www.albanovaonline.com

 

 

 

Disidencė fisnike dhe politizim ēoroditės

nė letėrsinė tone

 

 

Nga Anton Ēefa

 

 

 

          Sot qė po diskutohet aq shumė pėr qenien a mosqenien e disidencės nė letėrsinė tonė tė periudhės sė regjimit komunist, larg ēdo pretendimi pėr njė gjykim ose analizė tė thellė e gjithpėrfshirėse shkencore historike, po jap mendimin tim.

E thėnė nė krye tė kresė, nė vendin tonė pati raste tė lavdėruara tė disidencės sė organizuar politike, por nuk pati njė disidencė tė vėrtetė, tė organizuar e tė hapur artistike, qė t’u kundėrvihej letėrsisė dhe arteve tė realizmit socialist, pėrmbajtjes dhe metodave tė tij, censurės, mohimit tė fjalės sė lirė dhe tė drejtave themelore tė njeriut, siē ndodhi nė Ēekosllovaki. Raste jo tė pakta tė disidencės individuale pati nė tė gjitha vendet e Lindjes si nė Rusi, Hungari, Poloni, Rumani, Bullgari, nė vendin tonė, etj.

Letėrsia ruso-sovjetike njeh emra tė mėdhenj disidentėsh, qė nuk u pajtuan kurrsesi me dhunėn ndaj fjalės sė lirė, me mohimin e tė drejtave tė njeriut, me nėpėrkėmbjen e vlerave humane dhe qė, prandaj, u pėrsekutuan, u internuan, u burgosėn, u vranė. Kėshtu ndodhi qė nė vitet e para tė ardhjes nė fuqi tė bolshevikėve. Sė pari, e pėsoi grupi i shkrimtarėve akmeistė, i krijuar disa vite para Revolucionit Bolshevik, nga Nikolai Gumilev (1886-1921), pushkatuar me akuzėn e pjesėmarrjes nė njė komplot antisovjetik. Osip E. Mandelshtam (1891-1938), kundėrshtar i vendosur i regjimit tė sovjetėve, qė pati thurur edhe njė epigram pėr Stalinin, u internua dy herėsh dhe pėrfundoi nė njė vdekje tė dyshimtė. Anna Akhmatova (1889-1966), u denoncua nga Komiteti Qėndror i Partisė Komuniste pėr “eroticizėm, misticizėm dhe indiferencė politike”, vuajti burgun e internimin. Marina Cvetajeva (1892-1942) pėrfundoi me vetėvrasje. Boris Pasternak (1891-1960) u pėrjashtua nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe, nėn peshėn e kėrcėnimeve tė sovjetėve tė popullit, nė v. 1958, u detyrua tė refuzojė ēmimin Nobel.

Sollgjenicini (1918), nė letrėn e tij drejtuar Kongresit IV tė Shkrimtarėve Sovjetikė, nė vitin 1967, protestonte: “Nuk durohet mė gjatė dhuna qė letėrsia jonė ka duruar nga censura pėr dekada tė tėra…Asnjė nuk ka tė drejtė tė ndalojė rrugėn drejt sė vėrtetės, pėr hir tė sė cilės unė jam i pėrgatitur tė pranoj edhe vdekjen.” Pėr kėtė disidencė tė hapur, ai u dėbua nga Bashkimi Sovjetik, duke u lėnė i lirė ta demaskojė pushtetin e sovjetėve kudo nė botė. (Alexander Solzhenitsyn, “Cancer Ward “Letter to the Fourth Congress of Soviet Writers”, May 16, 1967; pėrkthimi im, A. Ēefa).

          Nė Rumani, shkrimtari dhe disidenti i shquar antikomunist, Paul Goma (1935), autor i njė numri tė madh romanesh, i vlerėsuar nga kritika franceze “njė Joice i universit totalitarist”, i cili, nė vitin 1971, shpalli “lėvizjen pėr tė drejtat e njeriut”, u burgos disa herė. (“Haemus”, 1999/ 2-3)

E vetmja disidencė letrare, e hapur dhe e organizuar, u jetėsua nė Ēekosllovaki.

Nė vitin 1977, njė grup intelektualėsh disidentė, kryesisht shkrimtarė, botoi njė Manifest Politiko-Letrar kundėr regjimit, tė firmosur prej tyre, tė shkruar e tė pėrpiluar nga filozofi Jan Patocka, i cili vdiq nė burg nga torturat ēnjerėzore tė policisė sekrete, vetėm disa muaj pas publikimit tė tij. Dy vite mė parė, disidenti i njohur, Vaclav Havel (1936), i cili nė dramat e tij pėrdori format e teatrit absurd pėr tė demaskuar absurditetin e rendit komunist si mohues tė dhunshėm tė tė drejtave tė njeriut, i qe drejtuar Sekretarit tė Komitetit Qendror, Gustav Husakut, me njė Letėr tė Hapur, ku kritikonte ashpėr regjimin. Pėr kėtė dhe pėr dramat e tij, tė vėna nė skenė nė shumė vende tė botės, ai u burgos disa herė.

Nė vendin tonė, sidomos nė vitet e para mbas marrjes sė pushtetit nga komunistėt dhe deri nė vitet ’60, pati njė disidencė tė fuqishme politike, nė tė cilėn njė rol tė rėndėsishėm luajtėn njerėz tė letrave. Shkrimtarja dhe politikania Musine Kokalari (1920-1983), qė qe diplomuar nė Romė me tezėn pėr Naim Frashėrin dhe pati botuar “Siē mė thotė nėna plakė”, “Rreth vatrės” dhe “Sa u tunt jeta”, u dėnua nė vitin 1946 me 20 vjet burg si themeluese e Partisė Socialdemokrate dhe sepse kundėrshtoi padrejtėsitė e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945. Vdiq nė internim, nė Mirditė, e ndjekur, e nėpėrkėmbur, e mohuar, e harruar. Gjithashtu, nė vitin 1961, kur pushteti popullor i kishte konsoliduar rrėnjėt, Uran Kalakula dhe Pjetėr Arbnori formuan njė tjetėr Parti Socialdemokrate.

Edhe pse, nė vendin tonė nuk mund tė pohohet njė disidencė e organizuar dhe e hapur nė radhėt e shkrimtarėve, kjo nuk do tė thotė aspak qė tek ne nuk lulėzoi njė disidencė vetjake e shėnuar. Shumė faktorė ndikuan pėr kėtė, por ai mė i rėndėsishmi qėndron nė faktin se nė Shqipėri diktatura qe mė e rreptė se kudo. Kėtu mė tepėr se nė ēdo vend tjetėr tė bllokut komunist veproi me egėrsi ēnjerėzore ligji i prerjes sė kokės dhe ai i prerjes sė gjuhės. Tek ne tė prisnin gjuhėn pa e nxjerrė mirė fjalėn nga goja. Qė nė vitet e para tė vendosjes sė regjimit komunist, u vunė nė shėnjestėr shkrimtarėt atdhetarė, qė qenė kundėrshtarė tė komunizmit ose qė paraqitnin rrezikshmėri pėr tė.

Sė pari, u pushkatuan, mbas torturave tė tmerrshme, shkrimtarėt klerikė tė Veriut tė rangut tė lartė nė Republikėn e Letrave Shqipe:

Dom Ndre Zadeja (1891-1945), poet i fuqishėm lirik, autor i pesė melodramave me subjekte tė theksuara patriotike: “Ora e Shqypnis”, “Hijet e Zeza”, “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrės”, “Ruba e kuqe”, tė vėna nė skėnė me shumė sukses. Poezia e tij shkelqei tek “Letėr e hapun At Fulvio Cordignanos”. La nė dorėshkrim melodramėn “Shpella e Bogdanit”.

At Anton Harapi (1888-1946), publicist, orator i pėrkryer, autor i novelės filozofike “Valė mbi valė”, botuar pjesė-pjesė nė revistėn “Hylli i Dritės” dhe si vepėr postume, nė v. 1995, nė Romė, dhe i romanit “Andrra e Pretashit”, botuar gjithashtu si vepėr postume nė Romė, nė v. 1959. Ligjėratat e mbajtura nė Korēė, nė pranverė tė vitit 1936, janė pėrmbledhur nėn titullin “Vlerė shpirtėrore”.

Dom Lazėr Shantoja (1892-1945), poet lirik, eseist, publicist i sofrės sė parė, humorist, pėrkthyes veprash letrare nga letėsia gjermane (Gėte, Shiler, Hajne), shkrimet e tė cilit mbetėn tė shpėrndara ndėr gazeta e revista; i cilėsuar nga Namik Resuli “Prej shkollės poetike shkodrane, Shantoja ėshtė ndoshta mė moderni e mė vetjaku i tė gjithėve”, nga Koliqi “Njė ndėr mė tė ndritshmit stilist tė letėrsisė shqipe”, nga dr. prof. Angela Cirincione “Historia e letėrsisė shqipe pa emnin e Dom Lazėr Shantojės del e mangėt dhe e vorfėn”, nga At Konrrad Gjolaj “Pena ma e fortė nė publicistikė pėr Veriun, aq sa Faik Konica pėr jugorėt”.

