UNIVERSITETI I SHKODRĖS LUIGJ GURAKUQI
Departamenti i Historisė
SHQIPĖRIA DHE ĒĖSHTJA SHQIPTARE
PAS LUFTĖS SĖ PARĖ BOTĖRORE
(1 nėntor 1918 - 9 nėntor 1921)
(statusi, kufijtė dhe rindėrtimi shtetėror)
Punimi i titulluar: SHQIPĖRIA DHE ĒĖSHTJA
SHQIPTARE PAS LUFTĖS SĖ PARĖ BOTĖRORE, (1 nėntor 1918 - 9 nėntor 1921)
(statusi; kufijtė dhe rindėrtimi shtetėror), ėshtė njė pėrpjekje pėr tė
trajtuar historinė politike tė Shqipėrisė nė njė hark kohor qė pėrfshin
pėriudhėn nga pėrfundimi i Luftės sė Parė Botėrore deri nė pėrcaktimin e
statusit ndėrkombėtar tė kėtij shteti dhe kufijve tė tij, mė 9 nėntor 1921.
Pėrveē historisė politike, monografia merret gjėrėsisht me trajtimin diplomatik
tė Ēėshtjes Shqiptare pas Luftės sė Parė Botėrore, gjegjėsisht nė Konferencėn e
Paqes sė Parisit dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve qė e pasoi atė, deri nė
zgjidhjen pėrfundimtare nė parim tė ēėshtjes sė statusit dhe kufijve, mė 9 nėntor
1921. Punimi ėshtė mbėshtetur mbi njė bazė tė gjėrė dokumentare qė vjen nga
Public Record Office, fondet e Foreign Office, nga dokumentet dorėshkrimore qė
ruhen nė Biblioteken e London School of Economics and Political Science, nga
dokumentet e botuara tė Arkivit Qendror tė Shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė
dhe njė numėr burimesh tė tjera burimesh arkivore tė botuara, italiane,
britanike dhe amerikane, qė autori ka pasur mundėsinė ti hulumtojė gjatė punės
studimore. Pra, bėhet fjalė pėr mė shumė se tre vjet histori politike,
diplomatike dhe nė njė masė mė tė kufizuar, sociale, kulturore, tė Shqipėrisė
dhe ēėshtjes sė saj.
Vendin kryesor nė libėr e zė trajtimi i
ēėshtjes shqiptare nė Konferėncėn e Paqes sė Parisit. Nė fakt, Ēėshtja
Shqiptare u trajtua nė kėtė hark kohor trevjeēar nė tri instanca ndėrkombėtare,
me radhė dhe paralelisht: nė Konferencėn e Paqes sė Parisit, nė Lidhjen e
Kombeve dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve. Ēdo trajtim paralel apo vijues i
ēėshtjes shqiptare, ka qenė i lidhur dhe i kushtėzuar nga vendimet themelore tė
paqebėrėsve tė mbledhur nė Konferencėn e Paqes sė Parisit mė 1919. Vetė kėto
instanca madje ishin ngritur nga forumi mė i lartė i Konferencės sė Paqes, nga
Kėshilli Suprem, dhe qenė tė ngarkuara pėr tu dhėnė zgjidhje ēėshtjeve tė
veēanta qė kishte ngritur lufta, mes tė cilave edhe ēėshtjes shqiptare
Ēėshtja shqiptare u lidh nga kjo konferencė
me trajtimin e ēėshtjeve ballkanike dhe asaj adriatikase. Shqipėria dhe ēėshtja
e saj, nė kėtė shqyrtim tė gjatė ndėrkombėtar, u lidhėn nė mėnyrėn mė tė
ngatėrruar me njė sėrė aktesh pararėndėse ndėrkombėtare, dhe me nyjėn e
vėshtirė tė njė diplomacie tė fshehtė qė vėshtirėsisht po hapej nė njė botė tė
ndryshme. Pavarėsisht se Shqipėria ishte viktimė e pushtimeve tė njėpasnjėshme
tė vendeve ndėrluftuese gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe nuk kishte tė bėnte
fare me palėt nė konflikt, ajo u trajtua njėlloj si vendet humbėse, d.m.th.
pretendimet e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė pėr njohjen e shtetit nė kufijt
kombėtarė, nuk u morėn nė konsideratė. Bile pėrkundrazi, nė diskutim tė
rrezikshėm u vendosėn kufijtė e Shqipėrisė sė vitit 1913. Nga ana tjetėr,
Serbia dhe Greqia, dy shtetet me tė cilat Shqipėria ndante kufirin shtetėror, u
konsideruan nga kjo konferencė si vende fituese e pėr rrjedhojė pretendimet e
tyre territoriale u vlerėsuan me njė pėrparėsi tė veēantė, nė dėm tė interesave
tė Shqipėrisė dhe nė kundėrshtim tė plotė me parimet e vetėvendosjes sė
shpalluar me aq bujė nė Paris. Kjo ngjante sepse politika qė u ndoq nė punimet
e vendimet e konferencės ka qenė ajo e ndėshkimit pėr ish-kundėrshtarėt dhe
shpėrblimit pėr aleatėt dhe tė asocuarit. Paqebėrėsit e mėdhenj, duke u nisur
nga tė tilla interesa, dhunuan nė njė farė mėnyrė vetė parimet e kulturės sė
tyrė politike dhe krijuan shtete artificiale, funksioni i tė cilave ishte vetėm
ndėshkimi i metejshėm strategjik i kundėrshtarėve tė djeshėm tė Luftės. Njė
prej shteteve tė shpėrblyera me pėrparėsi ka qenė Mbrėtėria
Serbo-Kroato-Sllovene, krijesė kjo qė do ti peshojė rėndė veēanėrisht Shqipėrisė.
Ēėshtja shqiptare nuk u arrit tė zgjidhej
nė fakt nga Konferenca e Paqes sė Parisit, d.m.th. nė kėtė konferencė Shqipėria
nuk u copėtua. Por italianėt e mbajtėn Shqipėrinė e pushtuar deri nė gushtin e
viti 1920, kur shqiptarėt u ngritėn kundėr tyre dhe i hodhėn ata nė det. Pas
kėtyre zhvillimeve dhe pas Protokollit Paraprak tė 2 gushtit 1920, italianėt u
tėrhoqėn ushtarakisht nga Shqipėria, por filluan tė zbatojnė njė politikė tė
depėrtimit tė suksesshėm ekonomik dhe gradualisht edhe politik. Jugosllavėt nga
ana e tyre, pėrveēse bėnė inkursione tė rėndėsishme ushtarake brenda vendit,
mbajtėn deri nė fillim tė vitit 1922 njė rryp tė ngushtė toke, qė shpesh herė
shkonte deri nė 15 km nė brendėsi tė kufirit shqiptar tė vitit 1913. Ēėshtja e
statusit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė, ēėshtja e kufijve tė saj dhe pozita e
Italisė nė vendin e vogėl ballkanik, ėshtė zgjidhur nė parim shumė kohė pas
Konferencės sė Paqes dhe ėshtė rregulluar nėpėrmjet marrėveshjeve diplomatike.
