www.albanovaonline.com

 

 

 

NAIM FRASHERI

 

 

 

DDr. Krist Maloki

 

 

 

Si njė hyll i mallshem e percjell ky emen rokullitjen e botes s'onė shqipėtare. As fort i flakshem as fort i zbet, por gjithmon i pagjshem e gjithmon plot dritė. E i pandrueshem ner gjith kėta shndrime e  ngjarje tė jetes edhe sot aj asht „qėndruar“ dhe asht „duke u pėrveluar“ (Fjalėt e Qiririt) nė mezin t'on. Zemra e ngushtė dhe zilia inatēare e do njerzve kan dashtė me e shdukė at hyll prej qiellit tė kombit. M'anė tjeter entuzjazmi apor edhe shkurtsija mendtare e shikuen dhe e shofin edhe sot neper syza makroskopike, kėsodore tuj teprue ner levdata e shkuptime. Pak a shum „kritikat“ e kėtyne dy kategoriėnave kan njė ngjyrė egoistike e regional-patriotike dhe qėndrojn nė njė shkallė me faljen e titullit „patriot“ e „trathtar“, si asht zakoni i sotshem i „Inteligences“ shqipėtare!

Kėshtu ka ngjaė qė deri mė sot nuk asht shkrue nojė kritikė e paanėshme mbi Naimin, se dhe ata tė pak ner ne, qė jan tė „mendjes“ s'kan dashtė me hy nermjet dy zjaresh, nermjet njė „Scylla e Charybdis“, pa me drashtė shkuptime e salvime gjithėfarėsh. „Opinioni publik“, tė cilin na e paraqesin disa zotni tė vetquejtun tė „kullturuem“, „patriota“ e „engjikllopedista“ bashk me njė pleb tė degeneruem, vervitet ner ne (e ditun me tendenca fare lokaliste!) si njė grue histerike qė pelqen vetem perkdhelje – lajka - gėnjeshtra bombastike. Aq ma teper, kurse shkrimtart e ndryshem, pa ndergjegjje e skrupullė, e ushqejn e e risin atė kulsheder shoqnore...

Atė Fulvio Cordignani (njė jezuit nė Shkodėr!) asht i vetmi (per shka di vet) deri me sot qė ka ba njė analyzė pak a shum ditunore, dobarem mbi njė nga veprat e Naimit mbi „Istori e Skenderbeut“ (shif: A. F. C. Epopeja Komtare, f. 116—131). Perndryshe „Inleligenca“ shqiptare e sidomos ata qė mburren me „Vjershėtorin Kombetar“ e „Poetin mė tė math tė Shqipėrisė“ kan aq habér per Naimin, sa kam vet dije mbi njerzit e Mars-it. Gjithnjė fjalėt e medhaja i kan ba monopol shum herė nga patriotizmi ndoshta, por edhe shum herė ...

-------------------------------------------------------------

Nė qoft se merrem vet sot me ket studjim, asht vetem dėshira e flakėl qė mė shtyen per tė zblue tė verteten e me hjedhė pakė dritė nėr do vise tė panjoftuna e me i qirue disi perbindshat e tertevertimet mendimesh nė popull t'on. Ruga asht plot zor mjetet jan tė pak. Gjithnjė kam shpresė qė do tė hap dobarem njė shteg kah ajo fushė plot dritsiė, ku syni mund tė hapet ner shikjime e njoftime, pa me qenė i ndaluemun prej mureve tė burgut t““Opinionit publik“ ...

Na e kemi vu per qellim (si thot vet titulli e parathanėja) me i zbulue relacjonet mjes Naimit (si njeri, vjershėtar etj.) e „Literatures“ e mjes Naimit e „Ideės Shqiptare“. (Ka edhe sa e sa pikėpamje tjera, tė cilat sot per sot, nga shum shkaqe, nuk mund t'i botoj). Merret vesh, se ata konekse kujtohen ma teper si lidhje shpirtnore, si njė influencė permes shpirtit tė Naimit. Prandej jemi tė ngushtuem me ba njė analyzė mbi personen (shpirtin) e tijė nė pikėpamje genelike, perpara se tė merremi me ata - probleme e pytje.

Per studjim tė njė persone (kah shpirti e karakteri) perdoren pergjithsisht dy llojė burimesh e mjetesh: 1. Autobiografija (inklusive letrat e persones me data jetėshkrimi). 2. .Biografija e shkrueme prej njė tė dyti (tė zott per atė punė). 3. Kallzimet e shkrimet qė kan vjeftje biografike neper hjerz tė njoftun e t'afert etj. etj.  - Ner burime indirektė: 1. Veprat e trashigueme. 2. Dorėshkrimi (per studjim grafollogjik!). 3. Fytyrat e statuet (per studjim fizjognomike frenologjik) etj etj -  Kur hyjm pra me ba njė studjim sado tė vogel mbi njė njeri, duhet tė dijmė se shka kemi nė dorė nga ata burime.

Mjerisht, vet Naimi, nga shkaku i do vetiėnave tė karakterit, nuk ka lanė noj jetėshkrim tė vet. Ashtu dhe kallzime e shkrime nga njerzit e njoftun e t'aferm (pos L. Skėndos!) nuk jan ēfaq ner botime qė mund tė kishim njė bazė sado tė vogel. Ket detyrė duhet t'a e permbushin sa ma shpejt ato persona qė jan gjallė ené e qė kan sadopak nje llojė kompetencet. Qė s'asht ba kėjo deri mė sot e qė s'asht kujdesue kush per ketė punė, duhet tė na ēuditė, kur mejtojme gjith atė flakė e rekllamė t'adhrimtarve tė „Vjershėtorit tė pavdekshmė“.

E vetmja biografiė e Naim Frasherit, e cila ka dhe miresinė tė flasė ndopak mbi Naimin vet, gjėndet e botueme nė njė liberth tė Mali Kokojkės (Lumo Skėndo), shtypė tė paren herė (shka na gėzon!) nė vjet 1901 nė Sofje e rishtypė (pa ndryshim, madje me gjith gabime e anakronizma shka na hidhron!) nė vjet 1923 nė Tiranė. Kėjo rishtypje, pa ndonje shtim o shėndrim a korrekturė (njė gja qė, sa di vet, praktikohet vetem ner vepra tė njerzve tė mbedhaj si shenj pieteti!), rrėfen se autori nė gjith at interval njezetedy vjetsh tė botimeve tė ndryshem, s'ka gjetė nonjė datė tė gabueshme ner thanjet e para, kėsodore tuj i ridishmue tė sakta. Kėshtu do t'i marrim, mbasi s'kemi burime tjer e pse autori i atij liberthi asht vet i gjiniės e i shtepiės sė Naim Frasherit, tė cilin ka pas dhe rast me e noftė per s'afri. Me gjith ket s'duhet mshefun, se (ndoshta nga kriticizma ime!) jetėshkrimi e karakteristika e Naim Frasherit dhe rethit tė tij janė fare tė thata e, pothue, pa vleftje ditunore, shka mund i falet Mali Kokojkes tė vjetit 1901, por jo njė Lumo Skėndo tė vjetit 1923. Patjeter kėtu rėfehet njė mosmarrėveshje ner praktikat e kėty zotnije, i cili si atdhedashės e si shkrimtar i njoftun s'e ndjeu nevojen e madhe qė ēfaqet sot ner qarqe imtelektual, per me i falun vendit t'on njė veper tė plotė, njė „jetė-shkrim“ qė asht ma teper se njė „kohė-shkroje“.

Kah ditt e fundit u botue nė „Kalendar Kombjar“ tė sivjetshem njė artikull prap prej Lumo Skėndos, ku autori mundohet tė japė nje resumé tė studjimeve tė deritashem qė ka ba permbi Naimin. Artikulli nė fjalė („Naim Frashėri, studim dhe kujtime“ f. 44—59 nė Kal.-Komb. 1926 nė Tiranė) pos disa kritikash, ashtu ashtu, dhe do anekdotash, nuk rrėfen shum ma teper se „biografija“ e parėthanunė, pa tė cilen s'mundet edhe me u kuptue faret (krejt). Nė sy mund tė na bin do inkonsekvenca dhe kontradikcjone t'autorit me vet-vehte dhe disa sende qė nuk harmonizojn me biografien, tė botueme tre vjet ma parė. Mjerisht edhe n'at artikull nuk mundet m'u gjetė njė karakteristikė e mjaftueshme e Naimit per me mujtė me e shikjue pak ma kjartė e ma afer personen si „njeri“. Kėtu duhet tė ēuditemi se si njė Lumo Skėndo, autor'i njė vargu novellthash (nė „Hi dhe Shpuzė“), do kallzimeve plot njomsiė e shtrengesė (koncentracjon) pershkrimi, bashk me njė esprit poetik, nuk asht i zoti tė paraqes personen e njė njeri aq tė dashtun e t'adhrueshem si ishte e asht per 'tė Naim Frashėri. Perkunder n'at artikull tė sipermendun hiedhet e siellet, pa sistem, ner sa e sa shterpsiėna mendimesh e „kritikash“ tė perditėshme, baras me „savantat“ e fletoreve shqipėtare...