. Seminaristi Mark Ēuni (1920-1947), poet shumė i talentuar dhe shumė premtues. Poezitė e tij presin tė pėrmblidhen nė njė vėllim tė veēantė. Botoi sa qe gjallė “Stolija e ligjėratės”, njė manual teoriko-letrar ne vargje.

Vdiqėn nė burg:

At Vinēenc Prendushi (1885-1949), poet, prozator, publicist, folklorist; ka botuar pėrmbledhjen me lirika “Gjeth e lule”, dramat e vėna nė skėnė me shumė sukses nė kohėn e tyre (vitet ’20): “Prej robnijet nė liri”, “E trathtuemja”, “Guri i mshehtė dhe fort i ēmueshem”, “E panjohuna” (pėrkthim), esenė “Ndėr lamije tė demokracis sė vertėtė”dhe ese tė tjera, pėrmbledhjen me kėngė folklorike “Kangė popullore gegnishte” me njė parathėnie studimore, dhe mjaft libra me pėrmbajtje fetare; gjithashtu, ka pėrkthyer romane nga Wisman, Sinkieviē, Weber dhe Pelico;

At Bernardin Palaj (1894-1949), i cilėsuar nga Cordignano si “poet gjenial, kritik dhe estet i hollė”, i renditur “nė rrethin e ngushtė tė figurave madhore tė kulturės sonė” nga Anton Nikė Berisha, i shquar si etnograf dhe, nė mėnyrė tė veēantė, i njohur pėr mbledhjen e kėngėve tė kreshnikėve, botuar si vėllim mė vete nė vargun e “Visareve tė Kombit”, nė vitin 1937. Nė revistėn “Hylli i Dritės” botoi sa qe gjallė, ndėrmjet shkrimeve tė tjera, edhe 7 poema liriko-epike me mbi 6000 vargje: “Prej bregut tė jetės”, “Valėt e nji shpirti”, “Moskė-Alkazar”, “Vorreve tė Flamurit”, “Kuq e Zi”, “Ndėrmjet tė Shen Gjergjave” dhe “Kah nata e vetme”. Nė vitin 1969, u botua nė Itali, nėn kujdesin e Angela Cirrincione, vėllimi “Opere, volume I Poesie”. Ka lėnė shumė dorėshkrime, tė cilat nuk janė gjetur ende.

Vuajtėn burgjet e internimet: Dom Ndoc Nikaj (1864-1951), publicist, botues, historian dhe njė ndėr nismėtarėt e romanit nė letėrsinė tonė, ka botuar romanet me subjekte historike, patriotike, erotike “Shkodra e Rrethueme”, “Fejesa nė djep ose Ulqini i marrun”, “Bukurusha”, “Burbuqja”, “Lulet nė thes”, dramėn “Motra pėr vėllan”, etj.

Padėr Donat Kurti (1903-1983), pėr tė cilin ėshtė shkruar se ka lėnė shumė dorėshkrime, (flitet pėr 37 vepra), nga tė cilat, gati pėr botim, pėrmbledhjet e tregimeve “Mėsimet e nanės”, “Kah gurrat e jetės”, etj. Ka botuar: “Nė rrugėn e plepave”, pėr tė cilėn ėshtė vlerėsuar si njė De Amicis shqiptar. Njė pėrmbledhje tregimesh “Fėmijė tė lum”, dėrguar nė shtypshkronjė pėr botim nė prag tė uzurpimit tė pushtetit nga komunistėt, ka humbur. Ėshtė njė nga mbledhėsit mė tė mirė tė folklorit tė maleve tona, botuesi, sė bashku me Atė Bernardin Palajn, i vėllimit “Kangė kreshnikėsh dhe legjenda”, pėrfshirė nė kolanėn e “Visareve tė Kombit” si vėllim i dytė. Pėrveē mbledhjes dhe botimit, kėtyre dy dijetarėve u takon merita e madhe e lidhjes sė kėtyre kėngėve legjendare rreth njė qerthulli subjektesh, duke i dhėnė formėn e njė eposi, gjė qė i renditi ato krah eposeve tė tjera evropiane: Kėngės sė Nibelungėve (Gjermani), Kėngės sė Rolandit (Francė), Poemės sė Cidit (Spanjė), Edave e Sagave skandinave, etj. Veē kėsaj, nė njė parathėnie tė shkurtėr tė kėtij vėllimi, sė bashku me Palajn, ai shtroi mė tė mirėn ide tė zanafillės sė eposit tonė tė kreshnikėve, duke e trajtuar atė si njė jehonė e kujtimeve tė largėta tė luftave tė hershme ilire kundėr fiseve sllave. Gjatė gjithė jetės ėshtė marrė me origjinėn e kėngėve tė kreshnikėve, gjė pėr tė cilėn duhet tė ketė lėnė ndonjė dorėshkrim. Njė meritė po kaq tė madhe ka pėr mbledhjen dhe botimin nė dy vėllime tė “Pėrrallave Kombėtare”, vlerėsuar shumė nga Jokli e Ēabej. Gati pėr botim, nė fushėn e etnografisė ka lėnė veprat “Jeta familjare dhe etnike nė Dukagjin”, pjesė nga “Kanuni i Skendėrbeut” dhe vėllimin e tretė tė “Pėrrallave kombėtare”.

Dom Jak Zekaj (1906- ? ), la njė numėr tė madh dorėshkrimesh, ndėr tė cilat po pėrmendim veprat “Andrrat e rinisė”, “Varrėt e zemrės”, “Gjamė desprimi”, “Java e gjakut”, “Gėzimet e vetmisė”. Para se tė vdiste, arriti tė botojė “Vandaku i ferrave”.

Dom Nikollė Mazreku (1912- 1996), i njohur, nė fillimet e viteve ’40, me pseudonimin Nikė Barcolla, si polemist e analist kritik dhe, sidomos, pėr broshurėn e famshme polemike “Skandali ‘Cordignano’ dhe mbrojtja e kombit shqiptar”. Nė letėrsi pati debutuar me melodramėn epiko-patriotike “Ēerdhja e piratėve”. Ka lėnė nė dorėshkrim shtatė vėllime, rreth 1500 faqe. U botuan nga dorėshkrimet e tij si vepra postume, poemat “Dukla” dhe “Sapiana”.

Imzot Frano Illija (1918- 1997), pėrveē veprave fetare me karakter letrar e didaktik, ka shkruar romanin “Dava” dhe ka botuar “Kanuni i Skanderbegut”, “Jezus”, monografinė “Jubani”. Gjithashtu, ka pėrkthyer “Jetėn e Shejtit Atė Papė Gjon Pali II”, dhe ka lėnė dorėshkrime.

Aleks Baqli (? – 1993), poet i natyrės klasike, ka shkruar dramėn “Skėnderbeu”, e cila qe vėnė nė skenė nė vitet e luftės, por ka mbetur e pabotuar bashkė me shumė dorėshkrime tė tjera.

At Zef Pllumi (1924 - ), prozator, polemist dhe publicist i shkathėt, botues i revistės “Hylli i Dritės”, nė vitet 1993-1997. Ka botuar njė libėr kujtimesh nė tri vėllime: “Rrno vetem pėr me tregue”, “Ut heri dicebamus…, Siē thonim dje…”, Frati i pashallarėve bushatli tė Shkodrės (At Erazmo Baleno 1775-1788), kronikė e gojdhanė”, “Franēeskanėt e mėdhaj”si edhe njė pėrmbledhje poezish me titullin “Antipoezi pėr shekullin e njėzetė-poemė antiepike”.

Imzot Zef Simoni (1928 - ), prozator, eseist i njė diapazoni tė gjerė problemesh. Ka botuar deri tani disa libra, ndėr tė cilėt po pėrmendim: “Dritat nė errėsinė” dhe “Zgjimi”, pėrmbledhje skicash e tregimesh tė shkurtėra me subjekte fetare e shoqėrore; librat eseistikė pėr problemet mė tė ndryshme shqetėsuese tė shoqėrisė shqiptare: “Atdheu ynė-panoramė jete e letėrsie shqipe”, “Drejtėsia e dashuria-dy elementet themelore tė lirisė”, ku, nė formėn e njė interviste tė gjatė (174 f.), janė realizuar 22 ese, nė tė cilat trajtohen ēėshtje historike, shoqėrore, morale, fetare, letrare, estetike, etj.; librin e kujtimeve “Ngjarje nė tokė”; punimin historik, shkruar nė njė prozė tė ngritur letrare: “Njė barkė nė histori”, etj. Dallohet, pėr sa i takon pėrmbajtjes, pėr mendime origjinale, atu-kėtu tė diskutueshme dhe, nė drejtim tė formės, pėr stilin origjinal qė ngrihet mbi njė prozė tė hijshme poetike- njė Franēois Mauriac i letėrsisė shqipe. Nė prozė poetike janė shkruar edhe librat me pėrmbajtje krejt fetare si, p. sh., “Jeta e Jezu Krishtit”, etj., tė cilat, pėr stilin e hijshėm, lexohen prej kujtdo me andje.