Kurse zgjidhja nė terren e problemit tė kufijve tė Shqipėrisė ėshtė njė proces
teknik dhe politik qė shkon shumė pėrtej kufijve kohorė, nė tė cilėt kemi
vendosur punimin tonė, dhe nuk do tė jetė nė kėtė rast objekt i kėtij studimi.
Pėrveē trajtimit diplomatik, trajtesa jonė
shqyrton, rifillimin e jetės sė brendshme politike shqiptare pas Luftės sė Parė
Botėrore, kronologjinė e qeverisjeve nga dhjetori 1918 deri nė dhjetor 1921,
strukturat konstitucionale mbi tė cilat u ndėrtuan dhe vepruan qeveritė
shqiptare tė kėsaj kohe, procesin e kristalizimit tė partive kryesore politike
dhe programet e tyre respektive, rifillimin e ballafaqimit tė brendshėm politik
e fillimin e veprimeve antikonstitucionale tė ndjekura nga individėt e caktuar.
Njė vėmendje e veēantė nė kėtė monografi u kushtohet pėrpjekjeve tė
bashkėrėnduara private dhe shtėtėrore, pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė
Shqipėrisė sė vitit 1913, kundėr intervencioneve jugosllave, italiane dhe
greke, si dhe prirjet destabilizuese qė shoqėruan rilindjen e shtetit shqiptar,
qė mė shumė se pjella tė ndėrhyrjeve tė shteteve tė interesuara pėr copėtimin e
Shqipėrisė, kanė qenė shprehje e ballafaqimit tė brendshėm pėr rrugėn drejt sė
ardhmes, mes forcave politike qė mbronin njė Shqipėri si zgjatim tė Turqisė sė
djeshme dhe atyre forcave politike tė lirisė, qė kėrkonin njė ndryshim tė
njimendtė nė kahun demokratik dhe europian.
1nėntori i vitit 1918 ėshtė marrė si datė e
parė e fillimit tė shqyrtimit kronologjik tė ngjarjeve, mbasi mund tė
konsiderohet si data kur fillon procesi i rivendosjes sė administratės
ndėrkombėtare nė Shkodėr, qyteti mė i madh i Shqipėrisė, e sė bashku me tė
kryhet cikli i plotė i ndryshimit tė okupimit ushtarak nė Shqipėri, e Lufta e
Parė Botėrore mund tė konsiderohet e mbyllur pėr kėtė vend. Si datė pėrmbyllėse
kemi vendosur 9 nėntorin 1921, ditė nė tė cilin Fuqitė Aleate marrin vendimin
pėrfundimtar mbi statusin dhe kufijtė e Shqipėrisė. Vendimi i 9 nėntorit 1921
ka njė rėndėsi kryesore nė listėn e dokumenteve ndėrkombėtare pėr njohjen e
shtetit shqiptar, ndonėse ky vendim nuk i zgjidhi pėrfundimisht tė gjitha
ēėshtjet qė lidheshin me Shqipėrinė. Duke qenė se pėrmbyllja e rrugės sė
filluar me 9 nėntor 1921 ėshtė njė proces mjaft i gjatė dhe mjaft i ndėrlikuar
teknik dhe politik, vendosem qė librin ta mbyllin nė kėtė datė. Nė funksion tė
kėtyre ngjarjeve tė aspektit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė janė ndėrtuar e
pėrkufizuar edhe tė gjitha ngjarjet e planit tė brėndshėm shqiptar tė trajtuara
nė libėr.
Monografia pėrbėhet nga Hyrja, 12 Kapituj,
Pėrfundimet dhe Bibliografia.
Punimi ėshtė fryt i njė punė intensive
dyvjeēare, kryer gjatė viteve 2005-2006, periudhė nė tė cilėn autori qenė i
atashuar pranė London School of Economics and Political Science , gjėgjėsisht
pranė Center for the Study of Global Governance (CSGG), si Research Fellow. Kjo
periudhė ka shėrbyer pėr tė bėrė njė kėrkim intensiv pranė Public Record Office
(National Archives) nė Kew Gardens (Londėr) dhe njėkohsisht pėr tė shfrytėzuar
bibliotekėn mė tė pasur tė shkencave politike dhe sociale tė Mbretėrisė sė
Bashkuar, pra biblioteken e LSE dhe bibliotekėn e School of Slavonic and East
European Studies (University College of London).
Njė
pėrgjithėsim i pėrfundimeve nė tė cilat arrin autori nė kėtė monografi
paraqitet si vijon:
Tri vitet qė pasuan Luftėn e Parė Botėrore
janė vitet nė tė cilat rinis procesi i themelimit tė shtetit shqiptar, nė
aspektin e brendshėm institucional, ashtu edhe nė planin ndėrkombėtar: njohja e
statusit dhe e kufijve tė tij. Themi rinis, sepse pėrpjekjet e para tė
brendshme mė 1912, 1913 dhe 1914, u fundosėn nga trazirat sociale, politike dhe
fetare, gjėgjėsisht nga kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme dhe nga pėrpjekjet
uzurpatore tė Esad Pashė Toptanit, si dhe nga zhvillimet qė pasuan fillimin e
Luftės sė Parė Botėrore. Pushtimet malazeze dhe serbe, e mė pas ato
austro-hungareze, franceze dhe italiane fshinė strukturat institucionale
shtetėrore tė shtetit tė parė shqiptar pas ēlirimit nga Perandoria Osmane.
Megjithatė, zonat austro-hungareze, franceze dhe italiane nėn tė cilat u vendos
pjesa mė e madhe e Shqipėrisė, pas dezintegrimeve qė pėsuan ushtritė malazeze
dhe serbe, pėrjetuan periudha tė qeta, nė tė cilat jeta sociale dhe kulturore e
shqiptarėve pėsoi zhvillime tė konsiderueshme nė orientimin pėrparimtar. Kjo
vinte sepse pushtimet respektive ndryshonin thelbėsisht nga ai i vjetri otoman
dhe nga pushtimet grabitēare tė vendeve tė reja ballkanike. Bėhej fjalė
kryesisht pėr zona strategjike okupimi, nėn tė cilat jeta ekonomike, kulturore
dhe arsimore e shqiptarėve u zhvillua me ritme tė kėnaqshme, krahasuar me
periudhen turke. Sidomos nė zonėn austro-hungareze dhe atė franceze, mund tė
themi qė shqiptarėt perjetuan njė periudhė rilindjeje tė dytė, nė aspektin
arsimor dhe kulturor. Nė njė farė mėnyre, hyrja e trupave austro-hungareze u
mirėprit nga njė numėr shqiptarėsh pėr shumė arsye: Sė pari, kėto trupa nxorėn
jashtė Shqipėrisė dhe Kosovės trupat serbe dhe malazeze; sė dyti, pėr shkak se
kjo perandori ka qenė arkitektja kryesore e krijimit tė shtetit shqiptar mė
1912-13; Sė treti, nė Shqipėri austriakėt garantuan njė autonomi tė kufizuar tė
brėndshme, nėn tė cilėn u krijua njė administratė civile e pėrbėrė nga
shqiptarė dhe nė gjuhėn shqipe, u ndėrtuan njė numėr rrugėsh dhe urash,
dekovili, u financuan dhe u mbajtėn shkollat shqipe, u mbėshtetėn botimet e
librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe dhe studentėt shqiptarė u dėrguan nė
shkollat austriake. Edhe nė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė, nė zonėn e Korēės, qė
ndodhej nėn fuqinė tjetėr kundėrshtare, Francėn, pati zhvillime tė ngjashme nė
aspektin e zhvillimit politik, kulturor dhe arsimor. Pėrndryshe, nė zonėn
italiane zhvillime pozitive janė vėnė re nė aspektin e ndėrtimit tė disa
linjave kryesore tė komunikimit.
