www.albanovaonline.com

 

 

Ernest Koliqi dhe fillimet e modernitetit nė prozėn shqipe

 

Ndue Ukaj

 

1.
Me nocione "moderne
" nė letėrsi konceptohet shfaqja e njė dukurie tė re letrare nė sistemin e vlerave, qė pėrthyhet nė stile, ne forma e trajta tė shkrimit, e procedime letrare. Modernia, kėsisoj nė letėrsi, merr kuptimin e njė vlere letrare, mė tė avancuar, mė tė mirėfilltė, nė krahasim me modelet pararendėse tė shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmė si nocion bazik pėr atė tip tė letėrsisė qė nė mėnyrė autonome, ndryshe nga paraardhėsja, sjell risi nė diskursin letrar, nė procedimin strukturor te ndėrtimit dhe funksionimit tė tekstit letrar, dhe atė, nė gjitha nivelet mbarėshtimit tė tekstit letrar. Modernia, duke ardhur si rezultat i thyerjeve letrare dhe refuzimit ndaj shkrimi tradicional, natyrshėm merr konotime mė komplekse, edhe nga fakti i risive qė sjell nė diskursin letrar pėrgjithėsisht, por duke u shfaqur si  shenjė letrar nė “konfrontim” me produksionin letrar tradicional dhe duke u ikur modeleve ligjėrimore tė mėparshme, trajtat e shkrimit modern, defamiljarizohen (ērendomtesohet, nocion i formalistėve rus), nga letėrsia e mėhershme dhe ripozicionohet nga njė diskurs mė i avancuar, qė pėrplotėson nė shkalle mė tė lartė letrare, estetikėn e tekstit. Nė kėtė aspekt, ky lloj shkrimi fut nė lojė komplikime narrative, ndėrfutje interkomunikuese, qė na shfaqin karakterin intertekstual tė teksteve letrare. Njėherit, edhe strukturėn e hapur (Umberto Eco) dhe shumėshtresore. Nė fusha tė ndryshme tė artit dhe letėrsisė, nocioni "moderne" mbulon pėrmasa tė ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, pėrmasa qė shpėrfaqėn edhe nė formė, edhe nė pėrmbajte. Ndėrsa, brenda kėtij konteksti letrar, modernia merr status tė veēantė nė poetikėn e prozės, ngase Ernest Koliqi, ka sublimuar ligjėsitė e artit letrar mjeshtėrisht dhe me njė procedim letrar sjell risi nė diskursin letrar nė pėrgjithėsi nė kulturėn letrare shqipe. Ndėrkaq nė kėtė tekst, modernia shėnjon tipin e letėrsisė, qė ndryshe nga paraardhėsja inkorporon brenda tekstit letrar elemente letrare, qė deri atėherė proza jonė s'i kishte njohur, apo qė i kishte vetėm ne fazėn embrionale.
Nė letėrsi nocioni moderne u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika tė shumta, qė nga theksimi i individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive tė reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome e fenomeneve letrare, nė forma dhe pėrmbajte tė re letrare, ligjėrimore dhe stilistike-estetike.

2.
Ernest Koliqi ėshtė padyshim themeluesi dhe krijuesi mė i talentuar i fillimit tė modernitetit nė prozėn shqipe. Kėtė e vlerėsim e kanė pėrqafuar nė forma tė ndryshme, shumė studiues tė cilėt janė marrė mė krijimtarinė e tij artistike nė zhanrin e prozės (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K. Gjika, Z. Rrahmani, A. N. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala
etj.) Sė kėndejmi, shfaqja e modernitetit nė prozėn shqipe, si formacion letraro-stilistik, ndėrlidhet fuqishėm me krijimtarinė e Koliqit nė prozė, e tė cilit mund t'i bashkohen autorėt Kuteli, Konica, mbase edhe Lasgushi e Migjeni, nė zhanrin e  poezisė.
Por mė i veēantė, si nė stil, ashtu edhe nė format diskurseve, sė kėndejmi edhe nė procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije tė hollė dhe njė ndjesi tė ngritur pėr artin e fjalės
" (Anton Nikė Berisha) tė cilat i inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri e talent tė fuqishėm fiksional nė prozėn e tij, duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrėfimtare, qė njohin kodet e mėdha letrare, qė nga oraliteti, deri tek letėrsia e pėrbotshme, me tė cilėn komunikonte autori empirik (Umberto Eco). Nga ky kėndvėshtrim, proza koliqiane ka bėrė njė kthesė cilėsore prozės shqipe nė pėrgjithėsi, sė kėndejmi e ka pasuruar atė edhe si formė shkrimi, por mė shumė si substancė dhe formė letrare, mbase edhe si strukture e ndėrligjėshme artistike, me elemente tė shumta novatore, tė cilat vėrehen edhe nė dimensionet ideore, tė shtresimit tė ideve themelore qė trajton ky univers letrar.