Njė pjesė e mirė e veprave tė autorėve tė pėrmendur mė lart janė shkruar nė burgje dhe janė botuar vitet e fundit. Kėto dhe vepra tė tjera tė shkruara nė periudhėn e diktaturės pėrbėjnė njė urė lidhėse mes letėrsisė para vitit 1944 dhe zhvillimeve tė sotme letrare. Kjo letėrsi nuk ka tė bėjė me realizmin socialist dhe nė shumė raste i kundėrvihet atij. Nė kėtė kuptim, ajo ėshtė dėshmi e njė disidence letrare tė zhvilluar nė heshtje.

Kėtu, po pėrmendim prozatorin, poetin, kritikun letrar, pėrkthyesin shkodran, Qemal Draēini (1922-1946), tė vlerėsuar nga Fishta dhe tė cilėsuar nga kritika “njė zė i jashtzakonshėm” e “autoritativ”, i cili, i torturuar mizorisht, piu helmin nė qelitė e Degės sė Punėve tė Brendshme nė Shkodėr. Vitet e fundit, ėshtė botuar njė pjesė e shkrimeve tė tij, nė librin me titull “Era”, titulli i njėrit prej tregimeve tė tij. (Shih: “Seminari XVIII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare” f. 391).

 

 

* * *

 

 

Burgjeve, internimeve dhe ligjit tė prerjes sė gjuhės iu nėnshtruan pothuajse tė gjithė shkrimtarėt, qė kishin filluar veprimtarinė e tyre letrare para se ta merrnin pushtetin komunistėt dhe qė nuk u pajtuan me ideologjinė e politikėn e tyre antikombėtare si Ethem Haxhiademi, Mitrush Kuteli, Musine Kokalari, Vedat Kokona, Kydret Kokoshi, Sejfulla Malėshova, etj.

Dramaturgu Ethem Haxhiademi (1907- ? ), autor i disa dramave me subjekte antike e kombėtare, si “Akili”, “Aleksandri”, Ulisi”, “Pirroja”, “Skendėrbeu”, etj., i vėllimit me poezi “Lyra”, vdiq nė burgun e Burrelit, mbasi kishte bėrė 23 vjet burg..

Poeti Kudret Kokoshi (?-1991), i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, kaloi pjesėn mė tė mirė tė jetės nė burgun e Burelit dhe mbasi u lirua, pėr tė nxjerrė bukėn e gojės, u mor me pėrkthime nga shqipja nė gjuhė tė huaja, pa pasur tė drejtėn e nėnshkrimit tė autorėsisė. Mbas vdekjes, iu botua, nga poeti Visar Zhiti, pėrmbledhja poetike “Drithmė jete”. Nė shtypin e fillimit tė viteve ’40, nė revistat e kohės, ėshtė njohur edhe si kritik letrar e polemist.

Mitrush Kuteli (1907-1967), autor i shquar tregimesh impresioniste dhe poemash patriotike, tė cilin kritika letrare e ditėve tona e ka vendosur “nė radhėt e para tė avangardės surrealiste tė prozatorėve evropianė tė gjysmės sė dytė tė shekullit qė kaloi, pranė Bretonit, Kafkės, Buxatit, Aragonit, etj.”, kaloi dy-tri vjet nė burg.

Para dhe pas ardhjes nė pushtet tė komunistėve, ka botuar pėrmbledhjet me tregime “Fshati im e pi rakinė”, “Netė shqipėtare”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatės”, “Ago Jakupi”, “Dashuria e barbarit Artan”, pėrmbledhjen folklorike “Kėngė e britma nga qyteti i djegur”, “Poem Kosovar”, pėrmbledhjet e tregimeve pėr fėmijė “Tregime tė moēme shqiptare” dhe “Pylli i gėshtenjave”, etj. . Kuteli, gjithashtu, zė njė vend tė nderuar nė sofrėn e parė tė kritikės letrare shqiptare; i njohur sidomos pėr esetė mbi poezinė e Nolit e tė Poradecit.

Pėr ta pėrballuar jetėn, Kuteli, gjithashtu, u detyrua tė merret me pėrkthime, gjithsesi, duke i bėrė njė shėrbim tė shkėlqyeshėm kulturės sonė me shqipėrimin e disa kryeveprave tė shkrimtarėve me famė botėrore si Gogolit, Turgenievit, Gorkit, Tolstojt, A. Fadajevit, Emineskut, M. Sadovenaut, etj.

Vedad Kokona (1913-1998), prozator, kritik letrar, polemist, ka botuar pėrmbledhjen e poezive “Dritė dhe hije”, tė cilėsuara si poezi postsimboliste, vėllimin me tregime moderne “Yje tė kėputura”, poemėn patriotike “Shtatė prilli”, librin me pėrshtypje udhėtimi “Nga Tirana nė Stokholm”etj. dhe ėshtė marrė me pėrkthime nga anglishtja, frėngjishtja, rusishtja, italishtja, etj., pėr tė siguruar jetėsėn.

Dora kriminale e diktaturės nuk u shtri deri tek Lasgushi. Nuk e pau tė mundshme. Tepėr i madh. Ato dy-tri poezi tė shkruara sipas kėrkesave tė kohės, qė tingėllojnė pothuajse ironike, duket se i dhanė tė kuptojė se poezia e tij nuk kishte tė bėnte me ēoroditjen e kohės dhe ai u struk nė heshtjen e tij olimpike. Gjatė viteve tė gjata tė harrimit, ai na dhuroi poemėn brilante “Kamadeva”, shkėlqimi i sė cilės do tė rrezatojė gjithnjė mbi letėrsinė tonė.

 

 

* * *

 

 

Edhe pse nuk pati njė disidencė tė organizuar e tė hapur letrare, ēka ishte tepėr e vėshtirė, nė mos e pamundur, pati raste tė pėrpjekjeve individuale pėr ta kundėrshtuar atė ēfarė po ndodhte me popullin dhe me letėrsinė.

Sejfulla Malėshova (1901-1971), politikan dhe poet, i njohur si “poeti rebel” pėr arsye tė poezive tė tij luftarake shumė tė fuqishme, tė cilat Noli i ka cilėsuar si poezi “tė frymėzuara me zjarrin e shenjtė”, edhe pse u inkuadrua nė radhėt e komunistėve, edhe pse qe dėrguar dy herash nga Komiterni nė atdhe pėr tė ndihmuar pėr pėrhapjen e kėsaj ideologjie tė mallkuar, edhe pse himnizoi nė poezi revolucionin proletar, si komunist idealist qė i rrihte zemra pėr transformime tė thella shoqėrore nė dobi tė shtresave tė gjera popullore, ai iu kundėrvu qė nė krye tė herės diktaturės. Si politikan, me shpirt e bindje demokratike, ai kėrkonte bashkėpunim me Amerikėn dhe Evropėn Perėndimore. Ai e pau me sytė e tij se ē’po ndodhte me atdheun dhe e akuzoi Partinė se po kthehej nė njė bandė terroristėsh. Ai qe kundėr mohimit tė traditės nė kulturė dhe kundėr pėrjashtimit tė Konicės, Fishtės, etj. nga kultura dhe lėtėrsia jonė. Pėr kėtė disidencė tė tij tė hapur politike dhe letrare, Malėshova u internua nė Ballsh, mė vonė, nė Fieri, ku vdiq. Dorėshkrimet, siē duket, u dogjėn, kur flakėt e ndezura nga duart e sigurimit pėrfshinė shtėpinė e tij dhe ai bėrtiste si i ēmendur t’i shpėtonin bibliotekėn. Qenė botuar pėrkthime tė tij, por pa i shėnuar emrin. Nuk mund tė kalohet pa pėrmendur, ndėr shumė e shumė pėrkthime tė xhevahirta tė letėrsisė botėrore, pėrkthimin e shkėlqyer tė “Zgalemit” tė Gorkit.

Asaj “epoke tė ēoroditun kur shumė njerėz tė mirė, tė drejtė e tė pastėr nė idealet e veprimet e tyre, qenė luftarė e heroj tė nji kauze aq absurde, e cila pretendonte se vetėm me violencė mund tė ndėrtohej pallati madhėshtor i Drejtėsisė njerėzore mbi tokė”, i takon edhe Kasėm Trebeshina (1926), nė personalitetin e tė cilit shkėlqei njė rreze e zjarrtė e disidencės individuale. Burrėrisht dhe me shpirt fisnik, Trebeshina i shkroi Diktatorit pėr tė demaskuar atė ēfarė po ndodhte. Pėr kėtė gjest tė guximshėm, kritika letrare e huaj e ka quajtur atė njė “Institucion moral” (Hans-Joachim Lanksch, “Phoenix”, 1998/3-4). Pra ja qė edhe letėrsia jonė ka pasur sollgjenicinė qė kanė mbajtur qėndrim tė ndershėm e burrėror pėrballė diktaturės, edhe pse ajo qe mė e egėr se regjimet qė u vendosėn nė Rusi dhe nė vendet e tjera tė “demokracive popullore”. Trebeshina ka botuar deri tani 42 vepra (drama, romane, poezi) dhe ka nė dorėshkrim mė tepėr se 100 tė tjera.