E gjithė kjo ndikoi qė rinisja e vitit 1918
tė mos ishte e ngjashme, nė aspektin e brendshėm shqiptar, me atė tė vitit
1912, por tė mbėshtetej mbi njė bazė mė tė gjėrė tė burimeve njerėzore,
arsimore e kulturore.
Por gjithsesi, nė pikėpamje ekonomike,
Shqipėria paraqitej njė vend qė nuk e kishte kapacitetin e nevojshėm pėr tė
riprodhuar kapitalet e nevojshme pėr nxjerrjen e vendit nga situata
nėnzhvillimore. Njė problem mjaft i rėndė qė paraqitej nė tėrėsi nė shkallė
vendi ishte prapambetja e saj arsimore dhe kulturore, e shkaktuar nga ndalimi i
arsimimit nė gjuhėn shqipe gjatė keqqeverisjes sė gjatė turke. Ky nivel i ulėt
arsimor e bėnte jashtėzakonisht tė vėshtirė vendosjen e njė sistemi qeverisjeje
modern demokratik dhe parlamentar, pėr shkak tė pėrhapjes sė gjėrė tė
analfabetizmit dhe pushtetit tė pakufizuar qė gėzonin bejlerėt e krahinave tė ndryshme
tė vendit. Njė problem mjaft i mprehtė me tė cilin do tė ballafaqohej vendi ka
qenė problemi social, veēanėrisht nevoja pėr njė reformė agrare, e ndjeshme
veēanėrisht nė jug tė vendit, ku problemi agrar gėrshetohej me atė fetar, pėr
shkak se bejlerėt e pronėsuar nga ish perandoria, zotėronin pjesėn mė tė madhe
tė tokave, ndėrsa fshatarėt e krishterė, shqiptarė apo grekė, nuk zotėronin
asgjė.
Pėrndryshe, nė aspektin ndėrballkanik,
Shqipėria u ballafaqua pak a shumė nė mėnyrė tė ngjashme, me tė njėjtat
vėshtirėsi dhe me tė njejtėt aktorė, por qė tashmė ndodheshin nėn njė kontroll
mė tė rreptė prej Fuqive Aleate.
Pėriudha e marrė nė shqyrtim nė kėtė
monografi ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet e historisė kombėtare, pasi nė
drejtimin e populli shqiptar, u ofruan intelektualė dhe fisnikė tė vertetė, tė
shkolluar mirė, kryesisht nė Perėndim, tė cilėt kuptuan drejt qė me bashkim
mund tė rrisnin edhe gjėrat e vogla, me mosbashkim edhe tė mėdhajat mund ti
shkatėrronin.
Ėshtė periudha nė tė cilėn populli shqiptar, ndoshta pėr herė tė parė, i
pėrfaqėsuar nga kjo klasė intelektuale dhe qytetare e pėrgjegjshme, diti tė
ndikojė mbi vendimarrjen e politike tė brendshme e europiane, tė ruajė tė
paktėn Shqipėrinė qė kishte fituar mė 1913 dhe tė mundėsojė pėrfshirjen nė diskutim
nė planet diplomatike edhe tė disa krahinave qė u ishin marrė padrejtėsisht nė
kėtė vit.
Njė
rol veēanėrisht tė madh kanė dhėnė nė kėtė drejtim patriotėt shqiptarė qė qenė
shtrėnguar tė emigronin nė SHBA pas vitit 1900. Sipas statistikave tė regjistrimit,
tė cilat kemi pasur mundėsinė ti gjejmė nė burimet arkivore britanike,
pothuajse tė gjithė emigrantėt e kėsaj pėriudhe ishin tė krishterė orthodoksė
nga Shqipėria e Jugut. Tė brumosur me filozofinė e lirisė, ata luajtėn njė rol
tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare pranė organizmave
ndėrkombėtare dhe pranė qeverisė sė SHBA. Njė pjesė e tyre madje u kthye nė
Shqipėri me njė qėllim tė qartė dhe krejt ideal: ndryshimin rrenjėsor tė
situatės nė Shqipėri, nepėrmjet reformave tė menjėhershme politike,
institucionale dhe sociale, nė mėnyrė qė tė copėtonin dhe zvogėlonin pushtetin
ekonomik dhe politik tė bejlerėve. Synimi kryesor ishte qė forcat e reja
intelektuale patriotike, me orientim demokratik dhe perėndimor, tė fitonin njė
zė tė rėndėsishėm nė pėrfaqėsimin e vendit. Por njė ndryshim i tillė i
menjėhershėm do tė rezultojė praktikisht i parealizueshėm. Njė prej arsyeve tė
impaktit tė kufizuar tė kėsaj nisme, duhet tė kėrkohet nė mungesėn e
koordinimit efektiv mes nukleve me orientime tė tilla pėrparimtare nė Veri tė
vendit.
Megjithatė,
pėr herė tė parė nė kėto vite, nė arsyetimin e mendjeve mė tė shquara tė klasės
intelektuale filloi tė pėrvijohej nevoja pėr njė orientim tė ri tė Shqipėrisė
sė re nė politikėn e jashtme: orientimi anglo-amerikan, d.m.th. nevoja e
gjetjes sė mbėshtetjes nga Mbretėria e Bashkuar apo edhe nga SHBA. Dezintegrimi
i Perandorisė Austro-Hungareze nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, u hoqi
shqiptarėve nė pėrgjithėsi, dhe katolicizmit shqiptar nė veēanti, mbrojtėsin
historik tė tė drejtave tė tyre, pikėrisht nė momentin qė ky vend u ēlirua nga
pesha e rėndė qė ushtronte mbi Shqipėrinė qė po rilindte, Rusia Cariste,
mbrojtėsja e botės sllave dhe greke nė Ballkan. Shqiptarėt u gjendėn nė
momentet e para tė fillimit tė bisedimeve tė paqes nė Paris, nė njė pozicion
shumė tė vėshtirė, pikėrisht pėr shkak tė mungesės tashmė nė skenėn
ndėrkombėtarė tė mbrojtėsit kryesorė tė interesave kombėtare, Austro-Hungarisė
dhe pėr shkak tė lėkundjeve tė parregullta tė Italisė nga pozicioni i shpallur
i saj mė 1917 nė mbrojtje tė njė Shqipėrie etnike. Nė fakt, nė njėfarė mėnyre,
patriotėt shqiptarė, qė mė sė shumti mbėshteteshin tek ish perandoria dualiste,
u gjendėn tė ēorientuar pas Luftės dhe nganjėherė ranė edhe viktima tė reflekseve
tė gabuara politike. Mbi tė gjitha, zėvėndėsimi i orientimit proaustriak me atė
proitalian, nuk rezultoi i goditur, si pėr shkak synimeve krejt tė ndryshme qė
mbarte Italia nė Shqipėri, ashtu edhe pėr shkak tė dallueshmėrisė nė shkallėn e
kuptueshmėrisė dhe ndjeshėrisė ndaj ēėshtjes shqiptare qė ekzistonte mes
austriakėve dhe italianėve.