3.
Nė kohėn kur u paraqit Koliqi nė letrat shqipe, proza akoma ishte zhanėr i pa kultivuar, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės. Mė tepėr cilėsohej, nė pėrmasa tė thellė moralizuese
, sentimentaliste dhe didaskalike (proza e H. Stėrmilli, N. Nikaj, M. Gramenos etj.), me mbipeshim tė rolit tė ngjarjes, e ndonjėherė edhe me imitim (jo ne kuptimin qė na jep Aristoteli), madje, ishte larg shtjellimit si strukturė tekstore, mbase edhe si gjuhė e figurshme e kompozicion letrar. Pėr dallim, proza koliqiane duke njohur diskurset orale nė jetė dhe nė dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizonv nė diskurs letrar origjinal nė letėrsi, ku autori empirik kapėrcylljet e sistemit tė shkrimit letrar, i identifikon me kėrkesat e fondamentit tė artit letrar: artistikes, gjė kjo, qė mund tė vėrehet nė tė gjitha nivelet e tekstit letrar, nivele kėto nė tė cilat letrarsia (Roman Jakobsoni) funksionon para se gjithash, ku shprehja dhe diskursi letrar, nga njė gjuhė e thjeshtė, shkon ka gjuha figurative.

Intencė e sistemit letrar koliqian, nė aspektin e formės, mbetet avancimi i procedimeve letrare, futja e ndėrlikimeve narrative, tė shtresuara me pėrimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurura me mjeshtri narrative. Ndėrsa nė shtresimet tematike dhe idetė themelore qė trajton, nė tekstet e prozės sė tij, Koliqi shtreson njė botė e veēantė qė ndėrkomunikon me paramodelet nė jetėn e njeriut tė tij, si dhe nė tharmet e shpirtit shqiptar, qė i veneron tek oraliteti dhe kultura e moēme nacionale, tė mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malėsisė sė Shkodrės, pėr tė shtruar edhe shumė vizione, ide, qė mund tė tumirėn pėr receptuesin, si tejet progresive, nė krahasim me letėrsinė shqipe tė mėhershme. Njė karakteristikė e intencės sė tregimeve tė autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve tė thella tė botės shqiptare, pėrplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve pėrparimtare, (Gjaku), qė sjell gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave tė mėdha, Lindje e Perėndim, ndeshja e dy tipave tė te jetuarit shqiptar, Urban e Rural. Kėto tema autori i ka shtresuar me mjeshtri nė shkrimin e tij letrar, veēantitė letrare artistike tė sė cilit implikon edhe autorin empirik. Koliqi nė prozėn e tij shenjėzojnė ide dhe teza tė mėdha. Kėto i zhvillon nga sensi qė kėrkon shndėrrime tė domosdoshme tė kohės, e transformimeve esenciale nė shpirtin shqiptar. Pėr dallim nga tipi i mėhershėm i shkrimit tė prozės shqipe, proza e Koliqit shėnjon kapėrcim tė dukshėm, si nė zgjerimin e gamės tematike, ashtu edhe nė aspektet e brendshme tė organizmit, pra stilistiko-tekstore, letrare, duke bėrė avancim, nė plan tė shtjellimit brendatekstor, si nė rrafshin e shprehjes artistike, po ashtu nė kodifikimin dhe funksionalizimin e elementeve tė reja poetike qė kėsaj proze i jep dimension letrar specifik, duke e ngritur nė shkallė tė pranueshme, nė raport me letėrsitė e zhvilluara tė kohės. 