Shpirti i disidencės individuale jetoi gjatė gjithė kohės sa jetoi edhe diktatura. Rinia e prirė nga letėrsia, e lindur dhe e rritur, e mėsuar dhe e edukuar, nė kohėn e asaj tiranie absurde, e velur nga pėrdhunimi qė i bėnte Partia-shtet dhe doktrina e saj nė letėrsi e arte, e quajtur realizėm socialist, por qė nuk kishte tė bėnte fare as me realizmin nė letėrsi dhe as me socializmin nė ideologji e politikė, gjithsesi, pėrpiqej tė skapullohej mendėrisht e shpirtėrisht, duke bėrė pėrpjekje ta gjente lirinė dhe tė vėrtetėn nė art.

Fushnaja e realizmit socialist nuk qe asnjėherė lėndinė e blertė ku mund tė lavrohej letėrsia e vėrtetė, ajo e ndershmja, e moralshmja, intimja, ajo qė e vlerėson pėrgjegjėsinė qytetare ndaj lexuesit dhe ndaj vetes, ajo letėrsi qė njeh e respekton individin dhe dėnon mohimin dhe dhunėn ndaj tė drejtave tė tij njerėzore.

E rėndė dhe e pėrgjakshme u ngrit dora e diktaturės mbi ato figura qė nuk u pajtuan me realizmin socialist dhe gjendjen e krijuar. Nė vitin 1963, u pushkatua poeti disident Trifon Xhaxhika, i cili recitoi burrėrisht para trupit gjykues poezinė e tij “Atdheu ėshtė lakuriq”. Mbas rėnies sė diktaturės, nga dorėshkrimet e tij, u botuan njė tubė poezish, nėn titullin “Atdheu ėshtė lakuriq”. Xhaxhika me jetėn dhe veprimtarinė e tij letrare, fund e krye disidente, mbetet njė pikė referimi e fisnikėrisė sė letėrsisė sonė, njė yll i shkėlqyer i mosnėnshrimit, i mospranimit tė gėnjeshtrės dhe dhunės.

Nė mėnyrėn mė kriminale iu sul diktatura tė quajturit “grupi i tė rinjve kundėr vijės sė partisė nė art e letėrsi”, me kryetar Bedri Myftarin. Suzana Selenica dhe Ahmet Golemi u arrestuan, u torturuan dhe pėsuan tronditje tė thellė psikologjike. Suzanėn, mė vonė e helmuan. Faik Ballanca vrau vetėn, mė 1978. U arrestuan gjithashtu Sadri Ahmeti, Pirro Kuqi, Zyhdi Morava; u internuan Roland Gjoza, Namik Mone. Akuza e pėrbashkėt: “agjitacion e propagandė nė art e letėrsi”.

Poeti e prozatori i talentuar ēam, Bilal Xhaferi (1935-1986), i vlerėsuar me epitetin mė tė lartė “njė gjeni tragjik i letėrsisė shqipe”, ka botuar: “Njerėz tė rinj, tokė e lashtė”, “Uragani i meteorėve”, etj. Ka lėnė nė dorėshkrim romanin “Kreshta e kuqe”, etj. Nė Amerikė botoi revistėn “Krahu i shqiponjės”. Pėr t’i shpėtuar pėrndjekjeve, u detyrua tė arratisej nga atdheu dhe vdiq nė mėrgim nė Amerikė, nė njė mėnyrė tė cilėsuar si vdekje dyshimtė.

Nė vitin 1977, u pushkatuan poetėt e rinj Vilson Blloshmi e Genc Leka, gjithashtu, me akuzėn standarde “pėr agjitacion e propagandė”. Cili qe faji i tyre ? Vilsonit iu gjetėn dorėshkrime poezish “me njė tendencė nihiliste pesimiste” dhe poezi nga Shatobriani, Lamartini, Rembo, Bodler, Prudon, etj. Genci e kishte fajin edhe mė tė rėndė: kishte shkruar vetėm pak poezi tė diktuara nga zymtia e jetės sė lulėzuar socialiste.

Hivzi Nelaj (1934-1988), mbasi qe burgosur, torturuar nėpėr biruca me metodat mė tė stėrholluara qė dinte dora e sigurimit, internuar, pėrndjekur nė mėnyrat mė tė ndryshme, u var nė njė mesnatė tė errėt nė mes tė qytetit tė Kukėsit, nė vitin 1988. Njė pėrmbledhje e poezive tė tij u botua, nė v. 1996, me titullin “Pa njė ditė lumnie-vjersha tė zgjedhuna”.

* * *

Natyrisht qė medalja ka edhe anėn e saj tė zymtė. Shumė shkrimtarė, qė e patėn nisur veprimtarinė letrare nė vitet ’30, e vazhduan atė edhe mbas ardhjes nė pushtet tė komunistėve. Ata filluan t’i thurin lavde jetės sė re qė po lulėzonte pėr popullin tonė, komisarėve trima qė vrisnin nė mėnyrat mė barbare vėllezėrit e tyre, nacionalistėt dhe njerėzit e pafajshėm, sipas mėsimeve tė Dushan Mugoshės, komunistėve qė po bėnin mrekullira, diktatorit, etj., duke aderuar kush mė shumė e kush mė pak drejt realizmit socialist.

Ali Asllani (1884-?), mbasi pati botuar poemin satirik “Hanko Halla”, botoi poemin “Shqipėria kryezonjė”, ku i bėhej jehonė arritjeve tė ndėrtimit socialist.

Haki Stėrmilli (1895-1953), mbas dramave “Dibranja e mjerueshme” dhe “Dashuri e besnikėri”, romaneve “Burgu” e “Sikur t’ isha djalė”, shkroi romanet “Kalorėsi i Skėndėrbeut” dhe dramėn “Trashėgimtarėt tanė”, ditarin “Shtigjeve tė lirisė”.

Sterjo Spasse (1914- ? ), mbasi pati botuar romanet pesimiste “Pse” dhe “Afėrdita”, botoi romanet “Afėrdita pėrsėri nė fshat”, “Ata nuk ishin vetėm”, “Buzė liqenit”, “Zjarret”, ciklin e romaneve “Rilindėsit” (“Zgjimi”, “Pishtarė”, “Ja vdekje ja liri”).

Dhimitėr Shuteriqi (1915-?), prozator, poet, publicist dhe studiues i letėrsisė, nė vitet 1950-1974, kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkroi disa pėrmbledhje poezish e poemash, duke filluar me poemen “Enverit” (1945), romanin “Ēlirimtarėt” dhe disa pėrmbledhje tregimesh ku pėrshkruan “romantikėn e jetės socialiste”.

Aleks Ēaēi (1916-?) shkroi poemėn “Ashtu Myzeqe”, pėrmbledhjen me poezi “Kėngėt e dheut”, etj., ku i thureshin lavde kolektivizimit tė bujqėsisė dhe jetės sė bukur e tė begatshme tė fshatarit tonė.

Nonda Bulka (1906-1972) vazhdoi me poezi, proza poetike e sidomos skica humoristike dhe pėrkthime nga letėrsia frėnge e ruse.

Shevqet Musaraj (1914- ? ), gjithashtu, e pati filluar veprimtarinė letrare nė vitet ’30, me vjersha shoqėrore e patriotike, me poemin “Bujku i Hanko Hallės”, vijoi me poemat satirike “Epopeja e Ballit Kombėtar”, “Do bėhen zgjedhjet”, novelat dhe romanet “Para agimit”, “Belxhiku qė kėndon vėnēe”, etj., ku himnizohen komunistėt dhe demaskohen nacionalistėt dhe “reaksionarėt” e tjerė.

Njė vend tė veēantė nga shkrimtarėt, qė e filluan veprimtarinė letrare nė vitet ’30, zė Petro Marko, pjesėmarrės i brigadave internacionaliste nė Spanjė. Mbasi pati filluar me poezi tė ndikuara nga Majakovski, vazhdoi me njė seri romanesh, duke filluar me “Hasta la vista”, nė tė cilėt ndihej ngusht me kufizimet teorike e ideopolitike qė diktonte diktatura. “Themelues i romanit modern shqiptar, kundėrshtar i rregullave tė ngushta tė realizmit socialist, njeri me shpirt rebel, tė lirė e tė fortė, ai mbeti gjer nė fund besnik i idealeve tė tij tė lira, mė tepėr utopiste e socialdemokrate se sa komuniste” (Vasil Qesari “Post-scriptum pėr diktaturėn”, citim nga interneti).