Si shifet kėsodore, burimet direktė na lan me dishrue shum. Jemi tė shtrenguem pra me u bazue aq ma teper ner vepra e dorėshkrime, fytyra etj., sende qė lumtėsisht na jan ruejtė pak a shum deri mė sot Punen t“onė, per zbulime nė shpirtin e Naimit, na e lehtėson edhe ditunija nepennjet sa e sa metodash e mjetesh (qe s'mund t“i pershkruej nga mungesa e vendit!). Sidomos ballasimi, analogija (njajtėsija me tjerė, tė njoftun!) dhe kuptimi i milieu-it tė personės qė studjohet jan mjetet ma kryesor qė perdoren sot per sot. E dijtun se kėta mjete kerkojn edhe njė pshtetje ner data biografike, si organet e trupit ner dej edhe eshtna. Aty ku mungojn kėta merret ditunija me rekonstrukcjone, kombinacjone e „hamendje“ konstruktive. Na kėtu do tė perdorojm (nga nevoja) biografiėn e permendun, e cila, si thame edhe perpara ka teper mungesa. Gjithnjė kemi mjaft landė, sa me mujtė me e spjegue disi shpirtin e Naimit e shpresoj, se kėta pasime kan me u ēfaqė logjik e tė natyrėshem, per me gjetė nonjė vjeftje para kritikės sė paanėshme.

E me kaq po i pervishem pershkrimeve tė jetės e tė shpirtit tė Naimit. Shėnimet si (f.4.) = faqe 4, kallzojn citatin e nxjerrun nga libri: Naim Frashėri prej Lumo Skėndo (Mali Kokojka) Pershtypje e dytė, Tiranė, Shtypėshkronja „Mbrothėsia“ Kristo Luarasi, 1923.

 

 

Nė njė vend malėsije e rethue prej njė vargu shkambījesh qė i napin fytyren e njė fortese naturale, shtrihen kodrinat e Frashėrit. Atje ishin vendue ē'prej kohnave tė herėshme disa familje „parėsije“ si Aliēkasit, Cerasit, Bregasit etj., tuj perfitue nga gjėndja e favorėshme e natyres, per mprojtje tė perbashkėt t' interesave tė veta.

Kah vjeti 1650 u shtue numri i tyne neper familjen e Ajaz beut qė tuj ardhė nga Stanimaka (nė vilajet t'Endrenesė), ku kish ndejė i syrgjynosun, zuni vend ner ato kodrina. E nga gjaku i kėtij tė Pari rjedhin shtėpitė e Frashėriotėve.

Dikuer njė gjytet i vogel por i pasun bejlerėsh, sot Frashėri paraqet pak a shumė njė shtroje rrenimesh dhe vetem themelet e mbetun prej guri, kumtojn per kohna ma tė bukra tė kalueme. „Duke hyrė nė Frashėr, nga udh'e Kokojkės m'anė tė mėngjėr... nė funt tė njė luadhi duket njė pirg gurėsh e njė tufė drurėsh qė rrėfejn qėnjen e njė shtėpie n'atė vent, rrėzuare 20 (tash 45) vjet mė parė“ (f. 4). Kėtu rinte Halit beu, i ati i Naim Frashėrit. Nermarrje ushtarake e kishin ēue deri nė Greqiė, ku shkoj shum kohė perpara e mbasi krijoj konakun e vet. Mjerisht nga jeta familjare nuk na rėfen gja „biografija“. Gjithnjė, nė qoft se bajm do kombinacione retrospektive, mund tė thomi se bazat e njė familje qė qiti tre djelm si Abdylin, Samiun dhe Naimin do tė jen qenė per ato kohna teper tė shėndosha. Ideali qe u ēfaq nėr kėta tre burra ban me kujtue njė kullturė ethike tė naltė ner prindt e tyne. Pos kėtyne tre djelmve numėrohen n'atė familje edhe kater fėmij tjer, dy djelm e dy vajza, emnat e tė cillėve nuk kan nojė randėsiė per kėta shvillime.

Ne vjet 1846. me 13 te Majit, Halit beut i fali Zoti Naimin. Lindja e kėtij qėlloj disi jashta zakonit, se Naimi lindi binjok. Rreth kėsajė ngjarje na rėfen zoti Skėndo njė anekdotė mjaft tė kandėshme qė hiedhė edhe pak dritė mbi karakterin e prindit. - „Xhaxha“, i thot njė nip Halit beut „sihariq se lindi nje djalė!“. Mbas pak minutash nget prap i nipi e i thotė: „Xhaxha, sihariq se lindi edhe njė tjatėr“. - „Nxito“ i thot atėherė Halit beu „vėshtro se mos ka edhe njė tė tretė!“ (Kal. Komb. 1926 f. 47.) E ama e Naimit, Emine me emen („nga femij' e Iliaz be Imrahorit nga Korēa“), mjerisht nuk figuron pothue aspak nė biografiėn e naltpermendun. Dhe kėjo asht njė mungesė teper e madhe dhe nje ndalim per ēdo studjim psikollogjik, kur tė mendojm, se sa randsiė ka nana nė rritjen shpirtnore tė kalamanit pergjithėsisht.

Femijniėn e shkoj Naimi nė Frashėr! „Djalė shtat a tetė vjeē, i hollė, i gjatė, me sy tė zez tė ēkelqyerė, i zeshkėt“ (f. 4) rėfehet i dhanun mbas rytmit e rimes vjershnore. Nė mospasje tė jalėve tė nevojshme kompozon vet tė tjera tė tingllueshme si: „Dambara xhandara fį; minrara lanfuka dį“, ose „Qan Tata, vdiq Raza gį; hajruta, rimbada fį“ (f. 5) etj. Kush ia mohon kėtyne njė shije tė veēantė?— Mirė, po disa vjet ma vonė –“mezi ish dhetė vjeē“ - kur fillon shvillimi mendor i tij, shoflm nje ndryshim te ēuditshem ner kombinacjone tė kėtillė. Si duket, dėshira per me i dhanė edhe kuptim komposicjoneve tė veta ia ndalon, ia ngurron rjedhjen e kangėlueshme tė perparėshme. „Mezi dhete vjeē“ vjershon Naimi: „Zymbili zade i ahmak, kėshtu ka urdhėruar Perendija; kur tė jete njeriu plak, urdhėr tė mos ketė fėmija!“ (f. 5.) - Ēė ndryshim i fort me tė parat (kur ish 7 vjetsh!), ēė pasqyrim per veprat e pastajshme!

Do t' ishte mirė, sikur tė dijshim se ē' far pershtypje i bane Naimit tė vogel natyra e vendit dhe rethi njerzor. Ditunija e sotshme, sidomospsykologjia analytike (Psychoanalyse), i jep randsiėn ma tė madhe ndisiėnave tė shkaktueme nė femijniė per formim tė jetės emocjonale. Schopenhauer-i e merr genialitetin proporcjonal me pershtypjet e fėmijniės dhe kujtimet e tyne. - Pa dyshim qė shpirti i njė fėmije, si ishte Naimi, me aq inklinacjon per ē' do shndrim e influencė qė vinte nga jashtė, do tė ket pėsue mjaft nga pershtypjet e rethit. Veprat e 'tija, mjerisht, nuk permbajn ndonjė pershkrim tė caktuem, ku mund tė thomi se kėjo e kėjo personė a se ky e ky vend kan qenė model i kėsajė strofe a vjershe etj. Kėjo rjedhė ma teper nga njė vetiė poetike, nje kaosi mystik nė shpirtin e Naimit mbi shka do te flasim edhe ma vonė. Gjithėnjė mund e marrim nė hamendje qė „Bagėti e Bujqesia“ nuk asht gja tjeter veē se kujtimi e malli per „malet e gėrxhat e Frashėrit, dhe atį vise, ujėt, drurėt dhe bari i tyre (qė) i dukėshinė mė poetikė prej dėshėrimit“ (Kal. Kmb. 1926 f. 49) qė pesoate nė Stamboll (1882-1900). Kujtimet f djaleriės e kishin ba edhe tė vėllajn, Sami Frashėrin, tė kėndoj shumė herė me „njė dashje tė posaēme dy vjersha tė Viktor Hugojt:

 

„Pourquoi devant mes yeux revenez-vous sans cesse.

O jours de mon enfance et de mon allegresse?“

 

(L. Skėndo, Hi dhe Shpuzė“, f. 157). Kujtimi e malli per nanen, e cila vdiq kur ishte Naimi 15 vjetsh, mė duket se ka gjetė stroje nė pershkrimin e nanes sė Skanderbeut (sh. sidomos kapt. IV. nė „Istori e Skėnderbeut“).

Edhe djaleriėn e shkoj Naimi nė Frashėr, ku ... „merrte mėsime nga mesonjės i pshatit (hoxha), per gjuhėrat tyrqisht, pėrsisht e arabisht“ (f. 6). „Sado-q'ish i dobėt nga shtati, kish dėshirė pėr mėsime dhe kupėtonte shpejt, duke pėrparuarė me ēape tė mbėdhenj aqė sa shumė herė kur s' ndodhesh mėsonjėsi, Naimi i zinte vėndin dhe epte mėsime tė vėllezėret me tė vegjėl e djemet dhe fqinjėvet“ (f. 6-7). Nje vetiė e karakterit na ēfaqet qysh nė ket kohė: dishira me i dhanė ndihėm e mėsim tjereve...! Si duket shkolla e „pshatit“, njė shkollė turke e atėherėshme nuk ja ka randue fort mendjen Naimit, i cili, i shdervjellt si ishte s'do tė ket humbė kohė shum per mėsime. Perkunder Naimi ka shkue dam neper kohen e teper tė pa punė e veprim. Dobėsija e organeve te trupit e kish gjykue per rrojtje „pranė votres“. Fantazija e tijė e sticueme ma teper neper zjarmijen e gjakut u giatte e u hapte pa masė, tuj paraqite ner perfytyrime perbindsha mendimesh si na ēfaqen sidomos n““Istori e Skėndėrbeut“. E ditun se kėta abnormalitete fantazijet qe rjedhin nga panjoftimi i jetes, tė cilen e shkoj si ner andrime, u sbuten ma vonė neper pjekjen e mendjes e neper influencen e lektyres. Gjithėnjė tendenca hypertrofike qėndron nė tė gjitha veprat e tija, njė gja qė influencoj tė gjithė trabantat e tijė e qė ēfaqet edhe sot ner qarqe intelektual (sidomos andej Shkumbit).