4.
Krahasuar me prozėn evropiane dhe me zhvillimin e madh tė saj, proza nė letėrsinė shqipe ėshtė paraqitur relativisht vonė dhe si e tillė eci me njė tempo tė ngadalshėm. Nė kėtė kontekst, Koliqi mė tė drejtė konsiderohet prozatori i parė shqiptar me prirje moderne
, me veēanti shkrimi, sidomos me tregimet e tij, qė prozės shqipe nė pėrgjithėsi ia dha njė formė tė re, njė pėrmbajtje tė re, njė tematikė tė re, njė stil tė ri, njė shprehje tė re, njė prirje tė fuqishme novatore, fabulative, nė mėnyrė krejtėsisht autonome, me njė refuzim tė linearitetit tregimor, dhe gjithnjė me tendencė pėr tė sendėrtuar dhe realizuar njė raport tė ri mes kohės dhe hapėsirės, nė krijimin e strukturave tė hapura, shtresimeve kuptimore tė ndryshme semantike; nga njė gjuhė qė eliminon gjuhėn e zakonshme drejt njė gjuhe figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike. Si e tillė, kjo prozė ėshtė ndėrthurur nėpėrmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar eksperiencat e jashtme me eksperienca tė brendshme. Kėtu, eksperiencat e jashtme, janė dijet e autorit empirik, qė rezultojnė nga literatura botėrore e nacionale, ndėrsa eksperiencat e brendshme, mishėrohen pėrmes kulturės sė moēme nacionale, miteve dhe oralitetit, tė cilat autori i funksionalin pėr t’i dhėnė karakter tė intertekstalitetit tė pastėr prozės sė tij. Ky karakter ec nė funksion tė pėrmbushjes sė fiksonit letrar. Mbase, autori, edhe nė trajtat ligjėrimore (diskurset) interkomunikon. Kėndej, tekstet e tij kanė karakter interdiskursiv, nė relacion me paramodelet e diskurseve qė kanė prejardhje nga oraliteti. Tė inkorporohen nė stilin e teksteve tė tij, variantet ligjėrimore derivohen dhe marrin konotacione tė kontekstit letrar. Nė kėtė linjė, autori i shmanget narracioni linear dhe konstrukton procedime artistike tė avancuara letrare me shpikje tė reja estetike, ritmike, semantike, gjuhėsore, tė inkorporimit tė asaj qė ėshtė reale me atė fiktive, fantastike nė tekstin letrar.

Ernest Koliqi ėshtė paraqitur nė prozėn shqipe, nė kohėn kur ajo ndjehej e varfėr, si nga kufizimet tematike qė shtjellonte, ashtu edhe pėr nga mėnyra si ndėrtohej dhe funksiononte teksti letrar. Nė kėtė kontekst, proza e Koliqit i jep njė impuls tė ri prozės shqipe, duke kontribuar nė rrugėn e integrimit nė rrjedhat e prozės moderne evropiane, mbase edhe nė stopimin e tipit tė prozės pararendėse, kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe sentimentaliste, ndikimet letrare tė sė cilit do tė vėrehen tek Martin Camaj dhe Anton Pashku. Nė kėtė aspekt, pa hamendje, mund tė konstatojmė se proza koliqiane mbetet novatore e shkėlqyer e fillimeve tė modernitetit nė zhanrin e prozės letrare. Autori empirik, duke qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me letėrsitė e huaja, duke u pasuruar me njė dije letrare solide, duke qenė i shkollar nėpėr qendra tė mėdha tė kultivimit tė letėrsisė, autenticitetin e vet, imagjinatėn e bujshme krijuese, motivimin burimor shqiptar shkodran, i shkriu dhe i brumosi nė njė prozė tė mirėfilltė letrare e moderne.

5.
Pėr nga shtresat kuptimore (temat e motivet qė shtjellon) kreacioni, perceptimi i botės dhe fenomeneve qė e motivojnė, autori na jep njė tekst me topikė tė larmishme, duke inkorporuar realitetin aktual, nevojat e domosdoshme tė transformimit tė tij (te Gjaku, Diloca
), legjendat, mitet, format e tė treguarit oral (Nusja e mrekullueshme, Kėrcimtarja e Dukagjinit), pastaj shfaqjet krejt personale tek Pasqyrat e Narēizit, qė janė tekste krejtėsisht personale, autobiografike, ku autori kėrkon shenjat e identifikimit tė tij autorial, identitetin krijues dhe ekzistencial, pėrmes shenjash e simbolesh, tė cilat i gjen nė ambientin shqiptar, proza kėto artistikisht mė tė realizuara tė Koliqit. Tekstet e kėtyre shtatė prozave, qė Koliqi dėshiron t'i quajė "poemtha nė prozė", na ravijėzojnė njė konfiguracion tė pasur idesh, ndjesish dhe referencash, qė pikėnisjen dhe paramodelin e kanė nė diskursin oral, dijet empirike, por qė tė transformuar marrin konotime dhe shtresime mė tė theksuara, si nė kėrkimet nacionale, ashtu edhe nė ato autoriale; me simbolikė, tė ndėrlidhura me problemet imediate tė kohės dhe tė angazhimeve tė autorit empirik karshi kėtyre gjendjeve.
Tipin e prozės sė Koliqit e karakterizojnė shumė elemente tė fuqishme novatore. Madje nė letėrsinė shqipe karakterizohet edhe pėr njė element krejtėsisht tė ri, tė fuqishėm dhe tė panjohur deri me atėherė, qė studiuesi Aurel Plasari
e koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siē vėren po i njėjti studiues vėrehet tregimi, ku dallohet nė mėnyrė tė ndjeshme, ndonjėherė edhe kėrcitėse dimensioni i analizės psikologjike tė llojit frojdist. Si e tillė proza kolqiane duke shtresuar realitet tė ndryshme semantike, duke e fuqizuar procedeun stilistik te veēantė, mbetet proza tregimtare mė e realizuar e fillimit tė modernitetit nė literaturėn shqiptare, ndėrsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrėfimit artistik, siē e cilėson studiuesi Anton Nikė Berisha. Duke sublimaur me shkathtėsi tė veēantė artistike, si pasurinė e folklorit, mitologjinė, dijen letrare, imagjinatėn e bujshme e kreative, nga njohja e literaturės moderne, ashtu edhe talentin e botėn kreativ, fuqinė e perceptimit dhe tė transponimit tė fenomeneve tė ndryshme nė tekstin letrar, pėrmes njė vetėdijė tė nivelizuar artistike, ai ka hapur parashenja tė sigurta, gjithnjė duke mbetur nė pozicionin e tė marrurit me intencėn e autorit, qėllimin e lexuesit, dhe qėllimin e tekstit, siē do tė shprehej Umberto Eco.