Nuk mund tė lihet jashtė kėtyre shėnimeve emri i Nexhat Hakiut, pėr fatin e tė cilit nuk kam tė dhėna. Nė vitin 1939, Hakiu pati botuar poemin “Kėngėt e zambares” njohur “pėr venėn e tyre tė freskėt qė buron nga folklori”. Nė vitin 1961, botoi “Fjala ime”, “e cila nuk ėshtė fjala e tij, sepse vena e tij kėtu ėshtė mpiksur me pėrbėrės tė huaj pėr ndjenjat e tij”, (Arshi Pipa, “Contemporary Albanian Literature”, New York, 1991). Nė vitin 1944, sė bashku me Mitrush Kutelin, Vedat Kokonėn e Strejo Spassen themeloi “Revistėn letrare”.

* * *

Ndonjė shkrimtar qė e filloi veprimtarinė letrare nė vitet e luftės dhe tė tjerėt qė u hodhėn nė republikėn “demokratike popullore” tė letrave fill mbas mbarimit tė saj, si Fatmir Gjata (1922-?), Llazar Siliqi, etj., u bėnė lavėruesit e realizmit socialist, i cili tregoi lulėzimin e pjekurinė e vet si metodė letrare nė vitet ’60 e mė pas, me futjen nė republikėn “demokratike popullore socialiste” tė letrave tė talenteve tė fuqishme si Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Jakov Xoxa, Dhimitėr Xhuvani dhe vargut tė pafund tė shkrimtarėve, qė bėnė letėrsi ashtu siē ua diktonte diktatura: tė partishme dhe jashtė sė vėrtetės e realitetit.

Gjithnjė, kur pėrsiat pėr letėrsinė artistike, tė vete mendja tek realistėt e mėdhenj tė pėrbotshėm, p. sh.tek ata tė shek. XIX. Pse edhe sot e kėsaj dite veprat e Stendhalit, Tolstojt, Balzakut, Flaubertit, Dostojevskit, etj. i lexojmė me kėnaqėsi tė papėrshkruar, na trondisin gjithnjė nė njė botė tė fuqishme ndjenjash dhe na bėjnė tė ndjehemi shpirtėrisht mė tė ēliruar, mė tė pastėr, mė njerėzorė? (A nuk ėshtė ky qėllimi mė i lartė i artit ?). Ēfarė ka tė pėrbashkėt nė kėtė art tė pavdekshėm, ēfarė i bashkon kėta kolosė tė penės? Ata nuk kanė tė njėjtat parime fetare a politike, filozofike a estetike. Ata, pėrveē mjeshtėrisė sė lartė artistike, kanė tė pėrbashkėt dy gjėra: pasqyrimin me vėrtetėsi tė realitetit dhe njė gjykim tė ndershėm, fisnik ndaj vlerave humane. Janė pikėrisht kėto dy gjėra qė i mungojnė, nė pėrgjithėsi, letėrsisė sonė tė realizmit socialist. Dhe siē ka thėnė njė studiues i huaj i letėrsisė sonė: himnizimin e njė regjimi totalitar dhe propagandėn nė shėrbim tė njė regjimi kriminelėsh as edhe pėrdorimi i shkathėt i njė instrumentari estetik nuk e kthen nė letėrsi, (Hans-Joachim Lanksch, “Trashigimia letrare e diktaturės”).

Duke u bėrė interprete e ideologjisė dhe politikės partiake komuniste dhe e njė diktature absurde, letėrsia jonė e realizmit socialist shtrembėroi tė vėrtetėn, pėrmbysi vlerat morale, predikoi urrejtjen klasore, idealizoi njė jetė tė mbirėnduar nga mungesa e lirisė dhe e tė drejtave tė njeriut, krijoi njė realitet tė paqenė, duke paraqitur tė lirė e tė lumtur njė popull tė cilit i qe mohuar ēdo e drejtė njerėzore, i qe nėpėrkėmbur dinjiteti dhe qe hedhur nė njė varfėri tė skajshme, njė klasė punėtore “nė pushtet” qė lufton “me ndėrgjegjen e lartė tė klasės” pėr tė vėnė nė jetė porositė e njė diktatori pėrbindėsh dhe tė njė partie tė ēoroditur, njė fshatarėsi “tė begatshme e tė lumtur” qė i dorėzon kooperativės bujqėsore “me dėshirė tė ethshme tokėn dhe kafshėt e punės e tė ushqimit”, njė ushtar qė vret vėllezėrit e vet nė kufi, etj.

Kėsisoj, pjesa dėrrmuese e veprave artistike, edhe atyre mė tė mirave, qė u realizuan nė hullinė e realizmit socialist, janė thjesht njė shfaqje e prostitucionit tė artit me ideologjinė e kuqe, njė kurvėri nė tė cilėn kopili i mbetet gjithmonė artit dhe, ajo qė ėshtė mė e keqja, edukimit tė breznive tė reja. Nuk ėshtė e tepėrt tė themi se pėr ngjizjen e njė njeriu tė shfytyruar, pa dinjitet, servil ka ndikuar nė mėnyrė tė veēantė letėrsia dhe artet, sepse propaganda politike me konferenca, me format e edukimit, leximin e veprave tė Enver Hoxhės, me shtypin dhe me mjete tė tjera qe bėrė aq bajate sa ndikimi i saj qe zbehur fare.

Flitet pėr denoncim tė realitetit nga krijimtaria letrare e individualiteteve mė tė spikatura tė realizmit socialist. Hijet e kėtij denoncimi, ato reflekse kritike qė pėrshkėndijohen largėtas aty-kėtu, janė aq tė zbehta dhe humbin nė hapėsirėn e hyjnizimit tė kėtij realiteti, sa qė me vėshtirėsi dalloheshin edhe prej njė lexuesi tė kultivuar, atij lexuesi qė ishte i ndėrgjegjshėm pėr ēfarė po ndodhte me atdheun, kombin, popullin, kulturėn, historinė, psikologjinė, ndėrgjegjen kombėtare, etj.

Shkrimtari ynė i madh, Ismail Kadare, tė cilin, siē ka thėnė ai vetė nė “Nga njėri dhjetor nė tjetrin” (f. 9), “letėrsia e ēoi drejt lirisė” – (dhe, ndoshta, liria drejt demokracisė e qytetėrimit perėndimor) - njė kahje disi e veēantė nė formimin shpirtėror e artistik –, himnizues me ndonjė shkėndijim tė largėt aludiv kundėr diktaturės - e ndjeu veten ngusht brenda kuadratit tė kufizuar e dogmatik tė realizmit socialist. Me njė pjekuri tė hershme, tė vrullshme e tė frytshme artistike, qė erdhi gjithnjė nė njė spirale rritjeje, ai sendėrtoi, nė hullinė e njė prirjeje tė theksuar meditativo-filozofike, qėndrimet e tij pėr mjaft ēėshtje shqetėsuese tė kohės, duke pėrshkuar shtigje tė reja origjinale artistike, ndonjėherė edhe sfiduese pėr kohėn, por pa pretendime pėr tė shkuar drejt njė disidence, qė do ta kishte madhėruar vėrtet jo vetėm si artist i penės.

Ka pasur raste nga mė tė ndryshmet me shkrimtarė qė ė pėsuan nga diktatura.

Dhimitėr Xhuvani, me romanin “Tuneli”, bėri prova tė matej me Kulēedrėn, duke paraqitur njė rriskė tė sė vėrtetės, por e pa se ai nuk qe kalorėsi guximtar qė do ta mundte atė dhe do tė merrte si nuse tė bijėn e Diellit e tė Hėnės, prandaj u detyrua tė kthehet nė rrugėn e pėrgjithshme.

Kin Dushi, partizan dhe anėtar partie, qė nuk i braktisi as nė burg idealet komuniste, autor i romaneve realiste socialiste “Nė gojėn e ujkut” dhe “Udha e Velanit”, pėr tė cilat qe vlerėsuar me ēmime kombėtare, e pėsoi dhe vuajti burgjet e kampet pėr shumė vite, pėr romanin “Nė qiell shkėlqen vetėm njė yll”, i akuzuar pėr ndikime gjoja revizioniste nė trajtimin e marrėdhėnieve mes komisarit dhe komandantit tė njėsitit, megjithėse nuk kishte asgjė nga kėto. E vėrteta qe se edhe me porosi tė Diktatorit, ai nuk pranoi tė bėnte korregjime.

