mė e re shqiptare, posaqėrisht nė 20. vitet e fundit
Prof. DDr. Krist Maloki
Kėrkimi historik dhe shkrimi
historik nė dhe rreth Shqipėrisė
Kush e merr mbi vete shkrimin ose kerkimin
historisė sė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, shkon njė drejtimi tė ngurtė
dhe tė mundimshėm. Ngase kjo rrugė shpeshherė ėshtė e pakalueshme, rrallė e
markuar me data historike e edhe mė rrallė e forcuar me dokumente historike.
Duket sikur Gobinau-i i vjetėr tė kishte tė drejtė kur thoshte qė nė kohėn e
tij populli shqiptar ishte mė i panjohur se secili fis zezak afrikan[1]. Dhe
sot duket ashtu sikur secila histori e Shqipėrisė tė kishte njė njejtėsi fatale
me romanin e Karl May Durch das Land der Skipetaren.
Shkaqet pėr tė cilat sot pėr Shqipėrinė
flitet si pėr vendin e harruar tė Europės janė tė lloj-llojshme. Si mė i
rėndėsishmi nga kėto me siguri duhet tė merret fakti qė Shqipėria dhe populli
shqiptar me shekuj dhe mijėra vite kanė qėndruar nė luhatės ere tė historisė
botėrore. Njė mjegull e dendur dhe e errėt rėndonte gjitmonė mbi tokėn
historike tė Shqipėrisė dhe vetėm rrallė, diku rreth shek. 15. ose nė kalimin e
shek. 18. dhe 19. skicoj diēka nė mėnyrė qė tė japė tė lirė shikimin mbi viset
rrafshlarta. Ne kemi dokumente tė mjaftueshme mbi praninė e shqiptarėve vetėm
nga shek. 10. pas Krishtit. Se si ishte mė parė mund tė flitet me siguri vetėm
pėrmes shkencave tė kufizuara dhe ndihmėse. Por edhe ashtu pyetje e mbi pyetje
edhe mė mbeten pa pėrgjigje. E kjo vlenė gjithashtu pėr historinė e re e edhe
mė tė re tė Shqipėrisė.
Ēdo gjė fillon me emrin e Albania. Njė
qytet apo edhe njė rreth, ALBANIA paraqitet tek Ptolemeus, por deri mė sot ajo
nuk mund tė lokalizohej[2]. E gjithashtu njejtė tė palokalizuar dhe tė
pafiksuar gjeografikisht e edhe historikisht janė edhe emrat tė cilėt me
kalimin e kohės i mbante rrethi jetėsorė Shqiptar nga zotėruesit e mbifuqishėm
Romakėt, Bizantinėt, Sllavėt dhe Turqit nė gadishullin e Ballkanit tė cilėt
ishin tė diktuar vetėm nga pikpamja teknike administrative dhe prej kohės nė
kohė vazhdimisht ndėrroheshin apo edhe nė raportet popullore ishin tė
pėrmbledhura josaktė.[3] Pastaj kėtu paraqiten edhe vėshtirėsitė me emrat dhe
pėrcaktimet shqiptare tė vendit si Arbėria dhe Shqipėria (shqip. ver. Arbnija
dhe Shqipnija) si dhe analogjitė individuale arbėr, arbėresh (greq. Arvanitis,
serb. Arbanas, turq. Arnaut etj.) dhe shqipėtar, tė cilat sė bashku
transmetojnė vetėm njė nocion tė turbullt pėr njė vendbanim tė mbyllur dhe
kushtuar njė njėsie tė popullit.[4]
E kėtu ne pėrplasemi prap nė njė
vėshtirėsi gati tė pakalueshme pėr shkrimin e historisė: Mungesa e njė historie
tė njė populli tė mirėfilltė e tė plogėsht pra tė popullit shqiptar. Kėtu do tė
mund tė flitej vetėm formalisht pėr mungesėn e njė vetėdije nacionale ose
vetėdijes nacionale. Ėshtė fakt qė gjuha shqipe i ka zhvilluar dy nocione tė
ndryshme pėr rrethanat: ,Popull: Fjalėt Kombi dhe Populli. Kombi i
pėrgjigjet deri dikund nocionit gjermanik Volk ose folk, Populli ėshtė
njė huazim nga gjuha romake. Paraqitja e Kombi mbėshtetet mė shumė mbi njė
ndjenjė bashkėsie dhe mbi njė vetėdije kolektive, gati dėshiroj tė them, njė
ndjenjė rase e cila i pėrmbledhė qė tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė nė mbarė
botėn. E se si nocioni i ,Popullit nuk mund tė gjindej nė asnjė sqarim nė
psikologjinė gjermane tė popujve, nė filozofinė e popujve, nė mėsimin e
shtetit, ashtu edhe pėr shkrimin e historisė sė popullit shqiptar nuk ka ndonjė
objekt tė qartė dhe tė pa tė meta nė tė cilat do tė mund tė mbėshteteshin
historiografitė.
Kjo edhe pėr mė tepėr ngase ,Populli
Shqiptar mjaft kohė tė gjatė tė historisė sė tyre ka kaluar nė vende tė hapura
si edhe nė gjendje tė pėrzier si edhe nė diasporė nė vende tė huaja dhe tek
popuj tė huaj, madje edhe sot jeton poashtu.[5] Me nocionin ,Populli nuk mund
tė fillohet edhe shumė, sė paku jo nga pika e qėndrimit tė historianit
nacional. ,Populli nė shqipe ėshtė njė nocion mjaft i mjegulluar dhe ka
kuptimin si ,Popullsi masė njerėzish, apo njejtė, por jo aq shumė si Nacion,
etj. Sė pari pėrmes tė marrjes sė ideologjisė komuniste dhe tė sė drejtės sė
shtetit nga Sovjetėt, pėrkatėsisht tė kuptimit tė nocionit sllav Narod
nocioni shqip Populli ėshtė dendėsuar dhe pak a shumė e ka ruajtur karakterin
e nocionit pėr ,Nacionin. Por meqenėse sipas Smend-it, nocioni Nacion
paraqet njė sėrė tiparesh tė cilat mė parė populli shqiptarė nuk i ka njohur
kurr, dhe Renan nga ,Nacioni pret un plebiscite par tous les jours, ēka mė herėt nė Shqipėri nuk ėshtė
mbajtur kurrė. Kėshtu qė kėtu nuk mund tė kufizohet kurrfarė objekti i drejtė
historiografik, dhe nuk mund tė pėrpunohet shkencėtarisht.
Sikur qė tham mė parė, tė gjitha kėto
vėshtirėsi por edhe tė tjera tė cilat mund tė paraqiten nė njė shkrim historie
rreth dhe pėr Shqipėrinė do duhet tė paraqiten mė sa vijon. Mė tutje edhe diēka
pėr materialin e thyer dhe amorf tė historiografisė shqiptare. Nė fakt, nėpėr shekuj
por edhe mijėvjetsha ka pasur shqiptarė tė gjallė individualist, familje tė
veēanta patriarkale dhe familje tė mėdha, pastaj klane e fise madje edhe diēka
tė tillė si despote dhe principata, por gati kurrė njė shtet tė integruar
nacional shqiptar, sė paku jo deri nė vitin 1912.[6] Nė individualizmin e tyre
ekstrem shqiptarėt gati nė tė gjitha fushat e jetės sė njė nacioni apo tė njė
populli gjithnjė ishin vetinicues (vetiak) tė ndarė dhe tė pėrqarė me njėri
tjetrin, ata mė shumė ishin tė gatshėm tė ndikojnė dhe tė bėjnė gjėra tė mėdha
pėr tė huajt, madje edhe pėr shtypėsit e tyre nacional, por jo pėr atdheun e
tyre tė pėrbashkėt dhe pėr popullin e tyre.[7]
Megjithatė ajo ēka shqiptarėt nė tėrė
botėn i ka mbajtur sė bashku dhe atyre u ka mundėsuar njė vetėdije kolektive,
nė plan tė parė ishte ishte e lartėpėrmendura ,ndjenja e rasės. Kjo ndjenjė
nuk do duhej tė kuptohej si ndjenjė gjaku, por mė shumė si njė sundimshmėri apo
kalorėsi e bashkuar me vetėdijen e njė elite sociologjike dhe politike (Qysh
para 40 vjetėsh pėrmbledhėsi ka kėrkuar ta pėrmbledhė shpirtin e shqiptarit
nė formė psikologjike, sociologjike, kulturfilozofike dhe historike, dhe
paraqitjet e tija apigramatike janė plotėsisht tė nohura deri mė sot nė
literaturėn shqiptare por edhe te albanologėt e huaj (Weigand, Jokl,
Lambertz)[8]. Ajo qė e veēon shqiptarin janė tri nocione apo pėrmbajtje
nocionesh e qė janė tejet tė veēanta: Besa, Nderi dhe Burrnija! Nė njė pėrkthim tė fryrė dhe tė turbullt nė gjermanishte ato
do tė mund tė pėrktheheshin si Treue (Treueschwur), Ehre (Ehreverpflichtung)
dhe Mannhaftigkeit (Einsatzbereitschaft bis zum letzten) dhe ndoshta do ti
qartėsohej njė joshqiptari. (vėr. dhe pėrkth i K. Malokut). Por brenda fjalėve
tė shqiptarit qėndron edhe mė shumė, dhe pas tyre endet dhe karakterizohet njė
botė e tėrė tendosjesh shpirtėrore dhe tronditje tė thella tragjike, njė botė
plot dėshirimesh tė larta dhe njėkohėsisht plot vetėmodestisė dhe
vetėmposhtjes. Nga njė shqiptar i vėrtetė do tė mund tė vėrehet njė karakter
Faustian dhe sė bashku me Göethe-n mund tė thuhej: Nga qielli ai i kėrkon
yjet mė tė bukur e nga toka ēdo dėshirė tė lartė, dhe tė gjitha afėrsitė dhe tė
gjitha largėsitė nuk i kėnaqė kraharori i prekur tepėr!".
Mė pastaj shqiptari ėshtė njė romantik
i lindur por i cili nuk qėndron nė njė luzmim dhe kontemplation pasiv, por qė
del para botės, merr mbi vete mundimet dhe rreziqet, e nė zemėr gjithnjė njė
afsh tė paqartė dhe tė paqetė, sikurse Parsivali pas lules sė kaltėr. Pėr
mrekulli qartė dhe nė mėnyrė karakteristike e ka paraqitur poeti i madh
shqiptar Gjergj Fishta nė epin e tij kombėtar Lahuta e Malcis[9] kėtė
pėrmbledhje tė shpirtit tė shqiptarit tė vėrtetė me kėto fjalė dhe alegori:
"Marash Uci i Uc Mehmetit - An' e m'anė i kish ra detit - Kishte pa pronet
e Mretit. - Cak prej Hotit tuj xanė - filli - Der'ku piqet buka nė dielli... Me
armė nė dorė - me zjarm nė gji - Si e lypė puna nė Shqyptari".