Ndryshimet e kursit tė Italisė nė tė gjithė
rrjedhėn kohore tė marrė nė shqyrtim nga ana jonė, erdhėn pėr shkak tė
vėshtirėsive qė ajo ndeshi nė realizimin e tė gjitha pretendimeve tė saj nė
Adriatik pėr shkak tė kundėrshtimit tė Presidentit Wilson. Sa herė qė Italia
shihte pamundėsi pėr tė realizuar objektivat e veta nė Veri tė Adriatikut,
pėrpiqej tė kėnaqej nėpėrmjet gjetjes sė kompensimeve nė Shqipėri. Kjo gjė bėri
qė ky shtet tė prirej mė shumė nga gjetja e zgjidhjeve tė shpejta duke u marrė
veēmas vesht me fqinjėt e Shqipėrisė, sesa duke vazhduar tė mbronte Shqipėrinė
e vitit 1913.
E gjithė balanca e ndryshuar nė arenėn ndėrkombėtare,
pas Luftės sė Parė Botėrore, shtroi para udhėheqėsisė sė lėvizjes pėr rindėrtim
shtetėror, riorientimin me njė elasticitet tė ri, tė bazuar mbi njė logjikė tė
re, qė duhej ti pėrshtatej ndryshimeve gjeopolitike ne Europė, raporteve tė
reja tė krijuara mes Fuqive Aleate, pozicioneve tė reja qė po merrnin fuqitė e
vjetra dhe tė reja ballkanike, etj. Mirėpo, kjo udhėheqėsi, e pa kanalizuar nėn
njė lidership tė vetėm, pėr shkak tė mungesės sė trashėgimisė shtetėrore, nuk
veproi si njė njėsi me vete, me njė projekt tė qartė strategjik dhe tė
pėrpunuar teknikisht. Ministria e jashtme e shtetit shqiptar, ishte njė
ndėrtesė imagjinare, e pa strukturuar nė asnjė lloj aspekti. Kėsisoj, nė kėtė
periudhė mjaft tė ndėrlikuar politike, kur po rivendoseshin balancat
ndėrkombėtare, Shqipėria nuk doli me njė politikė tė jashtme tė njėsuar, dhe tė
pėrpunuar nga ana profesionale. Atė qė nė fakt duhej ta bėnte qeverisja
shqiptare (qeverisjet e caktuara tė pėriudhės 1918-1921), e bėnė individė
vullnetmirė dhe largpamės, qė pėr fat tė keq ishin tė paktė. Njė rol tė
rėndėsishėm nė mbruajtjen e njė ndjenje tė tillė ka luajtur Arqipeshkvi i
Shkodrės, Imzot Jak Serreqi, i cili u kėrkoi pėrfaqėsuesve britanikė nė
Shkodėr, marrjen nėn mbrojtje nga ky shtet tė Shkodrės dhe Shqipėrisė. Ndėrsa
Mehmet Konica, Dr. Turtulli dhe Midhat Frashėri do tė kėrkojnė mbrojtjen
amerikane dhe, nė mungesė tė saj, atė britanike
Por
zėri i tyre ka mbetur zė i izoluar nė shkretirė brenda asaj qė mund tė quhet
paria e shqiptarėve, e cila pėrbėhej nga elemente tė orientimeve nga mė tė
ndryshmet, varėsisht formimeve arsimore dhe kulturore, varėsisht ndėrlidhjeve
paraprake me shtetet qė kishin zotėruar apo ndikuar nė Shqipėri, apo pėr shkak
tė interesave tė vjetra e tė reja ekonomike nė vend. Mbi tė gjitha, Shqipėria e
vogėl dhe shqiptarėt qė u munduan ta pėrfaqėsonin atė, e kishin tė vėshtirė tė
ndryshonin rrjedhat e vjetra dhė tė rejave tė orientimeve tė Fuqive tė Mėdha.
Por pengesa mė e madhe pėr vetė Shqipėrinė, ka qenė prapambetja e thellė e
trashėguar nga Perandoria Otomane, prapambetje qė e kishte shkėputur kėtė vend
nga rrjedhat normale tė pėrparimit ekonomik, arsimor dhe kulturor europian, e
kishte shndėrruar nė njė geto tė varfėrisė masive nė zemėr tė kontinentit tė
vjetėr, njė vend qė e kishte tė vėshtirė tė gjeneronte aftėsi vetėqeverisėsė e
tė zhvillonte rende institucionale dhe shtet tė bazuar mbi forcėn e ligjit dhe
konstitucionit.
Megjithatė,
duke filluar nga periudha e marrė nė studim, vėrehet nė fakt njė rėnie e
politikave tė mbėshtetura tek prijėsit dhe tė fortėt rajonalė dhe fillimi i
ndėrtimit tė politikave tė prirura mbi bazėn e interesave kombėtare. Ėshtė e
vėrtetė qė ky proces tashmė i filluar nuk mund tė kishte rikthim. Por, pėr
shkak tė bagazhit tė prapambetur e shkallės sė ulėt kulturore qė mbante trupi
jetėsor i vendit, ai ėshtė njė proces zhvendosjeje progresive qė nuk ecėn
lehtėsisht nė truallin shqiptar. Thėnė ndryshe, nga kjo kohė filluan tė shihen
sinjalet e para qė besnikėria ndaj prijėsve tė ndryshėm filloi tė konvertohet
ngadalė nė njė besnikėri ndaj qeverisė qėndrore. Mirėpo, vertetė nga skena
politike vėrehet shuarja graduale e Esat Pashės, por fara qė e kishte mbjellė
pashain tiranas, ishte brenda vendit, dhe kushtet pėr riprodhime apo riciklime
tė ngjashme ishin ende pjellore nė Shqipėri. Tė vetmet ndryshime pozitive qė do
ti jepnin efektet mė vonė, kanė qenė mosvarėsia e mėtutjeshme e vendit nga
Perandoria Otomane qė i kishte hequr klasės sė vjetėr feulade mbėshtetjen
politike tė mėparshme, era e re qė frynte nė kontinentin e vjetėr pas
Deklaratės sė famshme tė presidentit Wilson, e cila nuk mundėsonte mė ndėrtime
sistemesh shtetėrore obskurantiste. Njė ndryshim shumė i rėndėsishėm qenė vetė
shqiptarėt e rinj qė po shkolloheshin nė perėndim, apo nė shkollat laike qė
drejtonte Kisha Katolike dhe vendet perėndimore nė Shqipėri.