Nė vjetin 1865 u ulė Naimi nė Janinė bashk me vėllaznit e vetė; ishte atėherė 19 vjetsh. Per vazhdim tė mėsimeve „hyri nė Jimnasio tė Zosimenjet“ (f. 7), nė njė shkollė greke. Si duket kėtu e mėsoj sė pari greqishten (apor e plotsoj?) dhe e bani aq fort per vedi, sa ka mujt me shkrue vjersha n'atė gjuhė. (Ÿ æÉ…É”‹V πfiɬÉÕV ɗÉ÷ÉĄ É∞ɑɓπÉ√ɗæɜÉ÷ÉĄ 1886 — Ÿ €“ɜÉÕV 1895.)

Literatura greqishte, sidomos Homeri, s'ka mbet pa influencue fantasiėn e tijė; shum metafore e paraqitje, sidomos n' „Istori e Skėndėrbeut“ e kan burimin andej. Por edhe poeziėna tjera e interesoshin, sa ishte nė gjimnaz „Zosimea“. „Veēan nga hoxhėr mėsonte pėrsisht e arabisht, dhe perpiqesh tė zgjėronte mėsimin e gjuhės frėngjishte qė kėndonin nė shkollė“ (f. 7). E kėto poeziėna u banė themeli i formimit tė karakterit. Duhet kujtue, se Naimi kish mėrijtė n'atė moshė ku ndahet fati i jetes shpirtnore. Shkolla, rrethi dhe interesat nė ketė kohė marrin formė tė caktueshme e bahen trupi i asajė peme qė e quejm „karakter“. Shka vjen ma vonė jan gjeth e lule qė dalin prej atij trupi, pa me mujt me ndryshue shum prej, formes sė caktueme (tė determinueme) neper atė moshė. Ndjenjat e perhstypjet qė ja kan pershkue zemren njeriut deri n' atė kohė bahen baza e lėvizjeve shpirtnore tė pastajshme. Nė qoftė pra se jemi tė zotėt t'i fiksojme lėvizjet e kėsal moshe, i kemi nė dorė dhe faktorėt e formimit tė karakterit e kėsodore edhe spiegimin e veprave (rjedhjeve tė shpirtit) tė persones.

Pergjithesisht s' asht e mundshme tė kontrollojme sot se ē'farė kalitetesh kishte gymnazi „Zosimeja“ dhe ē'fare ditunijet i percjellte abiturientat e 'tijė. Tė perfytyrojme vetem shkollen greke si ka qenė deri dje, sidomos jashta Greqijet: njė ēerdhe propagandash me mjete e metoda „sui generis“, ku s'mund tė presim njė yshqim diturak e moral teper tė nalt. Superficialiteti i kuptueshem qė mbretenonte ner kėso shkolla bahet i damshem per njė njeri qė influencohet leht, si Naimi. E vetem kėshtu mund tė kuptohet ajo „s'-mundje“ qė i pershkon te gjitha veprat e 'tija: superficialiteti (nje gja tragjike!). „Nė kėt karakteristikė“ (jo nga shkaku i komodes, si thote z. Lumo Skėndo) „shohim mbase dhe shpiegimin e disa harimeve dhe pa kujdesjeve qė takon njeriu nė skrimet e tij nė prozė“. (Kal. Komb. 1926 f. 44-45.) „Pas pes vjeē mėsimesh mbaroj Naimi shkollen, dhe diplomen ja shohėm q'e ka me thėnjėnė: fort mirė“ (f. 8).

E kėtu merr fund edukacjoni shkollor. Frytet jane tė pak, bazat ditunore njė nulė! Shkolla e Frashėrit bashk me gymnazin e Janinės, mund tė vehen (per kah ana e kualitetit e intensitetit! - jo kvantitetit) nė njė shkallė me njė qytetėse t'Evropes. Kur thot z. Skėndo se Naimi „dolli nga shkolla, i mėsuarė mirė nė dituri“ (f. 8) duhet kujtue se kėto i ka shkrue njė Mali Kokojka, djal edhe i ri e relativ me „bilmezllėkun“ qė. mbretnonte atėherė (1901) nė Turqiė.

Por s'asht nevoja qe t' i analizojm veprat e Naimit per kah ana e dituniės e per qualitete ditunor qė permbajn; qellimi yn asht ma teper tė fiksojm personen si njeri, jo si dijetar, nje qenje kėjo qė shum herė s'ka lidhje me shpirt e karakter. Dijetari ma i madh i kėsajė bote „mund“ tė jet dhe ma i poshtmi dhe ma i flligshti i botės. Encyklopedija asht njė vehikel e ngordhun, po s' u terhoq nga shpirti-i cili mbas vetiėnave (dishireve) tė veta e ēon perpjet a - tatėpjet....

Tė shikjojm se ē'fryte i solli „shpirtit“ Janina: 19 vjetsh hyni Naimi ne Jimnazio Zosimeja e 24 vjetsh e mbaroj! Kohen reth kėtij intervali tė jetes e quen ditunija (anthroposofija) e sotshme „kohė kritike a filosofike“. Se nė ketė kohė trajtohen e ndertohen shtyllat e karakterit. Nersa njeriu, nė kohė te djaleriės sė vetė, nė kohė tė pubertetit (14-19 vjetsh) kerkon tė fitoj e tė pushtoj boten perrėth e jashta vehtes, perkunder n'at interval tė parėthanun luflon me shpirtin e vet, me levizjet e tija tė sipernatyreshme, me relacjonet mes shpirtit e ruxullimit gjithmbarė, - e kerkon me i shtrengue tė gjitha dukjet e jetes nė njė harmoniė shpirtnore, nė njė spjegim tė kollajshem = nė njė system = njė botėkuptim (Weltanschauung). E rolin ma tė madh nė ketė formin e riformim tė shpirtit e lozin njerzija perreth, me ethiken (moralin) e tyne, e lot shkolla ditunore bashk me njoftimet e botes e ma teper se tė gjitha: shembulli ideal, prindi, mėsuesi a noj njeri tjeter, i gjall a i vdekun. Mė tjetren anė duhet tė dihet, se „koha kritike“ ndryshon edhe mbas individit; njeni e perkalon fare heret (i mendshmi, jo i dijshmi), tjetri ma von (mesatari) e e shuma aspak.... Kėta tė fundit e paraqesin kontingentin e plebit (plehit) shpirtnor. - Asht pa dyshim qė Naimi u gjindte n'atė „krizis“ shpirtnore sa ishte nė Janinė, por shka se „koha kritike“ u ba edhe tragjike per jeten e tijė. Pa nanė pa bab (Halit Beu e kish lanė 13 vjetsh) ner njerz tė huej, nė njė qytet Tyrqijet(l), me tjetren anė i sėmuet nga mushkėnija, Naimi gjen ma tepėr dhimbje ner tjer, se sa enkurajim per levizje ideale. Koha nė gynmaz „Zosimea“ ish njė anakronizėm per te. Nė njė reth e nė njė bankė me ēuna tė papjekun, i marrun me njė mėsim kalamajsh, s'kishte rast per me gjetė nonjė njoftim ma tė nalt per drejtim tė dishireve e vetiėnave tė veta. Njerz tė nalt e ideala nuk njifle, e ata qė i mėsonte nė shkollė ishin ma teper tė paraqitun per fantaziėn e ēunit, pa jetė, pa gjallesiė - per mos me thanė: produkte te magalloma - mės.... („Tė nxėnėt nė njė shkollė greqishte Naimit nuk i kalli dashurie pėr krekrit e pėr Greqiėn (f. 8?). – I vetmi faktor qe morri nė formin tė karakterit tė tij ishte literaturat e ndryshme, sidomos poezija persjane! Do tė mundohem sa ma shkurt tė paraqes ideėnat qė fitoj neper ta:

Literatura persjane asht njė produkt i religjionit tė vendit dhe trashigimeve qysh nė kohėn e Zarathustės (Zoroaster, 660-583 para Kr.). Sesimtart e atij religjioni, Parsijt (farsijt); qė i ngjanin fort shqiptarėve tė malėsive, shkojshin jeten pa trazime, se vendin e tyne e kish forcue natyra me male e me shkambinje qė s“i shkelte leht kamba e anrmikut a tė huejit. Rojtja e tyne socjale e regullonte mbas kanunesh tė trashigimit e sidomos mbas mėsimeve e porosinave (Zendavesia) tė Zarathrustres. Burimi i botkuptimit tė vet e kish gjetė ky themeltar apo reformator ner mėsimet religjioz e nė besimin brahmaist (hinduist), tė cilin ja pershtati me disa ndryshime shpirtit tė vendit tė vet. Zendavesta pra s`asht gja tjeter se njė ritrajtim i Veda-ve (mėsimeve tė shejtė) tė hunduistve. E kėshtu shofim se religjjioni parsian e neper te poezia jan rjedhjet e mysticismit – pantheizmit. t“andehshem. Shprehjet poetike jan ma teper shprehje mystike-religjioze e deri ēfaqjet erotike (Hafis) jan tė pershkueme prej njė far pantheizmi esthetik, njė gja qė bje nėr sy Atė F. Cordignanit edhe te Naimi (Epopeja Kombetare f. 123!).