6.
Zhanėr qė e kultivon mė sė miri Koliqi ėshtė tregimi, novela pastaj edhe tregimi i shkurtėr, qė disa studiues tek ne dėshirojnė t'iu thonė proza poetike
. Ato shquhen pėr reflekse origjinale, tė inspiruar nga tradita, e pasur dhe tė ndėrthura me bashkėkohėsinė pėr tė marrė gjithmoė konotacione tė mėsimit kombėtar, apo kulturimit tė gjithmbarshėm (Sabri Hamiti) dhe gjithnjė me funksione tė pėrmbushjes sė kriterit artistik. Kundėrvėnia e kėtyre dy botėnave tė kundėrta mbetet risi, qė vėrehet kudo nė prozėn e Koliqit. Karakteristikė gjithėpėrfshirėse mbetet oralja, qė me njėsitė e entite tė veēantė, qė na shfaq karakterin intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase, edhe do tė thoshim karakterin ndėrdiskursiv. Koliqi shfrytėzon me mjeshtėri edhe burimet e letėrsisė gojore, ne tė gjitha nivelet e organizimit tė tekstit letrar. Shumė tregime tė tij ndėrtohen me pėrplot njėsi qė detyrojnė lexime intertekstuale, me modelet e tipit tė prozave popullore. Nė kėso lloj tekstesh shfaqet pėrralla si zhanėr oral, qė pėrbėn funksion letrar brenda diskursit letrar tė teksteve letrare, sikur nė idioma ashtu edhe nė frazeologjia, etj.

"Tė lexosh diēka si letėrsi ėshtė ta trajtosh atė si njė ngjarje qė ka kuptim nė lidhje me ligjėrimet tjera" (Xhonatan Keller), qė pėr autorin tonė, rikontekstualzon dimensione tė veēanta tė ligjėrimit tė tij artistik, sepse ai ndėrkomunikon me tipe tė ndryshme ligjėrimi, dhe na shfaq bindshėm atė qė Roland Barti thotė nuk ka ligjėrim tė virgjėr. Tekstet koliqiane, kėshtu, bashkėjetojnė me mite, legjenda, forma tė ndryshme tė ligjėrimit oral. Aty hasim idioma, frazeologji popullore, qė shkojnė ka njė tip i interkomunikimit mė diskursin letrar tė Fishtės, por qė te ky zhvillohet nė njė trajtė tjetėr shkrimi dhe me kėrkesa tjera. Tė gjitha kėto njėsi tė vogla funksionalizohen nė kėtė prozė, pėr tė na dhėnė njė tekst tė njėmendėt artistike, si nė nivel tė ideve, ashtu edhe tė shprehjes artistike, tė formės e kompozicionit, rrėfimit e letraritetit. Esenciale nė prozėn e tij, mbetet depėrtimi nė ndjesitė e njeriut tė kohės, nė psikologjinė dhe skutat e shpirtit shqiptar nė ndjesitė e tij, dukuri kėto tė cilat i asimilon dhe sublimon pėrmes njė gjuhė tė figurshme e poetike, pėr t'i transponuar me talent tė fuqishėm nė tekstet letrare, ndikimi i tė cilit do tė jetė i fuqishėm nė prozėn e mėvonshme, nė gjithė korpusin e letėrsisė shqiptare.

 

www.albanovaonline.com