Kjo
zhvendosje progresive e mekanizmit tė funksionimit tė politikės shqiptare dhe
rajonale nga duart e vjetra, nė duart e djalėrisė shqiptare, ėshtė penguar nga
rivaliteti i ashpėr nė territorin shqiptar nė mes Mbretėrisė sė Italisė dhe
Mbretėrisė SKS, e nė fund nga krijimi i njė situate trazire tė pėrhershme nga
Greqia nė Jug tė vendit. Paria politike shqiptare nuk arriti tė kapėrcejė
vėshtirėsitė e krijuara nga ky rivalitet e ndėrhyrje, nėpėrmjet krijimit tė njė
lobi zyrtar probritanik, apo proamerikan qė do tė mundėsonte mbrojtjen nga Fuqi
tė tjera larg interesave rajonale.
Pėr
tė gjitha kėto arsye, zėri nė mbrojtje tė Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes nė
Paris nuk ka qenė njė, e vizioni i rindėrtimit tė Shqipėrisė se re nuk ka qenė
ai qė duhej tė ishte. E gjithė kjo ka ndikuar nė njė ndjeshmėri minimale nė
vendimarrjen e paqėbėrėsve tė mėdhenj, dhe nė planin e brendshėm, nė
fragmentarizimin e qeverisjeve, si nė planin hapėsinor, ashtu edhe nė atė
kohor. Mbi tė gjitha, mosgjetja e konsensusit tė brendshėm pėr tė ndėrlidhur
Shqipėrinė e viteve 1918, 1919, 1920 me Shqipėrinė e viteve 1913, 1914 nė
pikėpamje institucionale, dėmtoi rėndė pėrpjekjet pėr rindėrtim paqėsor, logjik
dhe tė monitoruar tė institucioneve kushtetuese shtetėrore, krijoi pėshtjellim
tė brendshėm nė atė qė mund tė quhet klasė politike shqiptare pėr njė periudhė
gati 10 vjeēare, krijoi hapėsirė mė tė madhe pėr ndėrhyrje tė fuqive ballkanike
dhe adriatikase nė dėm tė Shqipėrisė dhe ndihmoi nė zgjatjen edhe pėr tre vite
tė procedurave, fillimisht politike e mė pas ligjore, tė zgjidhjes sė statusit
ndėrkombėtar dhe kufijve tė shtetit shqiptar.
Paria
shqiptare bėri njė gabim tė rėndė teknik nė mbėshtetjen e kėrkesės politike:
ajo shkėputi ēėshtjen e njohjes sė statusit tė Shqipėrisė nga vetė Shqipėria si
shtet tashmė i formuar, i njohur ndėrkombėtarisht mė 1913 dhe i
institucionalizuar mė 1914. Ne nuk mund tė themi se njė kėrkesė e tillė nuk ka
ekzistuar, por duke mos qenė e lidhur me tė gjithė trashėgiminė e kėsaj
periudhe, me institucionin e Princit, statutin themeltar shtetėror tė pėrvijuar
aso kohė nga vetė Fuqitė (KNK), qeverisjen etj., kėrkesa e mėsipėrme humbte
peshėn, krijonte njė vakuum tė tejzgjatur institucional, linte shkas pėr
rigjallėrimin e aventurierėve apo lindjen e tė rinjve, mundėsonte
keqinterpretime, krijonte destabilitet tė tejzgjatur politik, ndėrsa nė planin
e jashtėm i jepte njė shkas mė shumė intepretimit pozitiv tė Traktatit tė
Fshehtė te Londrės e keqinterpretimeve mė pas tė vendimeve tė karakterit
operativ tė Keshillit Suprem tė Fuqive Aleate e ndėrlidhjes gati tė pafundme tė
ēėshtjes shqiptare me Ēėshtjen e Adriatikut. Mirėpo ata udhėheqės shqiptarė qė
e kanė menduar kėtė kanė qenė tė paktė, e mbi tė gjithė ka munguar vullneti i
pėrbashkėt pėr tė ndjekur, me ose pa princ Wied-in, legalitetin e vitit 1914.
Rivendosja e Turhan Pashės nė krye tė qeverisjes sė re nė dhjetor 1918 nuk e
plotėsonte dot tė gjithė spektrin e kthimit tė legalitetit tė pėriudhės sė para
Luftės. Mbi tė gjitha, njė qeveri e venė nėn presion dhe nė ndonjė parametėr
edhe nėn kontroll nga njėra prej Fuqive tė interesuara dhe nėnshkruese tė
Traktatit tė Fshehtė tė Londrės, e bėnte plotėsisht infektive pėrpjekjen pėr
rilindje dhe rikthim tė legalitetit.
Ndryshe nga ēfarė ėshtė shkruar deri mė tani, autorit nuk i rezulton se
shkalla e kontrollimit tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Durrėsit, nga autoritetet italiane tė pushtimit,
tė ketė qenė deri nivelin e njė qeverie kukull. Natyrisht, hapėsira nė tė cilėn
e ka ushtruar veprimtarinė Qeveria e Pėrkohshme ka qenė krejtėsisht e kufizuar
dhe forca imponuese e ushtarakėve italiane ka qenė e madhe. Nga ana tjetėr,
baza mbi tė cilėn u ngrit kjo qeveri, ka qenė njė lloj marrėveshje pėr ndihmė
tė ndėrsjelltė nė planin ndėrkombėtar, gjė qė ėshtė shkelur tėrėsisht nga pala
italiane. Politikanėt shqiptarė tė qeverisė sė Durrėsit e mbrojtėn me dinjtetet
tė plotė ēėshtjen kombėtare nė tė gjitha instancat ndėrkombėtare, madje duke
kundėrshtuar edhe qendrimin e Italisė. Por pėr shkak tė situatės nė terren,
startit fillestar tė saj, kjo qeverisje erdhi duke e humbur gradualisht
efektivitetin dhe kuptueshmėrinė, e ndėrrimi i saj pas Kongresit tė Lushnjės,
ishte njė veprim krejt i logjikshėm dhe pėrparimtar.
Kongresi i Lushnjės, nė njė farė mėnyre, e
la tė hapur ēėshtjen e rivendosjes sė statusit tė vitit 1914, por kjo gjė nuk u
shoqėrua me njė vendosmėri mė tė madhe nė rikthimin e legalitetit tė periudhės
nė fjalė, duke pėrvijuar rrugėn e bisedimeve tė mėtėjshme politike, qoftė nė
planin e brendshėm, e mbi tė gjitha nė planin e jashtėm. Gjithėsesi, duhet tė
kemi parasysh se rrethanat politike tė vitit 1920 nuk mundėsonin debate tė
pafundme pėr tė mbushur mendjet e tė gjithė prijėsve fisnorė pėr rrugėn qė
duhej ndjekur. Momenti kėrkonte zgjidhje tė shpejta afatshkurtėra, me hapėsira
pėr ndėrlidhje afatgjata institucionale. Vetė realiteti shqiptar paraqitej
mjaft i ndėrlikuar dhe nuk premtonte qė njė zgjidhje e pėrshtatshme dhe
funksionale tė arrihej nė mėnyrė tė pėrnjėhershme. Nė fakt, nė pesė vitet qė
vijuan, Shqipėria pėrjetoi sistematikisht trazira politike, tė cilat u mbyllėn
vetėm me vendosjen e dorės sė fortė tė Ahmet Zogut.