Kėti influksi nga jasht ju pėrgjigj Naimi edhe me njė llojė simpathije religjioze. Besimi i “tij a (ma mirėė konfesioni (feja) ishte bektashizmi. Si dihet, sekti bektashjan asht njė ndarje heretike, si shumė tė tjera, nga kisha mohamedane e me tendenca hindo-parsijane. Mbasi u pushtue Pars-ija prej Muhamedanėve, besimi i vendit u perhapė me tė shpejt ner fituesat e (si ēperblim e ahmarrhe!) i fitoj zemrat e tyne. Infiltrimi e influksi religjioz qė u ēfaqė kėsodore u ba shkak ma vonė per ndarjen ner Shiit (Ortodoks-Kuranin vetem!) e Sunit (suna-trashigimi pranė kuranit!) Aj influks u shtue edhe ma fort neper perhapjen e Mohamedanizmit nė Hindiė e neper marrėdhanje me vendas. Neper Bekatashizmin pra i ishte shtue Naimit inklinacjoni e dispozicjoni (vetija) per lėvizje shpirtnore mystike, si na ēfaqen sot nė botkuptimin budhist, i cili (jo veē qė kje botkuptimi i njė Schopenhauer-i, Goethe e Wagner etj.) por qė ka fillue, me u perhapė edhe n`Evropė si njė dritare e njė regenerim ner lėvizje shpirtnore e trupnore (sidomos nė pedagogiė). Njė Tagore e njė Mahatma Gandhi (shif veprat e Romain Roland-it!) kan merijtė sot me e mrekullue boten e me i ba tė padukshim njerzit ma te mdhaj t' Evropes sė sotshme. Buddhizmi vet s'asht gja tjeter se njė ritrajtim i Brahmaizmit tė hershėm neper Gotama Buddhen 557-477 p. Kr.).

Indirekt pra, si shifet, e perftoj njė far Buddhis mi shpirtin e Naimit. Pantheizmi hinduist i dha ndjenja per njė dashuniė ruxullore, njė dishirė e njė mall reth ē“do gjaje nė kėt votė, i dha ndienja kah fellsiėnat e pamate tė shpirtit e kah hapsiėnat e qiellit tė  pafund. Zato i Naimit asht „Gjithėsija”. Ēdo gja nė ketė botė merr pjesė nė qenjen e Zotit, asht vet njė pjesė e „Perendisė”.

 

Ē'sheh ėshtė Zot' i vertétė,

Ē' degjon ėshtė zėr` i tija.

Giah ē'ka e ē'ka nė jetė

Eshtė vetė Perendija. (Lulet e Veres, XIX.)

 

Njė shpirt e mba gjithėsinė

Qė s“ka nisj' ė sosj' e  anė

Nga ay“ e kanė' fuqinė

Dh' ay  eshtė gjithė ē'janė. (Vjersha: Shpirti.)

 

Kudo eshtė Bukurija,

Nė qiej, nė dhe, nė henė,

Nė diell, nė shėqjė, nė yj,

Ndėr lule, nėr drutė, ndė pyj.

Ē' do vėnt qė tė kėtė zenė

Atje ēfaqet Perendija: (Lulet e Veres, XXXI, 4.)

 

Killmi i ēfaqjes sė Zotit asht shpirti e njeri vet. Kėtu „falet“ Perendija, dhė aj njeri qė ka mėritjė me e njoftė vehten („fat-tvam-asi” rer Buddhisf) ka mrijtė me e ajoftė edhe „Pėrendine“.

 

Beaojmė Zotnė q' ėsht' i vertetė

Se gjithė ē'shohėm ėsht ay vetė,

 

Dhe falėtore kemi njerinė,

Atjeth ė gjejm dhe Perendinė.

... ... ... ... ... ... ...

Nė zėmrėt tėnė e gjejmė Zonė,

Shtėpi e tij ėshtė zėmėra jonė.

... ... ... ... ... ... ...

Njė njeri qė ryeh vehten e tija,

E di se ē' eshtė dhe Perendija. (L. e. V., VII)

 

Tė gjitha kėto thanje i permban njė vjershė me titullin „Zemra“ (L. e. V., X) nė njė shkurtsiė „anormale“ per Naimin. Sa per bukuriėn do tė ndryshojn ndoshta kritikat, por besoj se fellsiėn nuk do t'ja mohojn:

 

Fuqi ė Perendisė - duket tekdo,

Se shpirt' i gjithėsisė - qo ėshtė ajo.

 

Ajo ėshtė gjithė ē'janė-ėshtė nė ē'do vėnt

E duket mė ē'do anė - nė trup e nė mėnt.

 

E shohėm nė qiej — nė shi e nė re,

Nė hėn e npėr diej — ėsht' edhe nė' dhe.

 

Mė tepėr zemren tenė — atė e ka fronė.

Nuk ja dėgjon zenė? — zemren s'e dėgjon?

 

E shof vet se per njė laik (per njė njeri qė s'asht marrė me tė kėtilla) nuk asht e mundeshme, neper kėta diftime tė pak, me i hy nė shpirt atyne thanjeve tė Naimit. Po jam edhe i mendimit qė edhe tė gjith citatet nė ket pikėpamje nuk mjaftojn per njė njeri qė s'ka dispoziten per ndienja tė tilla. Kėtu duhet ma tepėr ndiesiė se sa dije, ma tepėr zemer se sa tru.... Nga kėjo rjedhė ndoshta qė got „Inteligjenca“ shqipėtare nuk ka ideė per Naimin....

Pėr permbushjen e hipothezes s'ime se shpirti i Naimit asht perftue prej njė far buddhiamit, do te sjelli argumentin ma flagrant. Aaht ideja e metempsychozes( kalimi i shpirtit prej njė gjaje nė njė tjeter) e cila ēfaqet ner disa vjersha....

 

Dhe unė si ju jam ndruar

E jam pėrzjer' e ndryshuar.

Pa jam bėrė shumė herė,

Zjar e uj' e balt e erė

Jam njė shkėndijė prej qjelli

Dhe njė drudhėzė prej djelli.

Edhe nėr qiej fluturonj.

Edhe brenda nė dhet qendronj.

... ... ... ... ... ... ...

Bėnem qenq e kec i pirė

Lul' e bar e gjeth i mbirė (Vjersha: Fjalėt e Qiririt).

 

e ma kjartė:

 

Qeshė diell, ishnja hėnė

U bėsh uj e balt' e erė,

Yll e zok e dash kam qenė

Pa dhe njeri shumė herė. (L. e V., XIX.)

 

Kėjo mystikė kalon me tė vertetė fuqiėn t' onė. Mendja e zemra me gjith fantaziė nuk mjaftojn per me hy ner kėso mshefsiėnash tė mbinatyrėshme; kėtu duhet besimi, njė ndisiė profunde qė s' na asht e njoftun neve, tė birve tė „kulltures“ qė jemi ah! vetem njė „Fabriksware der Natur“ (Schopenhauer!)....

Njė tjeter pikėpamje, e cila na e ēfaq shpirtin e Naimit affin (t'afert) me shpirtin buddhist asht kėjo: Veprat e Naimit jan tė pershkueme prej njė fryme „ahistorike“. Per shpjegim tė kėsajė vėtije do tė marrė njė citat nga O. Spengler-i (Der Untergang des Abendlandes, I. Bd. 14): „Die indische Kultur, deren Idee vom (brahmanisch) Nirvana der entschiedenste Ausdruck einer vollkommen ahistorischen Seele ist... - hat nie das geringste Gefühl für das „Wann“... besessen. Es gibt keinen indischen Kalender, keine indische Historie also, insofem man darunter das Bewußtsein einer lebendigen Entwicklung versteht. . . . Das Bewußtsein des indischen Menschen ėar so ahistorisch angelegt, daß er nicht einmal das Phaenomen des von einem Autor verfaßten Buches als zeitlich fixiertes Ereignis kannte. Statt einer organischen Reihe personlich abgegrenzter Schriften entstand allmälihlich eine vage Textmasse, in die jeder hineinschrieb, ohne daß Begriffe des individuellen geistigen Eigentums, der Entwicklung eines Gedankens, der geistigen Epoche eine Rolle gespielt hatten. In dieser anonymen Gestalt - der der gesamten indischen Geschichte - liegt uns die indische Philosophie vor“.

Shpirti ahistorik nuk di me i daė datat e kohes sė kalueme. Nuk e ndien nė zemer tė vetė e nuk e kupton se koha para 10 a 100 vjetsh ndryshon me atė para 1000 vjetsh. Epoket e ndryshme nuk kanė ndonjė ngjyrė individuele per tė. Milieu-i i „Qerbelasė“ ka at kolorit si milieu-i i „Istorisė sė Skenderbeut“, ku vetem emnat ndryshojn. E tė kishte vjershue Naimi jetėn e Lekes (355-323 para Kr.) apor te „Marash Utsit“ me shok, prap se prap aj kolorit, ajo karakteristkė, ajo logjikė ahistorike. Njė shembel i perkundert nga Shakespeare-i: s'do t'i shkoj kujt ner mend tė thotė se se koloriti i „Cesarit” asht njė me koloritin e „Tregtarit tė Venetikut“. E pra inglisht flasin dreqnit, si njeni, si tjetri! Pos asajė qe „Istori' e Skenderbeut“ nuk i pershtatet ngjarjeve te verteta (Naimi ahistorik s'e ka pa nevojen me e studjuemirė kohėshkrojen e atėherėshme!), s'permbajn po thue asnjė datė historike dhe trazohen kohnat e ndryshme dhe sa e sa sende qė s'hyjn as pak mrend.

Qe dy shembuj:

 

Evrop e shkret atė-herė (nė kohė tė Gjonit, atit tė Skanderbeut)

Ishte per djall e per lumė,

Pritte Ruson e Volterė,

 

T`a zgjuanin ng`ay gjumė. (Ist. e Skend. 1898, f. 45.)