Tė tjerė si Vehbi Skėnderi, Spiro Xhai, V. Vinēani, etj., qė bėnė ndonjė pėrpjekje tė krijojnė hapėsirė disi mė tė gjerė pėr artin e tyre, gjithashtu u pėrndoqėn e u pėrsekutuan nga regjimi. Gjithsesi, kėta dhe tė tjerė qė e pėsuan, siē ka shkruar V. Qesari, nė “Post-scriptum mbi diktaturėn”, “bėjnė pjesė nė kategorinė e atyre pak njerėzve tė rrallė qė rrezikuan jetėn, vuajtėn burgjeve, u shkatėrruan moralisht e fizikisht, ndėrkohė qė tė tjerėt nuk shqiptuan qoftė edhe njė fjalė kundėr regjimit, por pėrkundrazi, i thurėn atij lavde e ditirambe”.

 

 

 

II

Njė grup disidentėsh tė heshtur shkodranė

 

 

 

          Nė rrethanat e krijuara tė mungesės sė plotė tė fjalės sė lirė dhe tė nėnshtrimit tė plotė tė artit ndaj ideologjisė dhe politikės komuniste, natyrisht qė pati intelektualė qė e ndjenin nevojėn e krijimtarisė letrare dhe qė e respektonin atė si atribut tė sinqertė e fisnik tė pėrvojės shpirtėrore, qė e respektonin atė si njė fushė tė ndershme veprimi krijues, personalitete tė tilla krijuese qė e kuptonin drejt dhe e respktonin funksionin e fisėm shoqėror qė barte mbi shpatullat e veta letėrsia e arti dhe qė, prandaj, nuk donin ta vėnin atė nė shėrbim tė shtrembėrimit tė sė vėrtetės, tė mashtrimit, dhunės, krimit dhe tė ēdo gjėje tjetėr tė ulėt qė gjalliste nėn diktaturė. Kėshtu, fisnikėria e disidencės u njėmendėsua pėrveē nė dukurinė e “thyerjes sė penave” tė njohura nė fushėn e letrave edhe nė dukurinė e tė shkruarit nė heshtje, “botim fundi i arkės”, a “ letėrsia e sirtarit”.

          Tė heshtėsh ėshtė pa dyshim mė mirė se tė flasėsh, kur nuk mund tė thuash tė vėrtetėn. Nė raste tė tilla, gjithnjė njeriu e pėrtyp me dhėmbėt e mendjes e tė zemrės tė vėrtetėn qė nuk mund ta flasė dhe ai qė gėzon dhuntinė e tė shkruarit dhe, mė sė tepėrmi, tundimin e tij, e hedh atė nė letėr.

          Disidenca e heshtjes, pa tjetėr, qe njė dukuri e pėrgjithshme mbarėkombėtare dhe prandaj ėshtė mirė tė shkruhet pėr tė. Letėrsia e shkruar nė heshtje ka vlerat e saj si shfaqje e shpirtit krijues, si pėrmbajtje e veprės letrare dhe si formė e saj.

Me ato njohuri qė kam, po radhis kėtu dy fjalė vetėm pėr njė grup disidentėsh tė heshtur qė gjalloi nė Shkodėr, e cila si qendėr e lashtė dhe e rėndėsishme tradite e kulture nuk mund tė binte lehtė viktimė e verbėr e propagandės komuniste, e gėnjeshtrės dhe mashtrimit.

          Disidentėt shkodranė e kuptuan mirė, e gjykuan drejt dhe e ndoqėn hap pas hapi kohėn qė jetuam, kėshtu qė vepra e tyre, e cila ende nuk ka dalė nė dritė plotėsisht, ėshtė pasqyrė shpirtėrore e intelektualit tė ndershėm, e hije-dritave ku luhatej ndjenja dhe mendimi, ideali dhe brenga e kohės, njė pasqyrė ku vezullon ideali human, dhimbja e thellė pėr popullin qė po vuante tė zezėn e ullirit, pasqyra ku flakėron dinjiteti i njeriut dhe i krijuesit.

          Zef Zorba (1920-1993) –Pati ndėrprerė studimet e larta nė Itali, nė kohėn e luftės, dhe qe kthyer ne atdhe. Duke punuar si regjizor nė Shtėpinė e Kulturės nė Shkodėr, nė vitet 1945-46, vuri nė skenė pjesėn dramatike “Juda Makabe” tė Fishtės, e cila trajtonte luftėn pėr ēlirim dhe tradhtinė kombėtare, problemet mė tė mprehta kombėtare, nė atė periudhe kur nė fshatrat per rreth Shkodrės, nė Postribė, nė Malėsi tė Madhe dhe nė Mirditė vlonte lufta pėr tė mos rėnė nėn thundrėn komuniste ose pėr ta pėrmbysur atė. (Zef Zorba, “Disidenca e parė e organizuar e intelektualėve tė Shkodrės”, “Hylli i Dritės”, numėr i posaēėm, Tiranė, 1996). Kėshtu, Zorba e shpalli vetėn haptas si disident i regjimit, qė porsa kishte filluar tė lėshonte rrėnjė. Pėr kėtė ai vuajti burgun e rėndė tė viteve 1946-1951. Mbasi doli nga burgu, punoi si llogaritar nė ndėrmarrjet e qytetit.

Pas vdekjes, nėn kujdesin e Stefan Ēapalikut, iu botua vėllimi poetik “Buzė tė ngrira nė gaz”, njė pėrmbledhje poezish lirike tė shkruara brenda skajeve tė njė jete tė tėrė, prej rreth 40-50 viteve. “Buzė tė ngrira nė gaz” ėshtė shqiptimi i njė poetike tė lartė, fryt i asaj kohe absurde qė ngriu nė buzė fjalėn e pathėnė, pse jo edhe ironinė tragjike pėr bėmat e ēoroditura tė njė shteti tė ēmendur, tė njė shoqėrie tė ndaluar nė vend dhe tė shkėputur nga bota.

“Nė heshtjen e thellė tė kėtij gjysmėshekulli, Zorba, i pajisur me njė kulturė tė mrekullueshme vizatoi figurėn e njė intelektuali tė vėrtetė, larg kompromiseve. Ai krijoi njė afinitet tė ēuditshėm me letėrsinė e filozofinė moderne, duke pėrkthyer poetė tė tillė si R. Frost, Xh. Hungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T. S. Eliot, dramaturg si Shou. Pirandelo, Uelld, Uajllder, Martin, e filozofė si B. Kroēe, H. Xh. Gadamer, etj., etj.”

(Stefan Ēapaliku, nė shenimin nė kopėrtinėn e fundit tė librit “Buzė tė ngrira nė gaz”).

Nė vitin 1989, mbasi shkroi edhe njė pasthėnie, e cila hedh dritė mbi lėndėn poetike tė pėrmbledhjes, natyrėn sintetizuese rigoroze tė poezisė sė tij, qė “nė realitet ka qenė gjithmonė tipar i poezisė” nė pėrgjithėsi. ( Zef Zorba, “Pasthėnie” e librit “Buzė tė ngrira nė gaz”, f. 98-101).

Me punėn e lodhshme e tė stėrmundimshme tė mjeshtrit, Zorba kėrkon njė komunikim tė plotė me lėxuesin “komunikim qė s’i drejtohet njė leēitėsi tė plogtė, pasiv e indiferent, qė pret ēfarė i sjell poeti-dallėndyshe pėr ta pėrtypur pa mundim, pa pjesėmarrje. Jo. Lexuesit tė sotėm i kėrkohet pėrgatitje shpirtėrore, kulturore e artistike pėr ta bėrė veten bashkautor me artistin, jo vetėm pėr tė interpretuar atė qė i komunikohet, por pėr ta ndjerė e pėr ta vuajtur bashkė me poetin, duke kėrkuar nė vepėr pėrfytyrimin vetjak, qoftė nė formė krejt individuale e ndoshta edhe botėkuptimore tjetėr.” (Z. Zorba, po aty).

Menjėherė mbas pėrmbysjes sė diktaturės Zorba filloi bashkėpunimin me revistėn “Hylli i Dritės”. Nė fushė tė krijimtarisė origjinale, ai pėrveēse autor i pėrmbledhjes poetike, qė pėrmendėm, ėshtė edhe autor i disa pjesėve dramatike e librete operash. Pjesė e rėndėsishme e prodhimit tė tij letrar ėshtė edhe njė fond i rėndėsishėm publicistik e studimor. (Stefan Ēapaliku, refrenca e cituar mė lart).

Nė vitin 1996, Zorbės iu dha ēmimi “Martin Camaj”, nė arsyetimin e tė cilit nga komisioni pėrkatės i pėrbamė prej albanologut Hans Joachim Lanksch, prof. dr. Walter Breu (Universiteti i Kostancės), prof. dr. Elvira Glaser (Universiteti i Zurihut) dhe prof. dr. Wilfrich Fiedler (Universiteti i Munihut), thuhet “Zorba i takon njė qarku tė vogėl shkrimtarėsh nė Shqipni qė, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e kėputun tė vazhdimėsisė sė letėrsisė shqiptare dhe e rimkambėshin lidhjen me rangun e saj tė naltė qė kishte fitue me autorė si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.” Dhe mė poshtė: “Vjershat e Zorbės janė art autonom i fjalės, art qė ushqehet nga substanca fizike e shpirtėrore e fjalės” dhe “Zorba asht modernisti i parė genuin dhe njiherit hermetiku i parė i poezisė sė re shqiptare, me sa asht fjala pėr atė tė shkruar nė Shqipni”. (Hans-Joachim Lanksch: “Arti autonom i fjalės”, “Phoenix”, 1997 / 1, f. 49-52).