Nė planin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare,
monografia e trajton ēėshtjen shqiptare, gjegjėsisht statusin dhe kufijtė e
Shqipėrisė, nė njė hark kohor trevjeēar, nė tri forume ndėrkombėtare, dy nga tė
cilat, Konferenca e Paqes nė Paris dhe Konferenca e Ambasadorėve, tė
ndėrlidhura nė aspektin funksional dhe insitucional. Punimi pėrpiqet tė sistemojė
kronologjikisht tė gjithė rrjedhėn e trajtimit tė problemit shqiptar dhe tė
analizojė pak a shumė qėndrimet e Fuqive Aleate dhe atyre tė Asocuara, nga dita
e parė e paraqitjes se prezantimeve tė qeverisė shqiptare tė Durrėsit dhe
vendeve tė lidhura me ēėshtjen shqiptare, deri mė 9 nėntor 1921, kur statusi i
Shqipėrisė zgjidhet de jure. Duhet tė nėnvizojmė se
pėr mė se dy vite (nga muaji prill 1919-deri nė nėnshkrimin e Traktatit tė
Rapallos, 12 nėntor 1920), problemi i Shqipėrisė nuk ėshtė trajtuar si njė
problem me vete, por si pjesė e problemeve madhore me tė cilat u morėn
paqėbėrėsit e mėdhenj. Pse ndodhi njė gjė e tillė? Duhet tė kuptojmė se
paravėrsisht nga Doktrina e Re qė Presidenti Wilson promovoi nė pėrfundim tė
Luftės sė Parė Botėrore, njė pjesė e rėndėsishme e problemeve tė mbartura dhe
tė lindura pas Luftės, vazhduan tė trajtohen me parimet e Diplomacisė sė
Vjetėr. Dhe ėshtė e kuptueshme qė nė kėtė moment tranzicioni mes dy
konceptimeve tė punės sė diplomacive, sfidat tė merrnin trajtime tė dyfishta.
Arsyeja e dytė ka tė bėjė me faktin qė, me fillimin e punės sė Konferencės sė
Paqes, Aleatėt nuk kishin arritur ndonjė marrėveshje tė veēantė nė lidhje me
Shqipėrinė. Pėr Ēėshtjen Shqiptare, tė pėrfshirė brenda Ēėshtjes sė Adriatikut,
apo Ēėshtjes Greke, nuk ėshtė arritur ndonjė rezultat konkret pozitiv gjatė
gjithė vitit 1919. Kthesa e parė pozitive, qė ka ndryshuar rrjedhėn, sė paku tė
trajtimit tė problemit shqiptar, ka ardhur nga nota amerikane e 6 marsit 1920,
nė bazė tė sė cilės kėrkohej qė ēėshtja shqiptare tė mos pėrfshihej nė
diskutimet e pėrbashkėta nė mes Italisė dhe Jugosllavisė. Gjithashtu,
presidenti Wilson nuk e aprovoi me kėtė rast qė tokat shqiptare nė Veri dhe nė
Jug tė pėrdoreshin si kompensime territoriale pėr toka qė Jugosllavia dhe
Greqia ishin privuar diku tjetėr. Ndėrhyrja e qeverisė amerikane pėrbėn
goditjen e parė tė fuqishme ndaj Traktatit tė Fshehtė tė Londrės e njėkohėsisht
njė zhvlerėsim tė parė tė Marrėveshjes Tittoni-Veniselos. Nė thelb, kėmbėngulja
e presidentit Wilson, nė zbatimin e parimit tė vetvendosjes, ēoi nė
kapitullimin e italianėve nė lidhje me Shqipėrinė, qė nė tre muajt e parė tė
vitit 1920. Kjo ndėrhyrje bėri qė plani britaniko-franco-italian pėr ndarjen e
Shqipėrisė tė arkivohej dhe Konferenca e Paqes tė mbyllej pa rritur ndonjė
marrėveshje pėr Shqipėrinė. Nė kėtė mėnyrė, praktikisht, Shqipėria i shpėtoi
copėtimit. Ndryshimi i qėndrimit amerikan ka pasur tre pėrbėrės tė rėndėsishėm:
sė pari, ai i lidhur me filozofinė qė e ka drejtuar politikėn e jashtme amerikane
nė kėtė kohė, qė ėshtė filozofia e lirisė dhe e vetvendosjes sė popujve; sė
dyti, skuadra e ekspertėve amerikane nė bisedimet e paqes, erdhi duke e
zgjeruar nivelin e njohurive teknike pėr Shqipėrinė dhe elementet pėrbėrėse tė
ēėshtjes sė saj; sė treti, njė kontribut tė pamohueshėm ka dhėnė komuniteti
orthodoks i Shqipėrisė, pėr ndriēimin e realitetit etnik-kulturor dhe politik
nė Shqipėrinė e Jugut, e nė radhė tė parė emigracioni shqiptar nė SHBA, nga
Rumania dhe nė mėnyrė tė spikatur vellezėrit, Faik dhe Mehmet Konica.
Megjithėse Shqipėria shpėtoi nga pushtimi
nė Konferencėn e Paqes, ajo vazhdoi tė mbetej e pushtuar prej ushtrive tė
huaja. Nė kėtė moment, vendimtare ka qenė nisma e ndėrmarrė nga udhėheqėsit
nacionalistė, pėr riorganizimin politik tė vendit dhe fillimin e pėrgatitjeve
ushtarake pėr ēlirim. Kongresi i Lushnjės ndėrtoi rrugėn e Shqipėrisė drejt
shtetformimit: Mbajtja e zgjedhjeve elektorale ēoi nė mbledhjen e sė parės
Asamble kombėtare legjislative nė Tiranė, mė 27 mars 1920 dhe fillimin e jetės
parlamentare shqiptare; krijimi i njė Regjence tė pėrbėrė nga katėr shtyllat
pėrbėrėse fetare tė Shqipėrisė, ka shėrbyer si njė zgjidhje e menēur pėr tė
mbajtur tė balancuar dhe tė stabilizuar nė kėtė aspekt vendin; themelimi i
Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare sherbeu mė pas si njė institucion pėr
vendosjen e integritetit tė shtetit, njė instrument i rėndėsishėm pėr ēlirimin
e vendit, qė hapi rrugėn drejt largimit tė italianėve nga Shqipėria dhe frenoi
serbėt nga pėrparimet e mėtejshme.