Kur pushon Araniti nga njė fjalė tė mbajtun nė favor tė Skanderbeut ja pretė vjershėtori:

 

Kshu the! plak  perendishmė!

mbret i - ndjer e i levduar!

t'ish njeriu i tanishme (1898!!)

mase s'tė kishte degjuar; (Ist. e Skend.,1898, f. 87)

 

Neve qė jemi mėsue me i daė e me i caktue rjedhjet e kohėc ner ngjarje konsekvente e kauzale, njenen mbas tjetres, ky labilitet kundrejt historiė's na duket si gjė paseriozitet i  vjershėtarit, si njė loje fėmijsh - per mos me thanė atė ē'do tė thonte njė Shkodran... Por t“i a paraqesim njė  herė vehtes theosofiėn e Naimit: Perendija jan njerzt. Perendija s'ka fillim as mbarim, Shka ka qen dje asht edhe sot. Njerzit e djeshem jan edbe tė sotshesm e kane me qėnė edhe neser.Perendija e „Qerbelasė“ asht edhe Perrendija e „Skendbeut”. Njerzt e „Qerbelasė“ jan njerzt e „Skenderbeut“, pa pgjyrė individuale  pa ngjyrė karakteristike. Personat dahen vetem nė tė mirė e nė tė kėqijė. - E kėtu hyjm nė njė vetiė tjeter tė shpirtit hinduist; lufta mjes tė mirės e tė ligės, mjes dritės e errėsinės. „Islori e Skenterbeut“ dhe „Qerbelaja“ nuk jan gjaė tjeter se pasqyra e mythologiės parsiane (lufta mjes Ahrimanit e Ahuramazdes.) Skanderbeu e Aliu jan personifikacjone tė dritės (sė mirės), Mavijeja e luftart e Turqiės inkarnacjoni i errėsinės, (sė ligės). Bardh e zi asht pra koloriti i kėtyne dy kallėzimeve. Kur tė mendojme se jeta, pos tė parshmeve, asbt plot me ngjyra tė ndryshoie, kuptojm leht se ato historiėna jan tė pa jetė, pa ngjyrėsiė e pa gjallėsie. Prandej s'ka edhe jetė individuale mbrenda e due tė njifshe at njeri qė munt tė thotė, se Skanderbegu i Naimit asht pasqyra e njė Shqiptarit. Individualiteti i Shqiptarit tė vertet ka qenė njė „terra incognita“ per zemren e Naimit. E kėshtu mund tė thomi (ēė tragediė!) se „ma i madhi dhe pėllori i shkrimtarevet Shiqipetarė qė kemi pasur gjėr mė sot” (Kal. Kombj., 1926, f. 52), me gjith dishirė e dashtniė, s'ka qenė i zoti me paraqitė - e me shprehė njė gja „total” shqiptare. Ndienjat e ēfaquna ner persona tė „Istori' e Skenderbeut” nuk korrespondojn pothue aspak  me ndienjat e Shiqiptarve ideal (-tė vertetė). Tendenca bardh e zi lufta (mjes drites e errsinės) d.m.th. ulja e anmikut nė njė shkallė tė poshtme jashtnjerzore dhe ngritja e herove nė njė dritė tė jashtanatyrshme (qė t'i mėrr syt, sa mos me dijtė se a shef hije apor ejell te dematerializuem) nuk asht shqiptare. E - shka na e ban sympathik vjershtarin e „Lahutes“, asht nj' ajo fjalė e vogėl; „Kija inat e foliau hakun” (anmiqve) qė ia ven nė gojė herove tė vetė tuj e ēfaqun lartesiėn e te Pareve t'onė („Hic” patriot e „hic” trathėtarė e „vice versa” mbaeni mend ketė fjalė!). -  Peraona e „Skenderbeut“. tė cilės i mungon (nė ē'do pikėpaiqje!) baza psykologjike, tuj qenė e dhanun mbas tendences sė „ngjyres sė bardhė“ len mangut sa e sa vetiėna tė karakterit shqiptar (ndoshta negative!) tė cilat jan domosdo tė nevojshme per karakterizim, nė kjoft se do tė na paraqitet nje „prototyp“ i Shqiptarėvet. „Skeuderbeu“ shkrihet plot mirėsiė e butėsie', pa njė tė mbetė (sa e sa ngjarje historike negohen faret!) e mos t'ishte fjala per luftė etj., do tė kishim perpara nesh ma teper njė femen se sa njė hero! - Njė vjėrshė e Loni Logorit mund tė rėfej sadopak ndryshimin mjes ndjenjave tė Naimit dhe tė njė Shqiptarit tė vertet. Dy strofat e fundit t'asajė vjershe (Papakristonė e vranė! - Kal. Kombj., 1907, f. 112) janė: ....

 

„Dorės qė tė vravi

Tė ligut qė ardhi, me thikė tė ēavi

Kur le kėtė botė; kur prej nesh u ndave

Ē'i the gjakėtarit? Tė ndje qė mė vrave!“.

 

Kėshtu do te kishte thanė e perfundue Naimi (mbas tendences: „fale dhe duaje armiknė“), porse shpirti shqiptar nepermes L. Logorit ia pret:

 

„Vertet tin' e ndjeve, por per veten tėnde,

 Por pyet Shqipėrinė, por pyet ato vėnde

Ē' u shkrua atje, ku me gjak tent u laknė?

Dy fjalė shkroj gjaku: kėto: „merrni gjaknė!“

„Merrni gjaknė“ thirri pylli pranė

Dhe malet buēitnė: „merrni gjaknė!“ thanė.

 

Kėjo vetijė (-ahmarrje!) karakteristike, e cila, kuptue deri nė fellėsiėn e sajė shpirtnore-tragjike, e afron Shqiptarin me heroat e epopeės kombtare tė Gjermanve (Nibelungenlied), asht njė gjaė organike, e cilai (e mirė a e keqe!) duhet tė na jetė e dashtunė, nė qoft se e duem karakterin shqiptar. E kėshtu sa e sa vetiėna tjera, tė cilat nuk i permeton vendi me i pershkrue!

Kėtu do tė shtroj edhe njė vetiė typike ner shprebje tė hinduistėvet: gjanėsija (zgiatėsija) monotone ner thanje e lutje! Thame perpara, se pantheizmi shtrihet ner tė gjitha gjanat e botės sė jashtme e tė mbrendshme. Dashtnija e njė hinduisti kapet pra rreth gjith atyne objekteve qė perbajn atė „Gjithėsiė“ tė paanė e tė pafund dhe shpirti i tij hapet e zgiatet pa masė, plot dishire tė pa shryeme dashtnijet, ner vise ma tė largta tė ruzullimit. Ndisiėnave tė veta nuk mundet me i vue frenin e prandej zgjatet e zgjatet ner ēfaqje t'atyne, plot fjalė kujtimi e perpallėngjimi. Me qenė se i do tė gjitha gjanat (e mira) nė njė llojė e me njė dashtuniė tė njajtė nuk gjen ndonje objekt per pjė verejtje ma tė fortė e ma tė flakėt - ma individuale. Njė koncentracjon rreth nje pike (point) tė vetme (rreth njė „drite“ ner piktort, rreth njė „motivi“ ner komponistat, rreth njė „tendence“ ner shkrimtaret etj. etj.) nuk njef shpirti hinduist. Kangimet (vjershat) e tija zgiaten nė njė „melos“ tė pafund e tė pa polyfoniė e polykromiė. Nersa zhungllon „Lahuta e Malsiės“ si njė sinfoniė e gjallė me njė „kontrapunkt“ tė xhixhillueshem, plot drita, flakėrime, shkreptiėna e shtergata, „poezia“ e Naimit rrjedh si kanga e njė fyelli tė vetem nė njė farė meditacjoni e melankolije, pa ndonjė ngjyrė a flakė tė veēantė. Vjershat e 'tija nuk kan as fillim as mbarim (as kryė as kambė), d.m.th. nuk shkojn mbas njė systemi a konstrukcjoni artistik e zgiaten e zgiaten ner vrojtime e shikjime, tuj lanė mangut ēdo rregull stilistik, kompozicjonel etj., sende qe lypen prej poeziės sė vertetė. Ner sa strofat e para. kan pak a shum njė lidhje tė perbashkėt, shpaperderdhen tė tjerat pergjith anėsh si dhijt e ēobanit ner male e vrīje. Kėshtu vjen qė vjersha e Naimit si kompleks nuk sjell ndonje kėnaqje estetike, pse i mungon harmonija, njė gja qė (per mue) i mungon edhe sa e sa tjereve „vjershėtorė tė degjuarė“. E pra populli primitiv ka ma tepėr kuptim per kėta sende dhe ner vjershime tė veta gjurmon mbas nje rjedhje konsekvente, tuj ēfaqė ndiesiėn e vetė fare kjart e me njė „esprit“ mjaft per t'u bindė. (Sh. f. 6, 10, 13, 15, 31, 37, 87 (111), 98, 106, 108, 109 (5), 110 (7), 115 (17). 117 (20), 141 (89) etj. ner „Kāngė popullore gegnishte“ tė Prendushit f. 41 (11), 43 (18), 47 (2), 61 (38), 75 (12), 80 (27), 82 (31), 98 (73), 153 (32), 170 (54), 193 (84, 85), 190, 213, 225 etj. nė: „Bleta Shqypėtare e Thimi Mitkos“ tė Pekmezit; e sa e sa vjersha t'Arbreshve t'Italiės ner botime tė ndryshėm (De Rada, Dora d'Istria etj.), sidomos vjershat rreth themes: „Konstandini e Garentina“ (Dielli 1924, 8 Janar, 21 Shkurt (13-15 Mars etj.), qė e ka burimin, si duket, nė njė prallė popullore (nė fund tė „Bletės Shqypėtare“). -