Tefė Krroqi (1924-1996) – Kreu li ceun klasik nė Kolegjin Saverian, nė Shkodėr. Vazhdoi studimet universitare nė Romė deri nė vitin 1943, kur i ndėrpreu pėr arsye tė luftės. Qė nė rini ėshtė marrė me veprimtari artistike-kulturore. Punoi pėr 23 vjet nė Peshkopi si regjizor. Ndėrkohė punoi mbi historinė e Dibrės dhe shkroi poezi fshehtas.

Poet, tregimtar, aktor, regjizor i talentuar, pėrkthyes i Ibsenit dhe i dramaturgėve tė tjerė dhe, kohėt e fundit, i dramės sė Gjon Palit II, “Vėlla i Zotit tonė”, vėnė nė skenė nga teatri “Migjeni” i Shkodrės, bibliotekar i apasionuem, publicist. Kohėt e fundit qe redaktor i “Hyllit tė Dritės”.

          Poezitė dhe tregimet e tij, botim “fundi i arkės”, tė shkruara kryesisht nė moshėn e rinisė, kanė mbetur pa u botuar. Revista “Kuq e Zi”, (nė vitin 1994 / nr. 4), qė botohet nė Bruksel, botoi disa poezi nga kjo pėrmbledhje. Vdiq nė vitin 1996, “kur ishte plotėsisht i angazhuar nė detyrėn dhe detyrimin e tij tė paharruar tė rilindjes sė plotė tė trashėgimisė kulturore shqiptare dhe tė integrimit tė saj nė kulturėn evropiane, sė cilės i pėrket”.

(Shih, “In memoriam-Tefė Krroqi”, “Hylli i Dritės”, 1996 / 1-2 dhe “Summary-Tefė Krroqi, prepared by Lluka Qafoku).

Aleksandėr Gera (1926-2001) - Punoi si mėsues dhe nė sektorin e kulturės dhe si bibliotekar nė bibliotekėn “Marin Barleti” tė Shkodrės. I njohur si poet dhe hartues kėngėsh. Aleksandri botoi dhe nė tė njėjtėn kohė shkruante poezi disidente. Nga botimet po pėrmendim: “Lugina e qetė”, “Gjurmė tė kohės”, “Kangė e zbritun nga malet”, “Nora e Hotit”, “Kangė agimesh”, etj.

Mė vjen mbarė kėtu tė botoj njė fragment tė njė interviste qė ia pata marrė nė vitin 1992, kur, mbas pėrmbysjes sė diktaturės, punova si redaktor nė gazetėn “Shkodra”, (e para gazetė demokratike lokale, qė u botua mbas rėnies sė komunizmit) dhe qė atėherė mbeti pa u botuar.

“Shkodra”- Ju, Sandėr, keni shkrue tekste kangėsh sė paku tash 47 vjet. Ato janė muzikue nga Prenkė Jakova, Tish Daija, Tonin Harapi, Kolė Gjinaj, Mark Kaftalli, etj. dhe dikur janė kėndue nga bylbylat e Shkodrės Pjetėr Gjergji, Gac Ēuni (i vdekun mizorisht nė burgun e Burrelit), etj. Po, a vetėm tekste kangėsh?

S. Gera- Po nuk e fillove me kangė jetėn, me ēfarė tjetėr do ta fillosh? Ato kangė qenė limonadat e para nė sofrėn e madhnueshme tė poezisė. Nė Shkodėr, po nuk e fillove me shtregullat klasike e baritoret e maleve, mė thotė mendja se asht zor me kėndue.

-E pastaj filloi poezia ?

-Atėherė kanė fillue “Sonatat e Kain Abelit”. Kam ulė kokėn ndėr “Epitafe te Zalli i Kirit”, jam freskue nė “Pika shiu nė tokėn e rreshkun”, jam endė nė soditje te “Bukuria e gjarpnit” (nji roman nė vargje), dhe megjithatė kam qenė “Alastor flatėrdjegun” e nuk po pėrmend libra tė tjerė qė kam botue nėn duertrokitjet e realizmit socialist, tė cilėt i ka shfrye zemra me gojė tė mbyllun. Mos u ēudit, po legjenda e Sizifit mė ka kapė edhe mue, si mallkim, qysh nė vitin 1945 dhe qysh prej asaj kohe: kam qeshė, kam lotue, kam mallkue, kam shpresue, tue bartė gurėt nė shpinė. Kam nynykatė gojėmbyllun “Sonatat e Kain Abelit”, si tė gjithė, i heshtun mbrenda Aeropagut tė shemtuet, e tue i lidhė tė gjitha shfrimet e mia poetike nė fillin e Arianės, e cila, them tė drejtėn, mė ka dashunue dhe po mė nxjerr nga labirinti pėr tė puthė pa frikė flijimin e Rozafės sonė.

-Ma sė fundi, i the tė gjitha, po tė uroj qė Sonatat gati gjysmėshekullore tė dalin nė dritė e tė kėndohen pa ia pasė frikėn asnjė Minotauri.”

Njė cikėl poezish nga “Kangėt e nėndheshme” tė Gerės, kam botuar nė “Dielli”, nė nr. 2 tė vitit 1994.

Sandri vdiq nė vitin 2001, mbasi botoi “Via Lucis”, qė si duket e shkroi mbas pėrmbysjes sė diktaturės. Ai nuk arriti tė botojė asnjėrin prej titujve qė kemi pėrmendur mė lart, nė intervistėn e tij, e qė ai i quante me njė titull tė pėrgjithshėm “Kangėt e nėndheshme”. Dy poezi qė mė dėrgoi kohėt e fundit, nga Italia, e bija, Paola Gera, janė nxjerrė nga pėrmbledhja e titullueme “Gufime kangėsh tė theruna”. Dorėshkrimet gjinden pranė sė bijės, Paola Gera (nė Itali).

Kritika letrare e ka vlerėsuar poezinė e Gerės. “Tradicionalja me vazhdimėsinė e saj ma pėrfaqėsuese dhe modernia me praninė mbizotnuese si strukturim bazė poetik dhe nė ndėrsjellje figurative transmetojnė forcėn domethanėse tė poezisė sė Sandėr Gerės” shkruan nė kopėrtinėn e brenshme tė “Via Lucis”, kritiku Hasan Lekaj. “Poezia e Gerės shėmbėllen me njė produkt tė harmonisė mes traditės dhe modernitetit, nė poezinė tonė. Me siguri qė nė rendin ekzistues tė monumenteve tė poezisė shqipe, ajo do tė afirmojė vokacionin e saj autentik, tue i imponue kėtij rendi ndryshime cilėsore estetike, tė tilla ndryshime qė imponuen, me botimin e tyre, poezia e Camajt dhe e Zorbės”, shkruan po aty kritiku Arben Prendi

Ernest Perdoda ( ?- 2001) - Qė nė moshė tė re, kur ishte ende nxėnės i shkollės sė mesme, nė vitet e para tė ardhjes nė pushtet tė komunistėve, u arrestua. Gjatė viteve tė burgut, i urtė, i matur, fjalėpaktė, i vendosur nė ideale atdhetare, u shqua gjithnjė pėr njė qėndrim shembullor. Punoi me ngulm gjithė jetėn pėr t’u pajisur me kulturė. Pati njė prirje tė veēantė pėr poezi. Zotėronte mirė italishten e spanjishtėn. Pėrktheu mjaft poezi nga letėrsia italiane, sidomos nga Ungaretti, poeti qė pėlqente mė shumė.

          Mbas pėrmbysjes sė diktaturės, u aktivizua nė luftėn pėr ērrėnjosjen e komunizmit dhe ndėrtimin e rendit demokratik. Qe ndėr themeluesit e Shoqatės sė tė Burgosurve Politikė-Dega e Shkodrės. Me dėshirėn e ndezur dhe vullnetin kėmbėngulės pėr tė ndihmuar nė triumfin e kultivimin e idealeve atdhetare e demokratike dhe duke pasur besim se kėtij qėllimi do t’i shėrbente me devocion e ndershmėri Partia Demokratike, aderoi nė radhėt e saj qė nė ditėt e para tė krijimit tė saj dhe shpejt u bė kryetar i Degės sė Shkodrės; por fill mbas 9 muajsh, i zhgėnjyer nga shumė veprime jodemokratike tė udhėheqėsve tė P. D-sė, besnik gjithnjė i idealeve tė tij, dha dorėheqjen nė tetor tė vitiit 1993.