Njė moment shumė i rėndėsishėm i vitit 1920
ka qenė pranimi i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve me 17 dhjetor 1920. Ky akt
shėrbeu si njė moment i kthesės sė plotė nė tė mirė tė ēėshtjes sė Shqipėrisė,
mbasi Shqipėria u njoh si njė shtet sovran dhe i pavarur. Ky pranim hap rrugėn
pėr diskutimin profesional tė njė problemi shumė tė papėrcaktuar nė tė drejtėn
ndėrkombėtare tė asaj kohe; d.m.th., pranimi i njė vendi nė Lidhjen e Kombeve a
pėrbėnte njė akt tė barazvlefshėm me njohjen e kėtij vendi nga ana e po atyre
shteteve qė e kishin votuar nė kėtė organizėm ndėrkombėtar? Ky ka qenė
fjalėkryqi qė Fuqitė Aleate u pėrpoqėn ti japin pėrgjigje juridike dhe
politike. Natyrisht, ky problem thjesht teknik nuk ka qenė i vetmi nė pengesat
qė duhej tė zgjidhnin Fuqitė Aleate pėr Shqipėrinė, por gjithsesi, zgjidhja e
kėsaj nyjeje juridike lehtėsoi gjykimin politik dhe asnjanėsoi tė gjitha
pėrpjekjet e vendeve tė interesuara pėr ta mbajtur Shqipėrinė njė territor tė
varur politikisht dhe ushtarakisht.
Mjaft i rėndėsishėm mbetet analizimi i
qėndrimit britanik. Bėhet fjalė pėr njė Fuqi Aleate pa interesa tė
drejtėpėrdrejta nė Shqipėri, por njė fuqi e vendosur nė njė pozicion udhėheqės
nė zgjidhjen e problemeve tė mbartura nga Lufta e Parė Botėrore, e kėsisoj, e
interesuar pėr ti siguruar stabilitet kontinentit nė vjetėr nė tėrėsi. Duhet
tė nėnvizojmė se qė nga fillimi i Konferencės sė Paqes, e nė vijim deri nė
zgjidhjen e statusit tė Shqipėrisė, vėrejmė njė rrjedhė tė caktuar tė qendrimit
tė FO nė lidhje me Shqipėrinė. Nė faqet e librit njihemi me hollėsi pėr
qėndrimin qė ka mbajtur nė kohė tė ndryshme FO, dhe njėkohsisht me dinamiken e
kėtij qėndrimi. Kjo rrjedhė ėshtė e pėrcaktuar nga nevoja pėr tė ruajtur
raportet e vendosura me fuqitė kryesore aleate me interesa nė rajon dhe Shqipėri,
pėr tė pasur tė njėjtėn pėrkrahje mė pas, nė hapėsirat ku Mbrėteria e Bashkuar
mbronte interesat e veta perandorake. Kėshtu pėr shembull, fillimisht, politika
e jashtme e FO ėshtė drejtuar nga nevoja pėr tė mbėshtetur Francėn nė planin e
Konferencės, e cila, nga ana e saj, mbėshteste mėtimet greke dhe jugosllave. Mė
pas, njė rol veēantė nė ndjekjen e njė orientimi progrek tė FO pati mbrojtja qė
kryeministri Veniselos i bėri ēėshtjes greke nė Konferencėn e Paqes. Ndryshimi
i qendrimit britanik ka qenė krejt gradual, shpesh herė me hapa edhe prapa,
varėsisht zhvillimeve tė problemeve madhore nė lidhje me ēėshtjen shqiptare,
dhe ndėrlidhur me fillimin e zbatimin nga ana e FO tė parimeve tė Diplomacisė
sė Re. Megjithatė, duhet tė thuhet se qė nė fillim britanikėt nuk kanė qėnė nė
tė mirė tė mėtimeve tė padrejta tė jugosllavėve pėr sa i pėrket Shqipėrisė sė
Veriut, ndėrsa pėr sa i pėrket Shqipėrisė sė Jugut, ky qėndrim ka qenė nė tė
mirė tė dhėnies sė pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut Greqisė, por ėshtė
rrotulluar 360 gradė, nė fund tė periudhės, sė bashku me ndryshimin e qėndrimit
tė diplomacisė franceze e varėsisht kundėrshtimit serioz tė diplomacisė
amerikane nė kėtė ēėshtje. Pėr sa i perket Shqipėrisė sė Jugut njė ndikim tė
veēantė ka pasur marrja e informacioneve tė besueshme, veēanėrisht nga konsulli
Eyres, se popullsia e kėtij rajoni ishte e kėnaqur me qeverisjen e qeverisė
shqiptare tė Tiranės gjatė vitit 1921, dhe se popullsia orthodokse shqiptare
ishte njė realitet ekzistues, madje mazhoritar nė kėtė krahinė. Kur nė fund tė
muajit prill 1921 qeveria shqiptare i kėrkoi Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve
tu jepte njė zgjidhje pėrfundimtare problemeve qė kishin lidhje me Shqipėrinė
dhe ēėshtja u kalua pėr shqyrtim nė Konferencėn e Ambasadorėve, diplomacia
britanike, me sa kuptohet, e kishte ndarė mendjen nė dhėnien sa mė parė tė
zgjidhjes sė problemit dhe i vetmi shqetėsimi procedural pėr te, mbetej ai i
zgjidhjes juridike tė problemit. Nė planin politik probleme mė vete paraqitej
edhe kapėrcimi i kėmbėnguljeve tė fundit e tė pasinqerta tė Italisė, dhe
mundėsia e goditjeve tė papritura, tė minutės sė fundit, prej anės sė shteteve
tė papėrgjegjshme ballkanike (Greqia dhe Mbretėria SKS). Ėshtė vendi kėtu tė
bėjmė njė dallim thelbėsor nė mes Greqisė dhe Mbretėrisė SKS: Qėnia e
Veniselos-it nė krye tė qeverisė greke u ka mundėsuar Aleatėve njė kontroll tė
plotė tė politikės greke nė lidhje me Shqipėrinė e Jugut, duke shmangur
plotėsisht veprimet e pakontrolluara ushtarake tė ekstremistėve. Krejt e
kundėrta ka ngjarė me qeverinė e Beogradit, e cila, e kontrolluar nga klanet mė
tė fuqishme serbomėdha, ka qenė plotėsisht e pamenaxhueshme pėr Fuqitė Aleate
nė politikėn e veprimet ushtarake ndaj Shqipėrisė sė Veriut. Ndryshimi dhe
serioziteti me tė cilėn e trajtoi diplomacia britanike, e drejtuar nga Earl
Curzon-i, ēėshtjen shqiptare nė muajt e fundit para zgjidhjes pėrfundimtare,
pat si rezultat kėrkesėn kėmbėngulėse dhe refuzimin e Lord Curzon-it qė ēėshtja
shqiptare tė vazhdohej tė trajtohej si pjesė e zgjidhjes sė pėrgjithshme tė
problemeve tė Adriatikut dhe Ballkanit.