Kjo nxitje e veēantė nė zemrėn e
shqiptarit, ky sqrim heroik dhe i gatshėm pėr tė gjitha sakrificat e botės sė tij
tė brendshme me botėn e tij tė jashtme, nxitja e tij e shtruar e lirisė dhe
revoltimi i tij i pėrjetshėm kundrejt fuqive mė tė larta, tė qiellit dhe tė
tokės, nė tė e kanė kultivuar nė shpirtin e tij ēdo lloj tė pavarėsisė, i kanė
bėrė atij fisnikėrinė mbi tė gjitha gjėrat tokėsore, i kanė dhuruar atij
fisnikėri dhe zemėrgjerėsi...dhe kėshtu kanė krijuar edhe njė natyrė zotėrie
dhe njė ndjenjė rase tė shqiptarit. Ėshtė provuar nė forma tė shumta qė piratėt
e dikurshėm shqiptar, pastaj lundruesit, luftėtarėt, jeniqerėt, stratiotėt dhe
luftėtarėt e lirisė tė numrohen si trupa tė zakonshme mercenarėsh, pastaj
komitė, hajdutė por edhe si kusar tė Ballkanit. Por vet kulturfilozofi kritik
Hermann Graf Keyserling pėr shqiptarėt flet si pėr cubat kalorės tė shekullit...
Byron ka parė nė shqiptarėt mishėrimin e gjysėmzotėrve dhe herojve klasik.
Kroati Sufflay, hungarezi Baron Nopcsa, gjermanja Amalie Freiin von Godin,
anglezja Miss Durham nė mes tjerash nė shqiptarėt shihnin njė njerėzim aq tė
lartė sa qė ata ishin tė gatshėm me ēdo rast qė sjell fati pėr ta tė vinin
nė shėrbim tė tėrė mendjen dhe pėrpjekjet madje edhe poqėse ajo do tė ishte vet
jeta. Dokumentet dhe tė dhėnat e pakta tė cilat ne i posedojmė nga
qindėvjetėshat e mijėvjetshat e mėparshėm pėr shqiptarėt, na e bėjnė tė qartė
dhe na e argumentojnė njė njerėzi tė tyre, tė vetėdijes njerėzore dhe tė
ndjenjės sė tyre rasore.
Ngase ata njė tė qenit nė vete e gjenin
edhe tek bashkėkombasit e vet, luftėtarėt shqiptarė dhe luftėtarėt shqiptarė tė
lirisė nė tėrė botėn kanė formuar dhe plotėsuar formacione tė mbyllura luftimi,
megjith numrit tė vogėl tė veprimeve tė tyre agresive. Kėshtu p.sh. ne ata i
gjejmė nė trupat mercenare tė persianėve tė vjetėr edhe atė me detyra speciale,
poashtu edhe te grekėt e vjetėr, pastaj si truproje tė Karlit tė Madh, mė tutje
si pretorian nė Romė si trupė elite dhe si gardė oborri te turqit, si formacion
i posaēėm luftimi te Katharina II. pastaj nėn Maria Theresian e edhe tek vet
Napoleoni. Kėto formacione elitash iu kanė dhėnė Romės sė vjetėr perandor
ushtarak, Perandorisė Turke njė shkallė tė ngritur zotėrimi por edhe vendeve,
princėrve e oborreve tė tjera. Nė kohėn e luftės ruso-turke 1877/88 formacione
luftarake shqiptare u bėnė tė njohura pėrmes qėndrimit tė tyre tė veēantė
heroik nė lartėsitė e Plevnas, ata luftuan dhe ranė aty edhe pse shumė mė herėt
u lanė nga trupat turke, sikurse spartakėt mbi thermopylėt, sipas Besės
shqiptare tė cilėn ata ia kishin dhėnė Padishahut nė Konstandinopojė. Karl Sax
i ka ēmuar ata nė historitė e shkruara tė tij, bota tjetėr e edhe vet ajo
shqiptare ka lėnė pas dore qė atyre tė ua vendos pėrmendoret e tyre siē u ka
hije, por edhe tė ju thur kėngė.
E kėtu ėshtė pėr tė u pėrmendur edhe
njė veēori e karakterit tė shqiptarėve nė mėnyrė qė tė mund tė qartėsohet
ndėrlidhja me historinė e tyre: Prirja pėr irealen dhe pėr superlativen. Veē
ėshtė pėrmendur qė shqiptari i vėrtetė qysh moti ishte fare pak materialisht i
pozicionuar, kjo vėrehet edhe tek gatishmėria e tij pėr tė ndihmuar por edhe nė
mikpritjen e tij madje madje edhe kur janė nė pyetje edhe armiqėt e tij. Por
nga ana tjetėr shqiptari kurrė nuk i ka kushtuar vėmendje tokės reale nėn
kėmbėt e tija dhe realizmit tė vėrtetė tė jetės reale tė pashoqėrueshme nė
bashkėsi. Pėr kėtė arsye ai mė me dėshirė arratiset nė vetminė e maleve dhe tė
grykave dhe i shmanget shoqėrisė sė poshtme njerėzore dhe masės pragmatike. Ky
ėshtė tipari themelor i tipit tė njeriut atlantik ose ishullor siē e
paraqet atė kulturtipologjia e posaēėrisht O. Spengler nė Untergang des
Abendlandes trupin shpatullgjerė e tė vijėzuar, me fytyrė tė ngushtė e me qafė
tė gjatė, me ballė tė lartė e hundė tė ēukitur e me syshqiponje[10] nė rrėnjė
tė hundės. Kėshtu qėndron bariu shqiptar mbi lartėsitė e maleve, kėshtu njeriu
heroik (sipas Gasemann) nė Mal tė Zi, poashtu edhe ushtari boshnjak nė
ushtrinė Austro-Hungareze, poashtu edhe stanari dhe udhėheqėsi austriak i
maleve nė Alpe, gjuetari perandorak tirolean etj.
Ekziston shumė forcė dhe shpirtėgjerėsi
bile gjithashtu edhe njė harbutėsi nė fytyrėn e kėtyre pasardhėsėve tė Ilirėve.
Njėrės veē i mjafton pėr gati tė gjitha tė tjerat si pjesė e dytė: e
parėndėsishmja kundrejt tė rėndėsishmes tė njė forme tė jetesės, pėr ata vet,
pėr familjen personale, dhe pėr masėn popullore. Huizinga e ka pėrshkruar tipin
e homo ludens, i
cili gati nė tėrėsi i prek ,idealet e shqiptarėve. Ky shqiptar me kalimin e
historisė tek popujt e huaj ka treguar njė shkathtėsi dhe mjeshtėri teknike
nė tė gjitha profesionet dhe artet[11] dhe ai e ka shpalosur njė shpirt
inicuesi i cili shpeshherė shtyen nė kufirin e ēmendurisė. Kėtu do ta pėrmend
vetėm njė shembull nga shumė qė kemi. A nuk ishte njė guxim apo ēmenduri e
tillė qė pėrkundėr tė gjitha paralajmėrimeve tė shumė ekspertėve tė kohės sė
tij njė shqiptar i ēmendur nga Shkodra, Karl Gega (Carlo Ghega) e filloi
ndėrtimin e hekurudhės sė parė kodrinore nė botė Hekurudhėn e Semeringut? Por
fatkeqėsisht tė gjitha iniciativat e shqiptarėve nuk kanė shkuar tė gjitha me
sukses, dhe shqiptarėt edhe sot e argumentojnė atė se ata kanė qėndruar edhe mė
aq irealist dhe mundohen nė njė realitet tė dėnueshėm. Nė tė vėretetė shqiptari
i vėrtetė beson vetėm nė vetveten e tij, nuk ia ka besėn asnjė tė huaji edhe
poqėse ai atė nė nderin e tij e pranon si mysafir dhe i tregon atij
shpirtgjerėsi dhe ai shmang ēdo bashkėpunim tė pashmangshėm me tė tjerėt. Pėr
kėtė ai vuan nė njė besim tė rrėnjosur tė fatit dhe gjigantomanisė, saqė ai
thėnė mė mirė vėshtrimin e ngre gati deri tek yjet nė qiell dhe cikėrrimėn e
pėrditshmėrisė e lė tė paprekur. Kjo prirje me irealen dhe superlativen ėshtė
pėrmbledhur mė sė miri nga vet shqiptarėt dhe ėshtė paraqitur me njė fjalė tė
urtė edhe nėse bėhet deti kos, pėr shqiptarėt nuk gjindet njė lugė[12].
Mungesa e kėsaj luge ka quar nė atė qė
shqiptari rrallėherė ose kurrė nuk i ka marrė vesh dhe nuk i ka bėrė fjalė
thirrjet e fatit pėr Challenges tė historisė. Kėshtu edhe populli shqiptar gjat historisė gati
kurrė nuk e zhvilloi njė vetėdije gjithpopullore, nuk ka bėrė kurrė njė histori
nacionale dhe pastaj nuk ka shkruar kurrė njė histori tė veten. Kėshtu ishte
deri rreth vitit 1878, pak para Kongresit tė Berlinit.
Historiografia europiane e shekullit
tė 19. ėshtė e
karakterizuar me sistemimin e ,mendimit nacional nė pikėn kryesore tė gati tė
tėrė vėshtrimit historik tė dyndjes sė popullit.
Qysh Jean Bodin e edhe Hugo Grotius me
tė drejtėn e tij natyrore tė popujve nga nacionet e veēanta kishte pėrkrahur
njė tė ashtuquajtur mėvetėsi tė rritur nga brenda dhe njė vetėzotėrim monad
(suverenitet). Pastaj lindi romantika mė shumė gjermane (Rreth Herder-it),
e cila tek secili popull kushtėzonte njė shpirt popullor tė posaēėm i cili
manifestohej nė gjuhėn e veēantė e posaqėrisht nė kėngėt popullore: e tėrė kjo
gjatė tė njė kaluare tė gjatė! Nė mes tjerash revolucioni i madh francez i vtit
1789 e zhvilloi nocionin e nacionales dhe nacionalitetit, i cili gjithashtu
paraqiti tipare relativisht tė forta historizimi. Dhe kėshtu, me kėtė kishte
lindur mendimi qė asnjė popull nuk ėshtė i mundur pa histori dhe asnjė histori
populli pa popullin. Qė atėherė ky mendim pėr mjaft popuj ka qenė me ndikim tė
militarizuar.
Nga ky pikėqėndrim ėshtė pėr tė u
kuptuar edhe historia e popujve tė Ballkanit nė shek. 19. Pėr fat popujt sllav
e edhe grekėt mundeshin tė tėrhiqnin vėmendjen me njė gjuhė tė pėrbashkėt
dhe tė veēantė popullore, shėrbehen me legjendat e veēanta nacionale, tėrheqin
vėmendjen me aksione tė pėrbashkėta luftarake dhe me goditje tė rėnda tė fatit
nga tė cilat ata e kanė formuar njė pasion nacional dhe njė mit popullor, dhe
ata poseduan edhe mė njė kishė nacionale e cila atyre deri nė ditėt e sotme iu
ka ruajtur vetėdijen nacionale. Nga e tėrė kjo shqiptarėt deri nė shek. 20. nuk
kishin asgjė pėr tė paraqitur, sė paku asgjė bardh e zi.