          Nė gusht tė 94-shit, qe anėtar i shtabit tė grevės sė urisė sė tė burgosurve politikė dhe e pėsoi rėndė nga dhuna e shkopinjve tė forcave policore tė pushtetit “demokratik” qė nxorėn jashtė me detyrim grevistėt. Aty u plagos rėndė dhe pėrfundoi nė spital.

          Kjo ngjarje dhe zhgėnjimet e njėpasnjėshme tė shkatuara nga demokratėt nė pushtet ndikuan nė teposhten e shėndetit, qė e kishte pasur gjithnjė tė dobėt, e ēuan drejt vdekjes; por nuk e mposhtėn pėr asnjė moment vendosmėrinė e tij tė admirueshme. Shkodra e nderoi me titullin e lartė “Qytetar Nderi”.

          Nuk arriti, pėr arsye financiare, tė botojė lirikat origjinale dhe tė pėrkthyera nga poetėt italianė. Mbeti, gjithashtu, nė dorėshkrim pėrkthimi nė spanjisht i “Kanunit tė Lekė Dukagjinit”, tė cilin ia pati dėrguar shumė kohė mė parė Akademisė sė Shkencave pėr botim. Nuk dihet fati i kėtij dorėshkrimi.

          Njė cikėl lirikash tė Perdodės u botuan nė revistėn “Phoenix”, viti 1999 / 2. Kėtu ėshtė shkruar se poezitė i takojnė: “Kėngėve tė para”, “Elegjive” dhe “Monologjeve”. Nuk dihet a bėhėt fjalė pėr pėrmbledhje poetike apor pėr cikle poezish.

Poezia e tij, tė cilėn kam pasur fatin ta njoh qė gjatė kohės sė krijimit tė saj, dallohet pėr njė bukuri tė rrallė e ndjeshmėri e shije tė hollė, figuracion tė pasur, njė akustikė imitative, ku spikat paja e fonetikė sė gjuhės sonė, jetėsuar nė njė strukturė harmonike tė realizuar, mė sė shumti, nė pak vargje.

          Veē motiveve tė lirikės intime e tė natyrės, poezia e Perdodės karakterizohet pėr dhuntinė e artė tė shqetėsimit intelektual pėr atė qė po ndodhte me atdheun e popullin tonė, duke e pasqyruar atė nė situata e detaje konkrete dhe duke njėmendėsuar mesazhe fisnike tė qarta, tė cilat shpesh kalojnė nė intonime revoltuese.

          Intelektualėve shkodranė antikomunistė dhe sidomos dashamirėve tė poezisė sė vėrtetė i bie detyra fisnike e mbledhjes dhe e botimit tė poezive tė Perdodės dhe ndoshta edhe tė ndonjė dorėshkrimi tė ndonjė natyre tjetėr.

Primo Shllaku-(1947)-Lindi, u rrit dhe u burrėrua nė kohėn e vėshtirė tė diktaturės, shėrbeu si mėsues pėr shumė vjet nė fshatra tė largėta e tė humbura malore, gjithnjė me etjen pėr tė shkruar.

          Duke folur pėr brezin e tij, nė parathėnien e pėrmbledhjes poetike “Lule nate”, botuar mė 1994, shkruan: “Unė mendoj se brezi im asht brezi ma fatkeq nga tė gjithė brezat qė janė gjallė sot nė Shqipėri. Ne qė u lindėm rreth vitit 1950 dhe qė ishim rinia e viteve ’70 e hangrėm diktaturėn plotėsisht gjatė gjithė ekzistencės sonė. Ndėrsa na rriteshim si njerėz, ajo rritej si diktaturė, ajo programonte dhe kishte gjithė kohėn e nevojshme me u marrė me ne… Na kemi pėsue luftėn e klasave, e cila ishte plotėsisht njė luftė civile e komandueme prej Olimpit, ku secili duhej tė ishte kundėr secilit…Na ndiem mbi lėkurėn tonė shkallmimin metodik dhe pėrmbysjen brutale tė profilit moral tė kombit nga njena anė dhe nga ana tjetėr, ngritjen e njė shteti ideotatist, i fabrikuem ky nga njė burokraci meskine e servile, pra, shkurt, na jetuem ardhjen e xhuxhėve moralė…”

Dhe mė poshtė: “Na u rritėm nė njė atmosferė tė purifikueme nė ēdo lloj spiritualizmi, e cila mbasi kishte mohue parimisht ekzistencėn e jetės sė pėrtejme, nė mėnyrė tinzare e graduale, filloi me nxjerrė jashtė ligji dhe jetėn tokėsore tė njeriut…Na mbėrritėm deri te kufijtė e ekzistencės, te koma sociale, te HESHTJA dhe atje ndėrtuem ēerdhėn tonė tė fundit. Ky qe shansi ynė i parė i mbijetesės.” ( Primo Shllaku, “Lule nate”, “Lexuesit”, f. 5-7).

          Nė dedikim tė “Luleve tė natės”, Shllaku shkroi: “Babės tim, qytetit tė lindjes, Shkodrės, qė ka dijtė me heshtė, gjithė atyne Burrave tė menēėm, qė mė kėshilluen me shkrue pėr vete, kėto “Lule nate”, ua kushtoj”.

Po Shkodra diti tė heshtė; ajo diti tė mohojė veten, kur fjala e lirė ndalohej dhe ta dėshmojė veten, kur erdhi liria e saj.

          Shllaku ėshtė njė dėshmi dhe njėheri simbol i rinisė qė ecėn nė jetė me seriozitetin e mendimit dhe ndėrshmėrinė e ndjenjės, qė ndriēohet nga drita e arsyes dhe hiri i bukurisė sė dhimbshme tė jetės, qė e gjen dhe e krijon sublimitetin e lirisė nė brendėsinė e vetvetes. Poezitė e Shllakut janė “imazhe e skica shpirtėnore tė lindura prej heshtjes, nė tė cilat pikturohet ithtėsia e realitetit pėrmes njė pėrjetimi intim tė poetit”- ka shkruar Hans-Joachim Lanksch, dhe mė poshtė, ato “pasqyrojnė ankthin e nji breznie e tė nji kombi, bajnė dėshmi tė pėrpjekjes pėr mbijetesė intelektuale, emocionale e morale”. (“Heshtja-e vetmja shkencė-Liriku shqiptar Primo Shllaku”, “Phoenix”. 1998 / 5-6).

Motivet erotike, mė sė shumti, karakterizojnė vėllimin “Lule nate”, por nuk janė tė pakta lirikat nė tė cilat shpėrfaqet njė ind i fuqishėm meditacioni ekzistencialist i sendėrtuar ndonjiherė mbi objekte poetike disi tė ēuditshme, gjithsesi tė stisura me ngjyrat e njė figuracioni sa befasues aq edhe origjinal.

          Mbas pėrmbledhjes sė “Luleve tė natės”, Shllaku botoi njė pėrmbledhje tė dytė poetike me titull “Hana e njelmėt e ditės”. Dorėshkrime tė tjera nė prozė (romane, tregime e drama) presin tė botohen.

          Autori i kėtij shkrimi i takon, gjithashtu, kėtij grupi. Deri tani, ai ka botuar pėrmbledhjet e lirikave: “Dritarja e nji britme”, “Heshtja ka tingull guri” dhe “Fjalė nė vargoj tė muzgėt”.

          Mė vjen mbarė kėtu tė shėnoj qė disidenca shkodrane, nė pėrgjithėsi, ka shkruar dhe botuar gegnisht. Kėshtu Krroqi, Gera, Shllaku e Ēefa. Pėrmbledhja e Zorbės dhe cikli i poezive tė Perdodės janė botuar nė standardin e njėsuar; por edhe kėto tė krijojnė dyshimin se u shkruan gegnisht dhe, kur u pėrgatitėn pėr botim, pėsuan metamorfozė. Pėr Perdodėn nuk ka farė dyshimi, sepse e kam dėgjuar kur m’i lexonte. Po edhe tek “Buzė tė ngrira nė gaz”duken fare qartė gjurmėt e gegnishtes.

 

 

 

 

Burime bibliografike

 

 

1. Columbia Dictionary of Modern European Literature-Second Edition, New York 1980.

2. Arshi Pipa, “Albanian Literature: Social Perspectives”, Dr. Dr. Rudolf Trofenik, Munchen, 1978.

2.           Akademia e Shkencave e RPSSH: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, Tiranė, 1985.

3.“Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare- 1944-1990” Shkodėr 1993.

Revistat: “Hylli i Dritės”(Tiranė), “Phoenix”, “Illyricum”, “Kumbona e sė Dielės” (Shkodėr), “Illyria”(New York), “Haemus”( Bukuresht).

 

 

 

 

Shėnim: do t’i lutesha lexuesve tė mė dėrgojnė vėrejtjet e tyre nė adresėn: anton4391@ aol.com

 

 

 

www.albanovaonline.com