I vetmi mjet, tė cilin e kan perdoree vjershtart e ndryshmem (me spiritė buddhiste), per me i dhanė disi njė krye poeziėnae tė veta, asht njė far „refrain“ -i, njė persėritje e fillimit a nonjė pjesė tjeter tė vjershes apo tė lutjes. Kėjo per persėritje,  po s“u praktikue tepėr shpesh, i nep poeziės njė shije tė veēant e asht karakteristika e meditacjonit pergjitėėsēisht. Nersa muzika e vendon ket persėritje (ma tė shumten) nė „percjelljė” tė metediės, vjershtari (i cili pėr meditacjone duhet tė jetė do-e-mos muzikal) e perdor at „refrain”, tuj gjetė kėsodore (artificjel) nje „pikė” qandrimit, njė llojė koncentracjoni. Se ka gjarmue Naimi mbas kėsajė pikpamje nuk asht nevojė per fjlalė e prova. Seicili qė ka kėndue sė pakut njė fletė nga veprat e Naimit do tė ket vrojtė ato refrain-e a persėritje, tė cilat, mjerisht, me qenė se Naimi s“dinte me mbajtė ekonotniė e, si duket, pse s' kishte ndisiė muzikore (dobarem jo  mjaft) - i perdorovi e i shperdorovi kaq shpesh e pa  vend; sa 'ē'do njieri pa paragjykime e me edukacjon evropjan do t“a e dien vehten tė mersitun e tė neveritun nga kėndimi i tė gjtha veprave veprave tė tija, tė ciilat s'jan tjeter perfeē se njė varg pėrsėritjesh me pak e aspak ndryshime. - Kuptohet leht kėso pėrsėritjesh tė shpeshta nė njė vjershė a lutje tė giatė sjellin njė llojė monotonije qė asht typik met e dervishėve dhe thirrje e tyne rythmike (allah – jallah etj.) ndiensiėnat ma leht kah derendija. N“at „rythmos” monoton, i cili shum herė kalon deri n“ekstaze religjioze“ i bahet dervishi si me i ndie tė rahmet e zemres, tingėllimin e rruzullimit, „zėrin e Zotit tė vertetė”. – Tibetasi (buddist) qė e ka ndejen  ner male (5000 m) pranė Himalajet (8840 m) perdor ner tė faluna tė veta njė ēekerk (mullī tė vogel) nė te cilin jan tė shkrueme me qinda lutjesh mrend. Sa herė qė qė sjellet aj mullī, aq herė njehen ato lutje si tė thanuna dhe sjellsi s“ka nevojė me u faė veēanerisht. Shka na duket tė parėn herė qesharak, aq fellė e me mendime na ēfaqet kur e shikjojm pak ma afer. Tė perfytyrojme njė herė shkretijen e vendit! Nersa Tibetasi e sjellė e e dredh at ēekerk nė dorė tė vetė, i ndenjun ner gjuj urėpervujt, dridhet leht e papushim era e Himalajes teposht kah ata vende neper gur shtkambījė, tuj kėndue atė kāngė monotone si fryn era ner vorre. - E nė gjith atė pershtypje tė mjerueme shkretijet, neper eren e njejshme, bashkėndon zani i mullīnit: vėrr-vėrrr-vėrrr... E prej zemres sė pervajshme gufojn lutje tė pathanshme e shpirti i mallėngjyshem i buddhistit kėndon atė melodijen ruzullore tė njė besimi profud...

Kulmin e vet, sikur dihet, e ka religioni buddhist nė „Nirvana” n'atė gjėndje harimi e shuehje tė gjithmbarėshme, nė „Mosqenje”. Kėjo gjaė e pakuptusheme per religionet e ndryshem me tendenca eudaimonistike, mė bahet se s'ka gjetė shtroje as nė Bektashizėm. Gjithnjė shifet te Naimi nė shumė vende edhe sidomos nė vjershen „Njė lul'e fishkurė a njė vashėz' e vdekurė“ (L. e. V., XVI).

 

Vallė ku do tė shpijen,

Nė qiej, perpara Zotit?

A kėrkojnė tė tė shtijen

Prapė nė duart tė motit?

 

Tė linē per tė vdekur prapė,

E tė vdeē qė prapė tė linē

Edhe kėshtu ver'e vapė,

Gjithėnjė tė veē e tė vinē?

 

Apo pėr jetė do tė shkosh,

Mosqėnia tė tė mbulonjė,

Edhe ti jetėn t'a harosh,

Dh' ajo ty tė tė haronjė?

 

E me kaq besoj se i kam dhanė lezuesve tė nderēėm, sidomos atyne qė s'jan t“ „Udhėvet“ (-Urdhunvet fetarė) tė kuptojn sadopak se ē'ideėnash mund tė ket perfitue e shvillue Naimi nė vehte neper literaturen persjane etj... E nė qoftė se e shikojm bilancen e kohės sė Janinės, do tė perfundojm tuj thanė, se ata shvillime kan qenė i vetmi fitim pozitiv – dobarem nė pikėpamje shpirtnore. Mirėsija e pamasė, butėsija e mėshira e shpirtit tė Naimit qė shndrisin ner tė gjītha veprat e tija, sado tė pavlefshme nė qoftshin nė pikėpamje artistike e qė na i bajn disķ per zemėr, jan ritė e jan forcue ner ata mėsime, tė lidhun ndoshta me ushtrime besimit bektashjan. Aj mėsim i dhanun, si duket, prej njė hoxhe, shehu a

dervishi tepėr tė pershpirtshem e ka ruejtė Naimin nga humbja shpirtnore e e ka ba mos me sharue faret ner superficjalitete e sharlatanizma tė injektuem nga edukacjoni i megallomaniės sė shkollės greke. M'anė tjeter aj shvillim pantheistik ia shtoj ndienjat tė pervlueshme per njė dashuniė ruzullore, njė dishire e malli reth ēdo gjaje nė kėt botė, i dha ndienja kah fellsiėnat e pamate tė shpirtit e kah hapsiėnat e qiellit tė pafund.

 

Me gjith nderim e bindje qė duhet tė kemi per lartėsien shpirtnore tė Naimit e per mėsuesin e tij tė panjoftun (-njerzt ma tė shpirtshem tė kėsajė bote kalojn neper kėt jetė si meteora nė njė natė plot dashtniė - tuj lan vetem gjurma ner zemra reth vedit!-) s'do tė mohojm se ata mėsime qė morri Naimi nė Janinė permbajshin edhe nė vethe njė „faj tragjik“ e fatal. Botėkuptimi buddhist; me tė tana konsekvencat e veta e mėsimet e tij, asht vetem per njerz qė shkojn jeten esoterike, njė jetė mungare, tė fellueme kah kundrimi i shpirtit, tuj mohue ēdo dashje per boten e jashtme.  Buddbisti nuk di shka asht „jeta“, shka jan dishiret e epshet e lufta njerzore, nuk ka kuptim per ndryshimet e nevojat socjale, per ndrimet e shndrimet nė pikėpamje politike e s'e njef ideėn „Atdhe“ e „Komb“ pergjithsisht. Deri sa erdh Naimi (per sė dyti!) nė Stamboll nė vjet 1882 e kur hyni nė shoqniė tė Samiut, Vaso Pashės e Jan Vretos, nuk ishte marrė perpara me ēashtje kombtare e nuk i kishte shkue mendja me e shtue flaken atdhetare qė vlonte ner ato kohna reth Lidhjės sė Perzerenit, ku kishte marrė pjėsė e per tė cilėn u shue i vėllaj i tij, Abdyl Frasheri. Buddhisti s'njef „Kombsiė“, e „Atdheu“ i tjj asht „Gjithėsija“, njė ndienje e pakufishme, njė ndienje e pacaktueme, jo-individuale e apolitike. Treqind miljuj „Hind'u“ me njė kulturė ma tepėr se tremijvjetshe sundohen e urdhnohen sot prej afro dyqind mij Evropjansh vetem! - Ē'ndryshim i madh me kombin shiptar, kur shikojm ngjarjet historike. Dishira e flakėt per pamvarsiė - liriė tė plottė (tė mrendshme e tė jashtme!), mėnija e rrebtė kundrejt ēdo cenimi tė drejtave tė tija, tė nderės sė tijė, e ka ba Shqiptarin luftar e hero, e ka ba (nė kundershtim me buddhistin dhe ideėn e Krishtit!) me e pohue jeten, me e kundrue e me e kulturue, kėsodore, shpirtnisht, tuj ju afrue Grekut tė vjeter. - Asgjamangut mundemi me thanė, se gjaku hinduist (arian) vlon edhe ner remba tė Shqiptarit. Sa e sa karakteristika tė giuhės, tė mythologiės (pėrallave) etj. etj. na bajn me kujtue njė originė tė perbashkėt. E sė fundit edhe tė gjitha ato vetiėna qė u ēfaqen te shpirti i Naimit mund tė konstatohen edhe ner levizje shpirtnore tė Shqiptarit. Por, shka perban totalitetin te hinduisti perban te Shqiptari vetem njė pjésė tė karakterit. Shqiptari, i dalun nga ajgjak arian (-hinduist). i ka shtue ndienjave tė perparėshme sa e sa tjera tuj e pershkue jeten e tuj kundrue (si filozof qė ishte!) ideėnat e mėshefsiėnat e saja. E neper njė mėndyrė tė mrekullueshme ka mrijtė Arbnori dikur ner lashtiėna motnore me e njoftė tė verteten ma tė madhe tė kėsajė „jete“ njerzore, nje ideė, e cila asht turbullue neper religionet e ndryshem botė - e jetė- mohuesa. Shqiptari ka kuptue se:

Jeta e jonė sjellet e rokulliset mjes qiellit e tokės, mjes shpirtit e trupit (-materjės), mjes zemret e intelektit. Kėshtu na ka krijue Zoti e aj njeri qė mohon ket polaritet e qė nuk mundohet me gjetė nje harmomė (njė synthezė!) mjes kėtyne kundershtimeve, nuk di shka asht idea „njėri“ pergjithsisht.