Dhe kėshtu erdhi qė mendimi nacional i
shqiptarėve dhe vetėdija e tyre nacionale tė futej nga disa popuj tė huaj apo
nga shqiptarėt nė diasporė. Krejt kjo filloi me pėrpjekjet e para ēlirimtare
greke nė v. 1800., por edhe mė shumė me luftėrat ēlirimtare greke (1821-29),
luftė nė tė cilėn shqiptarėt kishin njė pjesė tė madhe natyrisht shpesh edhe
nė tė dyja anėt e fronteve. Ata qė nė kėto aksione luftėrash ēeta helenofilėsh
ose filhelenėt e Europės pėr herė tė parė e njoftėn popullin shqiptar pėr sė
afėrmi, dhe shumė nga ta si letrarė, poetė, studiues apo historian, pėr
shqiptarėt kanė sjellur njoftime dhe lajme entuziasmuese nė vendet e tyre. Nga
ana angleze ishte njėfar Lord Byron, njėfar Hobhouse, njėfar Leake dhe njėfar
Hughes nga ana franceze Pouqeville, nga italianėt misteriozi Ibrahim Manzour
Effendi (i kthyer nė islam!) nga gjermanėt Grekėt Müller me kėngėt e tija pėr
Sulajt, historiani Hopf e mė vonė Hammer-Purgstall[13] etj. Interesimi i
Europės pėr popullin e zbuluar mė vonė tė ,Shqiptarėve (Albanesen) ishte aq i
ndezur saqė edhe Goethe plak merte informacione mė tė pėrafėrta nga shokėt e
tij anglez (Byron, Leake etj) dhe nga barbari i tij ideal, bariu gjenial serb
Vuk Stefanoviq Karaxhiq dhe e medoj njė vjershė tė posaēme pėr shqiptarėt e
cila fillon me fjalėt:
Sind Gefilde türkisch worden
Sonst Gebiete der Albanesen?...
Interesimi i ngritur i Europės pėr
popullin shqiptar masėn e sajė tė fortė e pėrhapi mbi italo-shqiptarėt,
pėrkatėsisht, arbėreshėt. Nė ndėrlidhje me pėrpjekjet e italianėve
(Risorgimento) pėr liri aty kah mesi i shek. 19. u vėnė nė dispozicion shumė
luftėtarė lirie shqiptarė nėn udhėheqjen e Garibaldit, por jo vetėm kėta,
gjithashtu ishin ngritur edhe disa burra tė mrekullueshėm dhe pėrfaqėsues tė
kolonive italo-arbėreshe, pėr tė zgjuar vetėdijen nacionale shqiptare nė tėrė
botėn dhe pėr tė nxitur lirinė e Shqipėrisė edhe atė pėrmes pėrmbledhjeve tė
ndryshme kėngėsh, librave, revistave, dhe veprave poetike nė gjuhėn shqipe por
edhe nė gjuhėt tjera[14]. E e njėjta ngjante edhe nė kolonitė tjera shqiptare
nė botėn e jashtme, si p.sh. nė Konstandinopojė, nė Kairo, nė Sofie, nė
Bukuresht, nė Konstanz e kėshtu me radhė. Gjithkah u bashkuan intelektualėt
shqiptarė, nėpunės tė lartė, tregtarė tė pasur dhe personalitete tė tjera
udhėheqėse, formuan shoqata nacionale, shkruanin dhe shtypnin shkrime
propaganduese dhe libra shkollorė dhe dėrgonin nė Shqipėri persona tė
pėrshtatshėm si mėsues shqiptarė. Posaēėrisht udhėheqėsit shqiptarė nė
Konstandinopojė bėnė fitime tė mėdha pėr Rilindjen e Shqipėrisė, dhe njėri
nga ta Pashko Vasa e koncipoi pėr herė tė parė Problemin Shqiptar, i cili
pastaj u bart nė botė dhe i lėkundi rėndė shpirtėrat europian nė Kongresin e
Berlinit nė vitin 1878.[15]
Megjithatė, shtytjen mė tė fortė pėr
formimin e vetėdijes nacionale populli shqiptar e mbajti me sulmet e
koncentruara dhe pėrpjekjet aktive tė sllavėve dhe grekėve drejtpėrdrejt kundėr
territorit Shqiptar. Atėbotė kjo ishte zgjatur mjaft pėrmes pėrmbledhjes
teknike administrative tė katėr vilajeteve tė mėdha, tė Shkodrės (Üskudar,
Skutari), Shkupit (Üsküb), Manastirit (Bitola) dhe Janinės dy herė e gjysmė
mė shumė se sa territori i sotshėm dhe qonte deri te vendbanimet e zbrazura,
situatat e konglomeratit dhe zonat e pėrziera. Pėrbrenda kėsaj shtyen
kryengritjet sllave dhe greke tė viteve 60.ta tė shekullit tė 19., dhe kishin
qėllimin e caktuar, nėn pretekst qė Turqinė ta mėnjanonin nga Europa,
Shqipėrinė ta fusnin nėn vete dhe qė tė tėrėn ta shlyenin nga harta e botės. Ky
qėllim u ndihmua dhe u nxit nga politika ballksanike e rusisė pjesėrisht edhe
nga Franca dhe ajo arrinte njė masė tė caktuar propagande, posaēėrisht me
informacionet qė kinse shqiptarėt nuk kishin gjuhė tė pėrbashkėt, religjion tė
pėrbashkėt, madje as njė traditė nacionale, e nga kjo edhe vetėdije nacioale
dhe histori tė pėrbashkėt, vetėkuptimthi kjo propagandė shkonte dorė pėr dore
me njė shpifje tė llojit mė tė ulėt, propagandė nė tė cilėn posaēėrisht
serbomėdhenjėt nuk njifnin kurrfarė mase dhe druajtje[16]. Nėn kėto aspekte
erdhi deri te Paqja e Shėn Stefanit (3. Mars 1878), pas sė cilės Turqia tė
gjitha pjesėt tė cilat sot janė jashtė kufijve tė shtetit tė sotshėm shqiptar
duhej tė i kalonte tek Malazezėt, Serbėt, Maqedonėt dhe Grekėt sulmues. Dhe
vetėm me futjen e Anglisė dhe Austro-Hungarisė nė kėtė mes, tė cilėt kėtė
Problem Oriental nė kuptimin e tyre tė karakterit mbarėeuropian dėshironin
tė dinin ta zgjidhnin, erdhi deri te Kongresi i Berlinit (13. Qrshorė 13.
Korrik 1878), nė tė cilėn u u zbutėn shumė rregulla tė rėnda tė parapaqes
sė Shėn Stefanit, por natyrisht, tek sulmuesit e lartėpėrmendur.duhej pastaj tė
kalonin edhe territore tė tjera e tė pastėrta shqiptare.
Pėr popullin shqiptar ngjarjet e
Kongresit tė Berlinit ishin me ndikim tė papritur zgjues dhe tronditės. Jo
vetėm sulmet e pėrgjakshme dhe jonjerėzore tė armiqve fanatik rreth e pėrqark
popullit shqiptar ishin ato qė popullin shqiptar e rrezikonte deri nė
substancėn mė tė brendshme tė tij, por edhe Kongresi i Berlinit dhe Paqja e
Shėn Stefanit nuk dėshironin tė iu njifnin shqiptarėve as tė drejtėn e njė
vetėvendosjeje dhe vetėmbrojtjeje tė kufizuar, madje disa fuqi tė mėdha
europiane dėshironin qė Shqipėrinė ta shihnin si njė vend jo i krishterė, pra
si njė vend tė aftė okupimi (shif Bosna dhe Hercegovina). Pėr kėtė arsye
Kongresi i Berlinit problemin shqiptarė tė sjellur nga anglezėt dhe
austriakėt e la mėnjanė gati tė paprekur dhe tė pazgjidhur.[17] Bismarku duket
tė ju ket kundėrshtuar anglezėve gėrmues qysh nė ditėn e parė: Shqipėria? Ēka
ėshtė ajo? Populli shqiptar? Ku ėshtė ai? Nė kėt rrezik ekzistence dhe rrezik
jete, gati brenda natės u ngrit vetėdija nacionale e popullit shqiptar, i cili
nė tė gjitha anėt u vendos nė mbrojtje dhe ndeshej me tė gjitha sulmet e papritura
si njė burrė me armė nė dorė. Kur Kushtrimet shqiptare u pėrhapėn nėpėr vend
nga mali nė mal, dhe kur flakėruan zjarret e para, atėherė nė veri u derdhėn
ēetat e lirisė pėr tė i mbrojtur vendet e ndara nga Malazezėt dhe Serbėt
sulmues, si Tivarin,Ulqinin, Hotin, Grudėn, Plavėn dhe Gucinė. Nė Prizren u
formua e para Lidhje Shqiptare (10. Qershorė 1878) e cila kishte pėr qėllim
qė me forca tė veta natyrisht me durim dhe qetėsi tė Turqisė[18] ta
zgjidhte problemin shqiptar.Dhe kėtu pėr herė tė parė u drejtua ftesa tek tė
gjithė shqiptarėt nė botė pėr pėrkrahjen e shqiptarėve udhėheqės tė Lidhjes
Shqiptare qė Ēėshtja Shqiptare tė sigurohet dhe tė forcohet pėrmes njė
,letėrsie dhe ,historie tė pėrbashkėt.
Dhe kėtu iu krijua shqiptarėve njė
ndihmė e jashtėzakonshme nga ana e Austro-Hungarisė. Austriakėt pėrmes
marrėveshjeve tė Katlovicit (1699), Passarovicit (1718) dhe Beogradit (1739)
posedonin njėfar protektorati mbi shqiptarėt, apo sė paku mbi shqiptarėt
katolik, gjithashtu pėrmes marrėveshjeve me Turqinė ata e kishin mbajtur
Shqipėrinė nė sferėn e tyre ndikuese tė tė drejtave tė njeriut ashtuqė nė ditė
kritike tė vitit 1877 deshtėn qė vendin ta merrnin nė pronėsi tė tyre por
megjithatė lidhėn ēdo pėrkrahje pėr Lidhjen Shqiptare me tė gjitha forcat dhe
mundėsitė e sigurta internacionale. Qysh herėt shumė historian, etnolog,
filolog dhe diplomat tė ndryshėm austriak, gjerman edhe aso nga Bayeri dhe
tė tjerė europian ishin motivuar pėr studimin e Shqipėrisė dhe tė
shqiptarėve[19] por nė radhėn e njė idealizmi romantik. Por tani Austria e
mbėshtolli Shqipėrinė me njė rrjetė tė dendur pėrfaqėsishė konzularike tė cilėt
kishin pėr detyrė qė tė gjitha dukuritė e vlefshme kulturore dhe politike nė
jetėn e shqiptarėve tė i fiksonin nė lėmi tė posaēme konzulate dhe ato tė i
aneksojnė sektorit tė formuar tė veēantė pėr Shqipėrinė nė Ministrinė e jashtme
k.u.k. nė Vjenė[20]. Njėkohėsisht Austria ngriti njė radhė shkollash fillore
dhe tė larta nė qytetetmė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė nė gjuhėn shqipe!
dhe pėrkujdesej nė mėnyrė mjaft bujare pėr arsimimin e mėsuesve dhe
shpirtėrorėve shqiptarė nė shkollat dhe seminaret austriake, nga kėto shkolla
kanė dalur gjenerata tė shumta shkollarėsh tė rėndėsishėm shqiptarė, teolog,
shkencėtarė, studiues gjuhe, historian, etj. Para sė gjithash Austria brenda
Monarkisė sė Danubit ka mobilizuar ballkanologė tė mbėrrimė dhe specialistė tė
tillė, qė Shqipėrinė ta studiojnė etnoligjikisht, historikisht dhe nė
linguistikė. Aty dallohej dhe profilonte posaēėrisht drejtimi i historiografisė
i cili kurorėn e vet e gjeti me trupėn studiuese Sfflay-Thallozsy-Jirecek dhe
me Illyrisch-Albanische Forschungen (1916) dhe me Acta et Diplomata res
Albaniae mediae aetatis illustrantia (1913-1916). Por ėshtė karakterizuar pėr
vėshtirėsitė e njė shkrimi tė historisė shqiptare qė i madhi Jericek i cili e
kishte shkruar historinė e Bullgarėve dhe tė Serbėve e nuk ishte nė gjendje pėr
tė shkruar edhe njė histori shqiptare.