Ndėrsa, pėr sa i perket Italisė, duhet tė
themi se, kur ajo hoqi dorė pėrfundimisht prej Traktatit tė Fshehtė tė Londrės
sė vitit 1915 (edhe kjo ėshtė relative sepse politika e jashtme italiane ndaj
Shqipėrisė ka ndryshuar mjaft edhe brenda tė njėjtit kabinet qeveritar), po
mendojmė, kur erdhi nė pushtet Giovani Giolitti, ajo mbėshteti kufijtė e
Shqipėrisė sė vitit 1913, mbasi kėto kėrkesa pėrkonin me interesat e saj, qė
kishin tė bėnin me eliminimin e ndikimit jugosllav apo grek nė bregun lindor tė
Adriatikut. Megjithatė, nė tėrėsi, madje edhe nė momentet mė tė fundit, kur
ēėshtjes shqiptare po i jepej zgjidhja, duhet tė themi se diplomacia italiane
nuk ėshtė sjellė nė mėnyrė tė sinqertė, qoftė me Fuqitė Aleate negociatore, e
para sė gjithash me aspiratat e popullit shqiptar. Kanė qenė pikėrisht
ndėrhyrjet e Lordit Curzon-it qė nė tre muajt e fundit, para pėrcaktimit tė
statusit, arritėn tė shpėrbėjnė nga njėra-tjetra, pjesėn e ligjshme dhe tė sinqertė
tė qėndrimeve tė Italisė, nga pjesa e pasinqertė, qė synonte kufizimin e
pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mund tė thuhet se rėnia e politikės sė jashtme
italiane nė lidhje me Shqipėrinė, nė planin e autoritetit tė Fuqisė sė Madhe
negociatore, ka qenė e plotė. Pėrndryshe, nga pikėpamja e synimeve tė saj
minimale (kufizimi i ndikimit grek dhe serb nė Shqipėri), ajo politikė ia ka
arritur qėllimit. Politikėbėrėsit italianė nė lidhje me Shqipėrinė, nė tė
gjithė veprimtarinė e tyre trevjeēare bėnė njė seri gabimesh, nė gjykimet dhe
analizat e tyre. Kėto gabime nisin me pėrpjekjet pėr ta vėnė nė kontroll tė
paarsyeshėm dhe pėrkundrejt interesave kombėtare shqiptare, qeverinė e
Durrėsit, kthimin e Shqipėrisė nė njė placdarm pėr agresion tė nacionalistėve
malazezė kundėr Mbretėrisė SKS, kėmbėngulja e pafundme pėr zbatimin e
klauzolave tė Traktatit tė Londrės, apo pėrpjekja pėr ta mbajtur pjesore hijen
e kėtij traktati famėkeq, pėrpjekjet pėr tė ndaluar mbajtjen e Kongresit tė
Lushnjės nė tė mirė tė qeverisė tashmė tė kontrolluar plotėsisht tė Durrėsit
dhe nė fundin e serisė sė qėndrimit tė saj, pėrpjekja pėr tė ndikuar nė
pėrmbysjen e qeverisė sė Suljeman Delvinės duke financuar pėrpjekjen e dėshtuar
tė pėrkahėsve tė Esad Pashės dhe pėrgjithsisht pėrpjekja pėr ta zgjatur pa fund
pėr interesat e veta nė planin e diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha, ēėshtjen e
statusit tė Shqipėrisė. Tė gjitha kėto sa thamė mė sipėr, janė tregues jo vetėm
tė humbjes sė besimit nė politikėn italiane nga ana e shqiptarėve, por, para sė
gjithash, janė tregues tė njė politike dritėshkurtėr, aspak racionale dhe mjaft
egoiste.
Kur Kėshilli i Ambasadorėve tė Fuqive
Aleate u mblodh nė Paris, nė fakt pėrfaqėsuesi britanik ende pretendonte
dhėnien Shqipėrisė Jugore, d.m.th. asaj nė jug tė vijės Tittoni-Veniselos,
Greqisė, mbasi nė gjė e tillė edhe ishte kėshilluar nga ekspertėt britanikė.
Mirėpo italianėt dhe francezėt kundėrshtuan dhe atėherė britanikėt, me anėn e
eksperteve tė tyre, patėn kohė tė riekzaminojnė ēėshtjen dhe tė japin edhe ata
verdiktin nė tė mirė tė kėsaj zgjidhjeje qė pėrfshinte edhe jugun e Shqipėrisė
brenda shtetit shqiptar. Si parim i pėrgjithshėm u pėrcaktua vendosja e kufijve
tė vitit 1913 dhe iu la ekspertėve qė tė propozojnė modifikime nė Lindje dhe nė
Veri, nė mėnyrė qė ta bėnin mė tė logjikshme ndarjen e kufirit. Mirėpo
rekomandimet e ekspertėve nuk qenė shumė rezultative nė lidhje me Shqipėrinė,
pėr sa kohė qė ato u shoqėruan me cungime tė mėtejshme territoriale nė Lindje
dhe nuk bėnė asgjė nė lidhje me pėrfshirjen e dy fiseve tė rėndėsishme tė
Malėsisė, Hotit dhe tė Grudės nė Shqipėri. Rimbajtja jashtė Shqipėrisė, pėr sė
dyti, e Hotit dhe Grudės, i hoqi Shkodrės dhe katolicizmit shqiptar dy krahė tė
rėndėsishėm tė energjisė dhe peshės sė saj tradicionale politike nė Shqipėri.
(Pėr fat tė keq, problemi i Triepshit dhe Kojės u la krejt nė heshtje, mbasi,
siē kuptohet, konsiderohej i kapėrcyer nga diplomacia britanike, pėr shkak tė
njė aneksimi mė tė hershėm tė kėtyre dy fiseve tė Malėsisė prej Malit tė Zi,
d.m.th. pas krizės Ballkanike 1875-1878. Ndėrsa nė lindje, nevoja pėr tė
krijuar njė basen praktik komunikimi dhe njėkohėsisht marrėdhėniesh ekonomike
pėr qytetet dhe rrethinat e Dibrės dhe Prizrenit, i hoqi Shqipėrisė rreth 400
km2, tė banuar nga popullsi e pastėr shqiptare
Ky qe epilogu teorik i zgjidhjes sė
problemit tė kufijve tė shtetit shqiptar nė tavolinėn e bisedimeve tė
Konferencės sė Ambasadorėve. Zgjidhja teknike ėshtė njė odise e vėrtetė, qė do
tė zgjasė edhe pėr disa vite tė tjera. Duke filluar nga vitit 1922, tė gjitha trupat
jugosllave dhe greke u larguan nga territori i Shqipėrisė. Por Shqipėrisė do
ti duhej tė priste deri mė 30 korrik 1926, kur Greqia, Mbretėria SKS, sė
bashku me Britaninė e Madhe, Francėn dhe Italinė, tė nėnshkruanin marrėveshjen
pėrfundimtare qė njihte kufijtė e Shqipėrisė. Gjithashtu, problemeve tė
papjekurisė sė brendshme tė institucioneve demokratike nė Shqipėri, vazhduan
ti bashkėngjiten me intensitete tė ndryshme intrigat italiane dhe jugosllave,
tė cilat bėnė qė procesi i stabilizimit shtetėror tė jetė njė proces shumė i
vėshtirė.
www.albanovaonline.com