Genķt ma tė mėdhaj tė kėsaj bote jan dhanė mbas mishnimit e perfytyrimit t'asajė ideje e ma i madhi genķ, njaj krijuesi i ruzullimit, kreu ma tė madhen veper tė genialitetit tė vet, ma tė bukren synthesė nė ket jetė - njerin, pasqyren e vetė, harmonien mjes shpirtit e materjes! Per me dashtė pra me vazhdue ner kėto gjurma hyjnore, per me e kuptue ideėn „njeri“ pergjithsisht, per me e permbushė dishiren e Zotit, duhet tė shvillojim nė vehten t'onė, duhet tė kulturojm si shpirtm ashtu edhe trupin. Duhet t'i sjellim tribut jetes sė mrendshme edhe tė jashtme, por gjilhmonė nė njė harmoniė, nė njė sjellje tė natyrėshme, nė njė rythmus organik, i cili sjellė kėnaqje e gėzim, lumsiė e kulturė. Kur teprohet nė njėnen anė, atėherė shkatrohet kultura, atėherė shduket „idea“. Kėshtu kuptohet mohimi i jetes ner disa religjone ekstrem e obskur e kėshtu kuptohet irreligiozėteti ner popuj dekadent. Kultura e Evropės nuk asht gja tjeter, se veē rjedhja e asajė „ideje”, asajė harmonije shpirtnore nermejt dy ekstremesh, dhe shkatrimi i njajė kulture evropjane ēfaqet sot, pse jemi dhanė teper fort mbas njė ekstremi tė vetem, mbas intelektit-trupit-materjes...

Nė njė mėndyrė tė mrekullueshme pra, si thame edhe perpara, ka mėrījt Shqiptari me i shvillue e me i zhdrivillue nė vehte ata ekstreme aq kontrer e polar e me i trajtue permbi ta njė harmoniė jeteset, njė synthezė shpirtnore, njė formė tė reė botėkuptimit, njate kulturė „shqiptare” (-pse s`kan dalė genķ per me e ekspoloatue! -), per „engjikllopedistat” e per „Inteligencen” t`onė asht fare e panjoftun. E kėshtu kuptohet se pse ēdo pleh poetik qė s`ka aspak lidhje me atė „ideė shqiptare”, po kje vetem e shkruem shqip a prej njė Shqiptari, quehet fatalisht „Poeziė kombtare”... Por mbi kėto do zgiatemi ma vonė mė njė kaptinė tjetėr. Kėtu due tė permendi vetem njė aferiė (ngetsiė) mjes shpirtit gjerman e shpirtit shqiptar (tė Shqiptarit tė vertet!):

Dihet mirė fort se Fausti (sidomos nė dramė tė Goethe-s) pasqyron shpirtin gjerman, njat kompleks „dy shpirtnash” (Zwei Seelen, ach, in meiner Brust!) si na ēfaqet ner vjershat:

 

(Du bist dir nur des einen Triebs bewußt;

O, lerne nie den andern kennen!)

Zwei Seelen wohnen, ach, in meiner Brust,

Die eine will sich von der andern trennen,

Die eine hält in derber Liebeslust

Sich an die Welt mit klammemden Organen;

Die andre hebt gewaltsam sich vom Dust

Zu den Gefilden hohēr Ahnen... (Goethe. Faust, I. T.)

 

Vom Himtnel fordert er die schönsten Sterne

Und von der Erde jede höchste Lust,

Und alle Näh' und alle Ferne

Befriedigt nicht die tiefbewegte Brust.,. (Faust, Prolog)

 

Ky polaritet „dy-shpirtnuer“, kėjo laftė mJes „qiellit e tokės“ ia ka mbushė Gjermanit zemren plot dishirė e dashtniė, dhe malli i pathanshem kah shfrimi i  asajė atje, asajė zjarmije shpirtnore e ka shtye kah kerkimi i njė qetėsije e harmonije, kah shelbimi i zemrės sė vetė, kah zbulimi i njė gjaje tė panjoftun mystike. (Parzival”-i nė gojėdhanėn e „Gral”-it – Blaue Blume”!) E kėshtu e shofim Gjermanin e herėshem tuj ravgue plot dishirė e plot malle tė pashfryeshem ner gjith anėt e kėsajė bote; si shtegtar i luftar, mercenar e avanturjer, gjithmonė neper fllade e mystere tė njė jete romantike.

 

Und alle Näh' und alle Feme

Befriedigt nicht die tiefbewegte Brust....!

 

Njerz tė kėtille ka pas qitė e qet edhe sot kombi gjerman, e ajo dishirė, ajo shtytje mystike (-faustike) i ka ēue Gjermant te portat e Jeruzalemit (ner kryqtariėna!), i ka ba Wikinger-t me dalė n'Amerikė para Kolombit, i ka ba me lanė rojtjen e qetė e tė sigurtė te vendlindja e m'e vue jeten nė rezik ner avantyra. -

Sa afer na duken pra kėta me Marash Utsin, njat Shqiptarin typik qė neper njė shtytje tė ēuditshme, neper njė mall tė pathanėshem

 

I pat dalė Mretit n'ushtri,

Me armė n'dorė me zjarm ne gjķ (Lahuta e M., I.)

 

per mė e shetitė boten, plot luftna e avantyra

 

Cak prej Hotit tuj xanė filli

Der kū piqet buka n'dilli (L. e M., I)

 

e me shfrye e me zjarmin (-mallin) e vet qė i vlonte nė zemer....

Kėshta kuptojm lehtas se pse Shqiptart mercenarė trajtoshin formaacjone tė veēanta nėr ushtruėna tė ndryshme qysh nė kohen e Persjanve e deri te Napoleoni. Vetiėnat e veēanta tė Shqyptarve, ato ndisiėna tė pathanėshme individuale e (nė daē): ideale i ndashin ata farė luftarėsh tepėr fort nga tjert qė ishin pak a shum „plehu i botės”. Asht shum typik qė Marash Utsi e tjer nuk njifshin vleftjen e kamjčsė (paresė) dhe tan fitimi i tyne, kuer kėthejshin kah streha e tė Parve, ishin shum shum

 

Dy gjarpnuesha prej Stamollet . . . . (L. e M., I)

apor armė tjera, neper tė cilat ishin lidhė kujtimet e malli i njė jete e lufte, plot drita e mystere, andrime e pikllime ....

Kėto ndisiėna tė Shqiptarit, aq profunde e mystike, qė bajn me mohue komoditetet e jetes, manifestojn njė shpirt individuel e „luftarak“, d.m.th. eminent aktiv. Ky aktivitet asht doemos ideal e nuk ka lidhje me at tė gjytetasve t'Evropes e (sidomos!) tė Shqipniės. Na, banort e gjyteteve, nuk jemi tė zott, neper degenerimin t'on, me i ndie e kuptue ato levizje aq tė flakta nė sbpirtin e Shqiptarit tė vertet. E kėshtu na ēfaqet ndryshimi flagrante i rrebt mjes Shqiptarit malcor e Shqiptarit gjytetas. Nersa i pari neper at mall e dishirė tė parėthanun kerkon me e shetitė boten romantike e plot reziqe, per me u ēfaqė kėsodore „a v a n t u r j e r“, perkunder na tė gjytetit vetvitemi e sjellemi, pa fije ideali nė zemer, njermjet mureve e rugve, nermjet epsheve e ndytsiėnave, nermjet dukjeve tė rejshme tė njė pseudo-kulture kafehanesh ner metropolet e botės, per me u mishnne kah shpirti nė modelin „v a g a b u n d“! -

Nėkundershtim me polaritetin „dy-shpirtnuer“ e me botė kuptimin e tij, i cili asht botėkuptimi i aktivitetit (i gjallėsiės-perparimit!), jan ēfaqė ē'prej kohnave tė h'erėshmė do filozofiėna religioze me tendenca „monopsyhike“ d.m.th. tė „njė-shpirtshme“. Kėto filozofiėna kerkojn me e zhdukė at polaritet, tuj i mohue tė drejten per eksistencė njėnit nga ata dy ekstreme tė shpirtit, d.m.th. trupit-materjes-intelektit. Nė vend qė me kerkue njė harmoniė, perkundėr vehet mėnija ma e rrebtė mjes tė tyne e qielli me token, e shpirti me trupin, jeta e mrendshme me tė jashmen, religioni me gėzimet e jetes, bahen anmiq tė paafrueshem, anmiq me njė hasmiė tė pashueshme e tė perjetėshme. E symbolet e tyne jan „drita” e „errėsiėna“, Ahuzamazda e Ahrimani, „e mira“ e „e liga“, Perendija e Djalli. E jeta e njerit merr ngjyren e panatyrėshme, njat koloritin „bardh e zi“, si e kemi permendė qysh perpara.