Meqenėse nevoja pėr njė histori tė
shkruar bėhej gjithnjė e mė e domosdoshme njė shqiptar anonim nė Kairo
Konzuli i mėvonshėm austriak nė Shkodėr Tef Curani nė vitin 1898 botoi njė
Geschichte Albaniens, von einem Albaner, der sein Land liebt (Histori e
Shqipėrisė nga njė Shqiptar qė e don vendin e tij) njė vepėr e menduar dhe e
shkruar nga zemra, por pa pretendime shkencore.
Nė vitin 1902 njė shqiptar apo
shpirtėror nė Bruksel filloi tė botojė njė histori shqiptare nė gjuhėn frėnge
me pseudonimin N. D. N. (Nak-Domo-Nitsi = Dom Ndoc Nikaj)(Histoire d Albanie depuis
le commencement et jusqu a lepoque de la conquete turque), por e cila pastaj
deri nė vitin 1917. u vazhdua nė etapa dhe e pėrfundoj nė gjuhėn frėnge dhe
shqipe; edhe kjo vepėr mė shumė ėshtė e diktuar nga ndjenjat patriotike, deri
diku pjesėrisht i ka mbajtur parasysh burimet dhe dokumentimet historike tė
njohura deri atėhere. Dhe aty ka qėndruar deri te shtetformimi i Shqipėrisė
(1912-13), pra, deri tek fundi i luftės sė parė botėrore. Nga ana gjermane doli
njė Histori e Shqipėrisė nga Dr. K. Roth (1914), e cila ishte mė shumė njė
hutim historiografik nė mos edhe njė mbushės vrimash. Pastaj ėshtė pėr tė u
pėrmendur edhe njė Histori e shkurtėr e Shqipėrisė dhe e popullit
Shqiptar (Breve histoire de l'Albanie et du peuple albanais") nga
viti 1919 i orientalistit rumun N. Jorga e cila siē duket nė mungesė tė
burimeve historike nė mė pak se 70 faqe oktavė tė vogėl doli mjaft e
varfėr.
Kjo varfėri pėr njė shkrim pėrmbledhės
tė historisė qartėsohet me atė qė bazat, burimet dhe dokumentacionet themelore
sė pari duhet tė studiohen dhe tė pėrpunohen. Me kalimin e kohės janė gjetur
burime tė tilla nė shkrime tė ndryshme tė personaliteteve bizantin (Anna
Komena!) ose nė arkivat e Raguzės, Venedikut, Romės, Napolit e edhe nė disa
paraqitje historike tė shekullit 16., por tė gjitha ato flisnin mbi mesjetėn e
vonė tė Shqipėrisė dhe kryesisht pėr kohėn lavdiplotė tė heroit nacional
Skėnderbeut (shek. 15.). Por edhe kėto burime nuk i bėnin gjithnjė ballė njė
kritike tė fortė burimore, ashtu qė shumė historian tė mėvonshėm ato ose i kanė
shmangur apo kanė rėnė viktima tė tyre.[21] Sidoēoftė, mungonin gati tė gjitha
tė dhėnat dokumentuese qė nga shek. 14. deri 19. dhe pėr kėtė shpeshherė kishte
boshllėqe, tė cilat me tė gjitha rafinesat kriminalistike, historiografisht nuk
mund tė mbusheshin dhe plotėsoheshin. Dhe aty ku mungojnė nocionet, mu aty
rregullohet njė fjalė mu nė kohėn e duhur, d.m.th. te historianėt e ndryshėm
tė historisė shqiptare u lindėn supozime, teza, teori dhe teknika hermeneutike
artificiale dhe tė matura tė cilat tė gjitha interpretimeve tė historisė dhe
zbrazėsirave iu hapnin derė e portė. Pėr kėtė arsye, tė gjithė studiuesit dhe
shkruesit e vėrtetė me preokupim tė historisė sė Shqipėrisė dhe pėr Shqipėrinė
deri rreth vitit 1940 kanė shqyrtar vetėm probleme tė veēanta ose janė
koncentruar vetėm nė personalitetin e heroit nacional Skėnderbeut.
Pėrfundimi i luftės sė parė botėrore pėr studimin dhe shkrimin e historisė
shqiptare ishte njė katastrofė e vėrtetė. Shqiptarėt e humbėn tutorin dhe
mecenen shpirtmadh pėr tė gjitha fushat e jetės kulturore dhe shtetėrore
Monarkinė Austro-Hungareze dhe ata i humbėn kontaktet me personalitetet
emėdha studiuese shqiptarofile nga perandoria e shumėpopujve. Italia qysh moti
kishte lidhur me Shqipėrinė fille tė llojit kulturorė dhe shkencorė, shpesh nė
rrafshin e e studimit tė gjuhės kishte arritur gjėra themelore dhe tė
qėndrueshme, por pėr studimin dhe shkrimin e historisė ajo nuk ka tė ofrojė
diēka tė rėndėsishme. Kėshtu edhe mė shpresa historiografike e Shqipėrisė
koncentrohej nė Shkollėn e Vjenės tani mė e shkrirė nga e cila kanė dalur
studiuesit e sotshėm tė mrekullueshėm tė gjuhės dhe historisė Ēabej, Buda,
Hasan Ēeka, dhe Laurasi. Nė kėtė pikėpamje njė falėnderim tė ngrohtė i ėshtė
borxh dy profesorėve tė Universitetit tė Vjenės Karl Patsch dhe Norbert Jokl
tė cilėt i transmetojnė gjeneratat e mesluftės sė Austrisė sė vjetėr, edhe mė
postum tė Shqipėrisė.
Pėr kohėn e mesluftės (1919-1939)
karakteristikė pėr studimin dhe shkrimin e historisė pėr dhe rreth Shqipėrisė
ishte ajo qė gati e tėra sillej kryesisht rreth figurės dhe kohės sė
Skėnderbeut dhe vetėm njė pjesė ose problem i veēantė spezial mė sė shumti
nga diaspora u rrahėn mė pėr sė afėrmi. Nga ana shqiptare janė pėr tė u pėrmendur
tre historiograf tė Skėnderbeut tė cilėt hedhin njė dritė mbi situatėn e
historiografisė sė Shqipėrisė. Nė vitin 1921 Fan Stilian Noli peshkopi i
atėhershėm ortodoks publikoi Historinė e Skėnderbeut e para histori e bazuar
nė gjuhėn shqipe. Noli, njė polyglot dhe polihistorian i mrekullueshėm me
prejardhje akademike, por edhe njė artist i mrekullueshėm i fjalės, poet dhe
pėrkthyes i Shekspirit, atėbotė i kėrkoi tė gjitha burimet, dokumentacionet,
arkivat dhe publikimet e arritshme, i pėrmblodhi dhe i vlerėsoi, qė nė kėtė
mėnyrė tė pėrmbledhė jo vetėm njė vepėr standarde shkencore por njėkohėsisht
njė libėr popullor nė njė gjuhė tė mrekullueshme poetike. Tė papriturat e
punės dhe tragjika e idealistit nacionalist dėshironte qė pėrndryshe njė kėrkuesit
aq tė matur i kan qėndruar tė fshehura disa burime vendimtare turke, kėshtu qė
ai nė vitin 1947 i shtyrė nga ndėrgjegja e tij shkencore duhej tė i
nėnshtronte veprės sė tij njė revizion rrėnjėsor[22]. Nė vitin 1924 nė Shkodėr
(Skutari) i pėrkthyer nė shqip doli punimi i disertacionit e historianit nga
shkolla Vjeneze Dr. Xhevat Korēa: Tri pyetje nga jeta e Skėnderbeut (gjerm.:
Drei Fragen aus dem Leben Skanderbegs) e cila mė shumė sillej rreth problemit
se sa Skėnderbeu ishte njė sundues i pavarur shqiptar apo vazal i Venedikut dhe
Romės e edhe i Neapelit. Mangėsia e burimeve tė sigurta pėr njė pėrgjigje
pozitive tė kėsaj pyetje dhe e diktuar nga shpirti nacionalist por megjithatė
fort e pėrmbledhur nga shkenca pėr zgjidhjen e problemit e kanė nxitur
autorin pėr tė lėnė mėnjanė ēdo kėrkim tjetėr historik. Historiografi i tretė
shqiptar Dr. Atanas Gegaj, njė At Franciskan dhe apsolvent i Univerzitetit nė
Löwen (Louvain) nė vitin 1937 e botoi disertacionin e tij mjaft tė njohur dhe
tė plotė: L Albanie et linvasion turque au XV-e siecle, Paris, Lib. Or. P.
Geuthner 1937, e qė fataliteti i tij ishte qė ai ishte ndalur kryesisht nė
falsifikuesin e historisė Giammaria Biemmi, nga kjo iu nėnshtrua njė kritike
shkatėrruese tė Babingerit dhe qė atėherė mori distnacė nga ēdo shkrim dhe
kėrkim historik. Njė punė mė shumė e dobėt mbi Skėnderbeun e njė shqiptari qė
jetonte nė SHBA K. Ēakrezi ėshtė pėrmendur vetėm kalimthi.
Pėrndryshe nė Shqipėrinė e kohės sė
mesluftės kishte njė punė relativisht tė gjallė rreth historiografisė
shqiptare, vetėm se kjo punė nuk ndodhi sistematikisht dhe nė formė unitare por
mė shumė nė formė hektike, nga disponimi ose pėr njė prestigj individual. Por
krahas kėtyre kishte edhe kėrkues tė zellshėm dhe serioz burimesh dhe pėrmbledhės
materialesh, tė cilėt, natyrisht, mė shumė ndikonin nė qetėsinė e kthinave tė
studimit ose nė qelitė e manasireve e tė cilėt rrallė publikonin pjesė tė
veēanta nė gazetat dhe revistat e pėrgjithshme ose nė broshurat e ngushta.
Interesimi i ngushtė i Erės sė Zogut (1925-1939) kundrejt punės serioze
shkencore, e cila mė sė larti donte tė lejonte njė Historiografi pėr personin
e Mbretit tė tė gjith shqiptarėve, nuk lejonte njė punė kolektive tė
rregulluar sistematikisht dhe shkencėtarisht dhe kurrfar instituti pėrgjegjės
kėrkues. Kėshtu, mėsuesit dhe profesorėt nė shkolla tė larta materialin
historik pėr mėsim duheshin ta pėrpunonin dhe ta pėrmbledhnin vetė me mundim
dhe shpenzime tė mėdha. Nė tė njėjtėn formė duhej edhe disa dashamirė tė
historisė shqiptare si Nef Losi, ose J. M. Qafėzezi qė nė njė punė tė
mundimshme dhe si individ pa ndihmėn e askujt tė i kėrkonin, nxirrnin dhe
lexonin shumė dokumente dhe pėrmendore historike nga arkivat e kishave dhe
manastireve tė vjetra, nga rrangullat private dhe publike. Njė materie
historiografike gati tė paparė kanė dy revistat katolike nė Shkodėr: Leka dhe
Hylli i Drites[23], tė arritura nė bashkėpunim me diletantėt dhe shpirtėrorėt
dhe me shumė bashkėpuntorė nga kampet e tjera religjioze. Nė kėtė ndėrlidhje
janė pėr tė u kujtuar dy anėtarėt dhe mėsuesit e Kolegjit Jezuit nė Shkodėr,
tanimė i vdekuri F. Cordignano dhe profesorit sot me ndikim nė Univerzitetin e
Palermos, Prof. Zef (Giuseppe) Valentini, tė cilėt kanė sjellur punime
ndoshta jo drejtėpėrdrejtė historiografike, por megjithatė punime tė
rėndėsishme pėr shkrimin e historisė shqiptare nė gjuhėn shqipe dhe italiane.
E kėtu do duhej tė pėrmendeshin edhe
disa autorė tė tjerė tė huaj nga koha e mesluftės, tė cilėt i kanė shėrbyer nė
mėnyrė tė tėrthortė dhe drejtpėrdrejt studimit historik tė shqiptarėve pa
dėshiruar kėtu pėr tė vrojtuar njė rend kronologjik ose njė vlerėsim tė
pėrafėrt. Nė kėtė ndėrlidhje para sė gjithash janė pėr tė u pėrmendur njė radhė
e tėrė e veprave, shkrimeve tė vogla, hartimeve dhe reproduksioneve, tė cilat
sillen rreth gjuhės dhe letėrsisė shqipe dhe qė bien nė njė traditė tė vjetėr
austriake, duke filluar me Gustav Meyer mbi Bilbilin-Pekmezi, Norbert Jokl, dy
shqiptarėt Justin Rrota dhe Eqrem Ēabej e deri te mjeshtri plak i sotshėm Max
Lambertz. Edhe nga ana italiane deri nė luftėn e dytė botėrore kishte publikime
tė ndryshme dhe tė vlefshme linguistike dhe literarhistorike, si nga Tagliavini
dhe Gaetano Petrotta. Nė tė njėjtėn kohė kanė dalur punime tė vlefshme tė studiuesve
tė gjuhės nga Gjermania ose tė tjerėve nga Europa si nga G. Weigand dhe M.
Baric tė cilėt kėrkonin prejardhjen historike tė gjuhės shqipe. Dhe kėtu do
duhej tė pėrmendeshin posaqėrisht ato publikime tė cilat e japin njė pėrfundim
mbi prejardhjen ilire tė shqiptarėve: H. Krahe, Die alten balkanillyrischen
geographischen Namen, 1925 (Emrat e vjetėr gjeografik ballkanoilir) dhe
Lexikon altillyrischer Personennamen, 1929 (Leksikon i emrave tė personave
ilir), C. Patsch Ilirėt. Tirana 1923 dhe Gjendja ekonomike e kulturore e
Shqipnisė nė kohėn e kalueme, Tiranė 1925, pastaj njė radhė e tėrė e punimeve
nga N. Jokl (qė nga 1922) dhe nga F. Ribeko (nga 1907 deri 1941) etj. Me
rėndėsi tė veēantė pėr kėrkimin historik dhe shkrimin e historisė shqiptare
ishin gjetjet arkeologjike nė gėrmimet e udhėhequra nga Italianėt (L. M.
Ugolini) dhe francezėt (Leon Rey) nė Pojani (Apollonia) dhe Butrint (Buthroton)
dhe nė gėrmimet nė fushat e varreve tė Komanit, Feniqit (Foinike) etj., si edhe
gjetjet nga vėrshimet e Liqenit Maliq, dėshmimet e tė cilave pėrmes antikės
arrijnė deri nė kohėn e neolitit. Francezėt dhe italianėt rezultatet e tė
dhėnave tė tyre ia kanė ofruar botės me fotografi dhe me fjalė dhe me publikime
speziale shkencore; kėsaj tradite i qėndroj besnik edhe udhėheqėsi i sotėm i tė
gjitha punimeve arkeologjike Hasan Ceka dhe kolektivi i tij. Pėrmes gjetjeve tė
shumta dhe tė veēanta nė qytetet e ndryshme tė gėrmuara tė Shqipėrisė, sot
ėshtė e mundur qė historiografia shqiptare tė argumentojė autoktoninė
mijėvjeqare, tė provohet ndėrlidhja e brendshme nė mes tė Ilirėve dhe
Shqiptarėve dhe tė kundėrdėshmohet teza e editorėve tė historisė sė
madheGeschichte der Völker Jugoslawiens (Historia e popujve tė Jugosllavisė)
- B. Grafenauer D.Perovic und J. Sidalec sipas tė cilėve shqiptarėt kanė
emigruar sė bashku me sllavėt nė Shqipėri, nė tė njėjtėn gravurė gjetjet
shqiptare kundėrdėshmojnė edhe kundėr etnografėve Vukosavljevic, Trifunovski
und Stoikovic-Martic tė cilėt pas invazionit sllav shqiptarėve u japin rolin e
njė pakice tė vogėl.
Nė kėtė pikpamje fatkeqėsisht mashtruan
dhe mėkatuan qysh para disa dhjetėvjetshave edhe A. Seliscev (Slavianskoia
naselenije v Albanii Sofia, 1931), V. Pervan e edhe vet G. Weigand.[24] Kundėr
pėrmbledhjeve tė njėjta tė bashkėshtetasve tė tij Jugosllav ka kundėrshtuar
Sufflay nė shumė shkrime dhe publikime, nė mes tjerash 1) povijest sjevernih
Arbanasa, Beograd 1924; 2) Städte und Burgen Albaniens, hauptsächlich während
des Mittelalters, Wien-Leipzig 1924; 3) Srbi i Arbanasi Njihova simbiosa u
srednjem veku, Beograd 1925; editimi i veprės sė tij tė vėllimshme
dokumentuese Gjuragj Kastrioti Skenderbeg i Arbanija u petnaestom veku
sjellur nga Dr. J. Adonic (Beograd 1942), ai nuk e mbijetoi mė. Nga ana
rumune nė shek. 20. janė bėrė tė njohura disa punime historiografike nga Feder
Constantin Marinescos (Melanges de lEcole Rozmaine, Paris 1923). Italianėt
nė vitet e 30. ishin tė pėrfaqėsuar nga G. M. Monti (La storia dell Albania e
le sue fonti napoletani, Studi Albanesi 1931. etj.). Nga ana e historiografėve
gjermanė tė kėsaj kohe shkėlqejnė orientalisti Franz Babinger dhe Georg
Stadtmüller. Babinger e ka pėrkthyer dhe komentuar nė gjermanishte pjesėn
pėrgjegjėse tė Shqipėrisė nga pėrshkrimi i njė udhėtimi nė turqishte tė Evlia
Celebi-t (Evlia Celebi Sejahat-Namesi, Derse-adet, 1314) nga shek. 17 dhe ua
ka lėnė shqiptarėve pėr pėrkthim nė gjuhėn shqipe (Tiranė 1930). Mė me rėndėsi
pėr shkrimin e historisė shqiptare ėshtė publikimi i tij pėr Themelimin e Elbasanit
(Die Gründung von Elbasan Berlin 1931). Momentalisht Babinger ėshtė i zėnė me
paraqitjen e paraardhėsit tė shqiptarėve Skėnderbeun, tė cilėn ai vijimisht
nė pėrkthim nė gjuhėn shqipe e publikon nė revistėn Shejzat nė Romė. Nga
koha e fundit me rėndėsi tė madhe pėr tė u pėrmendur ėshtė vepra voluminoze
Mehmet der Eroberer und seine Zeit (Mehmet pushtuesi dhe koha e tij), München
1953 dhe italisht Torino 1957. G. Stadtmüller ėshtė marrė mė shumė me historinė
e hershme tė Shqipėrisė dhe ėshtė munduar pėr problemin e njė vendi themelor tė
prejardhjes sė shqiptarėve; rreth kėsaj ai ka hapur perspektiva krejt tė reja
pėr njė shkrim pėrmbledhės tė historisė. Mė sė shumti punimet e Stadtmüller
janė publikuar nė vitet 1039 43 nė revistat Leka dhe Hylli i Dritės
(Shkodėr) nė pėrkthim nė shqipe; kėtu ato dalin nga kornizat e kohės sė dhėnė
dhe i takojnė kapitullit tė ardhshėm![25]
Njė studim mė sistematik dhe mė
shkencorė historik nė Shqipėri
ėshtė vendosur rreth vitit 1941, sė paku sa i pėrket historisė nacionale. Pas
okupimit tė vendit nga trupat italiane 7. Prill 1939 dhe pas ngritjes sė
Protektoratit Shqipėria, nė Tiranė u themelua instituti i parė kėrkimor
Instituti Mbretnuer i Studimeve Shqiptare (Ital. Reale Instituto di Studi
Albanesi). Ai mbante dy degė, njė degė pėr gjuhėsi dhe njė pėr histori. Dega
pėr historinė para sė gjithash duhej tė i mbledhte dhe tė i sekuestronte tė
gjitha burimet dhe dokumentet historike tė cilat kanė tė bėjnė me historinė e
Shqipėrisė, njejtė edhe tė gjitha pėrmendoret dhe gjetjet arkeologjike
njėkohėsisht duhej tė bliheshin apo nė njė mikrofilm tė incizoheshin tė gjitha
publikimet e mundshme tė tė gjitha kohėrave qė do tė mund tė arriheshin. Pėr
kėtė qėllim pėr bashkėpunim ishin ftuar tė gjithė shkenctarėt dhe historianėt
shqiptarė. Vet italianėt, pėr ēudi, - ndoshta pėr shkaqe tė kuptueshme kanė
qėndruar relativisht tė rezervuar me pėrjashtim tė lartėpėrmendurit S.