Morali i kėtyne religioneve kulmon nė mohimin e trupit, nė mohimin e gėzimeve e dishireve tė kėsajė jete, nė zhdukjen e poshtėsimin e ndisiėnave njerzore, tė cilat kuptohen si atribute tė „sė ligės“, tė Djallit etj. E besimtart e njė kėsi farė religionit mbyllen ner mure e ner shpella si eremit e mungar e e rahin trupin, e vet e e mundojn me askeze, tui mohue kėsodore sa ma tepėr jeten e jashtme - por edhe detyrat socjale. Se njė njeri i kėtill ka para sysh vetem shelbimin e vet e - neper njė egoizėm e eudaimonizėm tė ēuditshem - nuk interesohet aspak per nevojat e tjerve. Perkundėr, sa mundet, largohet edhe ma fort prej sferės sė tyne, se jeta njerzore, njerzit vet e sidomos femna (- grueja - nana!) perfytyron per 'te rezikun e anmikun e shpirtit, perfytyron djallin, paraqet tė „ligėn“, e cila gjithsejt s'duhet tė ket eksistencė. Kėshtu kuptohet se problemet e jetes njerzore jan tė panjoftun krejt prej kėtyne njerzve (e besimtarve) e jeta per ta nuk asht gja tieter, se njė „hieje“ e zezė, njė „andėr“ e keqe, njė „kalim“ ner mundine, njė fushė plot lot, njė „Jammertal“. Nė vend qė me u zbukurue rojtja, nė vend qė me u vue „polariteti“ (qielli me token, shpirti me trupin) nė njė harmoniė tė shėndetshme e tė frytshme, perēahen „ekstremet“ edhe ma fort se i ka dhanė Zoti e nė gjith kėt perēarje, nė kėt eksistencė tė panatyrėshme, mjes njė Perendije e Djalli, mjes njė parīzi e ferri, e kap njerin disprimi e frika, dhe jeta e tijė permbytet ner pikllime e vaje, ner supersticje e errėsiėna. Njerzija e ligshtė e tepėr e pafuqiėshme per me e fitue luften kundra „Djallit“ nė trup tė vet, kundrejt dishireve e nevojave njerzore, kundrejt tundimeve tė kėsajė jete, humb shpresen e (neper kėt edhe) besimin dhe lėshohet ma sė fundi nė njė lethargiė orientale a nė nojė barbariė idhulltare...

 

Shėnim! - Mjerisht, nga mungesė e vėndit, jėmi tė ngushtuarė t'e kėputim e t'e shkurtojm kėtu kėt' studim. Munt tė themi se shumė gjėra tė thėna gjėr mė tani kishin per te gjeture kuptim me te plote ner radhet qe do vinin me pastaj. E shofim per nevoje, te plotesojm ketu shkurtėsisht kryeproblemin e ketij studimi si pas thenjeve t'autorit, pa dashur te deshmojm se jemi plotesisht ne nje mendje me 'te:

„Naimit i mungonte njohja e jetes ne kuptimin „dy-shpirtnuer“. I lidhun nga semundja „prane votres“ s'kishte rast te shifte jeten njerzore e te kuptonte problemet e saje sa ishte ne kohe te shvillimit te shpirtit e karakterit, ne kohe „kritike a filozofike“. I vetmi rast qe i u dha qe ay kur vajti ne Stamboll me 1871, por edhe ky rast vajti me kot. Autori thote: „Mbasi duel nga gymnazi, shkoj Naimi (1871) ne Stamboll, plot dishire per veprim. Atje kishin nise qysh kuer marredhanje me Evropen e fryme okcidentale kish fillue me frye. Ishte rasti ma i mire pra per shpirtin e tij me u shkrte e kullue neper jeten e jashtme, e ne perpjekje me systeme kulturale me i regullue ndienjat e dishiret e veta. Se zemra e tije vlonte ne nje kaos ndisienash, pa nje drejtim te caktueshem, pa nje qellim e vetekuptim. N'ate „krizis“ shpirtnore kishte Naimi nevoje per nje shtytje, per nje udheheqje, nje formim e riformim te jetes se tije - te mendjes per „jéte“. - Por shka, se „nje dobtie e krahrorit'' (f. 8) e ngushtoj edhe ketu per nje „rojtje prane votre“. - Fatum? - Daimonion? - Rasti ma i kushtueshem i jetes se tije shkoj hurq, shkoj „bosh“, vate.....  nje shpirt plot etje te pashfryeme mbet' etshem t`u kroni. .... -

„Mbas tet muejsh kethehet Naimi „perseri ne Janine, qe te marre fuqi duke shetitur ne pshatra me ere te shendoshe“ (f. 8). E ketu mbet' dy vjet resht „pa nonje pune“ (f. 8). A ishte merzija apor nonje shkak tjeter nuk dihet, vetem qe e shoflm se merret prap me literaturen arabe, persjane etj. Si me duket, ndisienat e tija vlojn ne zemren e tije pa pushim e ngushllim e aj vet kerkon me e shue zjarmijen e mrendshme ner fllade e andrime qe i sjellin kangimet e vjershtarve te ndryshem. „Deshira e Naimit per vjersha u-shtua mė tepre ne prekje te „verseve“ persane te Sadiut, Hafezit dhe Firdevziut“ (Kal. Kombj., 1926, f. 52). Ne ket kohe te Janines „qe me 1289 te vitit te hixhretit“ (f. 8) shkroj Naimi nje tok vjershash persisht, nga te cilat shtypi ma vone ('1874) ne Stamboll „nje libre te vogele me emre „Tehajylat“ d.m.th. Enderime“ (f. 8). - Mjerisht qe nuk e dijm se ēfar themash permbajn ato vjersha! Kujtime te kohnave te kalueme, andrime reth ndienjash erotike, apor shprehje mystike-religioze? –“

Keshtu erdh puna, thot autori, qe e kaloj Naimi jeten e vete „si ner andrime”.

„Natura e veēant' e Naimit ka qene ne kundershtim me naturen e njerzve (burrave) te rethit. Nersa tjert u nepshin mbas jetes e nevojave te saja (si ishte koha e zakoni atehere!“) aj rinte „prane votret“ e – andronte.....

Koha e pubertetit, kuer shperthen fuqia elementare e djaleriės, plot furiė, Naimin e shef (nga shkaku i dobsiėsl) tė mbyllun t'u shtėpija, nė qarkun e motrave e grave tė tjera. Njė dukjė femnore, njė butsiė mėshirėplote qė i pershkon shkrimet asht lidhė padyshim me ketė jetė. Kemi koustatue qysh perpara, se Naimi influksoheshe leth. Shpirti i tij ish si njė brumė qė u formonte e u deformonte si mbas rethit. Tė kishte pasė fatin Naimi me u udhėheqė prej njė pedagogu (-psikologu) tė vertet, a prej njė shemblli tė gjall, do t'shte shterngue per njė formė ideale, per njė formė ma markante, per njė system - botėkuptim (Weltanschauung). Por „forma“-“kallėpi” s'u gjetė e brumi mbet i pandrueshem — deri nė kohė tė Stambollit (1882—1900)...”

Kėtu nė Stamboll (pas ardhjesė sė dytė mė 1882), thot autori, pati rast Naimi tė njoh jeten e vertetė e ashtu pak edhe vehten. Nė Stamboll hyri Naimi nė shoqėri tė Samiut, Vasa Pashės, Jan Vretos etj. Sidomos persona e Samiut e e Vasos i bėn persbtypjen mė tė madhe. Kėta dy na paraqesin karakterin „typik” te nje Shqiptari ideel. Shkrimet e tyre ēfaqin nje shpirtlartsie te jashtzakonshme e nje njohje te jetes gjer ne intimitetet me te fshehta te saja. Karakteri shqiptar duket ne cfaqjen dramatike (tragjike) te shpirtit te tyre. Dashuria per vendlindjen i ben te semure, i ben heroa, i ben te derdhin lotet me te flakeshme te zemres se vete. („O moj Shqipri e mjera Shqipri.“) Ketu i hapen syt se parit Naimit - andrimet shperndahen - nje jete e ree fillon. Nga udheheqsat e tije meson se njeriu duhet te kete nje qellim, se ne kete jete ka edhe detyra qe e lidhin me rethin e tija, me miqt, me njerzit e sidomos me vendlindjen. Ne ket qellimin e fundit forcohet Naimi edhe nga levizjet kombtare e liriedashese te popujve te ndryshem. Pjekja e tij ne Stamboll me sa e sa shqipetare nga shum vise te Shpiperise i jep rast te njohe e te kuptoje vendin e zakonet e tija. Keshtu behet kombi shqiptar per Naimin nje idee e larte, nje objekt i dashurise se tije mystike, nje qellim, nje ideal. Kuptohet leht se ndjenjat e tija, te paregulluara dhe fare kaotike marin form te caktueshme e drejtohen pas nje qellimi te vetem, tuj u ngjitur arhitektonik reth shtylles kombtare. Gjithnje duhet thene se ky ndryshim ardhi teper vone ne zemren e tija e se nuk mundi t'i shduknje ndjenjat qe kishin xene renje qe ne kohen e djalerise. Keshtu kuptohen dy tendenca (se pakut) ne shkrimet e Naimit. Iderat qe perfitoj Naimi ne Stomboll luftojn kundra ndjenjave te perpareshme ne zemren e „tije e si pas gjendjese shpirtnore momentane e si pas rastit ēfaqen nje here keto e njehere ato ner vjersha a ner vepra tjera, keshtu shume here dyke i dhene nje ngjyre inkonsekvente. Ne kete lufte ne zemren e tije, ne kete zjarmi te shpirtit, ne ket rivalitet mjes ndjenjash e ideerash gjene Naimi ngushllim e prehje ne pune e veprim reth nje qellimi, reth nje qoku, reth idese kombtare e lartesimit te saje. Energjia e pamase dhe e grumbulluar ne zemren e tije qe ne kohe te djalerise shperthen tani me nje hov vullkani e derdhet ne nje kohe te shkurter ner sa e sa vepra te ndryshme. Zgjimin e vet nga endrimet mystike-kaotike e ben Naimi symbol e idee reth zgjimit te nje kombi, dyke marre mbi vehte nje jete plot mundime, nje jete plot reziqe - por edhe plot gezime e kenaqje te perbrendshme. Keshtu shpirti i tij tingllon ne nje melos te pa fund dhe ngjitet perpjet kah qielli kombtar, nga i cili e percjelle, si nje yll i mallshem, rokullitjen e botes s'one shqiptare....

 

 

 

 

 

 

Pregatiti: Albert Ramaj

 

 

www.albanovaonline.com