Valentini SJ, i cili qysh mė herėt kishte sjellur mjaft shumė punime pėr
shkrimin historik tė Shqipėrisė. Ėshtė pėr tė iu falėnderuar iniciativės sė tij
qė nė vitet 1943 dhe 1944 pėr publikimet e para dhe tė fundit voluminoze tė
institutit njė vėllim i parė me format tė madh dhe me 472 faqe -me titullin
Studime e Tekste (ital. Studi e Testi) me njė studim hyrės juridik pėr
Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe njė vėllim i dytė me titull tė njėjtė por me
studime tė posaēme pėr shkrimet e vjetra dhe gjetjet arkeologjike nga vendet e
ndryshme tė gėrmuara nė Shqipėri. Konfliktet e luftės dhe luftėrat
nacionalēlirimtare kundėr italianėve kanė dhėnė punė frytėdhėnėse nė dhe me
institutin madje e kanė sjellur gati nė paralizim dhe materialin e filluar dhe
tė grumbulluar e kanė lėnė tė zhduket. Tė njėjtit fat iu nėnshtruan edhe dy
revistat nė Shkodėr Leka dhe Hylli i Drites tė cilat me marrjen e pushtetit
nga Partia e Punės mė 29 Nėntorė 1944 duhej ta rirendisnin punėn e tyre.
Se si vajti kėrkimi dhe shkrimi i
historik nga pikpamja shqiptare nė mes tė viteve 1944 dhe 1950 ėshtė vėshtirė
tė gjurmohet. Tė gjitha kėrkimet dhe pyetjet e mėpastajme personale tek vendet
mė tė larta administrative dhe shkencore nė Tiranė qėndruan pa rezultat, edhe
pse pėrndryshe ata pėr pėrmbledhėsin e nėnshkruar lėshojnė pe. Por nga
aluzionet e sigurta mund tė pėrfundojmė si vijon: Nė kohėn e atėhershme pas
marrjes sė pushtetit ishte njė eufori dhe njė dalldi e pashoqe nė tė cilėn para
sė gjithash historikisht paraqiteshin vetėm punėt heroike tė partizanėve dhe
udhėheqėsve tė tyre. Por kėtu bie natė era e ministrit tė brendshėm Koēi Xoxe i
cili dėshironte tė mbahej me Jugosllavinė dhe tė tėrėn qė ishte disi
nacionaliste, kulturore dhe intelektuale kėrkonte qė ta shtypte. Atėbotė janė
zhdukur nga faqja e dheut edhe disa pėrmbledhje tė vlefshme historike si psh.
ato tė Jezuitėve dhe Franciskanėve nė Shkodėr dhe disa studiues nacional
Dr. Xhevat Korēa dhe Lef Nosi i vjetėr u dėrguan nė kampin e vdekjes. Pėr
ēudi vet Jugosllavia kundrejt shqiptarėve dhe historisė sė tyre ka mbajtur njė
qėndrim krejt tjetėr, gati tė kundėrt. Ajo jo vetėm qė ka mbledhur material tė
shumtė tė rrezikuar nga Shqipėria dhe e ka sjellur nė Beograd dhe iu ka lėnė nė
pėrdorim instituteve tė ndryshme albanologjike, por edhe ėshtė pėrpjekur qė tė
themelohen seminare dhe institute studiuese albanologjike dhe qė tė
profesionalizohen studiues dhe shkenctarė pėrgjegjės.[26]
Nė tė njėjtėn formė edhe nga bota e
jashtme nė kohėn e viteve 1940 deri 1950 nuk janė bėrė tė njohura kurrfar punimesh
historiografike pėr historinė shqiptare. Vetėm punimet e udhėhequra nga G.
Stadtmüller, pastaj ato tė Jugosllavit Dr. J. Radonic (1942) editimi i sjellur
nga ato qė i kishte lėnė Sufflay pėr Skėnderbeun si dhe disa punime tė vogla tė
vet editorit. Tė njohura u bėnė mė shumė publikime tė italianit D. Mustilli
(1941/42) mbi gjetjet arkeologjike nė Shqipėri dhe vlerėsimi i tyre
historiografik. Edhe mė shumė goditi si rrufeja nga qielli i hapur kur Fan Noli
1947 dhe 1949 e botoi Skėnderbeun e tij tė rishqyrtuar dhe tė kontrolluar nė
formė kritike (a revised and critieal history of Scanderbeg in Biography of
F. S. Noli, Boston, 1960, p. 132!) edhe atė nė gjuhėn angleze dhe shqipe (New
York dhe Boston). Qysh nga 1921 Noli i kishte kėrkuar tė gjitha burimet dhe
publikimet e rishtjelluara pėr Skėnderbeun Radonic i ka rrėshqitur dhe
ishte ishte ndeshur nė disa kronist turq si JOM Aschik-Pasha-Zade dhe
Saad-ed-din , tė cilėt me Skėnderbeun mė shumė e kishin fiksuar njė tribun
vetėmohues popullor dhe luftėtar romantik lirie. Kjo nė shpirtin e gjerė
filozofik tė F. Nolit mund tė ket ndikuar si njė shok i fuqishėm dhe dhe tė
shtrembėroj gati nė tė kundėrtėn pikpamjen e tij tė mėhershme pėr heroin e
dashur nacional. Nė njė paraqitje tė njė ndeshjeje luftarake nė mes tė
Skėnderbeut dhe Ballaban Pashės njė renegati shqiptar nė shėrbim tė turqve Noli
i pėrdorė ato fjalė tė cilat buēasin thellė si njė bubullimė nė kokėn e ēdo
nacionalisti:
,Ishte njė duel nė mes tė dy
mjeshtėrve tė artit luftarak bashibozukian . Qysh nė takimin e parė ishte e
qartė qė Skėnderbeu ndeshur me njė tė llojit tė vet!
- Rreth vitit 1950 nė skenė dolėn dia
autorė tė rinjė turq nėn ta posaqėrisht Halil Inalcik , tė cilėt nė saje tė
arkivave nė Stamboll etj. rrahėn temat shqiptare.[27] Entuziazmi i parė i
shqiptarėve tė cilėt gjitahshtu pritnin njė qartėsi nga arkivat e vjetra tė
Portės sė Lartė edhepse Babinger shumė mė herėt kishte bėrė tė ditur pėr
frytėdhėnjen e mangėt ishin zhgėnjyer mjaft shumė, pjesėrisht ishin edhe pėr
shkak tė mangėsisė historiografike tė autorėve.
Edhe aq mė shumė lėvizet vet nė
Shqipėri. Pas likuidimit tė ministrit tė lig Koēi Xoxe dhe erės sė tij nė v.
1948. dhe me mbėshtetjen mė tė fortė tė Shqipėrisė nė Moskėn dhe me shtetet e
tjera socialiste tė lindjes, fillon njė marrje e gjallė me temat historike.
Ėshtė interesant qė rifillimi i kėrkimit dhe shkrimit historik ndahej nė katėr
drejtime pune tė ndara fortė nga njėra tjetra: 1) Historia e veēantė e
Shqipėrisė dhe e Popullit Shqiptar, 2) Arkeologjia, 3) Etnografia dhe 4)
Historia e artit dhe arkitekturės nė Shqipėri, e krahas kėtyre fushave mė shumė
historike, vetėkuptimthi, u punua nė pėrputhje me kėrkesėn e Lidhjes
shqiptare (1878): Letėrsia dhe historia, pėrkatėsisht nė pėrputhje me
ndarjen e institutit tė parė studimor (1941) nė njė degė pėr histori dhe pėr
gjuhė edhe nė studimin e gjuhėsisė dhe historisė sė letėrsisė. Kėto pėrpjekje
tė ndryshme historiografike e edhe tė tjera e morėn njė shtytje tė fuqishme pas
kthimit tė kuadrove tė para tė akademikėve tė rinj nga Rusia dhe shtetet e
tjera tė lindjes. Dhe pėr njė kohė tė shkurtėr u krijua njė turmė e ngjeshur nė
kėrkimin dhe shkrimin historik shqiptar i cili shprehjen e tij mė tė fuqishme e
gjeti pėrmes punimeve tė panumėrta si: hartimeve, monografive e madje edhe tė
veprave voluminoze. Publikimet e shumta pasonin nė Buletin i Shkencave
Shoqėrore i cili ishte themeluar nė vitin 1947 por i publikuar nė volum tė
kuartit tė mesėm dhe shpesh deri nė 250 faqe, njė rėndėsi tė njėjtė me vėllim gati
tė njėjtė ishte revista e pėrmuajshme Nėntori Organ i Lidhjes sė
Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė (filloi 1953). Tė gjitha kėto
pėrpjekje u kurorėzuan me themelimin e universitetit tė parė shqiptar
Universiteti Shtetėror nė v. 1957, pėrkatėsisht me dedeikimin e njė dege tė
posaēme shkencore pėr histori dhe gjuhėsi. Nga kjo degė nė vitin 1959. doli
historia e parė shkencore e Shqipėrisė gati komplete Historia e Shqipėrisė
pėr tė cilėn do tė flitet edhe mė.
Do tė qonte shumė larg dhe do ti
kalonte kornizat e kėtij referati po tė donim tė i paraqisnim dhe tė i
vlersonim veē e veē tė gjitha punimet historiografike, etnografike e kulturore
dhe artistike historike tė viteve tė 50, e gjithashtu njė byrokraci
zemėrngushtė autorit tė nėnshkruar nuk i kishte lėnė nė disponim tė gjitha
materialet e domosdoshme pėr tė cilat ai ishte lutur. Pėr kėtė arsye ne do tė
ndalemi nė njė hartim tė shkurtė tė dy autorėve Aleks Buda dhe Stefanaq Pollo
(nė Buletini 1959, nr. 4.) me titull Historiografia Shqiptare gjatė Pushtetit
Popullor (1944-1959). Nė vitet 1952-57 shumica e bashkėpuntorėve tė sektorit tė
historiografisė studimin dhe pėrmbledhjen e materies sė domosdoshme ia
kanė kushtuar njė historie tė pėrgjithshme tė Shqipėrisė. Nė vitin 1958 tekstet
e parapėrgatitura iu nėnshtruan njė kritike tė pėrbashkėt dhe nė shumė qytete
tė Shqipėrisė u vendosėn nė diskusion. U mor edhe njė vlerėsim kalimtar i
instituteve dhe akademive tė Shkencave nė Moskė dhe Sofje. Pas njė kontrollimi
tė pėrsėritur dhe revizionimi tė materialit tė paraqitur doli vėllimi i parė
Historia e Shqipėrisė pėr 15 vjetorin e themelimit tė Republikės Popullore tė
Shqipėrisė. Ky vėllim pėrmbledhė 544 faqe, kuarton kohėn nga Neoliti deri nė
vitin 1939 (deri nė Tanzimat).
Nė ndėrkohė shumė autorė individualisht
dhe nė fusha tė ndryshme speziale i kanė pėrmbledhur dhe publikuar punimet e
tyre. Me historinė politike dhe me luftėrat e Skėnderbeut kundėr turqve ėshtė
marrė A. Buda (Bul., 1951 dhe 1954). Njė vėmendje tė posaēme luftėrave
ēlirimitare shqiptare nė shek. 15.-17. i pėrkushton Zamputi (Bul. 1953-1959).
Pėr tė sjellur njė qartėsi mbi marrėdhėniet sunduese nėn feudalėt e mėdhenj nė
Shkodėr ka provuar St. Naēi (Bul. 1958). Historia e krijimit tė kryqytetit
Tirana vjen nga pena e K. Frashėrit (Bul. 1955). Marrėdhėnjet mike nė tė
kaluarėn nė mes tė Rusisė dhe Shqipėrisė i ka hulumtuar Buda (Bul. 1955).
Interesante janė pėrpjekjet historiografike pėr pėrmledhjen e kohės sė re tė
Shqipėrisė: kėtu vėhen paralele dhe lidhje transversale me historinė e Rusisė
tė cilat njė historian objektiv nuk mund tė i ndjek. Kėshtu S. Pollo nė
Buletini 1955 dhe nė njė Broshurė luftėrat ēlirimtare tė shqiptarėve tė v.
1911. provon tė i sjell nė ndėrlidhje me revolucionin rus 1905-1907; K.
Frasheri kryengritjen e madhe nė Shqipėrinė e Mesme 1914-1915 (Bul., 1954). Nė
kėtė ndėrlidhje S. Shpuza sjell lėvizjet revolucionare tė Qershorit 1924. nėn
udhėheqjen e Fan Nolit (Bul. 1954). Nė ndėrlidhje tė ngushtė me kėtė problem
historik M. Belegu i shqyrton shkaqet tė cilat kanė sjellur deri tek dėshtimi i
pėrpjekjeve dhe luftėrave demokratike dhe deri te pėrforcimi i pozitės sė A.
Zogut tė presidentit tė mėvonshėm shtetėrorė dhe Mbret i Shqiptarėve
(Bul., 1957). Natyrisht, krijimit tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė dhe
formacioneve luftarake nacionalēlirimtare iu ėshtė kushtuar njė vėmendje e
posaēme (Nd. Plasari nė Bul., 1956 dhe 1958). Dhe studimeve dhe kėrkimeve tė
njejta posaēėrisht mbi marrėdhėnjet nė mes tė klasave tė puntorėve dhe
fshatarėve iu nėnshtruan K. Misha (Bul., 1953, 1955, 1957), P. Lalaj (Bul.,
1955, 1957), Nd. Plasari dhe A. Uēi (Bul., 1958) si edhe Xh. Frashėri (Bul.
1957).
Kėrkimi dhe shkrimi historik shqiptar
nė vitet e 50. nuk ėshtė kufizuar vetėm nė veprimtarinė e grupit tė madh tė
bashkpuntorėve tė Buletini i Shkencave Shoqėrore ose mė vonė nė punėn e
Institutit Shtetėror pėr Historiografi dhe Gjuhėsi, por gati ēdo institucion i
lartė bile edhe Administrata Ēėndrore e Partisė sė Punės e Shqipėrisė,
Ministria e Arsimit dhe e Kulturės nė Tiranė etj. ka formuar degė tė veēanta
pėr shkrimin historik dhe shpesh ka sjellur edhe publikime tė shkėlqyshme me
fjalė dhe fotografi. Posaēėrisht ndėr mė tė bukurat janė punimet e publikuara
etnologjike dhe paraqitjet me fotografi nė shtypje shumėngjyrėshe tė sektorit
tė posaēėm tė Universitetit Sektori i Etnografisė nėn udhėheqjen e Androkli
Kostalaris, ku njeriu duhet tė shtanget nga habia ēka njė diletant ose amator
shqiptar si drejtori i muzeut etnologjik nė Tiranė, Rrok Zojzi, njė
ish-mėsues i shkollės fillore mund tė realizojė si shkenctarė dhe
organizatorė. Nė tė njėjtin drejtim tė njė mjeshtrie shkencore rrahin punimet
arkeologjike tė njėfar Hasan Cekajt, publikimet literar-historike tė njėfar
Dhimitėr Shuteriqit, dhe monografitė literar-historike tė pėrkthyesit tė
Schiler-it Shakespeare-it dhe Faustit tė Goethe-s Skėnder Laurasit (Petro
Laurasi, jeta dhe veprat, Tiranė 1958) etj.
Provat shijuese nga kėrkimi dhe shkrimi
i historisė shqiptare tė paraqitura deri mė tani tė cilat nė asnjė formė nuk
synojnė tė jenė tė plota, do duhej tė shqisnin vetėm sfondin nga i cili ka
dalur historia e parė autoktone e Shqipėrisė Historia e Shqipėrisė (1959).
Ajo natyrisht nuk mund tė jetė e plotė, ajo mund tė ketė edhe mangėsi dhe
zbrazėsira, por ajo i ka nė vete tė gjitha mirėsitė e njė historie tė vėrtetė
popullore nė bazėn shkencore. Pjesa e saj e parė vetėm qėndron e shtypur para
nesh me njė madhėsi tė imponuar dhe me njė pėrmbajtje jashtzakonisht tė pasur;
autorėt e kanė hapur jetėn dhe ndikimin e popullit shqiptar nga tė gjitha anėt
dhe mund tė konstatonin qė ky popull, e meriton nėse jo njė prioritet nga
popujt e tjerė tė Europės, atėherė sė paku njė vlerėsim tė njėjtė. Pjesa e dytė
Historia e Shqipėrisė rreth 400 faqe tė shtypura nė formė skripti sjell
nga koha e Tanzimatit deri nė vitin 1944; edhe sot shėrben si ekzemplarė
doracak pėr mėsues dhe dėgjues nė shkollat e larta. Pjesa e tretė, e menduar
deri nė kohėn e tashme ende ėshtė njė fshehtėsi; kėtu mund tė jenė tė
orientuara shoshitjet joshkencore.
Poqėse ne kėtu shkurtimisht dėshirojmė
ta nėnvizojmė edhe hartimin historiografik tė njė milion e gjysėm shqiptarėve
nė botėn e jashtme, ashtu pėr plotėsinė e kuriozitetit: Nė Jugosllavi kohėve tė
fundit janė katėr albanolog me rėndėsi tė cilėt janė bėrė tė njohur, tė cilėt
veprojnė si Docent Univerziteti dhe kanė sjellur mjaft publikime tė vlefshme:
1) Orientalisti Hasan Kaleshi; 2) Sociologu dhe etnologu Mark Kakariqi; 3)
Filologu Idriz Ajeti dhe 4) Folkloristi Anton Ēetta, nė rrethin e tyre bėn
pjesė edhe albanologu serb nga Kosova Prof. Dr. Dancetovic (Univ. Beograd).
Nė Itali momentalisht ndikojnė dy
shqiptarė profesor Universiteti, njėri Ernest Koliqi nė Romė dhe i dyti
Namik Resuli nė Torino; qė tė dytė mirren me letėrsinė shqipe nė kuptimin mė
tė gjerė dhe kanė sjellur punime tė rėndėsishme. Nga fusha e Ernest Koliqit
rrjedh e pėrmuajshmja Shejzat e cila kėrkon pėr tė zėvendėsuar tė vjetrėn
Hylli i Dritės e redaktor i sė cilės ėshtė lektori nė Mynih Martin Camaj. Si
albanolog janė pėr tė u pėrmendur edhe arbėreshi Prof. Shiro dhe shqiptari
Prof. Zef Valentini. Nė SH.B.A.nė Universitetin Columbia veprojnė dy shqiptarėt
Mehmet Beqiraj dhe Stavro Skėndi, ky i fundit ka sjellur publikacione tė
shquara edhe pėr Institutin e Juglindjes nė Mynih. Nė Londėr nė vitin 1957
doli njė publikim i emigrantit shqiptar Tajar Zavalani Historia e Shqipnis,
njė vepėr e fuqishme patriotike e cila nuk i prek as metodat e shkencės dhe
historiografisė e as burimet nė dispozicion por gjithashtu shekuj tė tėrė lė tė
paprekur. Kjo kritikė do duhej tė shėrbente pėr tė mbrojtur nderin e popullit
shqiptar, ngase Zavalani nė konferencat internacionale pėrkujdeset pėr tė u
vendosur nė pozė sikur ai tė kishte shkruar historinė e parė tė Shqipėrisė.
Kur autori i nėnshkruar e lėshoj
Tiranėn pas njė muaj qėndrimi nė Shqipėri dėgjoj qė nė atė ēast kishte
arritur profesori i Sorbonne-s Zacharie Mayan njė albanolog me nam. Mayan e ka
shkruar librin e mrekullueshėm Les Etrusques commencent a parler. Kjo vepėr u
pėrvetėsua herėt dhe u pėrkthye nė shumė gjuhė tė Europės. Ajo ėshtė e prirė
ashtu qė tė mund tė heshte perspektiva tė thella nė tė kaluarėn mė tė vjetėr tė
Europės dhe tė mund tė shqisė horizontet e fuqishme tė historisė kulturore
Europiane. Pra, shqiptarėt kishin arsye pėr tė u lumnuar. Po, ata e librin e
pranuan me skepticizėm dhe e refuzuan shkencėtarisht. Autori i nėnshkruar e la
vendin e tij me bindjen mė tė fortė qė sė shpejti shkrimi dhe kėrkimi historik
rreth dhe pėr Shqipėrinė nuk do tė ketė mė ngjashmėri me romanin e Karl May
Durch das Land der Skipetaren![28]
------------------------------------------------------------------------
[1] Gobineau,
J. A., Der Albanesen in antropo. Hinsischt, 1897.
[2] Gjeografi
Ptolemeus flet pėr herė tė parė pėr prejardhjen ilire tė shqiptarėve.
[3] Deri mė sot nuk
ėshtė konstatuar me siguri se sa ju ka zgjatur provinca Illyrcum romakėve dhe
se sa ajo ka pėrmbledhur vetėm ilirėt apo edhe popujt e tjerė; kjo pėr mė tepėr
kur nė tre shekujt e fundit tė sundimit romak (shek. V-VII) u shpėrngulėn
popujt sllav dhe gotik nė hapsirėn shqiptare. Sundimi bizantin nė tė kundėrtėn
hapsirėn shqiptare e ka ndarė nė temata sipas pikėshikimeve ushtarake dhe
kėshtu ka kėrcyer shumė kufij etnologjik nė lėmijt anėsorė.
[4] Nocionet
Shqipėria dhe shqipėtar kanė njė histori tejet tė re tė krijimit tė tyre dhe nė
provenciencėn e tyre etimologjike nuk janė ende sa duhet tė sqaruara.
[5] Jashtė kufijve
tė sotshėm politik tė Shqipėrisė jetojnė gati edhe gjysma tjetėr e shqiptarėve.
Nė Jugosllavi janė rreth 1. Milion, nė Turqi rreth 350.000, nė Greqi rreth
60.000 nė Itali ndoshta 100.000 nė SHBA dhe nė vendet tjera tė botės gjithashtu
rreth 100.000.
[6] Instituti kėrkimor
i Tiranės mund tė ket hetuar njė shtet tė parė feudal nacional Shteti i
Arbėrit nė shek. 12. shih Historia e Shqipėrisė, Tirana 1955, f. 33.
[7] Populli shqiptar
i ka dhėnė perandorisė turke njė radhė vezirėsh dhe vezirėsh tė mėdhenj, pastaj
pushtetarė tė mėdhenj dhe mjeshtėr gjenial tė ndėrtimit madje edhe njė shtresė
sunduesish.
[8] I publikuar pėr
herė tė parė nė botimin jubilar Naim Frashėri, 1925 (57.ff.) nė editimn
vetiak tė shoqėrisė studentore ALBANIA Wien, Graz, 1925. Si artikull dhe
studim i posaēėm nė revistėn LEKA, Shkodėr, 1936, i pandryshuar u mor nga
vepra e mėsimit Bota Shqiptare, 1943 (F. 346), njėjtė nga Max Lambertz
Albanesisches LesebuchVerl. Otto Harrasowitz, 1948, njejtė nga revista
muslimane Jeta Mysylmane Shqiptare V. vol., f. 18ff., Detroit (U.S.A0 1957.
etj.
[9] Nga ky epos
nacional qėndron njė pėrkthim i mrekullueshėm dhe gjenial nga Max Lambertz Die
Laute des Hochlandes, Oldeburg, München 1958.
[10] Shqiptarėt veten e
quajnė Shqiptarė = Djem shqiponje, ndoshta pėr shkak tė pamjes sė tyre tė
jashtme.
[11] Baron Nopcsa, i cili
vite tė tėra ka jetuar nė fiset shqiptare tė maleve, duhej tė ishte i
mrekulluar nga shkathtėsia dhe talenti artistik i njeriut tė gati tė pamėsuar
nė ndėrtim, nė ndėrtimin e mjeteve shtėpiake, nė pėrpjekjet e tija etj.(shih.
Nopcsa: Albanien, Bauten - Trachten - Geräte, 1925).- Prof. Markgraf ("In
Albaniens Bergen", 1927) gjatė kėrkimit tė Gentianave shqiptare nė alpet
shqiptare ka konstatuar qė shqiptarėt mund ta bėjnė edhe ujin tė ecė pėrpjetė!
Nė kohėn e fundit, teknikė dhe instruktorė tė huaj kanė konstatuar gati
njėzėri qė shqiptarėt nė gjėrat teknike janė tejet zbulues dhe improvizatorė tė
mėdhenj.
[12] Deti edhe kos m'u ba,
-per-shqiptarin - lugė nuk ka!
[13] Nga shkrimet e tyre
tė cilat trajtojnė tema shqiptare janė pėr tė u pėrmendur: Pouqueville, Reise
durch Morea u. Albanien (1807); Lord Byron, Child Harolds Pilgrimage (1811); T.
C. Hobhouse, A journey through Albania during the years 1809 and 1810,
1813); W. M. Leake, Researches in Greece 1814 (jetoj 10 vjet atje dhe
fliste ngapak shqip); Th. Sm. Hughes, Voyage a Janina en Albanie (1821); J.
Manzour Efendi, Memoires sur l'Albanie (1827) etj.
[14] Nė mesin e kėtyre
burrave shquhen: Giulio (Jul) Variboba, Gabriele Dosa, Antonio F. Santori,
Giuseppe Serembe, Vincenzo Dorsa, Giuseppe Schiro dhe posaēėrisht
literatėt dhe poetėt e mėdhenj Girolamo (Jeronim) De Rada und Demetrio Camarda;
si politikan ėshtė paraqitur ministerpresidenti i madh italian Crispi. Nė
rrethin e kėtyre ishte edhe princesha rumune me prejardhje shqiptare, Elena
Ghica (Gjika), nga e cila rrjedh thėnja "Pa rilindje letrare s ka
politikė.
[15] Pėr tė u lavdėruar
nga tė gjithė udhėheqėsit shqiptarė nė Konstandinopojė janė: Dy vėllezėrit
musliman Sami dhe Naim Frasheri, i pari njėri ndėr poetėt mė tė mėdhenj tė
Shqipėrisė, pastaj ortodoksi Jani Vreto dhe katoliku Pashko Vasa. Ėshtė folur
shumė qė Sami Frasheri i ka sjellur bazat shkencore tė njė turkologjie pėr njė
studim tė gjuhės dhe letėrsisė dhe njė historiografie turke, ai ishte edhe njė
gramatikan i mrekullueshėm shqiptar, letrar dhe dramaturg por megjithatė pėr
shkak tė mangėsisė sė materialit dhe bazave tė tjera nuk qe e mundur qė ai tė
shkruaj njė histori shqiptare!
[16] Nė kėtė kohė aq tė
varfėr tė historisė shqiptare atbotė serbomadhi Spiridon Gjorgjeviq i cili
vepronte si zhurnalist nė Vjenė, ka pėrmbledhur mjaft shkrime
historike, me tė cilat ai si me njė kofe me fėlliqėsira ka spėrkatur mbi koėn
e shqiptarėve dhe nė fund i paraqet si serb tė shqiptarizuar ose shqiptarė
tė grecizuar. Shih "Reiseblätter aus Montenegro und Albanien", 1878;
"Ethnograph. Studien in Oberalbanien", 1880; "Oberalbanien und
seine Liga", 1881; "Makedonien und Altserbien", 1889, usw.- Kėto
shpifje tė ulta kundėr ēdo gjėje shqiptare vazhdonte edhe mė tutje mbi tėrė
Serbinė e madhe tė mėvonshme deri te ministėrpresidenti Vladan Gjorgjeviq nė
librin e tij "Albanien und die Grossmächte" (1913), qė kinse me futje
tė tė dhėnave shkencore provonte tė i paraqiste shqiptarėt si gjallesa tė
pėrziera me bisht majmuni.
[17] Atbotė Austria si hap
qetėsimi e mori tė drejtėn pėr okupimin e Bosnjes dhe Hercegovinės, Anglia
Mandatin mbi Qipron, Italia ende e pafuqishme e cila e lajmėroj pritjen pėr
disa pjesė tė caktuara tė Shqipėrisė u kthye duarthatė.
[18] Turqia territorit tė
fisit tė Mirditės qysh herėt iu kishte dhėnė tė drejtėn e lirisė dhe
privilegjave.
[19] Ndėr ta shquhen:
Kopitar, Griesebach, Safarik, Bopp, Stier, Miklosich, Schuchardt, u.a.
Sprachforscher; nė mesin e historianėve Hopf, Hammer-Purgstall, Paganel,
Fallmerayer, Makuscheff, Herzberg, Jirecek, Zinkeisen und Zippel; si Albanologe
nė kuptimin mė tė plotė ka shkruar dhe vepuar konzuli austriak nė Shqipėri J.
G. v. Hahn ("Albanesische Studien" uam.).
[20] Kėto raporte
konsulare edhe sot paraqesin njė gjetje t mrekullueshme pėr njė studim
albanologjik. Nga konzulėt nė Shqipėri shkėlqejnė disa shkenctarė dhe
historian: Hahn, Pisko, Ippen, Rappaport ua.
[21] Shumica e
historianėve tė shek. 19 janė mbėshtetur nė veprėn e Marin Barletit (Marin
Barletius) "Historie de Vita et Gestis Seanderbegi, Epirotarum Principisll
(1509). Historianėt mė tė rinjė e kanė marrė pėr bazė tė shkrimit tė tyre
historik veprėn e Giammaria Biemmi's "Istoria di Giorgio Castrioto detto
Scander-Begh (1742) dhe sipas abinger kanė rėnė viktimė e njė sharllatani
dhe njė falsifikuesi tė historisė; Biemmi thirret nė njėfar Anonymus oder
Antibarensis, ("Historia Scanderbegi, edita per quendam
Albanesem",1480), vepra e tė cilit humbur pėrgjithmonė dhe me siguri nuk
ka ekzistuar kurrė.
[22] Publikimi i parė i
Fan Nolit nė vitin 1921 mban titullin "Historia e Skenderbeut (Gjergj
Kastriotit), Mbretit tė Shqiperisė 1412-1468, Prej Peshkopit Theofan (Fan S.
Noli), Boston, Shtypėhkronja "Dielli", 1921.- Nė v.1947 Noli e
publikoi njė vepėr dokumentuese nė gjuhėn angleze pėr Skėnderbeun, ku ai i
pėrmbledhė tė gjitha dokumentet dhe shkrimet e arritshme deri atėherė nė mes
tjerash edhe ato burime turke tė panjohura tė shek. X. Vepra mban titullin:
"Georg Castrioti Scanderbeg (1405-1468) by Bishop Fan Stylian Noli Ph.D.,
Intern. Univers. Press, New York. Kėtu Noli pėrcakton qėndrimin kritik kundėr
pėrmbledhjes sė Babinger-it mbi Biemmi-n (f. 78).
[23] Kėtu nuk duhet
harruar revistėn e Midhat Frashėrit (Lumo Skendo) "DRITA" (Tirana) i
cili kishte vdekur nė emigrim!
[24] Kėtu duhet tė futet
qė Joh. Thunmann ("Untersuchungen über die Geschichte der östlichen
europäischen Völker", 1774) e ka futur ndėrlidhjen e brendshme nė mes tė
ilirėve dhe shqiptarėve gjuhėsisht dhe historikisht.
[25] Nė mesin e punimeve
tė tjera tė Stadtmüller-it kėtu me rėndėsi janė: "Osmanische
Reichsgeschichte und balkanische Volksgeschichte", Sonderabdruck aus der
Leipziger Vierteljahreszeitschr. f. Südosteuropa. April 1939 (besprochen und
kommentiert von unterzeichneten Verf. in der "Leka" (März 1943); 2.)
"Forschungen zur alban. Frühgeschichte" im Archivum Europae
Centro-Orientalis", 1941, und 3.) "Historia shqiptare nė pikėpamje tä
kombsis si problem gjurmimesh", "Hylli i Dritės",
Shkodėr 1942.
[26] Njėri nga kėta,
shqiptari kosovar Dr. Hasan Kaleshi, ishte i pranishėm si referues nė
konferencėn vjeshtore tė Shoqėrisė sė Europės Juglindore 1962.
[27] Aschik Pascha Zade:
Tevarih - i- Al - Osmandan, Istanbul 1332 (1918); e njėjta tek Znj.
Giese: Die Altosmanische Chronik des Ashik Pasha Zade, Leipzig 1922.-
Saad-Ed-Din: Tadsch ut Tevarih, Istanbul, 1279 (1862).- vergl. auch Urudsch bei
F. Babinger: Tewarikhi -A1-i-Osman, Hannover 1925 (Frühosmanische Jahrbücher
des Urudsch!).
[28] Pėr shkak tė
mangėsisė sė vendit duhej tė largohej biblografia!
Pregatiti:
Albert Ramaj
www.albanovaonline.com